Nga Enver Robelli
Enver Hoxha, i cili vdiq si sot para 39 vitesh, vrau së paku 6000 shqiptarë. Kaq boshnjakë vranë forcat serbe në Srebrenicë. Nga OKB Srebrenica u shpall gjenocid. Në Tiranë (qe besa edhe në Kosovë) ka figura publike që edhe sot, katër dekada pas vdekjes së diktatorit komunist, dalin e thonë: hajt se nuk ishte aq i keq! Në kampe përqendrimi regjimi kriminal i Enver Hoxhës internoi, syrgjynosi, keqtrajtoi brutalisht qindra-mijëra shqiptarë. Shkatërroi mijëra familje dhe elitën intelektuale properëndimore.
Adhurimin dhe respektin për regjimin jugosllav e kultivoi herë hapur, herë heshtur, siç e dëshmon e veja e tij Nexhmije Hoxha në revistën DER SPIEGEL, nr. 15, viti 2004: “Ndonëse më vonë Tito u bë kryearmiku ynë ideologjik, burri im (Enver Hoxha, v.j.) e respektonte atë si faktor stabiliteti në Ballkan. Kur Tito u sëmur për vdekje, Enveri më befasoi me këto fjalë: ‘Kam pasur dëshirë që ai të jetonte edhe disa vite.”
Më 1946, në kulmin e vëllazërisë së komunistëve shqiptarë me ata jugosllavë, Enver Hoxha tha: “Jugosllavia demokratike është më e avancuar, më e përparuar se ne. Interesi ynë është që ajo të jetë e fortë, se me një Jugosllavi të fortë do të ketë demokraci në Ballkan. A është në interesin tonë të kërkojmë Kosovën? Kjo nuk është progresiste”.
Çka është për gjermanët Hitleri, për shqiptarët është Enver Hoxha - më i madhi kriminel në historinë e kombit. Madhërimi i figurës së tij nga manipulatorë të historisë është krim i sërishëm ndaj viktimave të panumërta që ka shkaktuar regjimi tiranik i Tiranës komuniste. Çka është sot Korea e Veriut, për shqiptarët ishte Shqipëria e Hoxhës: një Gulag në Mesdhe.
Kjo e kaluar e errët nuk përkujtohet si duhet sot në Shqipëri. Traumat e së kaluarës përdoren për turizëm qesharak. Ja, këtu përgjonte “Sigurimi”, haha! Ja, kishim kaq e kaq bunkerë, haha! Filani u arrestua dhe dënua me burg se dëgjoi rokmuzikë, haha! Kështu u prezantohet turistëve zezona komuniste. Në shtëpinë e diktatorit vrapon “elita e re” për të mbajtur “aktivitete kulturore”.
Xhelatët e dikurshëm bëjnë jetë të rehatshme. Disa kanë ikur në Perëndim dhe dalin në televizione të Tiranës dhe "shpjegojnë" sa e bukur ishte Shqipëria dikur, kur njerëzit zgjoheshin në orën 02:00 të natës dhe prisnin në rend për një litër qumësht. Dhe në orën 08:00 ktheheshin në shtëpi duarbosh!
Vetëm në Shkodër gjatë komunizmit u burgosën 2890 veta, prej tyre 601 u vranë, 136 nuk mbijetuan nga torturat. Eshtrat e shumë viktimave në Shkodër ende janë të shpërndarë nëpër zona me bërllok.
Porosia e Stalinit më 1949 për Enver Hoxhën gjatë një takimi në Sukumi pranë Detit të Zi: “Çështja e Kosovës duhet të lihet në plan të dytë dhe nga ana juaj të mos vihet në plan të parë”. E thënë, e bërë!
Një popull që nuk e përbuzë në mënyrë meritore një diktator, nuk e ka vështirë t’i durojë adhuruesit e tij në jetën publike. Edhe kjo është pasojë e deformimit të shoqërisë nga regjimi komunist.
Po natyrisht mer daku..keto qe thua ti fatkeqesisht jane mese te verteta sepse ne kemi akoma nostalgjike te qoftelargut enver dhe fatkeqesia me e madhe eshte se ata jane te veshur me pushtet dhe na hiqen si 'patriote moderne' prandaj nuk eshte aspak e rastesishme gjithe kjo mizerie qe ka kapur shqiperine e nuk e leshon.. fatkeqesisht permbysja e regjimit ne shqiperi ishte shume e percipte dhe formale dhe jo rrenjesore sepse ne gjoja permbysem nomenklaturen por sot kemi kryeminister te birin e Kristaqit dhe nipin e Spiro Kolekes kemi ish sekretarin e ppsh Sali Berishen dhe nje karvan te tere komunistesh e kriptokomunistesh te cilet kane nostalgji per demonin dhe regjimin e tij..
O Vero, harrove me na shkrujt edhe ato mē tē fundit siç janē femrat shqiptare prostituta me dhunē nē gjithē Evropēn ,djemt drogaxhi qē kanē mbushur burgjet e rruzullit, mafia qē vjedh e vret si ti teket, korrupsioni edhe brenda familjes, degjenerimi masi vi shtetit, hajdutët ne presidentē, kryeministra, drejtore e vari karet.O vero jemi mē keq se kemi qenē edhe pse iluzioni na genjen.
O " shoku " Enver Torobelli. Eshte fyerje per ne në Shqiperi që të na jape leksione per Shqiperine dhe Enver Hoxhen nje kosovar qe s'ka qene kurre ne Shqiperi dhe qe shumicen e jetes se tij e ka ne Gjermani. Enver Hoxha ishte nje diktator dhe regjimi i tij " diktature e proletariatit ", pra formalisht e klases punetore. A ka bere gabime, faje dhe krime Hoxha ? Pafundesisht. A kane qene kundershtaret e Hoxhes atdhetare, demokrate, te pafajshem ? Me fare pak përjashtime, asnjeri. Ato shifrat prej 6 mije te vraresh e qindra mijera te internuarish, jo vetem nuk jane te verteta, por i shpikin dhe i perserisin kryesisht maskarenjt, pasardhesi biologjike dhe morale te kuislingeve, spiuneve dhe terroristeve qe vepruan ne sherbim te te huajve, kryesisht te jugosllaveve. A ka qenë Shqipëria e varfër ? Po. patjetër pasi e varfër ka qenë historikisht, madje edhe sot është më e varfëra e Evropës. Pse ? Sepse kemi pasur historikisht mendjen më të varfër në Evropë si popull. A ka Hoxha mëkatet dhe kontributin e tij në nivelin ekonomik të ulët ? Pa asnjë diskutim që po. Shqipëria do të mund të kishte qenë më mirë ekonomikisht sikur të ishte ndjekur një politikë më e mençur dhe liberale. Por, Hoxha ka meritën, si askush historikisht ndër shqiptarë, që për 40 vjet arsimoi gjithë popullin shqiptar, zhduku analfabetizmin, përhapi shërbimin mjekësor në mënyrë kapilare deri tek fshati më i largët, iu solli shqiptarëve dritën elektrike, radion e TV, hekurudhën, industrinë ( sado të vogël ), emancipin e femrës, ndërtimin e Akademive të shkencave e arteve, ushtarake dhe detare, unifikimin e gjuhës standarde etj.etj., vepra këto që bota e civilizuar ( megjithëse i ka ngritur shekuj para nesh ) i konsideron gurë themeli në kulturën dhe progresin shoqëror të një populli. krimet e Hoxhës ( ku nuk hyjnë as vrasjet e bashkëpunëtorëve të pushtuesve gjatë luftës, as spiunët dhe terroristët e pasluftës ) janë të paamnistueshme, ashtu siç janë të tilla edhe krimet monstruoze të qeverive perëndimore të kryera gjatë Luftës së ftohtë, brenda dhe jashtë vendeve të tyre. Sa i përket bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, vetëm injorantët dhe maskarenjt e besojnë se varej në dorë të Hoxhës. Këtë gjë s'po mund ta bëjnë sot SHBA dhe ato shtete evropianoperëndimore që e dëshirojnë dhe jo ta bënte Hoxha në kohën e Luftës së Ftohtë. Pse nuk dilni sot ju " atdhetarët " e hamburgerave, duke përfshirë edhe politikanët e Tiranës dhe Prishtinës të kërkoni bashkimin kombëtar kur rreth 80% eshqiptarëve e duan ?!!! Lërini analizat dhe pordhët nga kolltuqet pranë vatrave të ngrohta të zjarrit. Shqipëria s'ka qenë kurrë si Koreja e Veriut sot ( për ata që njohin historinë e djeshme dhe të sotme ) dhe Hoxha s'ka kurrfarë lidhjeje as ngjashmërie me Hitlerin. këto krahasime i bëjnë njerëzit pa dinjitet që besojnë se pasionet janë GPS ( navigator ) dhe lehjet arsyetime.
TETOVAR, bravo. Nuk mund t'i heqim asnje presje komentit tend. Aq sa the,jane te verteta.
Respekte !!!
Ore Enver Torobelli ! Zotrote thua se Enver Hoxha ka vrare 6000 vete,per me shume se 40 vjet qe ai e ka udhehequr kete vend.A e di sa ka vrare Sali Berisha per 13 vjet qe ka qene ne pushtet 1992-1997 dhe 2005-2013.Mbi 3000 te vrare vetem gjate vitit 1997,mbas falimentimit te firmave piramidale te cilat i lejoi vete dhe pastaj e futi popullin ne lufte civile, me thenien e tij "lapidare" mbas meje qameti ! I vazhdoi vrasjet kur rierdhi ne pushtet me Gerdecin dhe pastaj vrasjet e njerezve ne bulevard poshte dritares se zyres se tij.Po te kujtoj edhe aktivistin e UCK Remzi Hoxhen te cilin e eleminoi nga faqja e dheut ne vitin 1994 duke ja zhdukur edhe eshtrat.Ti je nje burre i lig dhe i ndyre,por shiko te zgjidhni hallet e Kosoves,se i keni ne burgun e Hages te gjithe drejtuesit e UCK,te cilet ju shpetuan nga serbi dhe sot i keni haruar ne burg e nuk thoni nje fjale te vetme per ta !! BUREC I NDYRE
Edhe emrin ta kane vene Enver try vet...shkruj me pseudonim aritkujt ose ik merru me fisin qe te ta vuri!
Ceshte ky loqe qe shkruan per kedo e per gjthcka?!
Amin!
Ik o Robell mos na çaj trapin me artikuj kot. Te madherosh anet e mira te nje sistemi te deshtuar eshte po aq e demshme sa te jesh nihilist ndaj gjerave te mira qe ai prodhoi. Ti je trekendesh i ngjashem me ata qe shpjegojne "sa e mire" ishte Shqiperia enveriane. Komunizmi ishte nje sistem i GABUAR dhe i DESHTUAR. kaq !!! .....Por te jesh kaq i ndyre sa te krahasosh viktimat e nje sistemi ne 40 vjet ne nje shtet te tere me masakren etnike serbe te bere ne 1 dite ne nje qytet te vetem, je MASKARA ANTISHQIPTAR !..............historia verteton me dokumenta se per cdo njeri qe vriste Enveri, ne Shqiperine 91-99 u vrane 10, Tito vriste 100, Stalini 1000, Hitleri 10,000 mqs i paske fiksim krahasimin me numrat dhe emrat.
Mos mashtro me shifra te vraresh sepse do te quajne mashtrues.Me mire athere se kishim femijet cdo dite ne shteti se sa sot qe nuk I kemi ato sepse jane ne emigracion
O Robell fatkeqeshisht i kam jetuar te 2-ja kohet...i hani M...atij sistemi duke filluar qe nga cilesia e ajrit qe thithim edhe deri te shteti social qe ishim.
Ti larua i Kosoves beje esapet per Kosoven jo per Shqiperine, Enver Hoxha beri shtet, e mori nga zero nga lufta dhe beri me qindra uzine e fabrika dhe hidrcentrale, per tradhetaret beri ligj, me vdekje,ndersa idhulli jot Sali Karaxhici i vrau vetem ne vitin 1997 6000 persona, ti na nxjere njerzit ne radhe, ato vuajtje ne i dime, zagar i Milloshevicit.
Kjo fotografi eshte e vërtetë, por kjo nuk tregon atë realitet që përjetuan shqiptarët gjatë 45 vjetëve. Ajo që ndodhi 6-7 vjetët e fundit të regjimit ishte pasoje e deformimit të ligjeve ekonomike të vendit ,ku, siç gjykohet shpesh, nuk ka munguar edhe veprimi i qëllimshëm. Fakti është që sistemi socialist (sistem komunist nuk ka pasur asnjëherë edhe pse gjithë propagandes së sotme antikomuniste i pëlqen djallêzisjt të përdori kêtë term) e mori Shqipërinë me 850 mij banor , 80% analfabet, të raskapitur nga sëmundjet kronike si malarja tuberkulozi,anemi ,rakitizmi etj... dhe pas 45 vjetësh popullsia numëronte gati 4 milion, të ushqyer, të veshur, të shendetshëm të arsimuar e të tjera arritje edhe pse në nivel modest në të gjitha aspektet e infrastrukturës apo ekonomisë arritje këtotë cila, ata që kanë jetuar atë kohê, i dinë mirê . Kjo foto është sa e vërtetë aq edhe e qëllimshme për të denigruar të vërtetat në shkallë sistemi por që realisht tregon ku u katandis gjendja ekonomike 6-7 vitet e fundit të atij sistemi.
E.Robelli nje maskara i pashoq...Turp i Kosoves !
Si mund te krahasohet Enver Hoxha me Hitlerin?! Vertet rrinin ne rradhe per qumehtin , po blinim qumesht ,ama, jo vaj palme , sic hame sot.
Una-duket se nuk e keni jetuar ate kohe, sic e ka jetuar brezi im. Eshte vertet per te qeshur e per te qare se si disa individe ketu e kalojne me nje fjali si kjo e juaja ate drame qe kemi kaluar per mese 50 vjet. Ne pergjithesi, nuk i pelqej shkrimet e zotit Robelli, por kete here duhet thene se i ka rene pikes. Ne ate kohe vertet nuk hanim vaj palme, por na conin ne pune edhe te shtunave, ndersa te dielave shkonim ne pune "vullnetare" dhe ne fund te cdo 15 diteshi na jepnin nje rroge qesharake, pa folur ketu per kushtet e punes. Une jam emeruar ne Uzinen e Gizes (Furrnalte) te Kombinatin Metalurgjik ne 1985-sen, menjehere sapo mbarova Fakultetin e Inxhinjerise. Aty kam punuar 5 vite. Ne ate kohe, Ministria e Shendetesise dergoi nje ekip specialistesh me nje autombulance te paisur me disa aparate qe analizonin gjakun e punonjesve per te zbuluar nivelin e karbosihemoglobines. Sipas nje bisede qe kam patur ne ate kohe me njerin prej atyre specialisteve, kjo substance krijohet ne gjak nga bashkimi i hemoglobines se gjakut te njeriut me monoksidin e karbonit, pasi ky gaz vdekjeprures, qe prodhohej me shumice ne furrnalte, kishte me shume afinitet qe te bashkohej me hemoglobinen se sa me oksigjenin. Kjo ben qe trupi i njeriut te ndjeje lodhje dhe te fleje mbi 10 ore ne dite, dhimje koke e ne rastet akute, te vjella. Mbasi ndenji per dy dite ne uzine, nje mengjes nuk e pame me ate autombulance. Iken specilistet pa mbaruar analizat e pjeses me te madhe te punonjesve te uzines. Edhe nje budalla e kupton aresyen e nderprerjes se misionit te ketyre specialisteve. Nga analizat qe ju bene disa punonjesve, me siguri qe te dhenat kane qene alarmante dhe per te mos bere shume zhurme, e terhoqen grupin e specialisteve. Disa muaj me vone, une vete fillova te ndjeja simptomat qe me pershkoi specialisti qe permenda me siper. Kam shkuar ne Sanatoriumin e Tiranes ku kam bere analizat e plota. Njeri nga mjeket atje, nje burre i vjeter, qe dikur kishte qene ne universitet me tim ate, njerin nga kirurget me te mire te vendit, ne konfidence me tha se ti duhet te largohesh saa me pare nga ai vend pune, qe te shpetosh, pasi niveli i karbosihemoglobines ne gjakun tend eshte mbi dyfishin e lejuar. Ishte fundi i vitit 1989. Kerkova qe te largohem, por ne ate kohe askush nuk ikte dot nga nje vend pune pa miratimin e ministrise perkatese. Si perfundim e lash punen dhe vajta qe te punoja ne nderrmarrjen e Asfaltimit si mekanik. Edhe ketu pata nje ndihme shume te madhe nga SP, qe me vone u be minister dhe ne ate kohe ishte K.Inxhinjeri i kesaj nderrmarrje. Disa muaj me vone u largova ne Itali ku punova ne nje kompani inxhinjerike, nga ku filloi karriera ime e vertete ne fushen ku punoj edhe sot.
Eruditi torobelli me nje nivel IQ -je poshte mesatares,kerkon te behet filozof ne kurriz te genjeshtrave.UDB -ist i vlersuar shume,nga serbet.
NUK. SE KAM VEREJTJE POR NUMURI I TE VRAREVE ESHTE I MADH.ESHTE I ZMADHUAR JANE FUTUR DHE KRIMINELE ORDINERE ..,BESOJ ATY DO JETE EDHE ISA TOSKA I ALIBEAJT DHE TE TJERA KRIMINELE.......A DUHESHIN VRARE.......JO BRE BURRE.......TANI KA NJE PROBLEM QE EDHE KUDO NUK FAL NJERI KRIMINELET QE SHKELIN LIGJIN ....PSH.....VAZHDON LUFTA E KLASAVE PO EDHE SOT...
Z.Robelli! I kam lexuar me interes shkrimet e tua, me synim se gjej të reja, të veçanta të vërteta, por dhe që dini të përgjithësoni. Edhe në këtë shkrim ka të vërtetë rradhët, tallonin, etj. Por ato pak rëndësi kanë, se qe ajo gjëndje që të gjithë u gënjyen pas “Çekut të bardhë”….dhe besoj sa pohohet në shtyp, që na ka kapur mafia. Një paralele midis Enverin e Hitlerit Ju u ulën shumë. Me këtë i bëni dëm shqiptarisë, historisë, kulturës, ardhmërisë së kombit. Mllefi juaj shkon deri në justifikimin e pa lumturisë ku jemi prej Enverit, apo don të egërsohen ato turist që shikojnë një të kaluar që nuk ndryeshoi nga e shteteve të tjerë dikur. Sa kritikojmë të kaluarën, të merremi me kritikën e të tashmes, që rruga ky po ecim të jetë e pritshmja e neoekonomisë.Përsëri ruaj respektin,
Enveri ishte qen bir qeni ,,,,njeriu me i keq ne gith boten ,,,,,asnje ne bot nuk ua mbylli xhamit myslymanve ,,dhe nuk i linte te beheshin synet ,dhe te vendosnin emrat tradicional te fes se tyre ,,,,asnje nuk ua mbylli kishat kaurve ,dhe nuk i linte te pagezoheshin ,dhe te vazhdonin me emrat e tyre ,,,,tu hiqte kryqet nga varret dhe ti thyente ,,,,,i basardoj njerezit zagari ,,,,,,eshte katandisu myslymani me emer amerikan ,,,,mir qe duket nga mbiemri ,,,,,
Enveri duhet të ndrrojë emrin…Ka një emër diktatori. Mua më duket se ai e adhuron diktatorin. Prandaj bën garë me të shara…
Enveri duhet të ndrrojë emrin…Ka një emër diktatori. Mua më duket se ai e adhuron diktatorin. Prandaj bën garë me të shara… Mund të duket më bukur të nënshkruajë shkrimin për diktatorin Enver Hoxha me emrin Veri Robelli…Qysh thoni ju të tjerët?
Duhet të ketë një emër (perëndimor) sëmundja e mendjezinjve, që shohin vetëm anën e zezë të zhvillimeve historike, duke përdorur syzet e të sotmes për kohën kur nuk ishin të nevojshme syzet. Por shkrimet e torobellëve kanë një vlerë të jashtëzakonshme për t'u mbajtur gjallë kujtesën atyre që u ka rënë në gjumë të thellë. Pa atë politikën diktatoriale të Enverit sot nuk do kishte Shqipëri dhe Kosova, si atëherë që porosiste Stalini të shtyhej në plan të dytë (pra, jo që të hiqej nga planet - e kupton dot këtë dallim torobelli? - është e njëllojtë me durimin e treguar edhe nga perëndimi për të gjetur momentin më të mirë për ta ngritur në plan të parë. Po, atyre që pandehin se çoç dinë është e pamundur t'u gjendet ndonjë që t'i bindë për të kundërtën. Përshëndetje për idiotët e kënduar, që hapin vende pune në rrjetet sociale!
Babai I vuri emerin e Enverit qe ky te behesh udheheqes I madh si ai. Me qe su be dot ja " shkerdhen " racen dhe sojin.....EnveritH!!!
Sa bole Tetovari, Shabani, Agimi. Dhe djemte nuk e mbaronin ate monster. Bravo Robel!
Ah mor torobello Ne vertet ishim te varfer ne krahasim me te tjeret Rrinim ne radh qumeshti po eshte e vertet Por venim dhe ne pune Shkonim shum me njeri tjetrin Eshte e vertet qe ka pas te burgosut te te gjitha llojeve Ka pas dhe denime me vdekje ashtu si thua ti 6000 te pushkatuar Por ishin pushkatuar me vendim gjyqi jo per qef te enverit Tani na thuaj o vllai kosovar ishim shtet i pavarur apo republik bananesh si sot A e di ti torobello kjo lloj demokracie qe kemi ne beri qe dhjetra mijra vajza shqiptare u nxoren ne tregun e mishit te bardh E di ti torobello qe sa djem kan vdekur ne shqiperi nda 1 992 e ketej E di ti zotni sa djem shqiptar dergjen ne burgjet e botes dhe da mijra kan vdek ne keto burgje demokratike E di ti torobello sa femij shqiptar jan zhduk ne greqi itali e europ
Ore Torobello ,nuk po reshtoj te mirat e atij sistemi sepse dihet tani I kerkon vete populli,por si te gjitha sistemet edhe ai e nisi dhe e perfundoi perderisa e bente gjthcka vete pa ndihmen e askujt,dihej qe do vinte nje moment do çedonte sidomos ekonomia,por nuk mund te vesh paralelizma me serbin,ore idiot....Enveri ngriti themelet e Shqiperise ,vendit me te prapambetur ne bote,mezi solli civilizim ne vend,sidomos ne veri qe gjakmarja dhe sabotimet ishin pa fund,degjove o Pjeter Mustakuqi ?
O Enver para se ti tregosh Shqiptareve te Shqiperise Enver Hoxhen tregoji si e ke marre pasoshin Zviceran,te pakten ne qe jetojme ketu ne Zvicer e dime qe ke ardh spiun i gatshem e spiun ke ngel. Duke qene se i njoh mire Kosovaret nuk me vjen cudi,sa per fillim Enveri sa ty ne kembe kishte aletin.Do ishte me mire per ty te merresh me Kosoven qe eshte bere si vend talibanesh,lene Shqiperine rehat se i di mire punet e veta,na jeni bo si muti mbas kepuceve,shkoni ne Beograd te vellezerit per kete ju ndihmon dhe Salihi qe e doni shume.
Si Rrobeli ka shumë që kanë ikur nga Kosova apo i ka dërguar UDB për shkak të krimeve që kanë bërë ndaj shqiptareve dhe të atje shiten si patriot. Të gjithë i njohim dhe tash disa janë bërë me media dhe analist kundër UÇK dh demokracisë së re në shqiptare Kosovë dhe vazhdojnë për ta ndihmuar regjimin gjenocid serb si analistë e zëdhënës të Sllavisë ortodokse.