VIDEO: Pamje të rralla të Putinit që luan ping-pong

25 Shtator 2023, 10:40Bota TEMA

VIDEO: Pamje të rralla të Putinit që luan ping-pong

Një video e rrallë nga fillimi i viteve ’90 me protagonist presidentin aktual të Rusisë, Vladimir Putin është publikuar nga kanali finlandez YLE. Në këtë video, Putin është duke luajtur ping-pong.

Putin 40 vjeç dhe ende oficer i KGB-së, sapo ishte bërë këshilltar i kryetarit të atëhershëm të Shën Petersburgut, Anatoly Sobchak. Pamjet tregojnë Sobchak dhe Putin duke luajtur ping pong me truprojat e kryebashkiakut rus ndërsa presidenti aktual rus buzëqesh.

Siç vë në dukje The Guardian, videoja është regjistruar në një vilë në pronësi të kompanisë finlandeze Thomesto që importonte dru nga Rusia. Vila ndodhej në ishullin Torsö i cili ndodhet rreth 96 km në perëndim të Helsinkit.

Putin iu bashkua ekipit të Sobchak pasi u kthye në Shën Petersburg pasi kaloi pesë vjet në Dresden, Gjermaninë Lindore, si agjent i KGB-së.

 

3 Komente

  1. F
    Frat

    Flm Tema. Duhej ky lajm teper i rendesishem per Shqiperine

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      jashtëzakonisht i rëndësishëm!!kjo tregon se çdo diktator mund të bëjë dhe diçka ndryshe nga vrasja e burgosja e kundërshtarët,ndryshe nga agresioni ndaj shteteve fqinjë!!kjo tregon se puta,në atë kohë nuk kishte brekë në bythë dhe vishte një kostum sportiv të blerë tek gabi rus!!kurse sot pasi vrau,burgosi,përzuri,vodhi,sulmoi 3 shtete,dhe po drejt vdekjes gjithnjë e më shumë rusë,ka vila të pamasa dhe pambarim në të gjithë rusinë e në botë!!mero djaloshi,po i bën propagandë diktaturës!!po na thotë "të jesh diktator!?JA VLEN!!!"!!!!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Moni

        Sa qejf i ka Tema keto lajme....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje