Nga Alqi Koçiko
“Ashtu si ferri i Dantes, komunizmi ka nivele të ndryshme të tmerrit dhe mizerjes. Javën e kaluar, një ministër kabineti i qeverisë thellësisht staliniste shqiptare, gjeneral-major Panajot Plaku, u arratis nga atdheu i tij, duke rendur në mes të natës nëpër shtigjet që pat mësuar së pari si partizan në Luftën e Dytë Botërore, për të kaluar në Jugosllavi. Plaku është komunisti i rangut më të rëndësishëm mes 5-6 mijë shqiptarëve, që i janë larguar errësirës së atdheut të tyre, që nga koha e luftës…”! Kjo hyrje është pjesë e një shkrimi jo të gjatë të edicionit të datës 3 qershor 1957, të revistës amerikane ‘Time Magazine’.
Arratisja e madhe kishte ndodhur në mesnatën e 15-16 majit 1957, pra rreth dy javë më parë; lajmi ishte shokues dhe efekti zgjati disa vjet, sepse megjithëse brenda një vendi të izoluar ilaçi gjendet shumë shpejt, duke e etiketuar ushtarakun e njohur si; “tradhtar, armik, agjent”, etj., etj., buja do të vazhdonte jashtë Shqipërisë, në Lindje dhe në Perëndim.
Aq sa çështja Panajot Plaku do të kthehej edhe në objekt bisede mes Enver Hoxhës e Mehmet Shehut. nga njëra anë, dhe Nikita Sergejeviç Hrushovit. nga ana tjetër. “Pse nuk e rishikoni qëndrimin tuaj ndaj Panajot Plakut, dhe ai të kthehet në atdhe”? sugjeroi lideri sovjetik, gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1959. Përgjigja nuk linte vend për ekuivoke: “Panajotin nuk kemi ndër mend ta falim. Bile po të na e sillni në Shqipëri, do ta varim në mes të Tiranës”!
Në bazë të studimit të disa dokumenteve interesante të historianit Albert Kotini, ne jemi përpjekur në këtë shkrim të rindërtojmë historinë tashmë prej kohësh të harruar të Panajot Plakut. Arratisja e ministrit shqiptar, nuk ishte e rastësishme. Nuk ishte as makinacion agjenturash, nga ato që diktatura komuniste nuk e kishte të vështirë t’i artikulonte: “Dali Ndreu e Liri Gega u kapën pa mundur të arratiseshin, ndërsa Panajot Plaku, ia doli me ndihmën e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut”, siç do të thuhej shumë vite më pas.
Historia duket të jetë mjaft më e thjeshtë se kaq, atij po i rrezikohej jeta personalisht, pasi pothuajse të gjithë njerëzit e spikatur të familjes dhe farefisit, po ia eliminonin një nga një. Dhe në vendin që sipas Time-s; “një milion e 250 mijë banorë, sundohen nga 48 mijë komunistë të cilët, i betohen për besnikëri diktatorit bukurosh dhe mizor Enver Hoxha”, këto fenomene nuk ishin të pazakonta. Megjithatë, e pazakontë dhe e rëndë akoma dhe për një diktaturë, ishte sjellja e regjimit ndaj Panajot Plakut dhe familjes së tij.
Në kartelën e tij personale me numër 21, jepen këto të dhëna: “Është arratisur në Jugosllavi më 15 maj 1957. Ka lindur në Hoçisht të Korçës, më 17 mars 1919. Flet dhe shkruan gjuhët rusisht, italisht dhe më pak anglisht e frëngjisht. Josif Plaku, është arrestuar, si babai i Panajotit, në vitin 1940 nga regjimi në fuqi. Ka dy vëllezër dhe dy motra, të quajtur Kalo, Koço, Theodora e Meri Plaku. Ka patur si pronë 18 ha. tokë, 2 shtëpi, 7 lopë dhe tre kuaj, të cilat ia dorëzoi të gjithë Reformës Agrare, me përjashtim të një dynymi.
Ka mbaruar shkollën fillore 1926-1931, në Hoçisht, shkollën e mesme Teknike, shkollën Unike 1934-1936, në Korçë dhe atë ‘Normale’, 1936-1941 në Elbasan. Anëtar i Partisë Komuniste që nga 21 korriku 1942, me numër tesere 012334, lëshuar nga Komiteti i Partisë së Tiranës. I pa përjashtuar nga partia. Është arrestuar më 12 prill 1942 nga fashistët italianë, për pjesëmarrje në demonstratë dhe është mbajtur në burg 3 muaj. Pas lufte, ka qenë me delegacione në Itali dhe në Bashkimin Sovjetik. Të gjithë pjesëtarët e familjes dhe gruaja, Vjollca, kanë qenë pjesëmarrës të Luftës Antifashiste. Në 28 nëntor 1944 gradohet nën/kolonel”.
Në karakteristikën e punës, firmosur nga ministri i Mbrojtjes Popullore, Beqir Balluku, renditen të gjitha të dhënat e tjera, që nga gradimi i parë pas lufte, si kolonel, më 1 korrik 1951, detyrat në luftë si partizan i thjeshtë në çetën e Devollit, deri në zv/komisar i Brigadës së Parë. Nuk harrohet të përmendet fakti që Panajoti, kishte një xhaxha në Amerikë, Vangjelin, një intelektual me dy doktoratura. Kthehet pas studimeve 1948-‘50 në Akademinë Ushtarake sovjetike “Voroshillov”, si komandant divizioni.
Ajo çka binte në sy tek Panajot Plaku, përveç talentit dhe inteligjencës që shquante tek gjithë fisi e tij, ishte shpirti i lirë, thënia e mendimit troç edhe kur binte ndesh me eprorët, çka në zhargonin zyrtar, do të përkthehej: “Nuk është i disiplinuar në shkallën që duhet të jetë një komandant divizioni, dhe me shumë zor i zbaton urdhrat, e çmon shumë veten. Do kontroll të fortë dhe seriozitet nga lart”.
Dhe ai që nuk kishte bërë asnjë autokritikë deri në vitin 1950, detyrohet ta bëjë këtë pas kthimit nga Bashkimi Sovjetik, “para shokëve gjeneralë; Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Bedri Spahiu dhe Teodor Heba”. Por çfarë ndodhi në jetën e Panajot Plakut, derisa ai vendosi “të tradhtojë”?
Vëllai i Panajotit, Jorgo Plaku, ishte shpallur dëshmor, pasi u vra më 7 janar 1944, sipas deklaratave zyrtare, “në përpjekje me armiqtë”, por në fakt u qëllua nga pas, ndërsa ishte duke ecur në kolonë me shokët pranë Voskopojës, dhe kur “armiq” nuk kishte asgjëkund. Megjithëse dëshmitarët kishin heshtur që prej asaj kohe, familjarët patën gjithmonë dyshime. Radha do t’i vinte më pas vëllait tjetër të Panajotit, Kalo Plaku, dy vjet më i ri.
Komisar batalioni në kohën e luftës, Kalo emërohet në vitin 1945 në Berat, si oficer i Ministrisë së Brendshme.
Duke parë torturat dhe bastisjet që u bëheshin familjeve të tëra nga regjimi i sapo-instaluar, ai neveritet dhe kërkon të lirohet nga uniforma. Kalon në bujqësi dhe në vitin 1952 emërohet drejtor i fermës së Sukthit. Menjëherë pas tij, emërohen në poste drejtuese të fermës edhe dy ish punonjës të Sigurimit, të cilët do t’i viheshin pas për katër vjet me radhë.
Në 12 qershor 1956, Kalo Plaku niset herët në mëngjes për punë, sepse fillonte fushata e korrjeve. Në mbrëmje, shoferi i tij i ri (i ardhur një vit më parë, dhe më pas me karrierë shoferistike në Komitetin Qendror të PPSh-së dhe nëpër ambasada), e lajmëron se makina ishte prishur. Kalo fle ku e zë nata dhe të nesërmen në mëngjes, pi një gotë dhallë që do të ishte e fundit. Nxjerr shkumë nga goja dhe vdes në moshën 35 vjeçare, “sepse iu zmadhua zemra”!
Sapo trupi i të vëllait mbërrin në shtëpi, Panajoti i nxjerr të gjithë përjashta, merr kufomën dhe e çon në Tiranë, për autopsi. I kërkon Llambi Ziçishtit, ministrit të Shëndetësisë, t’i bënte autopsinë, dhe përgjigja ishte; “Zmadhimi i zemrës shkaktoi vdekjen”. Por në autopsi, mori pjesë edhe një mjeke sovjetike. Konstatimi i saj? Ndryshonte rendi i lidhjes shkak-pasojë: “Ishte vdekja ajo që solli zmadhimin e zemrës”. Panajoti kërkoi përgjigje të tjera nga Hungaria, por ato nuk erdhën kurrë.
Në shtëpinë e ministrit pa portofol, vijnë për ngushëllim gjithë anëtarët e Byrosë Politike, me Enverin në krye. Kur Panajoti ia përsërit udhëheqësit konkluzionin e mjekes sovjetike, duke i kërkuar në sy një analizë tjetër për të vëllanë, ky nxihet dhe hesht. Aq më tepër që pak kohë më parë, (siç ka deklaruar pas viteve ‘90-të, ish titullari i lartë i viteve të para pas çlirimit, Nexhmi Ballka), kishte patur një debat me Panajotin, pasi ky i fundit nuk ishte aspak dakord, që Rita Marko të hynte në Byronë Politike.
Panajot Plaku po vërente se po ia vrisnin, degradonin apo përjashtonin nga partia, për një arsye apo një tjetër, gjithë familjarët dhe fisin që kishte nxjerrë vetëm partizanë dhe më vonë plot 28 komunistë idealistë dhe individë të talentuar. Në të njëjtën kohë, atë e kishin promovuar në ministër, çka mendja e tij e stërvitur, e përktheu menjëherë si rrahje e shpatullave, para prerjes së kokës. Ndaj konkludoi se kishte ardhur radha e tij. Vendosi të arratisej. Urdhëron shoferin të bëjë gati makinën, se do të shkojnë në Pogradec, për punë. Në Qafë Thanë, zbret pak për “t’u çmpirë”, merr një monopat dhe nuk kthehet më.
“Ika nga Shqipëria se Enver Hoxha më helmoi vëllanë”. Lajmi i dhënë nga agjencia jugosllave e lajmeve TANJUG, mori dhenë. Pas tronditjes fillestare, Tirana merr menjëherë kundërmasat dhe në shtypin zyrtar, botohet një artikull ku nëna e “tradhtarit”, Kostandina Plaku, mallkon qumështin që i ka dhënë të birit. Por ç’kishte ndodhur në të vërtetë?
Sipas rrëfimeve në vitet e para ‘90-të të Pandora Plakut, gruas së Kalos së helmuar, vëllai i vogël i Panajotit dhe gjeologu i talentuar Koço Plaku, mori një ftesë të çuditshme: “Frrok Pjetër Gega, i sapozgjedhur në Komitetin Qëndror të PPSH-së dhe komshiu përballë shtëpisë sonë, kishte thirrur Koçon në shtëpinë e tij dhe pas 3-4 orë bisedimesh midis tyre, Koço vjen me tekstin e artikullit në dorë.
I bërë meit në fytyrë, me zë të dredhur, ia jep të ëmës letrën në dorë dhe i thotë: “Firmose, po na deshe edhe neve të tjerëve”. Kuptohet që tekstin Frrokut, ia kishin dhënë gati, sepse niveli i tij prej punëtori, nuk e bënte dot edhe pse më vonë u bë Zv/ministri i Punëve të Brendshme. Kostandina Plaku firmosi tekstin e gatshëm, ku mallkonte të birin; “Harram qumështin e nënës”.
Dhe ‘mjeshtëria’ e Sigurimit, nuk kishte fund. Për të neutralizuar çdo deklaratë të Panajotit të arratisur, Pandora vijon të figurojë komuniste, për të ruajtur versionin zyrtar, se i shoqi “vdiq në krye të detyrës”. Fëmijëve të Kalos, u jepet shkolla e lartë, paçka se natën.
Panajot Plaku ndihet gjysmë i burgosur në Jugosllavi. Ai flet kundër regjimit, në të cilin më parë ishte hierark i lartë, në intervista të ndryshme, ndërkohë që i dërgoi Hrushovit një letër të gjatë, ku rendit të gjitha stalinizmat e liderit shqiptar, Enver Hoxha. Kërkon të shkojë në Bashkimin Sovjetik, por Tito nuk e lë të ikë. Gjatë kësaj kohe, nuk kishte rast më të mirë për Tiranën zyrtare, për ta përfshirë Panajot Plakun, në grupin agjenturor dhe regjim-përmbysës të radhës, e në këtë mënyrë ta pajisnin edhe atë me një dosje, për t’u pasur zili: Ishte “zbuluar” banda e Teme Sejkos, me kompani!
Gazeta “Bashkimi”, e numrave të majit 1961, është e mbushur me deklaratat në gjyq të “komplotistëve”, që kishin synuar përmbysjen e diktaturës me ndihmën e të gjithëve: Rusë, grekë, jugosllavë, amerikanë e anglezë. Kolektivat punonjës dërgojnë letra falënderimi për Partinë, që zbuloi këtë grup të rrezikshëm: nga Uzina “Enver”, nga kooperativa “Stalin” e Krutjes, nga ajo “Mao Ce Dun” e Divjakës, e deri nga kooperativa e Konispolit, për të dhënë përshtypjen se; çamët e dënojnë tradhtinë e Teme Sejkos dhe se ai meriton plumbin ballit.
Po Panajot Plaku? Ai kishte qenë ndër organizatorët kryesorë të kryengritjes, për të cilën paskëshin financuar mbi 20 organizata ndërkombëtare spiunazhi, dhe nëse në përfundim të farsës gjyqësore, Aranit Çela kërkoi dënim me vdekje për Teme Sejkon, Tahir Demin, Avdul Resulin, Hajri Manen, etj. Panajot Plaku, me këto akuza që u dhanë në pretencën e prokurorit, do të mund “të varej prej gjuhe”. Sigurisht, asnjë krim, asnjë spiunazh nuk u faktua, përveç deklaratave të dëshmitarëve të rremë dhe rrëfimeve të nxjerra prej të pandehurve të shqepur në dru.
Në korrik 1966, Panajot Plaku vdes papritur në Beograd, në moshën 47 vjeçare, nga zemra. Sërish “zemra”, në fisin Plaku. Shumë interesante kjo copëz e artikullit të “Zërit të Popullit”, të datës 19 korrik 1966: “Do të vijë me siguri dita, kur edhe gjithë armiqtë e popullit shqiptar, që janë grumbulluar në Jugosllavi, të japin llogari për veprën e tyre tradhtare. Fati i tyre, nuk do të jetë më i mirë nga ai i tradhtarit Panajot Plaku, i cili vdiq (ose u vra nga padronët e tij, si limon i shtrydhur), si spiun, si provokator…”!
Pse do ta vrisnin jugosllavët Plakun, tashmë profesor në universitetin e Beogradit?! Cilin profesionist në “zmadhimet e zemrës”, ngarkoi me këtë detyrë Sigurimi Shqiptar?! Kjo ndoshta pak rëndësi ka sot. Ajo që vlen më tepër, është të theksojmë se çuditërisht, pas kaq dekadash, mbi këto “grupime armiqësore” dhe “tradhtar”, si Panajot Plaku, ende rëndon damka e vjetër për të cilën shumë pak përpjekje janë bërë për ta hequr. Të gjithë shokët e shkollës dhe të luftës të Panajot Plakut, si; Rrahman Parllaku, Skënder Malindi, Myfit Guxholli, pas viteve ‘90-të, kanë folur me respekt për kapacitetin e tij, si më i shkolluari, më cilësori, kurajozi dhe njeri me karakter…!
Sa për sagën e familjes Plaku, e ëma e Panajot Plakut, Kostandina, për fatin e saj, vdiq në vitin 1970, duke mos mbetur gjallë për të parë fundin e “të fundmëve të familjes Plaku”. Dhe ishte radha e shkencëtarit të gjeologjisë, kryeinxhinierit Koço Plaku, i cili kishte mbetur gjallë deri atëherë, vetëm për hir të gjenisë së tij profesionale. E radhisin në “grupin e sabotatorëve të naftës”; kishin filluar spastrimet e 1974-ës.
Ndër krimet e tij më të rënda, seria e plotë e veprave të Dostojevskit, çka mjaftonte për ta pushkatuar. Lipe Nashi, që i shpëtoi pushkatimit, ka treguar më pas se; “Në gjyq, vetëm Koço Plaku, nuk ka treguar falje, ndërsa ne të tjerët po”. Koço e kish të qartë: “Enver Hoxha më ka vrarë vëllezërit. Nuk do të kërkoj falje dhe këtë e di ai, siç di që do të më vrasë edhe mua”.
Hyn edhe një herë në lojë makiavelizmi i Sigurimit të Shtetit me tredhjen shpirtërore të njerëzve: Koço ka shkuar me të shumtët, por vëllai i gruas së tij, mbetet anëtar partie. Nga ana tjetër, i biri i të helmuarit Kalo Plaku, Jorgo, sapo mori diplomën e inxhinierit, caktohet të punojë në veprën gjigante të Fierzës, ku shkëlqen.
Në 9 dhjetor 1980, familja e tij njoftohet për rrëzimin e një mikrobusi në lumin Drin, ku gjeti vdekjen dhe inxhinieri Jorgo Plaku, me diagnozën zyrtare; “Asfiksi nga mbytja”. Familjarët kërkuan hapjen e arkivolit ato dhjetë minuta që i lanë ta qanin viktimën në shtëpi. Dhe panë se pjesa e pasme e kokës së viktimës, ishte e çarë. Me goditje.
Po pra po , mir e ke amerikono , por ky burr i bukur i mori nga mesjeta shqiptaret qe nuk dinin as shkrim as kendim ,800 mij banor dhe i çoi ne 90ten 4.5 milion banor , e deshen populli se i dha pun te garantuar strehim shkolla e mjeksi falas dhe jet te garantuar ne harmoni , ty te rroft qe ke 400 milion demokrat por kto qe thash me lart ,nuk ke patur dhe nuk do kesh dot byth tja sigurosh popullit amerikan , i ke dhen lirin te vriten te vjedhin te drogohen as gje tjeter , po e shofim dhe sistemin tuj te leshit ka 30 vjet , te gjith i ankohen mashtrusve hajdutve dhe kriminelve te politikes qe e vjedhin e rrjepin ashiqare ket popull dhe i dendin me drog e ashash i kon lon dhe armet te vrasin njoni tjetrin plus degjenerimin dhe hajde na shit pordh me kte sistem banditesh , ai sistem qe kishim sishte me i miri , por dhe ky i juji esht mut komplet .
Te gjitha keto qe liston jane fallco , me mire 800 mije se sa 3 mil te shkalluar e te traumatizuar …
Ti Taku, ndyrësirë e shekullit te parë, mbetje e haleve të mesjetës sê herëshme, ti qen lehês i kohêve të sotme, a e di që shqiptarët legjendarë donin të vinin në kohët moderne, o pleh i antikitetit , dhe këtë e bêri gjigandi Enver, o kafshë
Falas nuk ishin. Nuk ka mundesi te te jape asnje lloj sistemi falas. Ishte puna jone e papaguar. Prandaj nuk kishim taksa sepse i merrnin para se te na i jepnin.
Na e cat trapin me keto shkrime me te vdekurit Sa ishte gjall ja hengren mun enverit dhe te tjereve Shihni sot ca behet Nga 3.5 milion jemi katandis pas 34 vjetesh me pak ne 2 milion banor Shihni se po u iken rinia dhe me keto dengla demokratike e keni denuar shqiperin ne asgjesim
Sot 1.5 milione banore sundohen nga psikopat rama dhe nje grusht oborri qeverises dhe disa oligarke
Ore Njësh. Rama nga viti 2013 eshte kryeminister. Po per periudhen 1992-2012 ke ndonjë gjë, apo e ke kujtesën e shkurtër?
I dhjefsha varrin dobicit te anese dhe te 48,000 komunisteve u shofshin me fis e me fare!!
Adasho! Ai vdiq, mire apo keq, dhe ti me te vertet bo mire qe te vesh e te bosh te trashin ciper vorrit, por para se ta bosh, ha mire, kalo poshte ballkonit dhe boj temena dhe i thuj qy te dali e te prij revolucjonin qy ka lon pergjusme Sahalese, karikatures se peshtire te Enverit.
"Latif Dreqi" (Llagap shum i goditur per ni kukudh si tina) Dhe nji na kte kta "48,000 komunisteve u shofshin me fis e me fare"!! ishte ne baba jot halja Sahaleh Ramut Brrisha qy ju shoft fara me fis ne me xhins.
Latif Trapi, nuk e kishin fajin komunistët jo. Ishin me shumë ata aktivistët si yt atë, qe moren me qafë shumë njerez duke kerkuar te permiresonin biografinë. Nuk dha urdher Enveri të vritej vëllai i Panajot Plakut, por e vranë shkerdhatat qe kishin abuzuar me pushtetin dhe Kaloj Plaku ishte deshmitar. Por mos u merzit. Enveri ka vdekur, dhe nuk kthehet më, por na jeni kthyer ju, komunistët e Saliut, dhe per ju populli uron te njejten gjë - u shofshi qe te gjithë qe po na zgjoni Enverin nga varri.
Ore mik , a je ne metro ti apo ti kane bere lavazh trurit? Eshte PS-ja Partia qe e ka themeluar Enveri or mik. Se mqs Saliu ishte anetar dhe sekretar Spitali ju ka mbush mendjen PS- istet qe ka qene SEKRETAR I PARE I PARTISE . Mblidhni mendjen or hajvane. Gjithe pasardhesit e kupoles i kini akoma ne PS ne e Enverit.
Socializmi ishte sistem shoqëror social por dështoi nga aspekti ekonomik andaj iku.Në vende të caktuara të varfra si Shqipëria ishte domosdoshmëri :zhduku analfabetizmin përparoi sistemin arsimor,ngriti industrinë,bujqësinë,elektrifikimin,hidrocentralet,armatimin e ushtri ,konsolidoi vetëdijen kombtare.Jetohej jo më bollëk por edhe vendet tjera sidomos ato socialiste nuk ishin më mirë.Po sot ç'paraqet Shqiperia:pa ushtri,pa armatim,me gjysmë e popullit që kishte në Socjalizëm,me krim e kriminela që vrasin njerzë si të ishin lepuj dhe nuk i nxe apo nuk i denon shteti i korruptuar.Shqipëria është.në rrezik,mjerë ata që nuk po e shofin.
Ju komunistat e semure ta hiqni trurin. Pse kushe vende kapitaliste ngeli analfabet qe paske triumfuare sistemi jone. Prandaje me ardhjen e demokracise ishit ju te paret qe iket ne menyre te organizuare dhe duke perzgjedhure shtetet me kapitaliste te konsoliduare? Dhe mbasi zgjodhet ne krey te demokracise nje ish komuniste te pandrekshem e kthyet ne postet kyce te qeverise e parlamanti.
Shkruajme perdite te bera e te pa bera.Diktatura deshtoj si rezultat i deshtimit ekonomik ne luften midis dy sistemeve.Shqiperia,nje vend i prapambetur ne cdo drejtim ishte nje vend ku mbizoteronte analfabetizmi,skamja,dhe natyrisht jeta anadollake.Diktatura arriti te bej shume gjera ne emancipimin e gjithe shoqerise.Mjaft te thuash qe arriti qe gruaja te shkonte tek mjeku dhe te mos lindete si kafshe ne shtepi por te shkonte ne maternitet.Sporti e arti shqiptar nga hici te arrinin maja.Shikoni se ku jemi kethyer sot.Ai shtet morri persiper gjithe jeten e njeriut nga lindja deri ne perciellien e fundit.Me gjithe manipulimet e ketyre shkrimeve,duke qene diktature dhe nga me te ashperat(se kaq njohim ne)ka bere edhe krime.Ne keto 34-vite,Shqiperia njeh vetem genjeshtra,edhe me te renda se ato te diktatures.Mjaft te lexosh Ali Asllanin per grabitjet e para 1939-tes dhe kupton se ku po jetojme.
Njesoj dhe tani, sundohen nga rrezik edhe me pak komuniste. Nuk ndryshon asgje. Sistem i mbaruar.
Epo të lexosh shkrimin dhe pasi e ke lexuar të shfaqesh kurajon të gjesh të mira tek ai sistem skllavëruese, vrasës e gjakatar, qofshi ju që e bëni. Numëroni sot 1000 të zeza të këtij sistemi dhe nuk shihni se është pjesa më e zezë dhe e fëlliqur e atij sistemi që po udhëheq edhe sot. Atëherë të vrisnin pa mëshirë për mirëqënien e tyre, sot të vjedhin dhe rjepin pa mëshirë po për mirqënjen e tyre. Në botë kanë kaluar një numër sistemesh shoqërore, por sistem më barbar, më të zi, më mizor se ai komunist zor se mund të gjëndet. Sa për gjëndjen tonë të sotme mund të thuhet, që nuk ka mallkim më të madh nga zoti, se ndërtimi i shoqërisë demokratike nga njerzit që i shërbyen me zell mizorisë komuniste. Komunizmi nuk është gjë tjetër veç ligësia njerëzore e vënë në drejtim të jetës shoqërore. Dhe si e tillë, nuk ka fatkeqësi më të madhe për një popull dhe komb.
Sa vjec je na rrofsh per vere se per dimer na ngrihet.O ke qene me biografi te keqe ose e ke me te thene por degjenerimin e sotem mungesen e qetesise,krimin dhe vjedhjen hapur apo mashtrimin e babezine ai sistem nuk i kishte me keto permasat te frikshme.Me thuaj cfare eshte ndertuar gjate ketyre viteve pervec pallateve apo ndonje rruge te cilat jane shtegu i pasurise per politikanet tane.Duhet ti marresh gjerat ne kompleks dhe si nje njeri qe ka jetuar ne vite te barabarta ne te dy sistemet anoj para viteve 90 une nuk e di ckupton me nje mije te zeza por me zi se sot nuk ka qene ndonjehere ky vend .
O demokercite nga vjen ti or çun , PPSHja shqiptaret i la te ter me shkoll te mesme te detyruar , sot e 30 vjet demokraci 40 perqind as din te shkrujn as te lexojn fare , po ngaterron kekun me byrekun .
Sot Shqierin e sakatuan kto HIENAT e reja klysh komuniste qe edhe palcen po ja shijojn E coptuan e ndan mes tyreduke ju dhen flamurin e vijes se par te ktij "fronti" oligarkeve qete maskohen pusht tetaret te cilet ne "prapavij" me fuqin qe ju jep pushteti qe ky popull i mashtruar nen nje emer te madh DEMOKRACI ju dha voten e i zhgenjyer nga kjo vjedhe kolosale ,i pafuqishem te gjej rugen e rindertimit qe me aq sakrifica ,mund e gjak la pas diktatori i madh , moren rugen e sklaverimit e as koken mbrapa nuk kthejn ma ! Krimi i aq mir organizuar prej ksaj kaste te re me pronat, esht vula historike e dores se ndyr dhe makuteris se pasurimit te ktyre banditeve qe i shofim sot ne FOLTOREN E MADHE keta djaj te pangopur qe nxjerin ligje per te cuar deri be fund cka nisen qe ditet e para ,Dje Shqiperin e sundonin tradhtaret qe e ndertuan e sot hajdutet qe po e rjepin per ta shkretuar
Që ishte diktaturë ishte diktaturë. Që mori në qafë edhe shumë të pafajshëm. Megjithatë e nxorri këtë vend në dritë dhe as edhe kjo nuk mund të kundërshtohet. Ishim 300 vjet prapa botës perëndimore. Më 1985 mbetëm vetëm 50 vjet pas saj. Sot as kemi shtet, as kemi fuqi.
Ore sqarojeni ca rracen e enveristeve - me ke eshte ashtu krah per krah Ver Dulla, me Heroin e Popullit e Kumandarin e Brig. Pare...apo me Poliagjentin e 7 agjenturave?
Mjer ne ku ishim e mjere ku jemi .e keta njerez qe nuk kuptojne as te kaluaren as te Tashmen te cilat jane te lidhura njera me tjetren dhe fronin e trasheguan po femijet e tyre dhe ata po e cfrytzojne dhe po mbreterojne duke u bazuar me gjakun e popullit Shqiptar. Duan edhe e bejne vete qe te flitet keshtu si flete masa e injorances qe egziston akoma ne nji numur shume te konsiderushem e qe mbyt masen intelektuale e cila kryesisht rrjedh nga klasa e Banditeve Kriminele qe sunduan Shqiperine per gjysem shekulli edhe 30 vjet jane pak per te shpetuar nga ajo fare anti Shqiptare. ZGJOHUNI O TE STERMUNDUAR DHE REFLEKTONI SI DUHET E MOS MERRENI ME THASHE E THEME POR QENDRONI NE UNITED QE NE E KEMI NE GENE MOS TE DUAM NJERI TJETRIN POR KENAQEMI ME TE KEQEN E TJETRIT DHE NE PRANDAJ DO VUAJME DERI NE NJI KOHE TE PACAKTUAR