Ushtria siriane rinis bombardimet në Alepo, iu bën thirrje luftëtarëve kurdë të dorëzohen

10 Janar 2026, 08:50Bota TEMA
Ushtria siriane rinis bombardimet në Alepo, iu bën thirrje

Ushtria e Sirisë u bëri sot thirrje luftëtarëve kurdë që ndodhen ende në një lagje të qytetit të Alepos të dorëzohen, pasi rifilloi bombardimet me qëllim dëbimin e tyre nga zona, pas disa ditësh përleshjesh të ashpra.

Përplasjet mes forcave kurde dhe ushtrisë siriane shpërthyen të martën në Alepo, në veri të Sirisë, dhe deri më tani kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave.

Këto janë përleshjet më të rënda të regjistruara në qytetin e dytë më të madh të Sirisë mes autoriteteve islamiste që kanë marrë drejtimin e vendit dhe kurdëve, një pakicë etnike e rëndësishme që kontrollon zona të gjera në verilindje të Sirisë, si edhe disa lagje të Alepos.

Si pasojë e luftimeve, dhjetëra mijëra civilë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre, ndërsa OKB-ja vlerëson se të paktën 30.000 familje janë zhvendosur.

Herët të premten, autoritetet siriane shpallën armëpushim, duke njoftuar se luftëtarëve kurdë të rrethuar nga forcat siriane në lagjet Sheikh Maqsoud dhe Ashrafieh do t’u lejohej të largoheshin drejt Sirisë verilindore dhe zonës autonome kurde.

Madje autoritetet dërguan edhe autobusë në zonë për largimin e luftëtarëve. Megjithatë, kurdët refuzuan çdo formë “dorëzimi”, duke deklaruar se synojnë të mbrojnë lagjet e tyre.

Më pas, ushtria siriane njoftoi se do të rifillonte bombardimet ndaj “pozicioneve ushtarake” në Sheikh Maqsoud, duke u kërkuar banorëve të largoheshin nga zona.

Vonë mbrëmë, një korrespondent i AFP raportoi për bombardime me artileri të rëndë dhe shkëmbime intensive zjarri.

“Sot në mëngjes, Ministria siriane e Mbrojtjes theksoi se ‘e vetmja mundësi që u mbetet elementëve të armatosur në zonën Sheikh Maqsoud të Alepos është të dorëzohen menjëherë, me armët në dorë, në pikën më të afërt të kontrollit të ushtrisë, në këmbim të garancive për jetën dhe sigurinë e tyre personale’.”

Ushtria paralajmëroi se “do të veprojë me ashpërsi dhe do të shkatërrojë çdo burim zjarri, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e zonës dhe për të mbrojtur banorët”.

Këto përleshje shpërthyen në një moment kur kurdët dhe qeveria siriane po përpiqen të zbatojnë marrëveshjen e arritur në mars, e cila parashikon integrimin e institucioneve të administratës autonome kurde dhe krahut të saj të armatosur, Forcat Demokratike Siriane (SDF), në shtetin e ri sirian.

Në Telegram, SDF njoftuan se gjatë natës ushtria siriane ndërmori një sulm “me mbështetje të fortë nga tanket dhe bombardime të ashpra të artilerisë”, duke theksuar se “rezistenca vazhdon”.

Nga ana tjetër, televizioni shtetëror sirian akuzoi forcat kurde se kanë lëshuar dronë kundër lagjeve të Alepos.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut bëri të ditur se një vajzë 10-vjeçare u vra nga zjarri i ushtrisë, ndërsa raportoi edhe për lëshime të shumta raketash nga rebelët kurdë, me objektiv një aeroport ushtarak në Alepon lindore.

Sipas të njëjtës burim, gjatë dy ditëve të përleshjeve janë vrarë shtatë pjesëtarë të ushtrisë siriane.

Gjatë ditës së djeshme, forcat e armatosura siriane lejuan civilët që dëshironin të largoheshin nga dy lagjet kurde të Alepos të përdornin dy “korridore humanitare”, nga ora 14:00 deri në 16:00 sipas orës së Greqisë.

Ndërkohë, qeveria siriane, përmes Ministrisë së Çështjeve Fetare, njoftoi se ka hapur 20 xhami për strehimin e rreth 400 familjeve të zhvendosura “si pasojë e përshkallëzimit të situatës”.

