VIDEO/ Përmbytje të mëdha në Spanjë, konfirmohen viktima

30 Tetor 2024, 12:04Bota TEMA
VIDEO/ Përmbytje të mëdha në Spanjë, konfirmohen

Të paktën 51 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën pasi reshje të dendura shiu shkaktuan përmbytje të mëdha në juglindje të Spanjës.

Vendi u godit nga stuhi dhe shira të dendur, që shkaktuan përmbytje në disa rajone.

Pamjet nga qyteti i Valencias tregojnw vwrshimin e ujit nëpër rrugë, duke shembur mure dhe marrë me vete makinat e parkuara.

Udhëheqësi rajonal i Valencias, Carlos Mazon, u tha gazetarëve të mërkurën herët se disa trupa u gjetën ndërsa ekipet e shpëtimit filluan të arrijnë në zonat e prera më parë nga përmbytjet.

“Fatkeqësisht, ne mund të konfirmojmë se disa trupa tashmë janë gjetur, por për respekt për familjet nuk do të japim më shumë detaje”, tha Mazon.

Qeveria spanjolle ngriti një komitet krizash të martën, sipas Pallatit të La Moncloa. Ai do të kryesohet nga Sánchez dhe nga e mërkura do të koordinojë punën e Gardës Civile, Policisë Kombëtare, Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes Civile dhe Njësisë së Emergjencave Ushtarake.

Paralajmërimet për reshjet ekstreme ishin në fuqi të martën për disa zona duke përfshirë ato rreth Valencias, sipas Agjencisë Meteorologjike të Spanjës, AEMET.

Paralajmërimet për reshje vazhdojnë deri të mërkurën për pjesë të Spanjës lindore dhe jugore, sipas AEMET.

Lini një Përgjigje