VIDEO/ Shpërthim i madh në një fabrikë në Turqi, të paktën 20 të plagosur

15 Shtator 2024, 16:40Bota TEMA
VIDEO/ Shpërthim i madh në një fabrikë në Turqi,

Një shpërthim ndodhi në një fabrikë makaronash në lagjen Hedek të Sakarya, Turqi, duke plagosur të paktën 20 persona.

Shpërthimi ka ndodhur në çatinë e fabrikës, duke vështirësuar edhe përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit.

Guvernatori i Sakaryas, Yasar Karadeniz, bëri të ditur se gjatë shpërthimit në fabrikë janë plagosur gjithsej 22 persona, dy prej të cilëve të intubuar.


Një punëtor i bllokuar u shpëtua. Kontrollet po vazhdojnë për të konfirmuar se askush tjetër nuk është brenda fabrikës.

Lini një Përgjigje