Zelensky paralajmëron paketa të reja sanksionesh kundër Rusisë

22 Dhjetor 2025, 16:14Bota TEMA
Zelensky paralajmëron paketa të reja sanksionesh kundër

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është shprehur se paketa të reja sanksionesh ndaj Rusisë priten deri në fund të vitit.

Sipas mediave të huaja, Zelensky javën e kaluar nxiti BE-në të miratonte përdorimin e aseteve të ngrira ruse në një kredi dëmshpërblimi, përpara se Unioni të binte dakord përfundimisht për një kredi pa interes prej 90 miliardë eurosh (79 miliardë paund).

Ndërkohë sot, Presidenti i Ukrainës foli mbi sanksionet e vazhdueshme evropiane kundër Kremlinit.

“Disa sanksione të tjera” kundër subjekteve ruse dhe mbështetësve rusë priten deri në fund të këtij viti, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

Sipas Zelenskyt, këto sanksione do të përfshijnë paketa kundër punonjësve në një kompleks ushtarak rus, me kombësi ruse dhe kineze - si dhe kundër atletëve që përdorin karrierën e tyre sportive për të promovuar agresionin rus.

“Po punojmë me institucionet evropiane mbi detajet e paketës së 20-të të sanksioneve të BE-së, me objektivin kryesor të zgjerimit të presionit të sanksioneve evropiane mbi asetet energjetike të Putinit dhe oligarkët e lidhur me të”, shtoi Zelensky.

Paketa e 19-të e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, e cila synonte flotën e saj në hije dhe ndaloi importet e gazit natyror të lëngshëm, u njoftua në tetor dhe hyri në fuqi muajin e kaluar. 

2 Komente

  1. I
    I mbyturi te mbyt.

    Sa poshte ka rene BE kurve po e shkerdhen edhe Zhelja dukke u treguar se cfare duhet te bejne deri ne fuund te vitit. Me keto sanksione vendet e BE po dalin me humbje duke blere nafte me dyfishin e cmimit te asaj qe shet Rusia te cillen e kane hallall Kina, India, Afrika e me rradhe.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Z

      Nuk ka me kar-agjoz se Zhelja duket si vellaj i Palluqes qe dikur ne Tirone dilte perpara makines se funeralit dhe hapte rrugen duke i fryre birbilit, me gjithe se kalonte nje xhenaze njerezia qe ndodhej aty prane nuk e mbannin dot te qeshuren. Ketij Zhele karit i jane vrare 1,5 milion ushtare e civile, ka mbi 10 milion rrefugjate dhe me nje ekonomi e infrastrukture te shkataruar "kenaqet" me saksionet kunder Rusise, po ku ka se cfare te saksionoje Perendimi Kolektiv i ka bere te gjitha, apo e fillojme perseri nga fillimi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje