Nga Afrim Imaj
Tre heronjtë e Kodrës së Kuqe, Vojo Kushi, Xhorxhi Martini e Sadik Stravreleci, janë vrarë në një shtëpi në Tiranë pak çaste pasi janë ndarë me Enverin.
Në pamje të parë, mënyra si e përshkruan këtë ngjarje të bujshme dokumenti i vitit ‘46, përjashton çdo dilemë për rrethanat e tragjedisë, por leximi i vëmendshëm i variantit të servirur aty nga Enveri, të cilin nuk e ka përmendur më kurrë, të krijon një shije dyshimi, që vë në diskutim jo thjesht kronologjinë e ngjarjes.
“Enveri mbriti në bazën ilegale të tre martirëve 12 orë para vrasjes së tyre, pohon dokumenti. Aty takoi shokët, u hoqi vërejtje për lëshimet që kanë bërë, i porosi të marrin masa mbrojtjeje, këshilloi Xhorxhi Martinin të mbërthejë mekanizmin e kobures njëzetëshe me të cilën loste. Sadik Stravrelecit i dha udhëzime të niset të nesërmen në Kosovë. Korrierin që do të nisej për te çeta e Baba Fajës e këshilloi të ikë që pa gdhirë. Të zonjën e shtëpisë, një militante të vjetër, e urdhëroi që mos të qasë aty Anastas Lulon. Por, plani dështoi. Të nesërmen që me natë forcat armike rrethuan shtëpinë. Lufta vazhdoi 6 orë me radhë. Gjashtë orë të tjera Enveri nuk luajti nga dritarja e shtëpisë ku ndodhej 600 metro larg vendit të ngjarjes. Ay dëgjonte poteren e armëve dhe merrte me mend se ç’ndodhte. I prekur thellë nga vdekja e shokëve, atë ditë shkroi me dorën e vet traktatin “Tre heronj”, i cili u shpërnda përnjëherësh”.
Ky është varianti i autorëve të biografisë së vitit ‘46 për ngjarjen e Kodrës së Kuqe. (Aty, veç të tjerave, nuk përmendet prania e të mbijetuarit të tragjedisë). Enveri, sipas tyre, nuk ka qenë vetëm vizitori i fundit i bazës ilegale, por edhe dëshmitari i ngjarjes të cilën e ka ndjekur nga afër(!)Çuditërisht e njëjta gjë ka ndodhur edhe në rastin e Qemal Stafës, i cili, siç konfirmohet te “Biografia…” është sulmuar në bazën e tij “pak momente pasi merr udhëzimet nga Enveri për të shkuar në Vlorë”.
Sidoqoftë, jo çdo rastësi mund të bëhet shkak për hamendësime të ndryshme, megjithatë, mënyra si është zbardhur më vonë kronika e këtyre ngjarjeve nga protagonisti i “Biografisë…” dhe disa pohime të kundërta me variantin zyrtar të publikuar vitet e fundit nga dëshmitarë të tjerë, nuk e kanë fashitur përfundimisht misterin rreth tyre. Ndërkaq, pjesa në vijim e dokumentit zbulon të tjera ndodhi nga jeta e diktatorit në fillimin e viteve ‘40. Ndër to duken interesante konsideratat për Koçi Xoxen, që përcaktohet si kreu i hierarkisë së miqve më të afërt të Enverit, paçka se pak më vonë do të zinte kreun e agjenturës antishqiptare dhe urdhrat për ekzekutimin e Niko Xoxes e Sadik Premtes…
Enveri vazhdonte të qëndronte në Tiranë për të drejtuar punën dhe aksionet. Shtëpitë e popullit fukara të lagjes së Tiranës “Vorri i Bomit” u bënë qendrat kryesore, nga ku dilnin parullat dhe direktivat që mobilizonin masat për luftë. Enveri është në kontakt të përditshëm me shokët që kanë përgjegjësi të ndryshme. Ai i udhëzon këta në luftën e tyre dhe nëpërmjet tyre merr eksperiencën e masave. Shoku i tij më i afërt, Koçi Xoxe, arrestohet. Qemal Stafa pasi merr udhëzimet nga Enveri për të shkuar në Vlorë, rrethohet dhe vritet në lagjen e Tiranës, të tjerë shokë bien dëshmorë. Pas dhjetë muajsh përpjekje të Partisë, ishin krijuar konditat e themelimit të Frontit, Italia dhe Gjermania fashiste ishin n’apogjenën e fitoreve të tyre. Me trakte, me organin e rregullt “Zëri i Popullit”, Partia kishte arrirë të ngjallë dashurinë më të madhe për Bashkimin Sovjetik, për Stalinin, për ushtrinë e kuqe heroike. Kundër manovrave dhe demagogjisë fashiste që përpiqej të mbillte urrejtjen mes popujve, Partia kishte ngjallur dashurinë kundrejt popujve të tjerë të shtypur, sidomos kundrejt popujve të Jugosllavisë.
