Ushtria izraelite planifikon një përgjigje ‘serioze dhe domethënëse’ ndaj Iranit

5 Tetor 2024, 13:20Bota TEMA

Ushtria izraelite planifikon një përgjigje ‘serioze dhe

Nga Emanuel Fabian, Time of Israel

Ushtria izraelite është në mes të planifikimit të një përgjigjeje ndaj sulmit me raketa balistike të Iranit ndaj vendit në fillim të kësaj jave dhe paralajmëron se ai do të jetë "serioz dhe domethënës".

Në mëngjes, pavarësisht se ishte Shabbat, në Ministrinë e Mbrojtjes në Tel Aviv u zhvilluan bisedime me përfaqësues të vendeve aleate me Izraelin për të koordinuar veprimet kundër Teheranit. Në takime morën pjesë zyrtarë të lartë të ushtrisë. Ynet raporton se IDF tha se "nuk mund të injorosh atë që ka bërë Irani". Më herët, zyrtarët amerikanë në një bisedë me mediat izraelite vlerësuan se sulmi izraelit ndaj Iranit është "i afërt". Ndërkohë në Izrael po mbërrin kreu i Komandës Qendrore Ushtarake të SHBA-së, gjenerali Michael Kurilla.

IDF ka thënë se sulmi i Iranit me rreth 200 raketa balistike në vend do të "kanë pasoja".

Sulmi shkaktoi dëme në Izrael, duke përfshirë edhe bazat ajrore izraelite, megjithëse ushtria ka thënë se asnjë avion apo infrastrukturë kritike nuk u godit.

 

1 Komente

  1. Bregu

    Kjo është luftë e botës prendimore katoloke me në krye Ameriken kriminele kundër botës arabe muslimane . Por i kan fajet Arabia saudite e të tjerat që janë të përçarë. Ju bëj thirrje muslimanëve të gjithë botës të bashkohen e të mbrojnë vetvehten.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje