“Problem i madh uji, por ishte jetesë unike” - Rrëfimet e atyre që jetuan para ’90 në Sazan, pse Enver Hoxha thoshte “kemi çelësin e Otrantos”

19 Mars 2024, 09:27Dossier TEMA
“Problem i madh uji, por ishte jetesë unike” - Rrëfimet e

Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Sazani së bashku me bazën detare ushtarake të Pasha Limanit, në Orikum të Vlorës, u shndërrua në një ndër pikat kyçe të Ushtrisë së Kuqe sovjetike dhe asaj shqiptare në Mesdhe.

Në ishull asokohe ishin vendosur kryesisht anijet katera siluruese, artileria bregdetare etj.

Gjatë asaj periudhe ishulli ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull.

Ishulli i Sazanit bashkë me gjirin e Vlorës konsideroheshin si fronti me i vështirë për ushtrinë në rast lufte.

Për këtë arsye njerëzit që shërbenin në ishull kishin trajtim të veçantë nga qeveria e asaj kohe.

Ushtarakisht nga Sazani kontrollohet i gjithë bregdeti shqiptar si dhe kanalin e Otrantos.

Është kjo arsyeja pse Enver Hoxha e quante ishullin e Sazanit si një nga pikat me nevralgjike jo vetëm të Shqipërisë dhe të Ballkanit, por edhe të gjithë Evropës, duke thënë shprehjen e famshme se “çelësat e Otrantos i kemi ne”.

Pas rënies së komunizmit në 1992, pas 5 vitesh, në 1997 në ishull u vendosën disa motovedeta dhe anije të forcave detare Italiane të cilat asistonin luftën kundër trafiqeve të jashtëligjshme dhe ndihmën për ringritjen e kapaciteteve operative të forcave detare dhe policisë kufitare shqiptare.

Në vitin 2009, pas plot 12 vjet qëndrimi në ishull, forcat detare italiane largohen nga Sazani, i cili në planet e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare do vazhdojë të shërbejë akoma si bazë detare.

Ish-banorët e ishullit: Jeta jonë në Sazan…

Të japësh një panoramë të plotë për ishullin e Sazanit, duhet të gërmosh në arkiva, që nga historia e hershme, për të mbërritur në dëshmitë e njerëzve që kanë jetuar e punuar atje në kohën e socializmit në bazën ushtarake detare, të cilët, siç thonë, ruajnë kujtime të bukura dhe mbresëlënëse.

Ata kujtojnë një qytet i vogël të ngritur aty me të gjithë infrastrukturën e domosdoshme që ka një qendër banimi, me lokale shërbimesh dhe objekte të tjera social-kulturore. Në këtë qytet në mes ujërave të thella të Adriatikut, jeta bëhej njëlloj si kudo në qytetet e tjera të Shqipërisë. Kishte shoqëri të ngushtë, dasma, vdekje.

Për të thënë të vërtetën, thonë ata, jeta në ishull ishte e vështirë. E para, se ishe i izoluar, kishe ndonjë hall a fatkeqësi në tokë, do të prisje kur të nisej anija (luftarake), që nisej vetëm dy herë në javë për në Vlorë.

Po kështu kur kishte ndonjë urgjencë do të ngrije në këmbë të gjithë ishullin, do merrej leje për lëvizjen e mjeteve deri në ministri, por edhe deti mund të ishte me dallgë. Vështirësi kishte edhe me ujin, ai vinte me autobote dhe përdorej me kursim, sidomos për të larë.

Lamtumirë Sazan!

Në shënimet e detarit të vjetër ushtarak, Diogjen Gjergji, gjejmë këtë fragment ditari, ku ai flet për largimin e një pjese të efektivit dhe të teknikës luftarake nga ishulli, në të cilin duken vlerat e një shoqërie dhe komuniteti të bashkuar mes vështirësish dhe sakrificash si pune dhe jetese. Ja ç’shkruan ai ndër të tjera:

“…Më 3 janar 1965, do të largoheshim përfundimisht nga ishulli i Sazanit. Në mbrëmje vijnë në anijen time Robert Bali, Kristaq Çito e më vonë Perikli Xhixho, pasi ata duke u gdhirë e nesërmja, do të niseshin për Durrës. Vjen edhe Paskal Kote e Mihallaq Papadhopuli për t’u takuar, për t’u ndarë. Kur afroi koha që do të iknin, Perikliu më thotë: Dhiogjen, kurrë nuk të harroj. Fillova të qaja si fëmijë. Berti e Kristaqi më pushtuan si ata. Dëgjova Kristaqin që tha: Lëreni, ka të drejtë! Në atë moment erdhi edhe Polo Guga, pa gjithë skenën e më tha: Po, ti ç’ke, në Flotë do jemi! Do të takohemi prapë.

U ndava me ta me mall e me emocion të madh. Pas orës 24:00 të asaj nate, jepet sinjali i përgatitjes së anijeve që do të shkonin në Durrës. Të gjithë u zgjuan, kuadro e detarë edhe të anijeve që do të ngeleshin në Sazan. Askush nuk shkoi në shtëpi. Do përcillnim shokët e anijet, të cilët do të shkonin në një bazë detare, në bregdetin e atdheut.  Dolën me radhë nga baza: minaheqësja, dy gjuajtësit detarë, dragaminat, katerat silurues…

Baza dhe vetë ishulli i Sazanit u duk sikur u lëkundën e lëvizën nga vendi. Buçiti ai ishull nga sirenat dhe fishekzjarrët (raketat shenjëdhënëse). Ishin momente prekëse. Sazanit, iu shkëput nga trupi i tij, një pjesë e mirë, prandaj dhe u duk se ra tërmet disa ballësh. Momente ndarjeje mjetesh e njerëzish. I gjithë ishulli, reparte e familje në këmbë, shikonin këtë largim historik e përcjellje të karvanit detar drejt veriut, i cili tashmë qe vendosur në formacion lundrimi të përbashkët. Ato lundruan derisa ne nuk i dallonim më. Lundrim të mbarë, shokëve tanë! Lundrim të mbarë, anijet tona!

U ndamë, por shoqëria mbeti e paprekur. Përsëri na dukej sikur ishulli rënkonte së bashku me grykën e Xhehnemit, atë të Arushës, shpellës së Haxhi Alisë dhe i tërë gjiri i Vlorës për atë largim. Edhe lepujt e famshëm të Sazanit kishin lënë strofullat e tyre dhe shikonin këtë skenë të papërsëritshme. Shikonin ato “gjemi” që lundronin drejt veriut, në Detin Adriatik…” (DITA)

19 Komente

  1. Z
    Zoti me shqipetaret

    Nderim e respekt per ata ushtarake e detare qe i sherbyen me mish e me shpirt vendit e tokes se tyre..........shume negativitet kishte ajo periudhe e erret e Shqiperise....as qe vihet ne dyshim, por idealizmi, miqesia, shoqeria e ketyre ushtarakeve nuk vjen me....fatkeqesisht......ndoshta ka ardhur koha qe te mos hajme koken e njeri-tjetrit, te mos shajme e ofendojme veten dhe vendin tone....jemi shume pak dhe koha shkon perpara....e tani me shume se kurre duhet te jemi te bashkuar si shqipetare ne te gjithe Ballkanin.......SOLIDARITET PER VENDIN E NJEREZIT E TIJ.....

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Nderim dhe per ty që ke shkruar keto radhe.Vertete,emi pak dhe duhet ta duam njeri-tjetrin dhe vendin.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqiptar

      Tash duhet thene " lamtumir Sazan"..!

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti

        Pershkrim i bukur , hahaha vec uji nuk vinte me auto bote por me anije cistern ...kurse per kursimet nuk behej fjale ...edhe ne ishim miq dhe gitone te vjeter te Z Dhiogjen Gjergji ,, ne Sazan por dhe ne Sarande hahahahahah kush e lexon komentin nga oficeret e vjeter te mbetur e mer me mend se kush jam .. kujtimet e tij i kam lexuar jo 1 por me dhjetera here ..jemi larguar nga Sazani per ne Sarande 3 me 4 familje me vone erdhen dhe te tjere kemi udhetuar per tere naten me dragaminen e asj kohe ,...kujtime te bukura ika nga Sazani kur isha vetem 7 vjec ..ishull perallor me gjithe mungesat dhe veshtiresite e tij dhe te kohes ..vec mardheniet vellazerore me te gjithe atje ta ulnin veshtiresine ne minimum , nuk besoj se atje banonin 10 mije veta ,1 mije ndoshta , kurse 10 mije duket disi e ekzagjeruar nejse kurse kontakti me Vloren behej ashtu sic pershkruet , mbas disa viteve kam dashur ta vizitoj prap te shikoja edhe nje here ishullin ku jetova femijerine e pare vec veshtiresite dhe ligjet nuk te lejonin ...

        Përgjigjjuni
        1. A
          A. S .

          Pak a shume e kam idene se kush duhet te jeni . Shume e vertete ajo qe shkruan se po lexojme lloj lloj pacavuresh me super fantazi keto dite . Me sa me kujtohet jo zyrtarisht Sazani ka pas ne max e tij rreth 1600-1700 banore . Ky numer ka qene rreth viteve 60 te shekullit te kaluar . Kam kaluar 11 vjet e gjysem te jetes sime aty dhe per fatin tim kam shkuar perseri disa here deri vjet ne vere bile . Kam shum emocion sa here shkoj pavaresisht veshtiresive jo te vogla qe kishim ne ato kohe . Sa per turizmin po i them atyre njerezve te vegjel e nihiliste per cdo gje qe ne Sazan ka vend qofte per turizem qofte per baza ushtarake bile edhe tepron . Natyrisht se di si do e zgjidhin problemin e ujit po tani behet dhe ckripezimi e perdoret uji i detit megjithese ka goxha kosto … respekte ish koleg

          Përgjigjjuni
          1. i
            ilirian

            Uji eshte gjeja me lehte po te duan, gjithe ai uje i ftohte dhe i pishem qe derdhet ne det mjafton te shtrijne ca tuba dhe ja ku u furnizua me mire se Vlora dhe ishulli me uje... kur behet fjale per investim miliarda dollare nedertimi i ujesjellsit nuk eshte asgje...

            Përgjigjjuni
        2. L
          Luli

          Ndoshta ky qe tregon dhe thote se kishte anije me Vloren vetem dy here ne jave,ben fjale per vitet 60,por une kam vajtur ne Sazan 5 vjet rresht nga 1975 deri ne 1980, minimalisht nga dy jave ne vit dhe kishte cdo dite nje anije transporti,e cila bente lidhjen me Vloren.Nisej ne mengjez nga Sazani per ne Vlore dhe kthehej diku nga dreka ne Sazan.

          Përgjigjjuni
          1. A
            A.S.

            Me sa mbaj mend dy here ne jave vinte cisterna ose dhe njehere ka raste po kur deti ishte i mire trasport kushte gati perdite

            Përgjigjjuni
          2. i
            ish ushtarak marine

            Sazani i banuar nga 10 mije banore ???? Nga i gjeni keto informacione o merhuma gazetare

            Përgjigjjuni
            1. B
              Begsi vdeksi

              Aristidh Zoi ka qene ne Sazan. Roland Qafoku, merini dhe te madhit Aristidh nje interviste

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sali shpellari

                Kam qene 27 muaj marinar ne dragamine (çminuse)..82..84. Ishulli nuk banohej me shume se 1500 veta dhe uji vinte me anijen cistern perdite e cila sillte dhe conte disa punetor ne Vlore. Veshtiresi kishin me shume ushtaret (jo marinare)si me ushqimin ashtu dhe me sherbimin dhe ujin. Anijet nuk kishin asnjeher problem ushqimin apo ujin . Thone disa qe ka shume plazhe ..une them se jane dy vende qe mund te bejne plazh..pjesa tjeter e ishullit eshte shkembore .

                Përgjigjjuni
                1. g
                  gazmir

                  Sigurisht qe jeta ne Sazan ka qene e veshtire dhe kur mendon qe nuk ishin gjerat baze uji i rjedhshem dhe energjia elektrike per te tjerat ske cfar thua,por ka pasur njerez te perkushtuar.Nqse do te behet ky investim qe flitet do te jete nje sukses per ekonomine,ka plot gomere qe thone e shiten Sazanin por kaq kuptojne gomeret.

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pilo Lala

                    Ata qe thone u shit Sazani nuk jane gomere, jane shume me te djallezuar se gomari. Ata duan te sabotojne cdo investim ne Shqiperi.

                    Përgjigjjuni
                  2. J
                    Jorgo

                    Anija ishte pasagjeresh, jo ushtarake dhe quhej "Postali" me kapacitet diku te 200 udhetare

                    Përgjigjjuni
                    1. j
                      joni

                      Joni Flas per vitet 70=te Ishte kulmi i punimeve se duhej te behej edhe nje ishull nen toke.Na sollen nga korpusi i Fierit 'prej nga vareshim'rreth 300 ushtar pune pa arme dhe megjithate nuk beheshim me shume se 1000 banor.Transport me Vloren kishte cdo dite mandej edhe dy anije se ishte edhe ajo e tansportit te cimentos dhe hekurit per punimet fortifikuese.Vetem kur kishte parashikim furtunal,nuk leviste anije.Te thuash 10 mij banore eshte nje genjeshter.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rrahmoni

                        O Gazetarë debila, po meqë sdini ju matematikë kujtoni se nuk di asnji tjetër. O injorantë. Sazani 5 pallate ka patur , nga 10 hyrje secili bëjnë 50 hyrje. Me nga 5 veta , 250 veta. Plus dhe 500 ushtare , ose ja për të bere qejfin 1000 ushtare ( se dhe ata do flinin diku) , bejne maksimumi 1250 banore. Si ja futni kshu 10 mijë banorë.

                        Përgjigjjuni
                        1. g
                          gryka e xhehnemit

                          Te ndertojme nje xhami me kater minare ne sazan ,,qe te duket qe eshte shqiptare ,,,,pastaj le te investoj kush te doj ,,,,gezuar ramazanin ,,,,,,

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tarasi

                            Qellove si kalama o Ramazan.. Ta thome une si qellohet po kam frike se do dhjesesh ne breke

                            Përgjigjjuni
                          2. T
                            Tarasi

                            Po flasim popullorce... Gangster me bole te medhaja njehere Linda aneja shqipetare.... Ai e ka emrin ENVER HOXHA. Te gjithe sot e therrasin Veku. Ne diten e vdekjes se tij per mendimin Tim te gjithe te heqin kapelen. U tregoj cfare rrace cubash jemi.... no matter what.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje