VIDEO: Anija e Marinës Meksikane përplaset në Urën e Bruklinit 2 të vdekur dhe 21 të plagosur

18 Maj 2025, 09:12Bota TEMA
VIDEO: Anija e Marinës Meksikane përplaset në Urën e

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 21 të tjerë janë lënduar, përfshirë dy në gjendje kritike.

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur një nga direkët 45 metra të lartë i anijes “Cuauhtémoc” godet urën, duke u shembur mbi kuvertë.

Në atë çast, marinarët ndodheshin mbi direkë si pjesë e një ceremonie tradicionale detare, të njohur si “manning the yards”. Mendohet se anija pësoi një defekt mekanik, që solli humbjen e kontrollit dhe e la në mëshirën e rrymave të lumit.

Skena dramatike u shoqërua me sirena, drita emergjence dhe një reagim masiv nga autoritetet amerikane. Qytetarët u mblodhën në brigje, ku shumë prej tyre panë nga afër momentin kur marinarët vareshin nga direkët, duke u përpjekur të shpëtonin nga rënia në ujë.

Sipas dëshmitarëve, një person mbeti i varur për 15 minuta para se të shpëtohej. Shumë të plagosur u transportuan me urgjencë në spital. Anija kishte mbërritur në qytet këtë javë si pjesë e një turi promovues për ngjarjen Sail4th në vitin 2026.



Lini një Përgjigje