Varshava, qyteti i parë në botë i mbrojtur plotësisht nga sistemi Patriot

23 Dhjetor 2025, 12:10Bota TEMA
Varshava, qyteti i parë në botë i mbrojtur plotësisht nga

Varshava është bërë qyteti i parë në botë i mbuluar plotësisht nga një sistem i integruar i mbrojtjes ajrore, i bazuar në sistemet amerikane Patriot.

Sistemi i ri përfshin bateritë Patriot të integruara me stacione radarike dhe me Integrated Battle Command System (IBCS), duke krijuar një arkitekturë të unifikuar komandimi dhe kontrolli.

Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, deklaroi se sistemi i ri i mundëson Polonisë të neutralizojë raketa balistike dhe lundruese, si dhe të përballet me avionë dhe kërcënime ajrore të armikut.

Duke folur gjatë ceremonisë në Brigadën e 3-të të Mbrojtjes Ajrore me Raketa në Sochaczew, Kosiniak-Kamysz e cilësoi nisjen operacionale të baterive Patriot në kuadër të programit “Wisła” si një “moment historik” për mbrojtjen kombëtare të Polonisë.

“Ky është realizimi i sistemit tonë të integruar të mbrojtjes ajrore – kundër raketave, avionëve dhe dronëve”, tha ai, duke shtuar se 48 lëshues të tjerë Patriot pritet të mbërrijnë në Poloni gjatë periudhës 2027-2029.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Poloni, Thomas Rose, i pranishëm në ceremoni, theksoi se Varshava është qyteti i parë në botë që mbrohet nga një sistem Patriot plotësisht funksional, i kombinuar me një qendër të unifikuar komandimi IBCS.

“Edhe vetë Shtetet e Bashkuara nuk kanë ende një sistem të tillë të vendosur në këtë shkallë”, tha Rose, duke vlerësuar Poloninë si një lider në mbrojtjen ajrore.

Polonia është vendi i parë pas SHBA-ve që ka fituar akses në sistemin IBCS.

Në të ardhmen, ky rrjet do të integrohet edhe me avionët luftarakë F-35 dhe me sistemin e mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër Narew.

Mes viteve 2027 dhe 2029, Polonia do të marrë gjashtë bateri shtesë Patriot, duke e çuar në tetë bateri numrin total të sistemeve Patriot në përdorim nga Forcat e Armatosura Polake, të shpërndara në rajone të ndryshme të vendit.

3 Komente

  1. !
    !!??

    Porrdhë me rigon! Po nga oreshniku mbrohet Varshava?! Unë them, se jo!

    Përgjigjjuni
    1. M
      MAGA

      Te lumte Presidenti Trump "trimat" e Warshaves po pasurojne Ameriken me miliarda dollar blerje ne armatime dhe ne sistem mbrojte qe po u shet, tani rradhen e kane "trimat" e tjere.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shori

        Ketyre mbeturinave hibride, polakeve, po u ha bytha perseri..., nuk u mjaftoi Hitleri...!!!???

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje