Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale

22 Janar 2025, 19:57Bota TEMA
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la

Teksa kishte përpara një “mal” me dekrete për t’u firmosur, siç kishte premtuar që në orët e para të mandatit të ri, Donald Trump “zbuloi” në sirtarin e zyrës presidenciale një letër të lënë për të nga Joe Biden.

Ai madje mund të mos e kishte gjetur kurrë nëse një nga gazetarët nuk do ta kishte pyetur nëse e kishte lexuar shënimin që i kishte lënë Joe Biden.

Megjithatë, Trump e mbajti zarfin të mbyllur para kamerave dhe më pas ua ka treguar gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij që ndodheshin brenda në Zyrën Ovale se çfarë shkruhej në shënimin e presidentit në largim.

Trump e përshkroi letrën si "një letër të bukur dhe frymëzuese" dhe ai gjithashtu tha se e vlerësonte gjestin.

Megjithatë, nga ana e tij, Joe Biden refuzoi të zbulonte se çfarë kishte shkruar duke thënë se "kjo mbetet mes meje dhe Trump".

Ai vetë mori një letër nga Trump në vitin 2021, të cilën e përshkroi si "shumë bujare".

LETRA E BIDEN PËR TRUMP:

Për presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara

I dashur president Trump,

ndërsa largohem nga kjo zyrë e shenjtë, ju uroj ju dhe familjen tuaj më të mirat për katër vitet e ardhshme.

Populli amerikan dhe e gjithë bota shikojnë nga Shtëpia e Bardhë për stabilitet në stuhitë e pashmangshme të historisë dhe është lutja ime që vitet e ardhshme të jenë një kohë prosperiteti, paqeje dhe të hareshme për kombin tonë.

Zoti ju bekoftë dhe udhëzoftë ashtu siç e ka bekuar dhe udhëzuar vendin tonë të dashur që nga themelimi i tij.

7 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Bideni deri ne fund, i kthjellet dhe plot energji, e ka nisur fjaline me shkronje te vogel...lol = Ndersa, Trump shkruante: " I dashur Biden, e di qe je President i Amerikes apo jo"!?

    Përgjigjjuni
    1. n
      na myten injorantet me akses interneti

      nuk le shans pa treguar injorancen qe te KARakterizon

      Përgjigjjuni
    2. T
      TIRONA

      Tradite e kulturuar jo si politikanet tane kafshe!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kujdes pampersin …..

        Leter e shkruar “bukur” e vlefshme per ne kopesht, por duke menduar qe Biden eshte me alzheimer i falet.

        Përgjigjjuni
        1. p
          prokurori

          Një amanet i një njeriu bujar,me prosperitet dhe integritet.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anticensure

            Pse e keni censuruar letren e Biden ? Ai me tej ka shkruar "...uroj qe ju ne detyre mos rrezoheni para c'do shkalle qe ju del para e mos therrisni ne Senat emra Senatoresh te vdekur qekur, Ashtu si une..."

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nardi

              Po Biden sikur tha qe Trumpi ishte diktator

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje