Arkitekti i njohur: Muzeun e Krujës nuk e projektoi vajza e Enver Hoxhës, por unë!

14 Prill 2024, 19:10Dossier TEMA

Arkitekti i njohur: Muzeun e Krujës nuk e projektoi vajza e Enver

Nga Ani Jaupaj

Pasi e kishin shtyrë për vite të tëra realizimin e këtij muzeu, Enver Hoxha vendosi më në fund që ta ndërtonte pikërisht atëherë, kur e bija të diplomohej në Arkitekturë. Kjo do të ishte mbrojtja e saj e diplomës, sado që nota ishte e padiskutuar. Arkitekti Robert Kote dhe gurgdhendësi Kurt Murati, na tregojnë sot të vërtetën.  Siç e gjithë Kruja pohon; muzeun e këtij qyteti e ka realizuar zbatuesi i projektit, Robert Kote dhe jo projektuesja Pranvera Hoxha. Inxhinieri e arkitekti Robert Kote, punën që bëri në muzeun e Krujës do ta bënte patjetër, për sa kohë ishte me urdhër nga lart. Vetëm se urdhri i kishte ardhur shumë vite përpara realizimit. Askush nuk po e kuptonte se çfarë ndodhte, pse po vonohej puna, pse po lihej pezull…! Papritmas, një ditë e thërrasin sërish, tashmë për ta përfunduar…! 

Profesor Roberti, si është historia e Muzeut të Krujës?

Historia e muzeut ka nisur shumë vite përpara se të punohej vërtet me të. Në vitin 1967, Enver Hoxha bëri një vizitë në Krujë, gjatë së cilës vizitoi edhe muzeun e vjetër. Pas kësaj bëri një letër, në të cilën e kritikonte, duke thënë se nuk i kishte pëlqyer ky muze. Në këto kushte, sinjali ishte i hapur që; “merrni masa të bëni një tjetër”.

Kjo ka qenë koha kur unë, bashkë me një mikun tim që jetonte në Krujë, nisëm të bënim projektet e hamendësimet e para. Si mund të ishte, ku mund të ndërtohej?! Letra thoshte vetëm që s’i pëlqente, por nuk jepte indikacione të tjera. Si përfundim, asgjë nuk u bë. Kaluan disa vite. Unë isha pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë, kur më thërrasin sërish. Në një takim me ministrin Thoma Deliana dhe Aleks Budën, vendosim të shkojmë në Krujë, për të parë terrenin.

Jo. Shkuam të tre bashkë me Foto Çamin, që ishte sekretari i parë i Komitetit Partisë së rrethit të Krujës dhe asnjëri nuk merrte përsipër të thoshte një mendim, donin ta anashkalonin, sepse u druheshin fjalëve të Enverit. Kështu u larguan nga vendi të gjithë me radhë dhe nuk u mor asnjë vendim. U kthyem sërish në Tiranë, pa bërë asgjë. Ngeli sërish varur kjo çështje për disa vite, deri sa një ditë na vjen papritmas lajmi, se do të ndërtohej muzeu.

Nga Enver Hoxha, projekti i atij muzeu, unë e kam thënë gjithnjë që ka lindur në shtëpinë e tij. Sidoqoftë, neve na erdhi kaq papritur të gjithëve, por kuptohet askush nuk guxonte të fliste.

Çfarë kishte ndodhur papritmas?

Pranvera, e bija, studionte për Arkitekturë dhe kishte ardhur koha të mbronte diplomën. E bëri me këtë projekt.

Jo, të gjithë fëmijët e udhëheqësve, kanë qenë studentët e mi, e bija e Hysni Kapos e, me radhë, por Vera jo. Më duket kam qenë në Kinë, në vitin kur i takonte t’i jepja lëndën.

Kurt Murati, një nga punëtorët e muzeut, na ka thënë se megjithëse në letër ishte emri i Pranverës, nuk ngelën shumë gjëra nga plani. Pra, u tjetërsua. Thotë se në fakt, e keni bërë ju…?

Në Krujë kështu thonë të gjithë. Në fakt, zyrtarisht unë isha zbatuesi i projektit, pavarësisht se projekti ishte fare diletant, për ta lënë ashtu. Kur ma dhanë, unë ia thashë këtë gjë Xhemal Dymyles, ish-sekretar i parë i Komitetit të Partisë në Krujë. Përgjigjja e tij ishte; shih e bëj vetë, rregulloji gjërat.

Ju çfarë bëtë? E tjetërsuat?

Bëra shumë ndryshime. E para sepse zbatimi i projektit, do bërë në përputhje me terrenin, me gjetjet arkeologjike. Gjatë punimeve, mund të dalin shumë gjëra të paparashikuara, që të bëjnë të ndryshosh planet. Por, përveç tyre, bëra ndërhyrje të tjera.

Si reagoi Pranvera ndaj kësaj, puna e saj s’po bëhej ashtu siç e kishte dhënë…

Ndryshimet po bëheshin për mirë, kështu që s’kishte pse të reagonte.

Po mund të ketë ardhur rreth 5 herë, në ato 4 vite e dy muaj që u ndërtua muzeu, jo më tepër. Një herë ishte për një intervistë që ka dhënë në muze, për Alfons Gurashin. Unë nuk e kam parë kurrë atë intervistë, ama e di që është bërë. S’di pse nuk e kanë shfaqur kurrë. Nejse…!

Në fillim, kur sapo nisi puna, Pranvera ishte më duket në Francë dhe nuk erdhi, pastaj kur u kthye erdhi e pa. Ndërkaq, unë kisha bërë 2 metra mur, të cilin e prishën, sepse nuk u pëlqente. Kaq. Por në mënyrë të vazhdueshme ata i ndiqnin punimet përmes filmimeve dhe fotografive që u shkonin përherë. Ishte një person i ngarkuar enkas me këtë punë, të fotografonte e filmonte.

A patët ndonjë “konflikt” gjatë kësaj periudhe? Jo se ju mund që t’i kthenit fjalë, por pakënaqësitë duken…?!

Jo, nuk pati pakënaqësi, për fat përfundoi me sukses, përveçse u vonua ca në kohë.

A nuk ishte kjo pakënaqësi për ta?

Edhe mund të ishte, por nuk kishte alternativa të tjera. Për kohën raportohej vazhdimisht. Merrej me këtë punë Ramiz Alia, i cili kur më pyeti një herë, i thashë të vërtetën, se nuk mund ta përfundonim, siç ishte parashikuar. Pas kësaj, ai na mblodhi bashkë me Pranverën dhe ministrat. “Pse jepni informacion të gabuar? – tha”. Ndërkaq, i kishte shkuar Enverit një letër nga banorë të Fierit, për një sallë teatri, që ishte shumë e vogël. U tërhoqi vërejtje për këto dy gjëra, muzeun dhe sallën.

Përfundoi një vit e pak më vonë, sepse edhe po të arrihej si ndërtim, nuk do mund të arredohej. Dhe në fakt, edhe ashtu siç u arredua, ishin sajesa, sepse ai quhet vërtet “Muzeu i Skënderbeut”, por prej tij e kohës së tij, aty nuk ka asgjë. Sidoqoftë, pas mbledhjes u dhanë disa fonde shtesë, në mënyrë që të realizohej.

Çfarë reagimesh kishte, pasi e përfunduat punën?

Reagimet ishin të mira, muzeu u pëlqye, megjithatë qëndrimet e tyre ndaj meje, nuk di pse, qenë gjithnjë jo të mira. Mua më kishin qarkulluar në Krujë, përpara kohës së muzeut dhe, në përfundim të tij, Pranvera më kishte premtuar, se do të më transferonte në Tiranë.

Ishte premtim që ajo e bëri publikisht në sy të të gjithëve, por nuk e mbajti. Edhe Ramiz Alia, sado që i thashë disa herë, nuk e bëri. Nuk e kam kuptuar këtë reagim, megjithatë, ndaj ne “punëtorëve” që realizuam muzeun, ngeli gjithnjë një qëndrim jo fort miqësor, meqenëse ishim të gjithë si me biografi jo të mirë. Prandaj edhe vendosën të mos na përfshijnë as në fotografinë përfundimtare, që u bë pas inaugurimit. Morën pjesë në të vetëm artistët, ne jo.

Erdhi Enver Hoxha në inaugurimin e veprës së vajzës së tij?

Mbaj mend se Sulo Gradeci, erdhi me një makinë të vogël në ngjyrë portokalli, me të cilën tentoi të hynte në Kalanë e Krujës. Por Enver Hoxha nuk erdhi. Të gjithë u çuditëm përse Enver Hoxha, nuk kishte ardhur për në inaugurimin zyrtar!

Si është e mundur, u kujdes kaq gjatë për ta realizuar?

Jo vetëm u kujdes, por faktikisht, ajo quhet vepër e Enver Hoxhës. Ne pritëm deri më datë 1 nëntor të vitit 1982, që të vinte Enver Hoxha, shikonim të gjithë se kur do të vijë, por asgjë. Nga Byroja Politike, erdhën të gjithë, që nga Nexhmie Hoxha, Ramiz Alia, etj., por ai nuk erdhi. Kjo ngelet një enigmë, që nuk ka marrë ende një përgjigje konkrete.

Ai ndoshta mund të ketë qenë i sëmurë. Më vonë u hapën dhe fjalë që donin ta vrisnin me atentat, pasi e kishin parashikuar se do të vinte atje. Por këto ngelen vetëm fjalë. Kujtoj se në atë kohë u arrestuan disa njerëz me origjinë kosovare, në Laç dhe në Fushë-Krujë, por a kishin lidhje me të, apo jo, kjo nuk dihet!

Gur-gdhendësi Kurt Murati: “Projekti i Pranverës, i ngjante një bunkeri”

Kanë kaluar aq shumë vite, saqë Kurt Murati nga ndërtimi i Kalasë së Krujës, kujton vetëm “ngjarjet kryesore”. Ai vetë ka qenë gurgdhendës për tre vite. Do ta çonte punën deri në fund, po ta lejonin. Si çdo ndërmarrje, rrugë a shtëpi, edhe aty ishin të dërguarit e posaçëm, për të marrë e çuar zëra.

Jo se dëgjohej ndonjë gjë, kush të pipëtinte, po ngjarjet mund të krijoheshin edhe vetë. Ndër gurgdhendësit, Kurti ishte më i vjetri, përvoja e të cilit njihej jo vetëm në veprat e qytetit ku banonte. Për këtë, përveçse të skaliste gurin, shkëmbente shpesh mendime me zbatuesit e projektit. Zbatuesi nga ana e tij, marrëdhëniet i kishte me realizuesin.

Zyrtarisht, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mban firmën e arkitektes Pranvera Hoxha dhe të Pirro Vasos. Emri i këtij të fundit, nuk kishte pse të lakohej kaq shumë. Fundja, asokohe, të gjithë përmendnin vetëm Pranverën. Në fund të viteve ’70-të, e bija e Enver Hoxhës, po i dhuronte vendit një vepër të madhe. Por cila është e vërteta e këtij muzeu? Me aq sa kujton, Kurt Murati, ai që e ka bërë me dorën e tij muzeun, na tregon…:

Kush e ka bërë projektin e Muzeut të Skënderbeut nw Krujë?

Përveç rëndësisë që ka ai muze, si ndër pak më të rëndësishmit në Shqipëri, në kohën që nisi ndërtimi, u bë dyfish i rëndësishëm për shkak të emrit të arkitektes, asaj që bëri planin e parë të Muzeut, Pranvera Hoxha.

Pse planin e parë, pati të dytë?

Në letra jo, d.m.th., zyrtarisht jo, që të dihej nga të tjerët.

Çfarë duhet të dinin të tjerët?

Që pavarësisht të gjithave, vlerave të arkitektes e të tjera, atë muze e ka bërë zbatuesi i planit. Arkitekti Robert Kote, që si edhe unë ishim me “njollë” në biografi, thuajse e ka ribërë projektin e parë. Natyrisht këto gjëra nuk thuheshin lart e poshtë, askush nuk merrte vesh se ç’bëhej, por ata që kishin parë planin e parë të punës, e kishin shumë të thjeshtë më pas të bënin ndryshimin.

Ishte një projekt i ngjashëm me bunkerin, por asgjë nuk u bë nga ajo, u tjetërsua e mori pamjen që mund të shihni sot. Memorie.al

50 Komente

  1. F
    Futja Kotit

    CA IRONIE EJ. Mire qe muzeun e ndertoi Berti dhe merita i ngeli Veres po dhe artikulli po ate pune po ben nxjerr Veren me babin ne foto po jo Bertin. Perle fare

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kaçi i Zi

      Ore qy Roberti perveç Kinës mos e kanë çuar edhe njs 5 vjet për të bërë doktoraturën në Francë? Çfarë persekutimi paska heq ky qyqari, amani more amani.

      Përgjigjjuni
      1. 7
        777

        Po deri me sot cfare te ka trembur qe nuk e ke thene kete mufke? Tregoje projektin me firmen tende dhe mos ha mut kot! Tani po na dilni te gjithe shkencetare! Po te ishe kaq i zoti pse nuk ke bere keto 34 vjet ndonje projekt si ai,por Rama merr arkitekte te huaj!

        Përgjigjjuni
      2. M
        Maks

        Sa gjynah ja paskan henger hakun Ne fakt inxhinieri zbatues bene punimet e dhe zbaton projektin Por gjithmon meritat i marrin arkitektet Keshtu ju sna that gje te re

        Përgjigjjuni
        1. m
          mos beso te verteten !

          Ne fakt ky arqitetekti Robert Kote nuk e ka bere muzeun. Muzeun e projektoive dhe ndertova une nga fillimi ne fund, por nuk duan ta thone ! Kush nuk mburret sot edhe miza e mutitit ! Te gjithe arqitekt, te gjithe poete, te gjithe politikane dhe te gjithe azgane mashtrimi dhe hajdutelleku... Une e kam bere muzeun e Krujes.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rezi

            Po sigurisht ata vetëm zi duhen parë, shihni se mos e ka bërë Zogu atë muzeun? Ata studjuan e punuan të tre fëmijët, por këta të Sali Gërdecit që vetëm shkatërruan? Vodhën e jetojnë me pasuri marramëndëse bërë një ditë punë? Si s’ju vjen turp! Gërmo Tare gërmo, se vetëm vlerat ja ngrini Enver Hoxhës.

            Përgjigjjuni
            1. l
              loni

              Epo ne vajzen e Enver Hoxhes njohim per projektuese.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Neri

                Ore perse themi qe Shqiperia ka qene shtet komuniste.Sipas kesaj qe shkruhet te gjithe po dalin nje nga nje te deklasuar.Te gjithe artistet te prekur,inxhinjeret te prekur,instuktoret ne komitetin e parties te prekur,specialistet e fushave te ndryshem te prekur sepse punonin te fshat,fshataret pse ishin barinj me bageti,te tjeret perse punonin me krah ne bujqesi, ne qytet perse punonin me turne etj.Te gjithe te dridhnin zinxhiret dhe te hanin e te pinin qyl. Ah qe nuk u organizuan dot se Shqiperia do te ishte bere fushe me lule .

                Përgjigjjuni
                1. v
                  vezhguesi

                  Neri-drejt e ke ti more mik, pasi kur dikush futej ne burg per politike, i tere fisi trajtohej si te prekur.

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Tan_Tironci

                  Pirro Vason e kisha komshi. Ai ne kat te date, une ne pestin. Ai jetonte me nje dhome e guzhine. Fati I tij I mire, kishte grua te bukur. Ajo, kishte dy vrima ne bel, gje qe te linte me goje hapur. Pirro, ishte/eshte zotni. Nuk pjerdh njeri e shef punen e vet. Ai, eshte edhe nje nga projektuesit te piramides. Djale xhevahir. Pranvera, cope mishi me dy sy, morri ne qafe Asllan Rusin, edhe desh I kushtoi shtrenjte Agim Fagut.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kot fare

                    Cfare flet o kar tironsi mori ne qafe Asllanin kete deli djale me hunden si si koder.Tani po dalin te gjithe disidente dhe qe atehere luftonin komunizmin me projekte si ky muzeumi qe fundja nuk i plas njeriu kush e ka projektuar.Bole ka plot gjera qe mund te kapesh por jo me prrallat me Llonin e shkrete qe kishin ikur tjegullat nga catia dhe jo te pretendonte vajzen e mbretit.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shaqo

                      ...si puna e Kuazimondos...katedralja e Parisit????????????????

                      Përgjigjjuni
                  2. F
                    Futja Kot eeee

                    Po vazhdo me fotot e Pranveres ti jo ush po gomar. Si ata si ti vazhdoni ti mohoni meriten arkitektit

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Klementi

                      Eshte koha me e pershtateshme,qe ti heqim Pranveres edhe atesine !?

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Maks

                        Beni mir qe te pyesni ate qe e din mir kete histori Jo ata qe e kane degjuar apo duan qe te duken se kan qene dikushi

                        Përgjigjjuni
                        1. m
                          mos beso te verteten !

                          E lashë por e paska marrë era përgjigjen time !

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pirro Vaso

                            Per hir te se vertetes, qe mund te verifikohet nepermjet dokumentacionit te kohes, si ai teknik i projektit te hartuar ashtu dhe te konsultave e mbledhjeve te shumta te organizuara nga Ministria e Kultures dhe Ministria e Ndertimit te kohes, projekti i Muzeut te Skenderbeeut ne Kruje eshte hartuar ne Institutin Nr.1 te Arkitektures dhe Urbanistikes ne Tirane. Projekti u frymezua nga platforma ideore hartuar ng Prof. Alaeks Buida dhe varianti perfundimtar u miratua nga Keshilli Teknik i Ministrise te Ndertimit, zhvilluar ne qytetin e Krujes. Ky variant, qe eshte ai i realizuari. u mbeshtet ne dy variantet paraprake, ai i hartuar nga Instituti Nr.1 dhe ai i projekt-diplomes te Pranvera Hoxhes, e cila pas mbrojtjes se diplomes, u punesua ne Institut dhe iu bashkua grupit te projektimit te Muzeut. Zoti Robert Kote drejtoi punimet e zbatimit te ndertimit, qe ishte nje proces delikat dhe jo i lehte, por projekti i realizuar nuk ka lidhje me ndonje projekt te meparshem qe mund te jete hartuar prej tij. Mendoj qe, si per cdo rast, para se te formulohet nje shkrim si ky me siper, eshte e domosdoshme te konsultohet dokumentacioni i disponueshem per te pasqyruar vetem te verteten. Sinqerisht, Pirro Vaso, arkitekt

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lule Berati

                              E verteta eshte nje dhe vleresoj shume ate qe Ark i nderuar Pirro Vaso ka ndricuar, i cili eshte nje nga autoret kryesore , pa mohuar meriten e askujt ne realizimin e kesaj vepre te shquar.

                              Përgjigjjuni
                            2. z
                              zigur

                              Sa per te qeshur na doli ky koqia Kote me kete puntorin e ngarkim shkarkimit,muzeu eshte projektuar me grup pune ku sigurishtPranvera ishte kryesore ashtu si dhe i shoqi Klemendi qe ishte nga arkitektet me te mire,o koqia inat dhe ketu te jap te drejte por jepi hakun.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                ENTSOE

                                Ing I zbatimit te CDO projekti kur eshte I mire gjate zbatimit Ben ndryshime te Mira, por kjo nuk do te thote qe ai eshte projektuesi I projektit. Por keto 33 vjete llafet dhe shkrimet e gazetareve zevendesuan dhe hijezuan te verteten dhe kjo ne abuzim te fjales SE lire...... muhabetit te lire!!

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sadiu

                                  Këta të njollave sa u mburrkan me pordhët e tyre pasi kanë ngrënë pilafit. Aq frikë kini patur nga lufta e klasave dhe kjo duket se u shprehët pra u doli 34 vjet pas zhdukjes së saj.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Ja qënëria

                                    Vertetë pyes veten: si mund të ketë njerëz kaq të poshtë që me çdo kush , në llojë llojë mënyrash kërkojnë ta shtrydhin memorjen e thetërkujt për të nxjerrë një fjalë që atyre u intereson për propagandën e fëlliqur siç bëjnë këta mostrat e "Memorjalit" ?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Agim

                                      Shtremberim i se vertetes, sajime delirantesh dhe dashakeqinjsh,( R.K.e K.M.), meskinitet nga e quajtura A.Jaupjaj... e cila ne taborrin e antienverizmit, gjen rastin. denigron e mohon punen e nje arkitekteje te talentuar si Pranvera Hoxha dhe te arkitektit nga me te aftet e kohes, Piŕro Vaso...Pyet zonja gazetare Bashkim Ahmetin,pyet Gazmend Leken, Ilir Pojanin, Gjergj Markon, etj, efj te te thone se si qendron e verteta..per ptojektin dhs projektuesit e atij muzeu...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Arkitekti

                                        Robert Kote dhe Kurt Murati te kene turp. Arkitekti i vertete ishte Piro Vaso. Pranvera punoi me te dhe projekti u quajt i te dyve. Po memorie.al lufton regjimin totalitar me te tilla shpikje dhe pas 50 vjetesh na jep Robert Koten. Robert Kote eshte cuar ne Kruje ne vitin 1975. Qe atehere nuk ka patur mundesi te punonte per ate projekt. Kjo eshte e verteta qe e dine gjithe arkitektet e njohurbte Shqiperise.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Vranakonti

                                          Kesaj i thon bjeri fyellit ne nje vrime.Ne kuadrin e luftes kundra komunizmit, disa njerez,qe, ne ate kohe kane qene me mize ne ksul,sot bejne tregime per te lartesuar veten e tyre sikur ata kane qene shpetimtaret e shqipperise dhe ata qe ishin me komunizmin e kane shkallmuar vendin tone. Kushdo,perveç atyre me miza ne koke, i kane pare dhe i kujtojne per te mire,mbushjen e vendit me fabrika,uzina,kombinate,treni ne çdo skai te shqiperise,shkolla e spitale,punesim per te gjithe,bujqesi te perparuar,ushtri moderne e ndertmin e njeriut te ri me tipare te reja edukative,nuk mund te zene vend sharjet e ketyre njerzeve me mize ne ksul. Veprat qendrojn serbes ne kujtesen e njerzeve perparimtar.Nqs,sot muuzeu i Skanderbeut ne kruje eshte pelqyer nga i gjithe populli shqipettar,eshte dhe puna e miire e ketij inxhinjeri,arkitekti,Robert Kote.Puna e mire nuk mohohet. Por fjalet e keqija nuk pranohen.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Ermir

                                            Nje guregdhendes na ishte me njolle ne bografi! Cfare thua, o Kurt! Po pse genjeni? Cfare njolle kishte Robert Kote? Kishte patur vjehrrin ministet e zv. minister. E nxirren ne pension ne vitin 1975 kur u arrestua Koco Theodhosi. Ngeli ne parti. Kaq ishte. Robert Kote ishte arkitek i afte. Por, ne vitin 1982, nuk mbahej afer. Nuk e ka bere ai projektin. Ka marre pjese ne zbatim dhe kaq.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. U
                                              UNE

                                              Mendoni nje Pranvere, nje mish me dy sy, te mbronte diplome arkitekrure!!! E kam jetuar, midis tyre, ate kohe. Ishin po aq te afte sa nipi i tyre qe u denua per laborator droge. Njerez te ardhur nga balta dhe ne balte shkuan.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                Kujtim

                                                Mehmeti ,thuhet, e kishte të hajrit djalin e madh,se atë të dytin gagaç dhe epileptik e kishte të llastuar dhe ai i hëngri kokën. Kurse Bashkimi ishte si vajzë... Fëmijët e udhëheqjes të Partisë në përgjithësi ishin nën mesataren e inteligjencës të asaj kohë, tekanjozë dhe të rrezikshëm po tu mbetej qejfi. Sa për arkitekturën,sigurisht do shënohej emri i Pranverës dhe do t'a bënin ata që dinin si bëhej një muze.Këtu nuk ka asgjë për t'u çuditur. I ati kishte krijuar Partinë komuniste pa e kuptuar as vetë dhe pa qenë asnjëherë komunist,kishte drejtuar Luftën Nacionalçlirimtare pa qëlluar një herë të vetme me armë, ishte marksist-leninist i madh pa e lexuar asnjë herë marksizmin, kështu që edhe e bija do e bënte një çudi si i ati. Dhe bëri muzeun....

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kot fare

                                                  Cfare flet o kar tironsi mori ne qafe Asllanin kete deli djale me hunden si si koder.Tani po dalin te gjithe disidente dhe qe atehere luftonin komunizmin me projekte si ky muzeumi qe fundja nuk i plas njeriu kush e ka projektuar.Bole ka plot gjera qe mund te kapesh por jo me prrallat me Llonin e shkrete qe kishin ikur tjegullat nga catia dhe jo te pretendonte vajzen e mbretit.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    Na mbyten bolet

                                                    O gjeni po ku ke qene me pare ti?Ti po ju jep drejtim gjerave pse na le te katandisemi keshtu duke na lene ne dore te Enverit, sic duket jot eme qenka mbarsur me Zeusin.

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. V
                                                    VEZHGUESI

                                                    I DASHUR ROBERT . Kam shume respekt per ju por nuk kuptoj pse u kujtove pas shume e shume vjetesh te na tregosh kete histori qe duket si perrall basshke me gurgdhenesin .Arkitektet projekktojne gurgdhenesit japin mendime etj. jane shume spcialiste etj qe vendosen per nje veper te tillee jo vetem ju .SIDOQOFTE URIME ,le te shpresojme qe ne ardhmen do mendohesh para se te shkruash ndonje ndodhi tjeter , te besueshme.. VEZHGUESI

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. J
                                                      Ja kaq

                                                      Po ka shumë të drejtë ky zotëria bile edhe piramidat në egjypt ky i ka projektuar. Mortja që su ha. Idjota gazetarë dhe Idjota redaktorë "po ka". Merruni ore rropqira me problemet serioze të popullit dhe i lini këto perralla ma borëbardhën dhe 7 xhuxhërit, rropqira

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Titvas

                                                        Çfare perralle po na tregon ,e lexova shkrimin tend ,çdo gje qe je thene eshte si ajo ( doni mē per Belulin ) me ngeli merak per murin qe ti e kishe ngritur nja dy metra e ta prishen pse ? ti ke qene nje punetor atehere dhe jo projektus , edhe ne foto nuk te lane me dale se nuk ke qene kerkushi per vec se nje pedagog ,do ishte mire te shkruaje atehere nga viti 1990 e jo sot mbas 34 viteve !

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          KRUTANI

                                                          Ja, na dolen edhe ca te tjere " me biografi te keqe ". O Zot ! Sa te pa nder e moral po na shfaqet ky popull tash 34 vjet ! mendimin per projektin e muzeut apo kush e beri e kush s'e beri na e jepka nje gurgdhendes !? Ha,ha,haaa! Ah, po se harrova: Ky ka qene me biografi te keqe dhe si i tille eshte vetem i ndershem, i ditur dhe thote vetem te verteten.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Llumbaci

                                                            Me njolle ne biografi dhe paske qene arkitekt i Mizeut te Krujes ? Paske qene edhe ne Kine ?

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. *
                                                              ***

                                                              Unë nuk e di zj, Jaupi si mund të bëhet një intervistë si kjo, pa kokë e pa këmbë. Zakonisht Memoria.al ka gjëra të sakta, por këtu aludohet,madje spekullohet. Nuk është puna se përmendet Pranvera Hoxha, por duket se këtij gurgdhendësit, që mund të ketë qenê vërtet mjeshtër, dikush i ka thënë thuaj ashtu e kështu. Mund të gjenden argumente të tjerë pë të njollosur EH dhe pinjollët e tij, por jo me intervista qesharake, joprofesionale. Pse nuk pyetet Arkitekt Robert Kote, qe sipas Kurtit është arkitekti i vërtete i Muzeut? Unë kam lexuar një intervistë të z. Kote ku flet për disa probleme të cilësisë së ndërtimit që ai Muze ka pas dhe ka, por nuk e thotë asgjëkund që unë ndryshova projektin etj. Pastaj Pranvera dhe Piro Vaso janë gjallë, ata mund e duhet të pyeten nëse vërtet nuk janë arkitektët e vërtetë të një vepre aq të njohur e të rëndësishme si për Historinë edhe për Arkitekturën shqiptare.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. l
                                                                labi

                                                                Profesor Roberti shpejt u kujtove ta thuash kete ,te paskan hyre pordhet ne zemer .Prite 34 vjet ta thoshje se kishe frike mos ngjallej Enveri.Pa mohuar aftesite e tua te gjithe ne komunizm me art ,kulture ,shkence ,artiste dhe shkrimtar ikeni sherbyer elites komuniste dhe mos na u hiqni ketu te zotet te gjithe .Po te kishje kellqe e thoshje atehere, dhe me te drejte nuk kishe si ta thoshje se kishte pasoja,kur atehere nuk e the dot ,mos u bej sot burre kur koqet e atij sistemi jane fishkur me kohe

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. E
                                                                  Etniku pa kompromis

                                                                  Vone zoti arkitekt,vone,te flisje atehere se tani eshte e kote.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. A
                                                                    Asd

                                                                    Duhen pare dy projektet per te kuptuar te verteten. Ndoshta pikenisja e Pranveres nuk ishte projekti perfundimtar por sherbeu si baze e modifikueshme. Inxhinieri e pranon qe nuk kishte prezantuar asnjehere paraprakisht donje projekt. Pranvera pergatiti nje draft qe i dha guximin Kotes te vijo te me tej.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. i
                                                                      i indinjuari

                                                                      Ju lente mendja qe mereni akoma me Enveret dhe arkitektet e tij Dje keta arkitekt ishin goje mbyllur tani jane bere te gjithe trima.Ky shkrim nuk i jep askujt asgje mor tru thare. Shikoni çeshtjet aktuale se bota dhe ballkani po valon dhe shikoni se mos digjeni pa lerini muzeumet dhe dokrat tuaja.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. F
                                                                        Faktet

                                                                        Ne vitin 1985, ne Shqiperi ka pasur: 2104 muzeume, 2169 shtepi e vatra kulture, 6816 grupe artistike amatore dhe 45 biblioteka popullore. Kur s’ke çfare flet me mire mos hap gojen qe te hash m* t kot. Vertete ka qene despot gjakatar, por ka qene despot qe e donte artin dhe kulturen. A do ndodhte sot qe te shkonte Ramushi ose Salushi tek nje muze edhe te ankohej se qenka shume i vogel, urdheroni fondet qe ta beni me te madh?

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. D
                                                                          Demotakercita

                                                                          Edhe me "biografi te keqe,edhe me sherbim ne Kine".Sot mund te thuhen shume gjera te pa qena,te kete levdata te pa merituara.Projekti eshte projekt me gjithe te metat qe mund te kete te cilat gjate zbatimit marrin permiresimet e nevojshme.Fjalet e mesiperme tregojne nje tendence te pervetesimit te meritave te pa merituara.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. Q
                                                                            Qesharake

                                                                            Bert kote ska bere asnhe objekt qe te kete ngelur. Me shume piktor medioker se arkitekt. Me mire mos te thoshte qe e ka bere kete muze se ky eshte turp. Nje butafori e vertete. Ka qene ne Kine me studime dhe thote jam i persekutum se e kan cuar ne Kruje. Edhe ne kohe te xhaxit 1.2 hr me autobus nga Tirana ishte Kruja. Po krutanet ca i bn te thone qe na ka persekutu Skenderbeu qe na la ne Kruje dhe sna coi ne Napoli. Qesharake

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. P
                                                                              Patrioti.

                                                                              A të njëjtën redaksi keni o z.Mero? Sado qëtë sajoni ,GËNJENI,SHPIFNI KOHA E KA VLEDËSUAR DHE DO TË VLERËSOJË GJITHKËND QËKA DREJTUAR SHQIPËRINË. Z.MERO NJË FAKTË RINGJALLIA E INDUSTRID SË LUFTËS, SE DHE SKËNDERBEU ME SA MBAJ MËND PAS 1993 U PËRGOJUA.Ark.Kote është njeri e specialist sh.i mirë.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. F
                                                                                Flamuri pa shtizë

                                                                                Te gjithe genjeni,projektin e kam ber une..!

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. T
                                                                                  Thashetheme

                                                                                  Nuk mund te shkruash histori me thashetheme! Gazetaret jane bere percues llafesh dhe nuk e ulin b* dhe te lexojne se u jollohet truri

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. V
                                                                                    Vjosa

                                                                                    Ku ishte deri dje ky burri apo sot u zgjua nga gjumi si puna e Lulit të PD ?

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. L
                                                                                      Loni

                                                                                      Kjo vete pas asaj që thotë: "Plaç moj bythë e plasur, ç'halle paske pasur." Nëse doni të vërtetën dhe vetëm të vërtetën pyesni zotin Kryeministër, të vërtetën për gjithçka e ka ai në xhep. Por, po nuk denjoi të përgjigjet, shkoni poshtë ballkonit, ua thotë Sala nga maja e minares. Dhe nëse edhe ky nuk pranon të përzihet, atëhere dy korifejtë e politikës shqiptare, Flamur Noka dhe Nard Ndoka mund t'i bëjnë derman kësaj pune.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. i
                                                                                        i pa burgosuri

                                                                                        Po te gjithe spiunat paskan qene te perndjekur, ne kote qenkam frikur prej tyre, Ky inxhinjeri ka qen spiun e dine te gjithe tani na doli i pernjekur , si thone kesaj?.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. R
                                                                                          Robert Camcakizi

                                                                                          Kur isha njehere ne Dardanele.

                                                                                          Përgjigjjuni

                                                                                          Lini një Përgjigje