VIDEO/ Koreja e Veriut ndërpret lidhjen me Jugun, pamjet kur shkatërrohet rruga që lidh dy vendet

15 Tetor 2024, 14:22Bota TEMA
VIDEO/ Koreja e Veriut ndërpret lidhjen me Jugun, pamjet kur

Koreja e Veriut vijon të provokojë Jugun, teksa kësaj radhe ka hedhur në erë rrugën që lidhë dy shtetet.

Kjo vjen pasi Pheniani u zotua javën e kaluar të ndërpresë rrugët dhe hekurudhat që dikur shiheshin si simbole të bashkëpunimit ndër-korean, në një përpjekje për të ndarë plotësisht dy vendet.

Ushtria Popullore Koreane (KPA) e përshkroi masën si një masë vetëmbrojtëse për frenimin e luftës, duke pretenduar se ishte në përgjigje të stërvitjeve të luftës në Korenë e Jugut dhe pranisë së shpeshtë të aseteve bërthamore amerikane në rajon.

Ajo shënon një përshkallëzim të armiqësisë në një kohë kur tensionet midis Koreve janë në pikën më të lartë në vite.

Pas shpërthimeve, ushtria e Koresë së Jugut tha se kishte qëlluar në anën e saj të kufirit në një shfaqje force dhe mbikëqyrje të shtuar të Veriut.

 

 

 

1 Komente

  1. A
    Apokalips

    Eshte per te qeshur dhe per te qare nje komb i ndare, Kim hodhi ne ere edhe ate pak gje i bashkonte, uren.....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje