Ushtria ruse pushton "Sheshin e Kuq", Putin shënon ditën e fitores krah Jinping, Vuçiç e Fico

9 Maj 2025, 12:28Bota TEMA
Ushtria ruse pushton "Sheshin e Kuq", Putin shënon ditën e

Ushtria ruse pushtoi sheshin e kuq në Moskë, teksa vendi shënon 80-vjetorin e fitores së bashkimit sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. 

Parada madhështore ushtarake u mbajt nën masa të rrepta sigurie në praninë e presidentit Vladimir Putin dhe rreth 27 liderëve botërorë, përfshirë presidentin kinez Shi Xhinpin, ata brazilian Lula da Silva dhe venezuelian Nikolas Maduro. 

Teksa ju drejtua ushtrisë, veteranëve dhe të pranishmëve të tjerë, Putin kujtoi mësimet e nxjerra nga lufta e dytë botërore dhe deklaroi se e vërteta dhe drejtësia ishin në anën e tyre.

Sipas Putinit e gjithë Rusia mbështeste luftën në Ukrainë, të cilën vazhdon të quaj operacion special ushtarak edhe në vitin e saj të 4-rt.

“Rusia ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një mur i pathyeshëm kundër nazizmit, rusofobisë dhe antisemitizmit. Ne do të luftojmë kundër mizorive të kryera nga ata që mbështesin këto ide agresive dhe shkatërruese. E vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë. I gjithë vendi, shoqëria dhe populli ynë mbështesin pjesëmarrësit e Operacionit Special Ushtarak. Jemi krenarë për guximin dhe vendosmërinë e tyre, fuqinë e shpirtit që gjithmonë na ka sjellë vetëm fitore”, u shpreh Putin.

Një armëpushim i njëanshëm treditor u njoftua nga Rusia me rastin e ceremonive të ditës së fitores, të cilin Ukraina e ka refuzuar, duke quajtur shfaqje teatrale. Në ditët që paraprinë armëpushimin e propozuar, Moska dhe Kievi shkëmbyen një sërë sulmesh që detyruan Rusinë të anulojë fluturime duke lënë në tokë mbi 60 mijë pasagjerë. Para fjalimit të Putinit dhe mbajtjes së 1 minutë heshtjeje, komandanti I trupave tokësore, Oleg Salyukov, udhëhoqi11 mijë trupat në sheshin e kuq ku u inspektuan nga ministri i Mbrojtjes Andrei Belousov.

Pjesë e marshimit ishin edhe 1500 forca ushtarake që kanë luftuar në Ukrainë e po ashtu trupa kineze. Ne parade u ekspozuan edhe disa prej armatimeve më të fundit të Moskës, përfshirë edhe dronë. Mes të ftuarve në paradë janë edhe liderë europianë, si Aleksander Vuçiç i Serbisë dhe kryeministri sllovak Robert Fico, i vetmi udhëheqës i BE-së që udhëtoi në Moskë.

Si Vuçiç ashtu edhe Fico u paralajmëruan nga krerët e bllokut të mos merrnin pjesë në paradën e Rusisë e cila vijon luftën në Ukrainën fqinje. Por pavarësisht presioneve ata zgjodhën të ishin krah Putinit në Ditën e tij të rëndësishme.

Për Putinin, arritja më e madhe është prania e presidentit kinez Shi Jinping me të cilin zhvilloi dy raunde bisedimesh në prag të paradës.

10 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    përfytyroni rugtimin e xhuxhit të rusisë!!nga një nënpunës i KGBsë,në shqipëri do ta quanin,trasportues të postës sekrete(këtë përdornin për ata që ishin të paaftë,por që kishin mbaruar shkollën e sigurimit),drezden,deri në carin sociopat të ri rus!!puta pas rënjes së BRSS,dhe "zhgënjimit" të tij të madh(të propaganduar si shkaktar të tërë karllëqeve që bën),për shkatërrimin e tij,pati një rritje të mirë politiko ekonomike gjat periudhës së jelsinit!!filloi si ndërmjetsues mes investitorëve të guximshëm perëndimor dhe mafjes shtetre e reale ruse!para zgjedhjes së tij si K/M,ai kaloi një situatë të tmerrëshme!pazarllëqet me mafjen,çfarodolloj ngjyre që ka,të shkërdhejnë brekët,dhe puta e povoi kur mbeti si i pastrehë kur desh e dogjën të gjallë në shtëpizën e tij!!më pas i ndolli fati që gabuan në vlersimin e tij!!kur e nxorrën nga vrima e miut ku ishte futur pas zjarrit,dhe i thanë se çfarë kërkonte për të ardhmen!?ai pretonodi pak para për të jetuar mirë!kjo e bëri që të zinte vëndin si një kukull që mund të zëvëndësohej lehtë!!por kodorkovsk,dostojevesk a berezovsk,si mutin i kanë a kishin emrat ata oligarkët e jelsinit,gabuan në vlersimin e tyre!miu i shpëtuar nga zjarri,nuk ishte ashtu si parashikuan ata!!miu që i shpëton zjarrit është më i keq se gjithë të tjerët!si ata që nuk e kanë provuar zjarrin dhe ata që digjen nga zjarri!!ai ka më shumë përvojë dhe më shumë ambicje!e miu putin,jua tregoi vëndin këtyre debilave që menduan se do ta përdornin si kukull!!e sot putana e përcëlluar nga zjarri po djeg gjithë dynjanë!!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      jemi me fat!u shëruan si vuçviçi dhe fica!!më duket i shëroi prania e Xi-së!!sëmundja që kishin dhe që shërohet nga prania e Xi-së quhet frikë!!shërohet kollaj,mjafton personi i duhur që ke në krah!!!

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Ti i ke mbushur mendjen vetes qe je gjitholog o gjytyrym, mor shurre

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          kurse ti je bqir bir putini,dhe budalla!!unë nuk bëj asgjë më tepër se ti!!them atë që dua dhe kur dua!!kur nuk dua të shkuraj gjë shkoj i bëj një dybek satëme!!

          Përgjigjjuni
      2. H
        Hajro Ciniu, ekonomist dhe biznesmen ne Kanada

        Perpiqesh te shtremberosh faktet por ka dicka te vertete mbrenda, ishin oligarket qe ia rekomanduan Jelcinit per president por ne te njejten kohe Vladimiri ishte djale i ri, i jepte avionit, beri shume pershtypje ne audiencen e popullit rus dhe ata menduan qe ky duhet te jete presidenti i jone. Te mos harrohet qe ne shkollen e Putini lexoheshin lende sic ishte juridiku, e drejta e shtetit, filozofi, mjekesi e keshtu me rradhe. Mbasi u be president i thirri te gjithe oligarket dhe i beri nje pyetje te thjeshte si i bete gjithe keto lekë dhe pergjigja ishte ose nuk keni paguar taksat ose keni vjedhur shtetin dhe u kerkoi qe te paguanin detyrimet ose do ti nenshtroheshin proceseve hetimore, aty shumica e oligarkeve u largua perfundimisht nga Rusia.

        Përgjigjjuni
        1. g
          ganiu

          Sa bukur ke shkruar Muç dipllomat kar jere, më fal Hajro Ciu qiu. Aman o të keqen ajo nga ke dalë, në të njëjtën shtëpi kulture shkon me kar a gjozin e Hashekut? O para idiotë akoma nuk mësuat të bëni replikë? Hajvanër, klikoni "Përgjigjuni", për të replikuar me dikë. Ju garantoj se Cenua nuk ju ka lexuar komentet, përndryshe do ju kishte .irë nënat të dyve. Sidoqoftë mos u bëni merak, jua .i unë në vënd të tij.

          Përgjigjjuni
        2. g
          golda meir

          Mungon Greqia, jevgjit e europes, kurvat e rusit dhe sllaveve!

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zhvejku

            Hajro të përgëzoj për durimin qe pate duke lexuar komentin të t’smurit psiqik cenosumës, të kshillojë mos u lodhë ti mbushësh mëndjen, ai është si ato mbetjet spitalore jo vetëm qe nuk riciklohen, por nuk i pranon as landifilli për djegije…! Mos u mërzit se të shanë, është një burgaxhi i kohës të xhaxhit se pallohesh në bythë, tani është antar i shoqatës LGBT të shqiperis!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkelqim

              Feste do bej kur te marrin Kosoven prape cunat. Na kane care rakun Kosovaret me budallallekun dhe sharjet ndaj Shqiperise neper internet. Do vij dita ta provojne bythen katunaret dhe nuk do kete me NATO as Shqiperi ti zgjidhi hallin e te shesin pordhe pastaj

              Përgjigjjuni
              1. I
                Igor

                Por ju e dini se sa e dobet eshte BE kunder Vucicit ,meren me mend se sa sanksione meriton ai por be ben te kunderten ata sanksione nuk ja vendos Serbise por ja vendos Kosoves ketu kuptohet se Fashistet shperblejne Agresorin dhe jo viktimen, dhe kjo nuk eshte fundi.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje