
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Islandë të hënën, për të marrë pjesë në një samit me liderët e vendeve nordike.
Zelensky shkroi në Telegram të hënën se në Islandë do të marrë pjesë në samtin e katërt mes Ukrainës dhe Evropës Veriore, si dhe do të mbajnë takime me kryeministrat e Islandës, Danimarkës, Norvegjisë, Finlandës dhe Suedisë.
Ai gjithashtu synon të takohet me presidentin dhe përfaqësuesit e Parlamentit të Islandës.
“Bisedimet do t’i përqendrojmë në mbështetjen për Planin e Fitores dhe fushat ku bashkëpunimi ynë mund të prodhojë rezultate maksimale: financimi i prodhimit të armëve ukrainase dhe armëve me rreze të gjatë veprimi; përgatitjet për dimër; sigurinë detare; masat ndaj flotës ruse, si dhe përkrahje për mbrojtjes e Ukrainës dhe për stërvitje dhe pajisje për ushtarët ukrainas”, tha Zelensky.
Parlamenti i Islandës në prill miratoi një rezolutë për mbështetjen e Ukrainës deri në vitin 2028, përfshirë pavarësinë, sovranitetin e Ukrainës, si dhe sigurinë e popullatës civile, ndihmën humanitare dhe rindërtimin.
Islanda gjithashtu ndau gati 2 milionë euro për një nismë çeke për të blerë predha artilerie për Ukrainën.
Në fillim të këtij muaji, Zelensky e shpalosi para liderëve perëndimorë “Planin e Fitores” së Kievit, përmes të cilit shpreson se do ta detyrojë Rusinë t’i japë fund pushtimit të Ukrainës përmes bisedimeve.
Ky plan është duke u shqyrtuar nga partnerët perëndimorë të Ukrainës, mbështetja nga të cilët ka qenë jetike për përpjekjet e Kievit për t’i bërë ballë fqinjit të vet të madh.
Një pikë kyçe në plan është kërkesa për ftesë formale për Ukrainën për t’u bërë anëtare e NATO-s, të cilën mbështetësit perëndimorë kanë ngurruar ta shqyrtojnë pa përfunduar lufta.
Po c fitore ,humbja eshte e sigurt ,ceshtje kohe qe te dorezohesh ,thjesht usa shet dhe shet dhe shet ,ky eshte interesi saj
Planet jane 50 apo 100 vjeçare.Apo deri sa te mbarohen parate dhe perendimi te punoje per kete plehren qe e shkaterroi vendin e tije pa arsye fare. Pse nuk te fusin ne NATO ata qe te premtuan o legen,se kjo ishte arsyeja e luftes.
Ore pse nuk e kujtojn ket koksaxhiun se nuk esht me President qe nga Marsi dhe duhen ber zgjedhjet.