
Ushtria izraelite është duke vijuar bombardimet nga ajri në Liban, ku është duke shenjestruar pozicionet e grupit militant të Hezbollahut.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur edhe në zonën pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bejrutit. Siç shihet edhe në videon e regjistruar në orët e para të mëngjesit të së premtes, flakë dhe re të dendura tymi ngrihen në qiell mbi aeroport.
Sipas ‘BBC’, sulmi i fundit ajror kishte në shenjestër Hashem Sfieddine, kushëriri i ish-udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili shihet si pasardhësi i mundshëm i Nasrallahut, pas vdekjes së këtij të fundit gjatë një tjetër sulmi ajror të ushtrisë izraelite një javë më parë.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetit Publik të Libanit ka njoftuar se 37 persona janë vrarë gjatë sulmeve nga toka dhe ajri në 24 orët e fundit, ndërsa 151 të tjerë janë të plagosur.
Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende në lidhje me këtë sulm të fundit, por deklaroi se trupat e saj kishin mund të eleminonin një numër luftëtarësh të Hezbollahut në zonën pranë kufirit mes dy shteteve.
Baba Rrahimondi me tanga: duhet te bejme dicka qe birazeri jon bektosh Hashem ti shpetoi gjakosjes se verres nga bumjet e izraeliteve....e ftojme te fshihet ne teqene e Ali Pasas ne Tepeleni.... allah uakbar
Mund te na "sqaroje" cenosuma se kush kerkon lufte dhe gjakderdhje?