Një shpërthim është regjistruar këtë të martë në bodrumin e gjykatës së qytetin juglindor turk të Sanliurfa-s. Shpërthimi raportohet se është pasuar edhe nga një zjarr.
Shpërthimi, shkaku i të cilit mbetet i panjohur, plagosi një punonjës. Ministri turk i Drejtësisë, Yilmaz Tunc konfirmoi se i plagosuri është sekretari i gjykatës.
Zjarrfikësit, policia dhe ekipet e specializuara nxituan në vendngjarje, ndërsa në zonë u morën masa sigurie.
Guvernatori Hasan Sildak i tha se incidenti në gjykatë po hetohet plotësisht.
“Shpërthimi dhe zjarri në shkallë të vogël në Depozitën e Gjykatës janë vënë nën kontroll. Një person u plagos në incident”, tha Sildak.
#SONDAKİKA | Şanlıurfa Adliyesi'nde patlama: Yaralılar var
— Naz Haber ???????? (@Nazcansuhaber) November 25, 2025
???? İşte patlamanın yaşandığı bölgeden ilk görüntüler
4 yaralı olduğu bildirildi #Patlama
pic.twitter.com/PSZJ0LqUgP
Lini një Përgjigje