
Presidenti rus, Vladimir Putin, pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ka deklaruar se negociatat me Ukrainën do të vazhdojnë në një format online.
Ai u shpreh se shpreson që bisedimet të japin një rezultat pozitiv.
Duke iu referuar situatës aktuale në Mariupol, të cilën ai e përshkruan si “të ndërlikuar dhe tragjike”, ai shton se nuk po zhvillohen më operacione ushtarake ruse në qytetin e rrethuar.
Si gjithmonë Putin-i përsëriti justifikimin e tij për pushtimin e Ukrainës.
Ai i tha sekretarit të OKB-së se “ende presim dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje përmes një kanali diplomatik”.
Sipas tij, bisedimet e fundit në Stamboll kishin arritur një “përparim”, por ato ishin prishur pas raporteve për mizori kundër civilëve në qytetin ukrainas Bucha.
Ky takim i presidentit rus dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së është i pari pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt.
Bisedimet më të fundit ballë për ballë ishin në janar 2020, në konferencën ndërkombëtare për Libinë, në Berlin.
Më herët gjatë ditës, Guterres u takua me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov.
I pacipe ne ndyresine e vet! Смерть росіянам! Слава Україні! Смерть русским! Слава Украине!
Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut janë bërë të pavarura në analogji me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, tha udhëheqësi rus Vladimir Putin në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres. “Jam shumë mirë i njohur, personalisht i kam lexuar dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së për Kosovën, më kujtohet mirë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ku thotë se gjatë ushtrimit të së drejtës për vetëvendosje, një territor i caktuar i asnjë shtet nuk është i detyruar të kërkojë leje nga autoritetet qendrore për të deklaruar sovranitetin e tij." Është thënë për Kosovën dhe është vendim i gjykatës ndërkombëtare. Të gjithë kanë vendosur atë vendim. Unë personalisht i kam lexuar të gjitha komentet e autoriteteve amerikane, të vendeve evropiane. , të gjithë e kanë mbështetur. Nëse po, atëherë DNR dhe LNR kanë të njëjtën të drejtë të deklarojnë sovranitetin e tyre, pa iu drejtuar autoriteteve qendrore të Ukrainës, sepse është krijuar një precedent”, tha Putin, transmeton Sputnik. Udhëheqësi rus vuri në dukje se Rusia u detyrua të njihte pavarësinë e DNR-së dhe LNR-së në mënyrë që të ndalonte gjenocidin që Kievi kreu kundër popullsisë vendase. Kjo ndodhi pasi Ukraina njoftoi se nuk do të zbatonte marrëveshjet e Minskut.
Nuk krahasohet ukraina me kosoven, or toc. Sulmi mbi ukraine eshte vetem rus, eshte brutal dhe pa shkak. Gjithe bota e ka denuar. Jo donetsku, po as krimene se ka njohur bota. Per keto teritore, do jete ne lufte te vazhdushme me ukrainen dhe perendimin. Prej tyre Rusia do rrenohet.