Zelensky: Nuk do të ndalemi së punuari për fitore

18 Qershor 2022, 16:59Bota TEMA

Zelensky: Nuk do të ndalemi së punuari për fitore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar sot qytetin port jugor, Mykolaiv në një udhëtim të rrallë jashtë kryeqytetit, Kiev.

Në pamjet e publikuar nga zyra e tij, ai shihej duke parë një ndërtesë banimi të dëmtuar rëndë në qytet, ndërsa është takuar me zyrtarë rajonalë, duke përfshirë kreun e administratës rajonale të Mykolaiv, Vitaliy Kim.

Zyra e tij tha se ata diskutuan gjendjen e ekonomisë, rivendosjen e furnizimit me ujë dhe situatën bujqësore, raporton BBC.


“Vëmendje e veçantë iu kushtua kërcënimeve nga toka dhe deti. Ne nuk ndalemi së punuari për fitore”, thuhet në deklaratë.

Vizita e tij vjen një ditë pasi një sulm rus vrau dy persona dhe plagosi 20 të tjerë në qytet. Qyteti është shënjestruar rregullisht nga sulmet e artilerisë dhe raketave ruse, thonë zyrtarët.

1 Komente

  1. S
    Stephan Bandera

    As mos te te shkoje neper mend!!! Смерть росіянам! Слава Україні! Смерть русским! Слава Украине!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje