Rrëfehet gazetari italian që fiksoi zbarkimin e anijes “Vlora” në Bari më ‘91: Italia s’tregoi humanizëm, u përpoq t’i ‘blinte’

28 Mars 2024, 12:13Dossier TEMA
Rrëfehet gazetari italian që fiksoi zbarkimin e anijes

Nga Rubens Shima

“Në agimin e datës 8 gusht 1991, anija shqiptare ‘Vlora’, e nisur nga Durrësi një mbrëmje më parë, mbërriti në portin e Brindizit.

Në bordin e saj, të ngjeshur në mënyrë të pabesueshme, gjendeshin më shumë se njëzet mijë shqiptarë që po iknin nga një regjim i egër në ditët e veta të fundit. Pas vdekjes së Enver Hoxhës, pasues i tij ishte bërë Ramiz Alia”. Kështu e rrëfen fotoreporteri i gazetës italiane “Avvenire”, Giovanni Ruggiero, zbarkimin e refugjatëve shqiptarë në vitin 1991. Ato ditë ndoqi kalvarin e këtyre njerëzve, duke provuar ndjesi të forta profesionale dhe njerëzore.

Për herë të parë koleksioni i fotografive të realizuara prej tij zbulohet përmes “Fototeka.al”, duke na rikthyer pas në kohë dhe duke reflektuar për këtë ngjarje, që do të trondiste Shqipërinë e lodhur nga vitet e gjata të diktaturës. Në një intervistë për “Panorama”, Ruggiero tregon njohjen e tij me Shqipërinë jo vetëm përmes eksodit, por edhe në vizitat që pasuan gjatë fillimeve të demokracisë, deri sot.

Ju jeni mik i vjetër i Shqipërisë dhe si gazetar keni ndjekur me kujdes këtë vend në tranzicionin e tij të trazuar pas rënies mjerane të regjimit komunist. Si lindi kjo lidhje e veçantë?

Kur isha fëmijë koleksionoja pulla postare. Kisha dy nga Shqipëria, disi të vjetra, 2 dhe 50 qindarka, dhe ato paraqisnin, me vizatim të thjeshtë, kalanë e Gjirokastrës dhe kështjellën e Rozafës në Shkodër, legjendën e trishtë të së cilës do ta mësoja më vonë. Përpiqesha të mësoja sa më shumë për vendet e pullave që zotëroja, por për Shqipërinë nuk gjeja dot asgjë. Babai më fliste për të. I ri kishte qenë ushtar në luftën e frontit greko-shqiptare.

Por, kujtimet e tij ishin të vagullta. Më vonë mësova se shqiptarët i kishin ndihmuar ushtarët tanë pas kapitullimit të Italisë. I thërrisnin “Pepino”. Por im atë u zu rob nga gjermanët dhe u dërgua në Dakau. Shqipëria mbeti kështu një mister, por kureshtja për të nuk më ndahej. Më pas ky mister m’u zbulua në mënyrë dramatike, me zbarkimin e “Vlorës” në Bari…

Arkivi digjital “Fototeka” ka privilegjin të botojë serinë e këtij zbarkimi të gushtit 1991. Çfarë ndjesish kishit ju si korrespondent i posaçëm i gazetës “Avvenire” kur u përballët me ata njëzet mijë të dëshpëruar?

Mëngjesin e 8 gushtit 1991, kur u nisa nga Roma me ngut për në Bari ku ishte ankoruar “Vlora”, u emocionova. Para syve kisha një copëz të dëshpëruar të Shqipërisë: të vogël, pikërisht si një pullë poste. I pashë ata të rinj të lodhur, të dërrmuar, të etur, të rraskapitur, të detyruar të rrinin nën një diell përvëlues. Në ditët e para u përdorën mbi ta edhe shkopinjtë e gomës. Ishte e tmerrshme. Priremi të besojmë se gazetari është cinik. Nuk është gjithmonë kështu. Isha i tronditur. Ato ditë qenë mjaft të dhimbshme për mua. Faktet që tregon, në një farë mënyre, mbeten brenda teje. I kalova ato ditë duke vrarë mendjen se nga çfarë ferri kërkonin të shpëtonin që largoheshin kështu.

Ndjeva të njëjtën dhimbje vitin pasues, kur ndoqa në Palermo vrasjet e gjyqtarëve Falcone dhe Borsellino. Fletoret e mia të asaj dite mezi lexohen nga njollat e lotëve që nuk i mbaja dot. Më pas tragjedia u përsërit të Premten e Madhe të 1997-s, kur “Katër i Radës” u fundos në det përballë Brindisit për shkak të një përplasjeje. Unë isha atje dhe kur intervistova Aleksandrin, një nga refugjatët që kishte humbur gruan e re dhe foshnjën gjashtëmuajshe Kristi, ai mbështeti kokën mbi supin tim dhe qau. Ndoshta i kujtoja babain e tij, që në Vlorë ende nuk e dinte nëse ishin ende gjallë.

Në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, Italia priti dhe integroi qindra mijëra shqiptarë, por me fatkeqët e “Vlorës” u gjend e papërgatitur dhe e frikësuar. Si e gjykoni pas kaq vitesh sjelljen e shoqërisë dhe të politikës ndaj atyre refugjatëve?

Italia pati një frikë të pamotivuar që ushqehej nga qeveria jonë, për të pasur një justifikim për dëbimin e tyre. Ata u përpoqën t’i paraqisnin refugjatët si njerëz të rrezikshëm, madje edhe si “të pagdhendur”, të gatshëm për çdo ligësi. Po, është e vërtetë, u gjetën ca kallashnikovë, por ato u përkisnin policëve shqiptarë, të cilët në Durrës, në vend që të ndalonin të arratisurit, u bashkuan me ta. “Avvenire”, me artikujt e mi, nuk e përkrahu tezën e qeverisë.

Italia nuk tregoi kurrfarë humanizmi. Ishte një bllokadë e vërtetë detare. “Caritas” dhe organizata të tjera ndërkombëtare u ngritën kundër. Presidenti i Republikës, Francesco Cossiga, kërkoi dorëheqjen e kryebashkiakut të Barit, sikur çështja varej vetëm prej tij. Vendi im nuk dinte çfarë të bënte, madje qeveria u përpoq t’i “blinte”, duke i bindur refugjatët me 50 mijë lireta, një bluzë apo pantallona të shkurtra të ktheheshin në vendlindje.

Ishte dëshpëruese dhe e turpshme. Shkrova që ëndrra shqiptare filloi me mbathje dhe përfundoi me pantallona të shkurtra Bermude me lule. Ndërsa shoqëria u hapi dyert këtyre fatkeqëve. Ata që arritën të arratiseshin nga stadiumi komunal, gjetën mikpritje dhe më pas edhe punë.

Dhe kështu nisi kjo vëmendje ndaj Shqipërisë…?

Vëmendje e cila më pas u kthye në dashuri. Në dhjetor të po atij viti pata rastin të vizitoja më në fund Shqipërinë, që vetëm e kisha imagjinuar. Agjencitë raportuan për familje italoshqiptare, që ishin penguar për dyzet vjet rresht nga regjimi i Hoxhës të kontaktonin me të afërmit e tyre italianë. Mbërrita në Tiranë i etur për të kuptuar. Fillova të mblidhja dëshmitë e para mbi vendin tuaj, që nuk kishte gjetur kurrë paqe që nga pavarësia më 1912. Druaja t’i tregoja se nuk do të më besonin: këto histori ishin kaq të pabesueshme! U shpallën zgjedhjet e marsit 1992. Telefonova redaksinë dhe u thashë se kisha takuar njerëz të jashtëzakonshëm, se duhej të ndiqnim Shqipërinë dhe se ato zgjedhje ishin të rëndësishme edhe për ne. Meqenëse dija pak për Shqipërinë, për ta kuptuar, vendosa të dëgjoj ata që në një farë mënyre janë zëri i një vendi: poetët, shkrimtarët, artistët, priftërinjtë, historianët…

Më kanë ngelur në kujtesë Agim Isaku, Frederik Reshpja, vëllezërit jezuitë Zef dhe Gjergj Simoni, françeskani Zef Pllumi, Dritëro Agolli, Visar Zhiti, Besnik Mustafaj, Bashkim Hoxha e shumë të tjerë. Doja t’u thosha italianëve: Kjo është Shqipëria, pas një lëngate të gjatë.

Pra, u kthyet sërish në Shqipëri?

Për të ndjekur zgjedhjet e rëndësishme që shënuan fitoren e Sali Berishës dhe më pas shumë herë të tjera. I kam ndjekur si gazetar të gjitha ngjarjet shqiptare deri në vitin 2012 dhe, falë Zotit, erdhi edhe dita kur mund të flisja për rimëkëmbjen dhe rilindjen në të gjitha fushat. Kam bredhur lart e poshtë në të gjithë Shqipërinë dhe e kam fotografuar shumë herë. Në vitet e para vija re se të gjithë njerëzit jo vetëm shikonin drejt e në kamerë, por ishin mëse të lumtur që fotografoheshin.

Sikur donin të më thoshin: “Tregoji botës se çfarë kemi hequr!” Pastaj, vite më vonë, një zonjë më qortoi sepse doja të fotografoja një të moshuar që shiste diçka në rrugë. Më tha: “Do t’i tregosh dynjasë se jemi të varfër?”. Mohova me kokë dhe i buzëqesha. Dhe mendova se çfarë hapash përpara kishte bërë Shqipëria. Ç’fytyrë të fisme kishte e moshuara!

Madje, keni regjistruar dhe 1997-n, vitin e tmerrshëm të Shqipërisë. Si ishte të shkrepje foto nën breshëritë e kallashnikovëve?

Një herë u gjenda në mes të të shtënave. U futa nën një kamion. Nuk i thashë gjë gazetës. Mund të më urdhëronin të kthehesha. Edhe në vitin 1998, me revoltat në Shkodër, ishte e rrezikshme. Një herë më ndoqën edhe teksa kthehesha për në Tiranë. Fatmirësisht i riu shqiptar që ishte shoferi im u tregua më i shpejtë. Herë pas here qëllonin në qiell, siç bënte Zani Çaushi para kamerave televizive.

E keni vizituar shpesh Shqipërinë, tanimë edhe për ekspozita fotografike. Si e vlerësoni evolucionin e saj gjatë këtyre viteve?

Një mik shqiptar më pyeti të njëjtën gjë vite më parë. Kisha kohë që mungoja, donte të dinte si më dukej Shqipëria. Thashë se ishte më bukur, por jo për shkak të aeroportit të ri, apo rrugëve më të mira, ushqimit, hoteleve apo detit… “Po atëherë pse është më bukur?”, këmbënguli ai. Unë iu përgjigja: “Sepse jeni më të bukur ju shqiptarët!”. Në vitin 1992 shoqërinë shqiptare e gjeta gri, sepse shpirtrat ishin të fashitur. Ndërsa atë ditë gjendeshim në një restorant të këndshëm në gjelbërimin e Dajtit. I tregova shokut tim një tavolinë me çifte të reja: “A i sheh ata të rinjtë? Mund fare mirë të ishin në Romë, Londër ose Paris. Nuk kanë frikë. E kaluara është larg! Në atë tryezë është e ardhmja juaj”!

Çfarë ju shtyu të bëheni gazetar?

Pasioni nisi në shkollën e mesme. Më pëlqente ideja e të qenit ndërmjetës midis një ngjarjeje dhe njerëzve që nuk janë të pranishëm në atë ngjarje. Më duket fisnike (nëse bëhet me ndershmëri) t’i rrëfesh dikujt çfarë ka ndodhur. Më pas u diplomova për Drejtësi dhe, si i rritur, për Histori. Teza ime e diplomës mbi Historinë e Evropës Lindore ishte (çfarë rastësie!) “Shqipëria 1990/ 2000 – Si lind një demokraci”. Kur filloi lidhja juaj e dashurisë me fotografinë? Që fëmijë. Edhe në fshatin tim të lindjes mbërrinin fotografë shëtitës. Më bënin shpesh fotografi dhe më dukej magjike kur e shihja veten në një copë letër. Derisa zbulova kur u rrita, si të bëja të njëjtën gjë në dhomën e errët. U bëra magjistar dhe vetë.

Si u ndjetë në epokën digjitale?

Ishte evolucion natyrshëm i fotografisë dhe e pranova me dëshirë. Por unë kurrë nuk i kam lënë mënjanë makinat analoge. Sidoqoftë, digjitali mund të modifikojë dhe shtrembërojë domethënien e mirëfilltë të fotografisë. Çdo imazh, i bukur apo i shëmtuar qoftë, para së gjithash nënkupton se fotografi dhe subjekti ishin aty në atë vend në të njëjtën kohë. Është ai uniteti i kohës, veprimit dhe vendit që njihet që nga filozofët grekë. Me digjitalin (të rënduar nga inteligjenca artificiale) nuk është më kështu. Madje, me ritmin e Roland Barthes, mund të fotografohet diçka që nuk është dhe nuk ka qenë kurrë atje.

Cilat janë subjektet që ju stimulojnë më shumë?

Për shumë vite kam fotografuar manekinë. Më duken enigmatikë. Sikur duan të imitojnë njerëzit. Janë ca të frikshëm. Në përgjithësi fotografoj njerëz. Kur fotografoj njerëz, qoftë edhe në rrugë, dua që ata të shikojnë kamerën. Më pëlqen të jenë të vetëdijshëm se po kthehen në imazh.

Çfarë këshille do t’i jepnit një fotografi të ri shqiptar?

Do t’i thosha: Pa mohuar kulturën nga vjen, fokuso botën tënde dhe trego çfarë mund të bëhet Shqipëria. Shënjo një rrugë shqiptare. Madje, rimerr këtë rrugën e nisur me Marubët dhe që më pas u ndërpre. Fotografia rilind me ty.

17 Komente

  1. i
    inxhinjeri

    "... Ndërsa shoqëria u hapi dyert këtyre fatkeqëve. Ata që arritën të arratiseshin nga stadiumi komunal, gjetën mikpritje dhe më pas edhe punë". Une jam deshmitar i gjalle i ketyre ngjarjeve per te cilat flet Giovanni Ruggiero ne kete artikull, pasi kam qene vete ne anijen Vlora dhe kam pare me syte e mi se si u zhvilluan ngjarjet ne stadiumin komunal te Barit. Kane kaluar gati 33 vjet nga ajo dite kur arritem ne Bari dhe une i kam te gdhendura ne kujtesen time ato qe ndodhen atje si dhe mikpritjen e pakrahasueshme te popullit italian dhe ne vecanti te qytetareve te Barit, qe na ushqyen dhe na mbajten ne shtepite e tyre, ne kundershtim nga kerkesat e qeveritareve italiane qe kerkonin qe te na dorezonin ne polici. Edhe vete policet italiane kerkonin me sa te mundnin qe te na ndihmonin, por ishte detyra e tyre ajo qe i detyronte qe te na kthenin ne Shqiperi. Ne kundershtim me shumicen qe u kthyen me tragetin Palladio, une dhe dy kusherinjte e mi te pare arritem te qendronim dhe tre dite me pas te niseshim per ne veri te Italise nga ku filloi saga jone e mbijeteses dhe e integrimit ne shoqerine italiane. Edhe sot i kujtoj me respekt dhe me dashuri ata njerez te thjeshte ne Bari qe na dhane doren dhe na ndihmuan qe te ndertonim nje jete me te mire, larg atdheut tone qe lengonte akoma nen nje regjim gjakatar dhe qe u tradhetua edhe per shume vite te tjera nga nje klike ish komunistesh me ne krye kriminelin Salih Ram Berisha, qe vrau enderren e miljona shqiptareve per liri e demokraci. Kam aq shume per te thene per ato vite, dhe sidomos per ngjarjet ne Bari, sa qe do duheshin romane te tera per ti shkruar per te treguar qofte edhe nje pjese te atyre qe kemi kaluar ne rinine tone te hershme. Emigrimi ne Itali na hapi nje dritare qe te krijonim nje jete tjeter dhe sot me bindje them se ishte pikerisht ajo sakrifice qe beme duke u larguar per ne Itali si dhe ndihma e pakursyer e italianeve te thjeshte, qe me dha mundesine te krijoj nje mireqenie per vete dhe per familjen time, si dhe me dha mundesi te pakrahasueshme ne fushen time profesionale, kur arrita qe te punoj per kompani inxhinjerike ne Itali e me vone ne Ameriken e Veriut. Do te desheroja qe ti gjeja ata njerez te mrekullueshem ne Bari, qe ti falenderoja per ate dore qe me zgjaten 33 vite me pare. Kushedi, mbase do arrij qe ti gjej nje dite...

    1. A
      Avanti inginiere

      Po nuk i kerkove nuk i gjen dhe do te mbetesh tek fjalet,ndryshe do te kesh pengje per tere jeten.

      1. T
        Tironsi ZZ, NYC

        Presidenti Cossiga erdhi urgjent në Tiranë ato ditë. Takim kokë më kokë me Ramiz Alinë. Aty është strumbullari i gjithshkaje. Pastaj, në një rreth të ngushtë për mediat (as15 vetë, përfshirë dy presidentët, protokollin, gazetarët...) Cossiga me buzëqeshje, e nisi kështu: Faleminderit Zoti Ramiz që më pritët urgjent, duke e anashkaluar protokollin ... - Në Shqipëri kemi një shprehje " Miku hyn në shtëpi pa trokitur"... ia ktheu Ramizi në italishte të saktë (2 lapsuse gjithsej). Vazhdimi dihet...

        1. i
          inxhinjeri

          Faleminderit per keshillen, por i kam kerkuar pa sukses per shume vite. Problemi eshte se nuk e njoh qytetin e Barit, pasi kam ndenjur atje vetem tre dite dhe eshte teper e veshtire qe te identifikosh nje zone te nje qyteti te madh, sidomos kur jeton mijera kilometra larg Europes.

        2. i
          ilirian

          Inxhinjer te lumte qe nuk ke harruar ndihmen qe te kane dhene dhe qe kujton me respekt duart qe te kane ndihmuar, me fal per keshillen se ndoshta nuk e kame tagrin per ta bere, por kur thua qe duhen romane per ta pershkruar pse nuk e ben shkruaji ato qe kujton nga ajo kohe fol per veten e per kete popull se po nuk folet juve qe keni arritur dicka kush do flasi shkruja per ata mijera njerez per te cilet flet edhe Giovanni Ruggero faleminderit gjithsesi edhe per keto rreshta qe ke shkruar, un si ti e shume te tjere kam qene emigrant ne Itali por nuk vajta atje ne menyren tende edhe pse u nisa ta beja por thirrja e babait dhe e nenes time me mbajten ika pas gjashte muajsh, pasi i i binda e qetesova ata ....

          1. i
            inxhinjeri

            ilirian-qe te shkruaj keto ndodhi, ma kane kerkuar gjithmone edhe djemte e mi. Fakt eshte se kam dashur qe ti shkruaj keto ngjarje, mbase jo per ti botuar, por per tia lene familjes time si kujtim dhe si mesim per te qene mirenjohes per kedo qe te shtrin doren per te te ndihmuar kur je ne veshtiresi. Sot jam vazhdimisht i zene me pune dhe duke qene se jam edhe prag te pensionit, po mendoj qe atehere do kem kohe qe te shkruaj. Nuk besoj se ngjarjet qe kam kaluar do kene interes per publikun, pasi si puna ime ka me mijera qe kane kaluar situata akoma me te veshtira se sa ato te mijat qe mundet te jene me interesante per bublikun e gjere. Sidoqofte ju falenderoj per keshillen dhe fjalet e mira.

        3. T
          Tim

          Italia beri ate qe nuk e ben me zezaket sot...I ktheu....zezaket jo.....mbase mire beri se mbase gjithe Shqiperia do ikte

          1. K
            Kot sa për muhabet

            Dhe heronjtë e vërtetë, ekuipazhi i anijes dhe kapiteni që arriti me shume mjeshtëri të navigonte një anije të tejmbushur me njerëz, me motor në avari dhe pa fushëpamje të qartë e nën presionon e armëve, janë lënë në harresë. Profesionistët e detit e konsiderojnë hero kapitenin pasi arriti në bari pa humbje njerëzore duke shmangur provokimet e guardia di finanza te cilët përpiqeshin të pengonin futjen në port të barit. Kujtoheni edhe për heronjtë e heshtur dhe jo vetëm ata që kanë shkrepur aparatin në

            1. D
              Durrsaku i zhgënjyer

              Jam një nga ata 20 mijë shqiptar që udhëtuan me anijen vlora dhe që qendrova një javë në stadiumin e barit dhe më pas në firence për 2 dit deri sa policia italiane na zgjoi nga gjumi si kafshë në oren 2 të natës dhe si të burgosur ,të shoqëruar me qindra policë drejt areoportit të pizës dhe në avion ushtarak drejt tiranës.Ishte pabesia e qeverisë shqiptare që na shiti dhe ra dakort me qeverinë italiane me na kthyer në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.Na trajtuan pa respekt dhe me dinakëri na kthyen.Shteti italian nuk na mirëpriti fare,na teajtoi si kriminela,ndersa populli italian na respektoi na sillte ushqime dhe veshje kur ishim tek stadiumi i barit,ndersa shteti italian na e hidhte ushqimin me helikopter si kafshët.kjo eshtë e vërteta e anijes vlora

              1. l
                lindio

                Po shyqyr se na keni care k...me "detyrimet" qe i kemi Italise.

                1. R
                  Reuters

                  Italia priti shqiptaret qe ju dynden ne Ambasade ne korrik 1990, pastaj priten shqiptaret qe zbarkuan me anije ne mars 1991, por dhe pritja ka nje kufi. Nuk eshte faji Italise qe shqiptaret nuk formojne dot shtet normal e shpetimin e gjejne te braktisja e vendit.

                  1. J
                    Ja kaq

                    Mendoni sikur ne vend te fjales "Itali" te ishte "Greqi" Jam kurioz te di do ishin njesoj komentet?

                    1. A
                      Alushi

                      O Rupenc ti thua "anija mbërriti në Brindizi", kurse italioni se "mbërriti në Bari". Kë të besojmë?

                      1. b
                        ben

                        Anija Vlora arriti ne Bari dhe jo ne Brindizi.

                      2. E
                        Erdogan

                        Italine nuk e ka pushtuar Turqia e Deputetit Osmane Ismail bej Vlores,Frashellinjve,Hasaneve,Tahsimeve etj zoti me comentin Ja kaq. Per Arvanitasit dhe popullin Greke you bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj jini turq ne Identitet dhe Ndergjegje. Italia fashiste pushtoi Dhodheka Nisen (12 Isujt Greke pasi Turqia e kriminelit Qemal Ataturk u largua ne 1912en. Armiqte e Pirros se Epirit nuk u ngopen me Magna Grecian e Arkimedit. Por kur je Ignorant dhe Idiot keshtu eshte. Albania Osmane ishte Epir sic ishte Prijesi i Saj Jeorgios Kastriotis. You Arnautet e Cilerit dhe Erdoganit i kini duart me gjak kunder popullit Greke.

                        1. v
                          vezhguesi

                          Erdogan-me siguri nuk e di se kane qene pikerisht shqiptaret, qe duke luftuar kunder osmaneve, pa dashje ndihmuan Italine qe te mos pushtohej prej tyre.

                        2. e
                          edmond( koder rreshen)

                          Ju 20 mij Shqiptar te anijes Vlora,Policia Italjane ju hodhi buk me helikopter dhe nuk ju dhunoj fizikisht,por policia Shqiptare nuk na la brij pa thyer ate fillim marsi te vitit 91 tek anija Partizani ne 6 ushtarakve te cilet na arrestuan dhe na kaluan ne gjyq ushtarak ! Isha marinar ne Kepin e Rodonit nuk kishim informacion per eksodin qe po ndodhte ne portin e Durrsit,por nga fshataret e mesova se populli po largohej me anije ! Gjysmen e rruges e bera me kemb,dhe gjysmen e rruges i varur prapa nje Zisi te tej mbushur arrita te porti,i Durresit, dhe ne dark u ngjita ne anijen Panameze . Ne mengjes zbrita nga anija sepse doja me patjeter te merrja vellain e vogel . Zbrita nga anija dhe u nisa ne Reshen por nuk arrita ta marr vellain,rikthehem ne Durres,dhe e vetmja anije qe kishte betur ishte anija Partizani jo tek porti,por tek Kantieri,e rrethuar ne distanc nga forcat e nderhyrjes se shpejt, te sapo formuara me ushtar te rinj per her te par ne vitin 1990. Nga mengjesi deri pasdite ushtaret ishin te gjith nga Jugu,dhe per ti len popullin te kalojn per te hypur ne Anije,ju kerkonin ato qe kishin me vete,orat e dores, lek.... !U tentua shum her qe motorri i anijes,te vihej ne pun por ishte e pamundur ?! Ne dark u tha se nje mekanik esht futur ne dhomen e motorrit,dhe po perpiqet per ta ven ne funsion ? Nuk vonoi shum,dha sapo "mekaniku" u largua nga dhoma e motorrit filloi te dilte tym,duke na mbytur me koll ne qe ndodheshim ne anije ! sic duket "mekaniku" ishte i policis dhe kishte hedhur lend helmuese luftarake ? Diku pas ores 22 .00 na u tha me Altoporlant nga Policia se Anija nuk do te niset dhe duhej te zbrisnim,por Policia duke par kundershtimin e popullit,dha sinjalin me disa krisma armesh,tek forcat e saj per te filluar aksionin e zbrasjes se anijes. Me kujtohet sa mbas gjuajtes me arm,tek kulla e anijes ku ndodhesha,nje djal ne dialekt Shkodran na thot te mos shtyhemi se vellai i tij ishte demtuar siper vetulles nga nje plub plastik ?! Ishte aq e tensionuar situata,saqe gjaku tek i rridhte siper vetulles e shikoje,por nga se u shkaktua kete se di ta them ? Ushtaret e Jugut,pasdite u nderruan nga ushtaret e veriut, te cilet ne dialekt i kuptoja te ishin nga Kukes,Tropoj... dhe ishin ndar ne disa grupe,ku secili grupim ishte ne varesi te dy Sampisteve profesionist te Tiranes . Kishte shum ushtarak ne anije ,por gjat bastisjes ata u ndihmuan nga populli duke ju dhen rrobat e tyre,dhe duke hequr uniformen,per mos tu njohur nga policia dhe per mos tu arrestuar . Nga uniforma ushtarake,me kapen dhe me vecuan se bashku me 6 te tjer ! Nuk ju durua "Rinis heroike ushtarake" per te na futur ne mes dhe per te na rrahur me shkelma e shkopijt e gomes qe ne momentet e arrestimit ! Do ja di per nder dy sampistave qe i kishin nen komand,te cilet nuk i lan me te vazhdonin se do ju kishim ngelur ne dor nga rrahjet ne grup ! nuk vono j shum,dhe aty ku po na mbanin te ulur ne tok,vjen nje Polic me uniform ( ne mos gabohem,duhet te ishte meso burr ne mosh,me trup mesatar ose pak i shkurter) dhe njeri nga Sampistet drejtues,e nderon me grusht dhe i thot : Shoku zevendes minister,operacioni mbaroi me sukses ! Ju kerkoi nje shkop gome,dhe filloi te na pyeste me rradh per te dhenat personale,dhe ne fund te pyetjeve na jepte nga nje goditje te leht ne kok ! Polici i sapoardhur i urdheron sampistet per te na derguar te dega e puneve te brendeshme te Durresit,dhe ne rast te tentimit per tju hikur te na gjuanin me arm ! Nga e rrahura nuk kishim fuqi per te hypur ne Karrocerin e makines ushtarake,por na erdhen ne "ndihm" Sampistat duke na ven pistoleten elektrike,ne trup per te na ber te hidheshim perpjet nga rryma,dhe ushtaret duke na rrahur rruges deri sa na dorezuan te policia . Dy ushtar mernin cdo njerin nga ne per ta shoqeruar ,nga makina per ne ambjentet e policis,por i fundit i cili nuk duroi te rrahurat dhe ishte ne gjendej te fikti gjat rruges,ne nje moment neglizhence qohet dhe ju hiken me vrap ndermjet pallateve ! Krismat e armeve ate nat ishi aq te shumta saqe nuk e kuptuam,ne ishin te atyre qe e ndoqe ushtarin,apo ato te zakonshmet qe po degjonim gjat asaj nate. Qelit e Durresit ishin plot,dhe ne te 6 ushtaret na futen ne nje qeli,por patem fatin se gjat diteve ne qeli deri sa na u be gjyqi nuk na dhunuan me .

                          Lini një Përgjigje