Në Shqipëri rezistenca kishte marrë proporcione të mëdha në zonat e çliruara, si Peza, Opari, Tomorica, Mesapliku, Mallakastra etj. Çetat e armatosura vepronin në luftë të hapët me okupatorin. Postat e karabinjerisë ishin spastruar, armiku ishte strukur në qytete, autokolonat e tij qarkullonin të shoqëruara me autoblinda. Çetat vrisnin dhe zinin rob me qindra ushtarë italianë, shkatërronin ura, rrugë, prisnin vijat telefonike, sulmonin depot e ushqimit dhe ua ndanin këto popullit. Njësitë në qytete ishin zmadhuar pa masë. Në këto kondita dhe me këtë aktiv lufte, Komiteti Central i Partisë mori vendimin për organizmin e Frontit Nacionalçlirimtar. Në Konferencën e Pezës, që u mblodh për këtë qëllim më 16 shtator 1942, u thirrën dhe kishin ardhur të përfaqësonin nga të gjitha shtresat e popullit dhe patriotë si Myslym Peza, Baba Faja, Haxhi Lleshi etj. Komiteti Central i Partisë kishte deleguar Enver Hoxhën, Nako Spirun dhe shokë të tjerë. Enveri shtroi në konferencë eksperiencën që kishte mbledhur deri atëherë nga përpjekjet e masave popullore, të cilat kishin fituar besimin në triumfin e kauzës së tyre.
Ai dha kuptimin e drejtë të bashkimit që duhej, bashkimi i cili do të realizohej vetëm në zjarrin e luftës antifashiste dhe do të krijonte atë bllok të vetëm të të gjitha forcave popullore, pa dallim feje, krahine ose ideje, dhe që kishte predikuar me kohë Partia Komuniste Shqiptare. Ay theksoi nevojën e goditjes dhe të shkatërrimit total t’aparatit të vjetër të shtetit që kishte kapitulluar më 7 prill 1939 dhe të ngritjes së një pushteti të ri. Shoku i tij, Naku Spiru, ngriti çështjen e organizmit të shëndoshë t’organizatës së rinisë. Mbi këto vija të përgjithshme doli rezolucioni i Konferencës së Pezës, që u hartua prej Enver Hoxhës dhe Naku Spirus. Rreth mbledhjes së Pezës armikut i kishte rënë era, por nuk dinte ekzakt vendin dhe qëllimet e mbledhjes. Me gjith’atë ay grumbulloi forcat dhe i lëshoi në sulm për t’i rrethuar dhe për të djegur gjithë zonën.
Po ishte vonë, konferenca kishte mbaruar punën 2 ditë më parë dhe delegatët ishin shpërndarë. Vetëm Enveri me disa shokë, duke u kthyer për në Tiranë, takon forcat armike që shkonin të rrethonin Pezën. Ata kishin me vete thasët me material të konferencës të botuar në shtypshkronjën ilegale që kishin të fshehur në mal. Qenë në rrezik të kapeshin, por shpejtësia dhe manovrimi i tyre depistoi vërejtjen e armikut, ata fshehën materialin në një han mbanë rrugës dhe me një farë taktike i shpëtuan nga duart e armikut, i cili u kujtua vonë dhe kontrolloj të nesërmen n’anën ku gjeti dhe zuri materialin, i cili u ribotua përsëri dhe u shpërnda në gjithë Shqipërinë. Në Pezë delegatët kishin mbetur dakord të bëheshin aksione me karakter të përgjithshëm. Aksioni u krye me sukses, u prenë gjitha rrjetat telefonike dhe u sulmuan autokolonat e armikut. Vetëm një nga delegatët e konferencës nuk e zbatoi detyrimin që kishte marrë përsipër, ky ishte Abaz Kupi, i cili vazhdoi në këtë rrugë gjersa u hodh jashtë nga Këshilli i Përgjithshëm. Partia mobilizoi gjithë forcat e saja për realizimin e kësaj vepre të madhe.
Pa marrë parasysh rreziqet, nën ndjekjen më të egër të Mustafa Krujës, komunistët edhe patriotët mblidhnin popullin e fshatrave dhe qyteteve dhe organizonin këshillat n.çl. Si reaksion kundër vendimeve të Pezës, okupatori nxiti dhe krijoi forma të reja organizimi të reaksionit të brendshëm, si Ballin Kombëtar dhe të tjera organizata, duke filluar gjithashtu dhe operacione në shkallë të gjerë. Balli, në të cilën merrnin pjesë të gjithë bejlerët dhe borgjezia reaksionare, “Grupi i Zjarrit”, i vetquajtur komunist, organizoi luftën tok me okupatorin kundër Frontit N.Çl. Në qytete dhe sidomos në Tiranë, ku aksionet ishin bërë të rrezikshme për okupatorin, ay vuri në urdhër të ditës terrorin më të zi. Çdo natë bllokoheshin mëhallë të tëra, arrestoheshin, burgoseshin dhe vriteshin patriotë pa gjyq, masakroheshin njerëz të dyshimtë. Për shumë kohë pas Konferencës së Pezës, Enveri vazhdon të qëndrojë në Tiranë në krye të punës, që kishte ngarkuar partia e tij.
Okupatori e kishte dënuar me vdekje ne mungesë dhe ndjekjet kundër tij ishin bërë më të dendura. Fotografia e tij ishte shpërndarë në të katër anët, por agjentëve dhe informatorëve fashistë nuk mund t’u shkonte kurrë në mendje se muratori me emër usta Hasani, me një kapellë të vjetërt, me robe të shqyera dhe me fytyrë tërë këlqere, ose elektricisti Thanas me petkë të thjeshtë, punëtori me veglat e zanatit nën sjetull, që u kalonte kushedi sa herë përpara, ishte vetë Enveri, njeriu që kërkohej dhe duhej kapur i gjallë ose i vdekur. Armiku kishte informata që një njeri me karakteristikat e tij, i pashëm, me sy të zezë dhe vetulla të gjera ishte kapur pa dokumenta dhe s’tregonte emrin, por Enveri ishte në Tiranë, në rrugën e Gazhinës, karshi postës së karabinjerisë, që ruante lëvizjet e njerëzve të dyshimtë.
Ishte aty dy net dhe dy ditë me radhë delegati i Komitetit Central të Partisë në mbledhjen e aktivit të Tiranës, i ruajtur nga shokët e tij me bomba, automatikë dhe mitraloza në duar, gati kundër çdo rreziku. Një lajm tjetër i vjen okupatorit se policia e Prizrenit ka rënë në gjurmë të një njeriu të dyshimtë që i përngjan Enverit. Por, është tamam atëherë kur Enveri ka shkuar të organizojë Konferencën I të vendit të Partisë, që u mblodh në Labinot t’Elbasanit në vitin 1943. Në këtë konferencë të madhe dhe të parë të partisë së Enveri paraqit raportin. Ay vuri në dukje luftën që kishte bërë partia e jonë e re kundra elementave deviatorë të mëngjër, kundra opurtunistëve, ay vuri në dukje rreziqet që e kërcënojnë Partinë nga këta njerëz, vuri në dukje mbeturinat e sëmundjeve të grupeve, të cilat duheshin luftuar me ashpërisë më të madhe, ay vuri përpara Konferencës së Partisë detyrën e organizmit sa më të fortë të luftës kundra okupatorit.
Ay kërkoi zgjedhjen e Komitetit Central definitiv të Partisë. Nga Konferenca historike e Partisë doli Komiteti Central i Partisë dhe Enveri u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i saj. Partia Komuniste po bëhej një forcë e madhe, ajo ecte me hapa të sigurta drejt rrugës që e mësonin mësuesit e mëdhenj Marksi-Engelsi-Lenini-Stalini. Pas Konferencës së Partisë, Enveri thirri disa krerë të “Grupit të Zjarrit” dhe duke iu vënë në dukje atyre punën anti-marksiste dhe tradhtare që po bënin, i urdhëroi t’i dorëzonin partisë kuadrot e grupit dhe gjithë punën e tyre, të hidheshin pa rezerva në luftë kundër okupatorit, anëtarët më të mirë të grupit të shkriheshin në radhët e partisë dhe të leftohej udhëheqësi i këtij grupi, arkeo-marksist dhe sipuni i Mustafa Krujës, Zisi Andrea, me pseudonimin Zjarri. Kjo ishte fjala e fundit e partisë kundër “Grupit të Zjarrit”. Këtu s’kishte lëshime, o me Partinë, ose në luftë me të. “Grupi i Zjarrit” vazhdoi dhe për një kohë veprimtarinë e tij nën drejtimin e Zisi Andreas.
