Donald Trump ka reaguar pas të shtënave me armë pranë vendit ku po qëndronte duke luajtur golf në Florida në Plam Beach.
Kandidati republikan thotë në një e-mail drejtuar mbështetësve të tij, se ndjehet i sigurtë dhe nuk ka asnjë problem. Ndërsa shton se nuk dorëzohet dhe asgjë nuk e ndal.
“Ka pasur të shtëna armësh, por dua që t’ju them se Jam i sigurt dhe jam mirë! Asgjë nuk do të më ngadalësojë, nuk do të dorëzohem kurrë!
Unë gjithmonë do t’ju dua që më mbështetni. Bashkim. Paqe”, thotë Trump në reagimin e tij.
Lini një Përgjigje