
34-vjeçari, Mustafa Avcı, u nxor nga rrënojat e tërmetit pas 12 ditësh dhe tashmë është takuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij Almila, e cila lindi rreth 3 orë pas lëkundjes së parë.
Natën e tmerrshme të tërmetit, Mustafa Avcı dërgoi në spital bashkëshorten e tij për të lindur. Ndërsa ai ishte jashtë një spitali privat, Turqia u godit nga tërmeti i parë i fuqishëm 7,8 rihter dhe u zu nga rrënojat.
Ai qëndroi i bllokuar për 12 ditë kur më në fund, grupet e kërkim-shpëtimit arritën ta nxjerrin të gjallë. “Nuk e besoja se do të dilja i gjallë. Kam humbur nënën, babanë. Mendoja se kishte vdekur edhe bashkëshortja me vajzën e porsalindur. Falenderoj Zotin. Kam pak dhimbje, por ndjehem sikur kam rilindur”, u shpreh Mustafa Avcı.
“Dielli rilindi sërish për mua. Jam shumë e emocionuar. Kisha shumë frikë se fëmija im do të rritej pa baba. Isha aq e trishtuar, por Zoti e dëgjoi foshnjën tonë, zërin tonë. Nuk mund ta besojë”, tha bashkëshortja Bilge Avcı.
Fantastike për ty, të tjerët nuk do kenë nxjerr zë, prandaj kanë vdekur 45 mijë? Eh sikur të kishin nxjerr zë, zoti do kishte dëgjuar dhe ata, nuk do kishte vdekur askush. Mend për herë tjetër.