Zelensky pas sulmeve në Kiev: Duhen vendime të reja dhe më shumë presion ndaj Moskës

23 Mars 2025, 16:38Bota TEMA
Zelensky pas sulmeve në Kiev: Duhen vendime të reja dhe më

Pas sulmeve vdekjeprurëse në Kiev, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “vendime të reja dhe presion të ri ndaj Moskës janë të nevojshme për t’i dhënë fund këtyre sulmeve dhe kësaj lufte”.

Presidenti ukrainas shton se “këto sulme janë një realitet i përditshëm”.

Ai bëri thirrje për sanksione “më efektive” kundër Rusisë pasi armët e përdorura kundër vendit të tij përdorin pjesë të huaja.

“Çdo boshllëk që i lejon ata të anashkalojnë regjimin e sanksioneve duhet të eliminohet”.

Deklarata e Zelenskyt vjen pas një sulmi me dron të forcave ruse në Ukrainë, ku mbetën të vrarë 7 persona, mes të cilëve një fëmijë pesëvjeçar.

1 Komente

  1. M
    Muc Xhepa

    Ty Zeusi ta ka pre bileten, do te rrish edhe ca dite apo ndonje muaj dhe Julija Timoshenko do te vendoset ne krye te presidences ukrainase. Zeusi don qe ta mbaroje sa me shpejt luften dhe me kete as qe do te jete e mundur te plotesohen deshirat e Zeusit sepse eshte pengese e vertete per te arritur paqen prandaj zemerimi i Zeusit do te bije mbi kete.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje