Shpërthim i madh në Turqi, lëndohen 20 persona

15 Shtator 2024, 20:02Bota TEMA
Shpërthim i madh në Turqi, lëndohen 20 persona

Një shpërthim i madh i ndodhur në një fabrikë makaronash në Sakarya të Turqisë, ka lënduar të paktën 20 persona.

Shpërthimi ndodhi pranë kabinës së pagesës së autostradës Anadolu Hendek rreth orës 13:20 të së hënës, megjithëse shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë, raporton Turkiye Today.

Raportohet se pas shpërthimit, zjarri u përhap me shpejtësi në të gjithë objektin.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikëset dhe shërbimet emergjente, ku kanë vazhduar përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin.

Lini një Përgjigje