Vendim historik i Gjykatës Kushtetuese në Itali, lejon beqarët të birësojnë fëmijë të huaj

21 Mars 2025, 21:10Bota TEMA
Vendim historik i Gjykatës Kushtetuese në Itali, lejon beqarët

Edhe beqarët mund të adoptojnë të mitur të huaj në një situatë braktisjeje. Gjykata Kushtetuese e Italisë shpalli antikushtetues një pjesë të ligjit të vitit 1983, i cili ndalonte beqarët të birësonin fëmijë të mitur nga jashtë vendit. Në vendimin e saj, gjykata theksoi se ky ndalim mund të dëmtonte të drejtat e të miturve, duke i privuar ata nga mundësia për të jetuar në një mjedis familjar të qëndrueshëm dhe harmonik.

Vendimi i ri, i cili ndryshon nenin 29-bis të ligjit 184/1983, lejon beqarët të birësojnë fëmijë të huaj që janë në situatë braktisjeje, duke siguruar mundësinë për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për të miturin.

Gjykata theksoi se, megjithëse interesat e të miturit janë parësore, duhet të vlerësohen gjithashtu edhe aftësitë e prindërve aspirantë, duke përfshirë aftësitë e tyre emocionale dhe mundësitë për të siguruar edukimin dhe mbështetje për fëmijët.

Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt garantimit të të drejtave të fëmijëve dhe ofron mundësi më të shumta për birësime ndërkombëtare, në një kohë kur aplikimet për birësim janë në rënie.

3 Komente

  1. d
    drejtesia

    Tani do shtohet pedofilia,ju dhjefsha ligjet qe beni!

    Përgjigjjuni
    1. h
      h

      Nje vendim i perbindshem. I vrafte zoti.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        Patjeter qe biresimet jane ne renie se nuk ka bombardime te "mjaftueshme" ne vendet e pazhvilluara dhe me qeveri te varfer por te Denje deri ne nje fare mase. Kush e degjeneroi Evropen me ane te colonizimit dhe bombardimeve per intrersat e atyre qe po kryejne Genocide ne Gaza dhe gjithe Palestinen qe nga 1908? Anglosaksonet dhe Francezet. Eshte fatkeqesi qe Evropa e Politizmoit (Culture "shqip") Greke te jete nen komanden e barbareve. Natya dhe rreth 900 baza ushtarake ne te gjjithe boten po e shkaterrojne kete Planet. Fatkeqesisht derrat nuk dine cfare eshte Nderi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje