VIDEO: Momenti kur ndërtesa shumëkateshe ndahet në mes dhe bie në rrugë në Turqi

6 Shkurt 2023, 20:51Bota TEMA
VIDEO: Momenti kur ndërtesa shumëkateshe ndahet në mes dhe bie

 

Juglindja e Turqisë u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 7, 8 ballë i shkallës Rihter i pasuar nga qindra pasgoditje 2 prej të cilave 7,5 ballë.

Mbi 2500 njerëz kanë humbur jetën deri tani, ndërsa dhjetëra mijëra janë plagosur. Pamje  të frikshme nga momentet e lëkundjeve e frikshme që zgjatën 100 sekonda janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.

Në një video të postuar në Twitter shihet se si një ndërtesë shumëkatëshe dhe ndahet në mes dhe bie në rrugë.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja dhe që mendohet të shkojnë në disa qindra.

11 Komente

  1. j
    joel shkodra

    Kjo video e renies se nje pjese te nderteses duhet te jete me vone se momenti i termetit, sepse termeti ka rene ne oren 4 te mengjesit kur ishte akoma nate, ndersa ne video eshte dite. Mund te jete ndonje lekundje e mevonshme.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Korrupsjoni edhe këtu si tek ne..

      Kote nuke thone, madhe Turk.. Por Varet, edhe tek fuqija e termeti.. Por me sa duket si tek ne, edhe në Turqie, korrupsjoni dhe hajdutrija luan, një role shume të rensishem, në jeten e qytetarve.. Pse politikanet tane Shqip folse marrin për her, veq kompanie Turke veq për të vjedhur, dhe për të bër korrupsjon. Dhe nuke e kane fare problem për cilsine e punes... Mase andej ju hjedhin hi syve, Turqve shqip foles duke ju thëne se Turqit i kemi vllezer.. Por Rama, Saliu dhe Meta shijone miljonat e vjedhur bashke me Turqit...

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adi

        Po kari po Ca rendesie ka ora

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tirona

        Korrupsioni doli ne shesh. Ndertesa pa asnje standard. Ata e dine qe jane zone sizmike. Turp. Njerezit e shkrete e hane.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Marvi

          Po video ku eshte ?

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nga larg

            Paskan filluar te flasin japonisht ne Turqi Kjo video eshte ne Japoni As nje video te thjeshte nuk kontrolloni dot a eshte e vertete apo jo Ajo qe ra ishte skela, dhe ra nga era e forte, jo termeti

            Përgjigjjuni
            1. A
              Adelina Greca dashnorja e Belgut

              Kam hallin e kullave te Vin Llapes...ajo ne qender ( e Dulakut) te Tr ka dale qe tani nga vertikaliteti -kolonat e qendres. Se kjo e kastratit tek lana ka krisje qe nga 2019 . Naten qe ra termeti ajo kishte 10 dite qe ish betonuar deri kati 6. Qofte largu kokebosh edhe ketu futi hundet dhe masakroi qytetit me arkivolet ne kembe te betonit. Qeni homofob

              Përgjigjjuni
              1. G
                Genti

                Ndërtesës i është shkëputur struktura e fasadës nga goditja e dytë 7.5 ballë dhe kjo dëshmon cilësinë e dobët të ndërtimeve pa mohuar edhe fortësinë e tërmeteve të njëpasnjëshme. Tërmetet janë fenomene natyrore që vënë në provë sigurinë e ndërtimeve. Kjo duhet të bëjë që autoritet të shtojnë standartet antisizmike, kërkesat dhe kontrollet gjatë ndlrtimit në mënyre që katastrofa të tilla të kenl sa më pak viktima dhe dëme materiale.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sita

                  Kane rene dy termete te forta

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fumato

                    Ne Turqi grupi i te Peseve jane oligarket Turq,ata marrin cdo Tender per cdo ndertim dhe bejne ndertime per lesh….cdo Ndertese Qeveritare ne Turqi nuk peson kurre gje,Po ishte per Popull bien…degjoja Tek Sky News i anglise qe ajo qe ju ben pershtypje eshte se nuk shikojne hekura ne asnje Ndertese te rrezuar,shikojne Kollona 1 metro te gjera me disa Fi 14 hekur qe nuk ben as per tenda hardhish….kur nderton shtepi Kar Toni ky eshte rezultati….me 7,6 do bente namin edhe ne Shqiperi.pallatet e korrupsionit Zoti Te ruaj njerezit…Si gjithmone njerezit fukara e paguajne korrupsionin dhe ndertimet Pa standarte.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Go West

                      Per mua ajo qe rrezohet eshte kapota termike e pallatit.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje