VIDEO/ Pamjet dramatike, uragani ‘Helene’ godet SHBA. Shkakton viktima dhe përmbytje

27 Shtator 2024, 11:49Bota TEMA
VIDEO/ Pamjet dramatike, uragani ‘Helene’ godet SHBA. Shkakton

Uragani ‘Helene’ ka goditur Floridan veriperëndimore si një stuhi e kategorisë 4, duke shkaktuar reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. ‘Helene’ preku SHBA-të mbrëmjen e të enjtes, me erëra që arritën shpejtësinë maksimale prej 225 km në orë.

Autoritetet kanë paralajmëruar përmbytje të mundshme deri në very të shtetit të Xhorxhias dhe Karolinës së Veriut.

Ndërkaq, më shumë se 1.2 milionë shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike në Florida, ndërsa tri persona u raportuan të vdekur për shkak të stuhisë.

Paralajmërimet për tornado vazhdojnë të jenë active në Florida, Xhorxhia, Karolinën e Jugut dhe Karolinën e Veriut.

Lini një Përgjigje