“Ti nuk je mbreti im.” Kjo ishte thirrja me të cilën u prit në Parlamentin e Australisë, Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe.
Senatorja indigjene Lydia Thorpe, e veshur me një pallto kamoshi si ato të paraardhësve të saj e akuzoi Mbretin Charles për gjenocid ndaj popullit aborigjen, duke i kërkuar që t’u kthejë atë që u kanë vjedhur britanikët.
“Ju bëtë gjenocid ndaj popullit tonë. Na ktheni tokën tonë. Na jep atë që na vodhe – kockat tona, kafkat tona, foshnjat tona, njerëzit tanë. Ju keni shkatërruar tokën tonë.
Ne duam një marrëveshje. Ne duam një traktat në këtë vend. Ju keni bërë një gjenocid”, tha Thorpe më një ton zëri tepër të lartë.
Teksa ekipet e sigurisë së Parlamentit e shoqëruan atë jashtë sallës, Thorpe vazhdoi të bërtiste duke thënë: "Kjo nuk është toka juaj. Ti nuk je mbreti im. Ti nuk je mbreti ynë”.
Teksa njerëzit e sigurisë u përpoqën të pengonin Thorpe që t'i afrohej monarkut, Charles iu drejtua kryeministrit australian Anthony Albanese dhe po bisedonin në heshtje në platformë.
Më herët, teksa Thorpe priste mes të ftuarve në Sallën e Madhe që çifti mbretëror Charles dhe Camilla të hynte, ligjvënësja ktheu shpinën nga një ekran i madh ku shfaqej Mbreti Charles duke qëndruar gjatë pritjes së tij zyrtare dhe interpretimit të himnit kombëtar.
Charles është në një vizitë pesë-ditore në Australi me mbretëreshën Camilla. Ai mbajti një fjalim të hënën para deputetëve dhe senatorëve në Sallën e Madhe të Parlamentit në Canberra, një moment kyç ky për udhëtimin e tij të parë në Australi si monark.
Incidenti me parlamentaren indigjene ndodhi pikërisht kur Charles mbaroi fjalimin e tij, në të cilin ai preku përvojën e tij si student në Australi, pandeminë COVID dhe rreziqet me të cilat përballet vendi nga ndryshimet klimatike.
Fiks, ja këta janë mbretërit e sotëm! Sa mirë ja ka bërë!
e ke fjalen ene per mbretin e Surreli! Zonja para se te gethase per paret e Sorosit, te respektoje kushtetuten qe e ka me ligj mbretin, palaco bolshevike....
Zonja po perdor te drejten e fjales per te kerkuar respektimin e te drejtes se prones, kompensim per krimet e kryera nga imigrantet e paligjshem (kolonë angleze ne kete rast) dhe permbysjen e elitave te korruptuara. Nuk jane keto vlerat per te cilat çirresh edhe ti mengjes, dreke dhe darke, mor ithtar i Trumpit? Apo te bezdis ngjyra e lekures qe ka protestuesja?
Thjeshte nje histerike! Mbreti sot ka celesat e kashtes, ate qe po i kerkon mbretit kjo duhet t’ja kerkoje Australise, pra Parlamentit ku ajo vete ben pjese.
Te verteten i ka thene,jo vetem mbretit por gjithe Globit.
Të lumtë! Kudo ku shtrihet mbretëria angleze kjo akuzë është realiteti i djeshëm e i sotshëm.
Krimet qe kane bere ne vendasit jane Te paimagjinushme . Por ketyre ju ben pershtypje vetem ato Te komunizmit se e kane frike dhe kur nuk eshte ne pushtet.
kjo duhet mbyllur ne cmendine. u zgjua pas 200 vjetesh te kerkoje tokat e aborigjeneve. as qe ka jetuar ne ate kohe dhe ben histeriken.
Po ky qe i thote vetes mbret dhe me gjak blu te duket ne rregull nga trute? Po me paret qe ka trasheguar nga stergjysherit 99-sha çfare duhet te bejme?
Ki fancezi osht fron- mason, kurv kurvi...
O kurvi i vogel fron-mason, se çfarë është Zonja apo çfarë cilesish i mvishni ju Zonjës, është rëndësi e dorës së dyte... Kryesorja është qe ajo ka të drejtë...