VIDEO - Pamjet e rralla: Si luftohet në frontin ukrainas

22 Dhjetor 2025, 09:18Bota TEMA
VIDEO - Pamjet e rralla: Si luftohet në frontin ukrainas

Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë Ukrainase njoftoi në Facebook se armiku po ushtron presion të madh mbi pozicionet ukrainase, duke përdorur të gjitha mjetet e tij, përfshirë sulme masive me dronë ndaj një objekti të vetëm, në përpjekje për të shkatërruar çdo gjë që gjen përpara.

Forcat ukrainase kanë publikuar pamje të rralla nga betejat e ashpra në Pokrovsk, ku vendi po përballet me sulme të vazhdueshme nga trupat ruse.

Gjatë një operacioni në sektorin privat të qytetit, parashutistët e Brigadës 25 Ajrore Sicheslav u përballën me një valë sulmesh me dronë. 

Brenda vetëm dy minutash, rreth 20 dronë u hodhën ndaj tyre, me një interval mesatar prej tre sekondash. Varësisht kësaj, asnjë prej ushtarëve ukrainas nuk u lëndua, por vazhduan misionin pa ndërprerje.

Ky lajm vjen në një moment kur forcat ukrainase po përpiqen të ruajnë kontrollin mbi Pokrovskin, ndërsa ofensiva ruse vazhdon të jetë intensive dhe tërësisht e fokusuar në shkatërrimin e mbrojtjes ukrainase.

2 Komente

  1. p
    pjeter

    Pokrovsk? Trupat Ukrainse? Po kete qytet nuk e shpalli publikisht te marre Putin para dy muajsh?? Me patjeter do u ket ndodhur ndonje difekt biçikletave te ushtareve ruse gjate sulmit!!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      para dy muajsh ishte hera e fundit që e la për ta pushtuar,të nesërmen!ka që nga gushti,jo i këtij viti,i shkuari,që e pushton sot për nesër!!dh eatij i del fjala një ditë!në mos sot mot!?varju karët se janë superfuçi!!dhe ndoshta ndonjë ditë dhe mund ta pushtojnë!sidoqoftë ai,putana e putanërisë,ditën e fundit të pushtimit e ka lënë për shkurt!!disa thonë të vitit të ardhshëm disa të tjerë nuk e përmëndin vitin fare!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje