Zelensky: Ushtarët rusë po vjedhin spitalet në Kherson, duan ta kthejnë një “zonë të vdekur”

29 Tetor 2022, 12:57Bota TEMA

Zelensky: Ushtarët rusë po vjedhin spitalet në Kherson, duan ta

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka akuzuar ushtrinë ruse se  po vjedhin pajisje mjekësore në Khersonin e pushtuar, në një tentativë për të bërë zonën të pabanueshme.

Ndërkohë trupat ukrainase janë grumbulluar në periferi të Khersonit, në pjesën jugore të vendit, duke bërë që zyrtarët e emëruar nga Moska të dëbojnë shumë banorë.

“Okupatorët vendosën të mbyllin objektet mjekësore në qytete dhe të vjedhin pajisjet mjekësore, ambulancat, gjithçka.

Ata janë duke ushtruar presion mbi mjekët.Rusia po përpiqet ta bëjë rajonin Kherson një “zonë të vdekur”, tha presidenti ukrainas në një video-mesazh.

 

1 Komente

  1. L
    Loku

    Ushtaret Rus vjedhin spitalet kurse ti vjedh paret tona.Nuke ke per ti gezu se ata qe po ti japin ata do ta bejne gropen.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje