Ky është momenti tronditës kur një prezantues televiziv dhe kandidat për kryetar bashkie sulmon duke goditur me karrige kundërshtarin e tij, gjatë një debati të nxehtë elektoral.
Pamjet tregojnë momentin kur Luiz Datena afrohet dhe godet me një karrige hekuri rivalin e tij, Pablo Marcal, i cili është shtruar në spital me disa fraktura në brinjë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Dy kandidatët janë në garë për bashkinë e Sao Paolos. Marcal, i cili njihet edhe si influencer i së djathtës ekstreme, përmendi disa herë akuzat e ngritura ndaj kundërshtarit të tij për abuzim seksual, që në fakt janë hedhur poshtë nga prokurorët.
Akuzat e Marcal kanë nxitur një shkëmbim ofendimesh mes dy rivalëve, që ka përfunduar me sulmin fizik ndaj tij.
Menjëherë pas këtij sulmi, debati që po transmetohej drejtpërdrejt në televizion, është ndërprerë.
Lini një Përgjigje