VIDEO/ Momenti tronditës kur mjeku në Gaza kupton se trupi pa jetë që po shoqëronte ishte i nënës së tij

1 Nëntor 2024, 11:21Bota TEMA
VIDEO/ Momenti tronditës kur mjeku në Gaza kupton se trupi pa

Ky është momenti tronditës kur një mjek në palestinez në Rripin e Gazës kupton se një nga trupat e pajetë që po shoqëronte, i përkiste nëns së tij, e vrarë gjatë bombardimeve nga ajri që ushtria izraelite kreu në Gaza ditën e mërkurë.

Sipas “Associated Press,” mjeku i identifikuar si Abed Bardini, kishte qëndruar pa e ditur pranë trupit të pajetë të nënës së tij në autoambulancën që përshkoi rreth 2 kilometra drejt spitalit Al Aqsa në Deir al-Balah. Në momentin kur autoambulanca mbërriti në spital, Bardini ngriti çarçafin e përgjakur, për t’u përballur me trupin e pajetë të nënës së tij.

Tri persona u vranë dhe të paktën 10 të tjerë mbetën të plagosur nga bombardimet izraelite pranë kampit të refugjatëve në Maghazi, njofotuan autoritetet palestineze për “Associated  Press”. Dy prej viktimave gjendeshin brenda një makine, e cila u hodh në erë nga ushtria izraelite, ndërsa shpërthimi i ka marrë jetën edhe 61-vjeçares Samira Bardini, nënës së mjekut në video, që gjendej pranë makinës në momentin e sulmit.

Abed Bardini gjendej në një nga dy ambulancat që u dërguan për të ndihmuar të plagosurit dhe për të marrë trupat e vdekur.

1 Komente

  1. S
    SHBA ne renie te lire.

    Duam perendimin por s duam nje perendimin e races njerezore...kjo qe Shba po lejon eshte shatmrosje e njerezimit jo thjesht e palestinezeve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje