Zgjedhjet presidenciale, Trump: Nëse fitoj, do të shpëtoj Amerikën nga Biden

7 Janar 2024, 09:45Bota TEMA
Zgjedhjet presidenciale, Trump: Nëse fitoj, do të shpëtoj

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë fushatës së tij ditën e djeshme tha se ai do të “shpëtojë Amerikën” nëse fiton zgjedhjet e nëntorit kundër Joe Biden, ndërsa ai kërkoi lirimin e mbështetësve të tij që sulmuan Kapitolin tre vjet më parë.


Trump, i cili dëshiron të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në nëntor pavarësisht katër çështjeve gjyqësore në pritje të tij, do të përballet me votuesit në tetë ditë për herë të parë që kur ai u largua nga Presidenca e SHBA-së në 20 Janar 2020.

Saktësisht tre vjet pas sulmit ndaj Kapitolit nga mbështetësit e tij, më 6 shkurt 2021, Trump theksoi se ai do të fitojë zgjedhjet.

Miliarderi beson se demokrati 81-vjeçar Joe Biden, të cilin ai e quan vazhdimisht “Joe i korruptuar”, “i vodhi” fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2020, ndërsa nuk humbi mundësinë për ta ngacmuar për moshën e tij.

Veç kësaj, ai e cilëson si presidentin “të paaftë”, “të korruptuar”, “më të keq” në historinë e SHBA-ve, raportojnë mediat e huaja.

77-vjeçari Trump vlerësoi se fuqia më e madhe në botë është “në rënie”. Duke iu referuar luftërave në Ukrainë dhe Gaza, tensioneve me Iranin apo Kinën, ai paralajmëroi mbështetësit e tij entuziastë në Njuton se nëse Biden rizgjedhet, SHBA rrezikon “Luftën e Tretë Botërore” dhe nga një  “recesion” si  i viteve 1930.

“Ne jemi një shtet në rënie”, tha Trump, duke theksuar se ai është “kandidati i vetëm i aftë për të shpëtuar Amerikën nga të gjitha katastrofat e Biden”.


Duke tallur Demokratët dhe paralajmërimet e mediave për rrezikun e një “diktature” të Trump nëse ai fiton një mandat të dytë në detyrë, biznesmeni pa nga turma, qeshi dhe tha: “Unë jam një diktator”.


Pavarësisht aventurave të tij ligjore, sipas sondazhave Trump ka  60% të votave të republikanëve ndaj dy rivalëve të tij kryesorë: Nikki Haley dhe Ron DeSandis.

Një epërsi e paprecedentë.

Sulmi i paprecedentë në Kapitol tre vjet më parë mbetet një çështje thellësisht përçarëse në SHBA: një e katërta e amerikanëve dhe 44% e mbështetësve të Trump besojnë se policia federale (FBI) nxiti sulmin, sipas një sondazhi të Washington Post dhe të Universitetit të Maryland u botua këtë javë.

FBI njoftoi dje arrestimin në Florida të tre personave për pjesëmarrjen e tyre në këtë sulm. Gjatë hetimit 35 mujor, i cili ende nuk ka përfunduar, autoritetet kanë akuzuar më shumë se 1200 persona.

Më shumë se gjysma janë dënuar.

“Ata vuajtën mjaftueshëm”, tha Trump, duke iu referuar atyre. “Unë i quaj ata pengje. Disa njerëz i quajnë të burgosur”.


Më 4 mars, fillon gjyqi në Uashington, në të cilin Trump akuzohet se ka ushtruar presion për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

5 Komente

  1. E
    E verteta tjeter

    Pyetja 1 trilIon dollareshe eshte : - N.q.s. fiton ti , or shembelltyre e djallit , kush do ta shpetoje Ameriken dhe Boten nga Apokalipsi ?! N.q.s. fitonte ti , or psikopat delirant , vertet do jete fatkeqesi jo vetem per Ameriken , por per gjithe njerezimin ... !

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      ja dolen mendjendriturit shqiptare qe votojne ne amerike si zezaket dhe gays...lol demokrate nuk ka ne amerika, amerika nuk eshte demokraci por Republike Kushtetuese, o djaj komunist, ata jane komuniste si Saliu demokrat....po nje dite do mesoni dhe ju......lol

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kar Kalec Dega

        Po per Ricin , sumcpuarin e Trumpit do na thuash gje o injorant ?? Ric Grenell ....apo ai nuk quhet ??? Po rumi zezak Kanye West qe jep miliona per kantidaturen Trump e llogarit o idjot ???? Nuk themi per ty qe ben gam gam gam kot ne zgjedhje ....ti je lamash rrugesh ..

        Përgjigjjuni
    2. T
      Trotski

      Trump eshte Sali Kerma i SHBA-ve

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anticensura24558991

        Demokrat , ne emer, ne fakt socialist, socialist ne fakt komunist, kmunist ne fakt marksist e bolshevik......ja u zgjidh dhe kjo pune....ska nevoje per Kimeten....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje