
Një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi një statujë në Mynih i ra sipër.
Vajza, me origjinë nga Napoli, Itali, ishte me pushime në Gjermani me prindërit e saj, tha policia gjermane të dielën.
Ajo vdiq në spital pasi një statujë prej 200 kilogramësh prej guri i ra në kokë mbrëmjen e së premtes. Prindërit e saj dhe persona të tjerë që ndodheshin në vendngjarje arritën ta lironin, por lëndimet ishin shumë të rënda.
Mbetet e paqartë pse statuja u rrëzua dhe ra mbi vajzën. Sipas hetimeve fillestare, statuja nuk ishte e ankoruar në tokë sa duhet.
Lini një Përgjigje