Një burim diplomatik deklaroi dje për AFP se i dërguari amerikan Tom Barrack ndodhet “rrugës për në Damask”. /br

3 Komente

  1. I
    Igor

    Kurdet nuk dote dorezohen pse ata dote ndihmohen nga Izraeli Syria dote ndahet ne 3 pjese Izraeli mer bregdetin ,Kurdet marin fushen pjellore kurse Syris i mbeten malet e varfera dhe per kete jan vet fajtore kur nuk gjeten nji rugedalje per bashkepunim sidoqofte Muslimanet jan te denuar nga vet pse nuk ju punon truri.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Free Middle East from Arab-Turkish colonizers

      O shoku Llazi, nuk e di mire gjeografine e Sirise. Nese Siria do vazhdoje te ekzistoje si shtet, e vetmja mundesi eshte nje shtet federal, ku secili komunitet te kete autonomine e tij. Pra kurdet, druzet, kristianet, alavitet, assirianet dhe arabet te jene komunitete autonome territorialisht dhe administrativisht, secili te administroje punet e veta. Kjo eshte e vetmja menyre qe Siria te vazhdoje te jete shtet. Nese islamistet arabe do perpiqen te vene nen sundim komunitetet e tjera, ai shtet do shperbehet perfundimisht. Psh Alauitet kane patur shtetin e tyre autonom ne vitet 1920-1936, kur Mandati Francez per Sirine kishte formen e nje Federate. Ka shume mundesi qe zona Kristiane dhe zona Alevite e Sirise se sotme (zona bregdetare e detit Mesdhe, ku perfshihet edhe Alepo, ne kufi me zonat kurde) te bashkohet me Libanin dhe te krijohet nje entitet Fenikas, ku madje te rilinde edhe gjuha e lashte fenikase, qe eshte nje dialekt i ngjashem me hebraishten dhe aramaishten. Keshtu edhe Druzet (qe vetem ne Siri jane rreth 7-800 mije) dhe banojne ne Golan dhe Sweida (Sirine Jugore) ose do kene autonomine e tyre, ose do kerkojne bashkimin me Izraelin. Lidhjet e druzeve me hebrenjte jane shume te lashta. Druzet jane nje popullsi qe flet arabisht, por e shkeputur nga Islami, me nje fe te veten te vecante dhe me lidhje te shumta me hebrenjte. Ata kane mbeshtetjen edhe te komunitetit druz ne Izrael (rreth 150 mije) dhe jane nen mbrojtjen e Izraelit. Assyrianet jane po ashtu popullsia e lashte e kesaj hapesire gjeografike, prej nga ka marre emrin edhe vete ai vend (Siria vjen nga Assyria e lashte, qe nuk ishin aspak arabe dhe kane gjuhen e tyre assyriane-aramaike, te perafert me hebraishten). Por kjo popullsi autoktone, qe dikur ka patur nje nga Perandorite me te medha ne histori, sot eshte shnderruar ne minoritet ne atdheun e tyre, per shkak te pushtimeve dhe kolonizimeve arabe dhe turke. Assyrianet jetojne ne Siri dhe Irak, ne afersi te zonave kurde. Ne Irak madje kane krijuar edhe nje zone autonome (1 milion banore), ku funksionojne me gjuhen e tyre dhe fene e tyre (jane kristiane). Nderkohe Kurdet qe banojne ne zonat veri-lindore te Sirise se sotme, jane popull indoevropian, pasardhes te Mideve te lashte, te afert me perset. Nuk kane lidhje as me arabet, as me turqit mongoloide. Krijimi i zones autonome Kurde ne Siri eshte tashme realitet i padiskutueshem, ajo funksionon de-facto tashme si shtet i pavarur. Por kjo zone autonome Kurde, vjen e dyta pas zones autonome Kurde ne Irak, e cila ka gati 10 vjet qe funksionon de-facto si shtet i pavarur. Shkaterrimi i Iranit brenda 12 ditesh nga Izraeli si dhe mundesia e padiskutueshme qe do kete se shpejti nje sulm tjeter, deri ne rrezimin perfundimtar te Islamisteve ne Iran, krijon "rrezikun" e krijimit te zones se trete autonome Kurde, tashme ne Iran (ka rreth 10 milion Kurde ne Iran). Krijimi i ketyre 3 zonave autonome Kurde, me synimin bashkimin e tyre ne nje zone te vetme, sjell rrezikun e madh per Turqine, pasi zona e 4-t Kurde (15-20 milion) qe ndodhet ne Turqine Lindore. Krijimi i nje Kurdistani te bashkuar e te pavarur eshte thjesht ceshtje kohe!

      Përgjigjjuni
    2. e
      ec aty

      Se shpejti priten bombardimet e aviacionit ushtarak izraelit dhe "ushtria siriane" do mbledhe ushkurin dhe do largohet prej andej...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje