28 apo 29 Nëntori? Paskal flet për dilemën “shekullore”: Nuk do harxhohet as letër as bojë për këtë

29 Nëntor 2025, 11:56Dossier TEMA
28 apo 29 Nëntori? Paskal flet për dilemën

28 apo 29 Nëntori? Edhe këtë 81-vjetor të majtët e të djathtët mbeten “të përçarë”  nëse Shqipëria u çlirua më 28 apo 29 nëntor.Historiani Paskal Milo i ka konsideruar të pavlera dhe të pambështetura shkencërisht debatet e përvitshmepër datën e çlirimit.

Ai ka theksuar se polemika të tilla janë të kota dhe nuk i shërbejnë as opinionit publik e as historisë.

“Kam mbi 30 vite jetë aktive politike e shkencore. Ky debat nuk ka asnjë vlerë. Është për të qarë e për të qeshur që diskutojmë prej tri dekadash se kur iku gjermani i fundit nga Shqipëria. Kjo nuk përcaktoi fatin e vendit. Ajo që ka rëndësi është lufta antifashiste dhe qëndrimi i shumicës së shqiptarëve në anën e duhur të historisë.”, ka thënë Milo për Report Tv.

Historiani po ashtu ka theksuar se në tekstet shkencore, kjo çështje nuk do të marrë aspak rëndësi, pasi në vetvete ajo nuk ka peshë historiografike. “Shkenca nuk mund të merret me detaje të tilla për të kaluar kohën. Nuk do të harxhohet as letër e as bojë për këtë debat. Detyra jonë është të shkruajmë një histori që t’i qëndrojë kohës, jo debateve të ditës.”, thotë ai.

Sipas historianit, ajo që ka rëndësi është vetë lufta dhe rezistenca antifashiste e shumicës së shqiptarëve dhe duhet të krenohemi se Shqipëria në këtë betejë të madhe të përbotshme u ndodh në anën e duhur të historisë. Çdo debat tjetër, thekson Milo, është kalimtar e pa vlerë.

6 Komente

  1. P
    Patrioti jo dhe aq i madh

    Shumica e shqiptarëve u vendos në anën e duhur të historisë. Ndërsa pakica, e cila vajton edhe sot, si gjithmonë u vendos në krah të pushtuesit........ Ajo pjesë që ishte shërbëtore e Turqisë, për privilegjet që kishte përfituar ajo u kthye në shërbëtore e pushtuesve të rinj italianë apo gjermanë... Dhe kjo shtë e keqja më e madhe e popullit shqiptar. Gjithmonë shërbëtor të të huajve

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sander

      komunizmi i rusise na ka te pushtuar ende me ne krye pozite dhe opozite cfare i ka bere komunizmi Shqipetareve ne 50 vjet nuk na ka bere asnje perandori sa njeh historia

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yyyppp Xhixhi

        Cfare paska bere o bole qe s’ja ka bere asnje pushtues???!!!! Te tregoj une disa “te keqija”: E rreshtoi Shqiperine ne krahun e fituesve te Luftes 2 Boterore; ngriti infrastrukturen e vendit, ngriti industrine dhe fabrikat ku punonin dhe yt ate e joteme, ngriti sistemin arsimor qe te ka bere ty njeri nga shkollat ne fshatrat me te humbur e deri ne disa universitete ne vend, ngriti nje ushtri e afte te mbronte vendin dhe e pajisur me te gjithe tekniken e kohes, ngriti dinjitetin e qytetarit shqiptar qe me krenari pohonte kombesine e tij dhe jo si sot qe ne stadiume jane patriot dhe sapo dalin nga Shqiperia vdesin te identifikohen me kombe te tjera; shtroi rrjete e kanalizime ne gjithe vendin; ngriti hidrocentrale dhe tec-e me te cilat ti ende vijon te ndricohesh, modernizoi bujqesine packa se gaboi rende me kolektivizimin absolut, kishte rend dhe siguri ku nuk kishe frike te levizje se mos grabiteshe a humbje jeten per dhjam qeni sikurse ndodh sot rendom ne rruget tona. Ka dhe te tjera por kaq per sonte. Sigurisht qe ishte nje sistem politik qe askush nuk deshiron te kthehet serish, po ama te bardhes le ti themi e bardhe dhe te zezes e zeze.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Messerschmitt

        gjakdhjeret milo servi gerki afrikani jevgjiti po i del boja dita dites kan vjellur aq shume kunder ketij kombi qe i largoi nga kafsha dhe isolli afere njerezises sa nuk dine cte thone me. ishe ky gjakdhjer qe perpara disa vjetesh fliste per inekzistencen e 29 nentorit kurse tani e dredh se di shume mire qe i ka ardhur fundi. Tani flet per nje histori te qendrueshme gjakdhjerjane...... ytttttttt rrace endyre ......

        Përgjigjjuni
        1. I
          Istor Jani

          A ka lidhje 29 Nëntori shqiptar me atë Jugosllav? Beogradi është çliruar më 20 tetor 1944. Më 15 maj 1945 u çlirua Jugosllavia. 29 nëntori 1943, po, 1943, festohej si dita e Jugosllavisë së re sepse atë ditë është mbajtur mbledhja e dytë e AVNOJ-it që hodhi bazat e Jugosllavisë së re. Kurse 29 nëntori i 1945 festohej si Dita e Republikës ku u rrëzua monarkia dhe u vendos republika. Prandaj Jugosllavia festonte 29 Nëntorin. Vëreni se dita e Çlirimit të Shqipërisë, 29 Nëntori, u vendos më 9 nëntor 1945, përpara shpalljes së republikës në Jugosllavi. Konkluzioni: 29 Nëntori ynë nuk ka lidhje me atë të Jugosllavisë.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Uranjaku

            A u dhjefsh o Milo. Historia pa date eshte si njeriu pa emer..ooo Miloooooo Ne 29 u clirua Shqiperia. Dhe meqenese je historian hulumto se ate dite ka qene nje feste muslimane ne Shkoder dhe banoret ne mengjes u shperndane embelsira partizaneve. Pyet Miloooooo...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje