Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

18 Prill 2025, 15:23Bota TEMA
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se administrata Trump është “optimiste” se në fund do të jetë në gjendje të negociojë me sukses një marrëveshje që i jep fund luftës Rusi-Ukrainë.

“Dua ta përditësoj kryeministren në disa negociata mes Rusisë, Ukrainës, si dhe për disa gjëra që kanë ndodhur në 24 orët e fundit”, ka thënë ai në Romë në takim me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

“Mendoj se kemi disa gjëra interesante për të thënë, sigurisht privatisht, disa negociata. Ne ndihemi optimistë se me shpresë mund ta mbyllim këtë luftë”, ka shtuar ai.

Deklarata e tij vjen vetëm disa orë pasi Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar se administrata Trump mund të largohet nga përpjekja për t’i dhënë fund luftës nëse përpjekjet e tyre rezultojnë të kota në ditët në vijim.

2 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere, shkrimtar prozatik

    uroj qe te jete e vertete deklarate e njeriut jashtezakonisht pozitiv Vance. Por eshte nje fakt qe Amerika eshte e lodhur me diplomacine lavjerrese (nje shprehje qe perdoret ne diplomaci). Ne kerkojme dicka konkrete dhe jo bisedime te zgjatura ne pafundesi, Rubio e tha shume qarte nuk ia kemi ngene te shkojme vetem neper takime por duam dicka konkrete, perendimi e ka konsumuar te gjithe arsenalin e sanksioneve, nuk ka me se cfare te ofroje me, Rusia nuk u dobesua nga keto sanksione sic ishte shpresa e perendimit, perkundrazi doli me e forte, Zeusi nuk ka dhe aq shume hapesire me masat kunder rusise sepse senili me alzheimer i ka ezauruar te gjitha, e vetmja gje pozitive eshte se Zeusi eshte i vetmi president i perendimit qe ka kontakt me Putinin, marredhenje qe mund te shpetoje njerezimin nga nje apokalypsi. Prandaj duhet ti jemi mirenjohes perendise qe na e solli birin e saj si president te vendit tone

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajrih Mustafahhh

      Ik o legen me gjithe keto idiotlleqe qe shkruan. Te qifsha “zeusin” mashtrues. Do e kbylkte luften qe diten e pare, kur ka rrota kari qe e besojne. Tani na doli i lodhur. Ik o Mustafahhh se rrezik te kthejne po ta marrin vesh qe je myslimon

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje