Përshkallëzimi tensioneve me Perëndimin, Putin urdhëron stërvitje të forcave bërthamore ruse

29 Tetor 2024, 16:11Bota TEMA
Përshkallëzimi tensioneve me Perëndimin, Putin urdhëron

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar të martën stërvitje masive të forcave bërthamore të shtetit, duke përfshirë aty edhe lëshueset e raketave, teksa vazhdon të përshkallëzojë tensionet me Perëndimin, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë.

Duke folur me liderët ushtarakë përmes video-lidhjes, Putin ka thënë se stërvitjet do të simulojnë veprimet e zyrtarëve më të lartë për përdorim të armëve bërthamore, dhe do të përfshijnë lëshim praktik të raketave me kapacitet bërthamor, dhe atyre lundruese.

Putin, i cili e ka përmendur vazhdimisht forcën bërthamore, sa herë që Perëndimi e ka rritur mbështetjen për Ukrainën, ka theksuar të martën se arsenali bërthamor i Rusisë vazhdon të jetë “garantues stabil i sovranitetit dhe sigurisë së shtetit”.

“Duke marrë parasysh rritjen e tensioneve gjeopolitike dhe kërcënimet e reja, është e rëndësishme për ne që të kemi forca strategjike moderne që janë gjithmonë gati për luftë”, ka thënë ai, duke rikonfirmuar se armët bërthamore të Rusisë i sheh si “masën më ekstreme për ruajtje të sigurisë”.


Putin ka thënë se Moska do të vazhdojë të modernizojë forcën bërthamore, do të pozicionojë raketa të reja me precizitet më të lartë, me shpejtësi më të madhe në nisje, dhe me kapacitete të rritura për t’i tejkaluar mbrojtjet raketore.

Muajin e kaluar, lideri rus ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s, që lejimi i Ukrainës për të përdorur armë perëndimore me rreze të gjatë për të sulmuar thellë në Rusi, do të fuste NATO-n në luftë me shtetin e vet.

Ai e ka përforcuar mesazhin e tij duke e prezantuar një version të ri të doktrinës bërthamore që e konsideron sulmin konvencional ndaj Rusisë nga një shtet jobërthamor që mbështetet prej një force bërthamore, si sulm të përbashkët të të dyjave ndaj shtetit të vet – një paralajmërim i qartë për SHBA-në dhe aleatët e Kievit.

Putin, po ashtu, e ka përmendur që në doktrinën e re parashihet edhe përdorimi i armëve bërthamore në rast të një sulmi masiv.

Manovrat e së martës janë vazhdimësi e një serie të stërvitjeve tjera të forcave bërthamore të Rusisë.

Më herët gjatë vitit, ushtria ruse ka zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake me aleaten e Moskës, Bjellorusinë, në territorin e së cilës janë pozicionuar disa armë bërthamore taktike të Rusisë.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    uau,për të pestën herë,këtë vit,po lexojmë për "stërvitjen e putanës me armë bërthamore",si e thonë dhe treshja humoriste italiane Aldo, Giovanni e Giacomo"stiamo cacando sotto"!!një stërvitje e tillë bëhet gjithnjë që nga fillimi i kërcënimeve atomike!diku nga fundi i viteve '50,në mos gaboj!në një anë është e arsyeshme të bëhet rregullisht një stërvitje e tillë(nga të dy krahët,përfshi dhe gjithë të tjerët më të vegjël se dy superfuqitë)!është e arsyeshme se personat që duhet të reagojnë ose të sulmojnë me këto armë duhet të dinë se çfarë duhet të bëjnë!si duhet të veprojnë në rast sulmi dhe në rast përgjigje!po të analizojmë përgjigjen,kjo është më e rëndësishmja për kohë reagimi!!kush sulmon ka kohë të pregatisë sulmin dhe e fillon kur është gati,gjithçka në mënyrë sekrete!në rastin e kundërpërgjigjes,atomike,nuk ka kohë!përgjigjia duhet të jetë brënda një kohe të tillë që është e barabartë me atë të fluturimit të raketave të kundërshtarit!!duke ditur se këto raketa përshkojnë udhëtimin e tyre brënda maksimumi 30 min!?reagimi duhet të jetë brënda një fraksioni të kësaj kohe!!kjo bën që dhe kundërshtari duhet të mendohet para se të bëjë një sulm atomik!!kundërshtari e di,fare mirë, se një sulm kundër një kundërshtari të barabartë ka një përfundim që përmblidhet në një fjali"ai që sulmon i pari,vdes i dyti"!që do të thotë se një sulm është i barabartë me vetvrasje!!prandaj këto stërvitje të putanës nuk janë gjë tjetër veçse një proces dhjetra vjeçar që përsëritet,pak a shumë,në perpetum mobile!!sot gazekaria botrore për të dhënë "lajmin" sa më të freskët sa më shpejt shkruan,e shkruan për të njëjtën gjë!!këto stërvitje janë të planifikuara dhe të lajmëruara në mënyrë të ndërsjelltë ndërmjet fuqive atomike!por media e leshit që do të mbijetojë në kazanin e plehërave,në vënd që të shkojë e të blejë në një dyqan të rregull,lajmërojnë vetëm një pjesë të lajmit që nuk është lajm,por një veprim normal dhe i tejzgjatur në kohë!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje