Gjatë një konference për shtyp në Minsk, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia po planifikon të zvogëlojë shpenzimet e saj për mbrojtjen, në kontrast të plotë me atë që ai e përshkroi si një trend në rritje të militarizimit në të gjithë Evropën.
“Ata thonë se jemi agresivë, se duam të sulmojmë NATO-n”, tha Putin. “Në të njëjtën kohë, ata flasin për problemet tona ushtarake. Pra, cila është logjika?”
Putin pretendoi se Perëndimi është i kapluar nga një “çmenduri militariste” dhe akuzoi NATO-n se po përdor veprimet e Rusisë si pretekst për të justifikuar një forcim ushtarak në shkallë të gjerë.
Ai përsëriti ankesën e tij të kahershme se zgjerimi i NATO-s shkeli marrëveshjet e mëparshme me Rusinë, duke e quajtur atë “një tradhti” që i paraprin pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
“Ata e marrin vitin 2022 si pikënisje. Por historia e vërtetë filloi shumë më herët – kur u mashtruam, kur NATO premtoi të mos zgjerohej dhe pastaj bëri pikërisht këtë”, tha ai.
Presidenti rus bëri gjithashtu një krahasim midis shifrave ekonomike, duke pohuar se Perëndimi po dëmton veten me sanksione.
Sipas tij, rritja e PBB-së së Rusisë është 4.3 për qind, ndërsa ajo e eurozonës është vetëm 0.9%, dhe ekonomi si Gjermania dhe Franca po përjetojnë recesion.
“Sa më shumë sanksione të vendosin, aq më shumë dëme i shkaktojnë vetes. Ata gjithmonë na varrosin – por do të jenë ata që do të zhduken”, ravijëzoi presidenti rus.
Mire mo me Evropen, po me Ukrainen cfare pate? Te ngacmoji gje? Jo! Ti e sulmove si bishe e eger pa pritur e pa kujtuar. E kush te beson se po ul shpemzimet per armatime? Trumpin ta mbash me shendet dhe vazhdoje lojen por nje mut do hash!
Merr një briskë o berber të keqeno dhe shko ruaja Putos! Ti qenke për në psikiatri akoma se paske mësuar se është perendimi qe ka shkelur marëveshjen mos zgjerimit të natos ne lindje, dhe ka shumë të drejtë Putini për gjendjen aktuale ne europ.