Atëherë Enver Hoxha shkroi artikullin në Zërin e Popullit, ku demaskoi hapët si agjentë të okupatorit Zisi Andrenë dhe veprimtarinë e grupit të zjarrit. Një demaskim i tillë bëri që elementëve të gënjyer të kërkojnë likuidimin e grupit dhe inkuadrimin e tyre në radhët e partisë. “Grupi i Zjarrit” mori fund. Zisi Andrea mbaroi agjent i Ovres dhe i gestapos. Enver Hoxha u dha urdhër shokëve të Korçës të pushkatonin Niko Xoxin, trockist dhe agjent i fashizmit. Ay u ekzekutua. Anastas Luloja dhe Sadik Premtja vazhdonin luftën kundër Partisë. Enver Hoxha nga Labinoti dha urdhër t’arrestoheshin dhe të gjykoheshin Anastas Lulo dhe Sadik Premtja. Anastas Lulo u gjykua dhe u pushkatua si tradhtar i popullit e i partisë, dhe sabotator. Gjatë qëndrimit në Tiranë, janë të panumërta episodet që i kanë ndodhur Enverit, por ka disa për të cilat ay mban kujtimin më të shtrenjtë. Në kodrën e Kuqe në Tiranë, në një shtëpi të vjetër prej qerpiçi, banonte ilegalisht Vojo Kushi, Xhorxhi Martini që ishte plagosur në një aksion dhe Sadik Stravreleci, luftëtar i vendosur, por me trup të thyer prej tuberkulozi. Enveri kujdeset për jetën dhe shëndetin e shokëve të tij. Ay ka mësuar se në shtëpinë ku banon Xhorxhi Martini i plagosur, shokët po bëjnë shumë lëvizje dhe kjo bie në sy të okupatorit.
Ay niset vet t’i jap fund kësaj gjëje. Ishte 12 orë para se të vriteshin. Aty takohet me shokët, u heq vërejtjet për lëshimet që kanë bërë, i porosit kategorikisht të marrin masa mbrojtje, këshillon Xhoxhi Martinin të mbërthejë mekanizmin e kobures së tij njëzetshe me të cilën po lonte në duar. Sadik Stravreleci i jep udhëzime të nesërmen të niset për Kosovë, i jep letrat dhe të hollat e udhëtimit. Korrierin e Partisë, që do të shkojë në Martanesh, për të çuar udhëzimet dhe material për çetën e Baba Fajës, e këshillon që të mos bëjë lëvizje dhe të ikë që pa gdhirë. Të zonjës së shtëpisë, një militante e vjetër, i urdhëron që mos të qasë më në shtëpi Anastas Lulon, i cili n’atë kohë ndodhej në Tiranë. Por, plani nuk doli në krye, të nesërmen që me natë forcat armike me mitraloza dhe me tankse kishin rrethuar shtëpinë e Vojo Kushit. Lufta vazhdoi 6 orë me radhë dhe 6 orë të tjera Enveri nuk luajti nga dritarja e shtëpisë ku banonte 600 metro larg vendit të ngjarjes. Ay dëgjonte poteren e armëve dhe merrte me mend se ç’ndodhte, ay s’dinte kush luftonte, por sigurisht ishte luftë e shokëve që kish edukuar vetë.
Atë ditë, i prekur thellë nga vdekja e shokëve të tij, ay shkroi me dorën e vet traktatin “Tre heronj”, i cili u shpërnda përnjëherësh në popull. Një herë tjetër ay ndodhej me shokun e tij të luftës, jugosllavin Miladin Popoviçin, në një shtëpi punëtori buzë Lanës. Shtëpia ishte izoluar. Dy ditë më parë atje Enveri kishte mbaruar së shkruari traktatin me rëndësi, që Komiteti Central u drejtonte katundarëve të Shqipërisë, i cili ishte shtypur në shtyp-shkronjat klandestinë të qytetit dhe shpërndarë në gjithë Shqipërinë. Ishte pra natë, dhe ishin vetëm të dy, Enveri me Miladinin. Pa pritur ndëgjohen armë dhe bomba, të shtirat u dëgjuan afër shtëpisë së Mustafa Krujës, e cila ndodhej atje afër. Të ipnin përshtypjen e një atentati. Pas armëve të para, gjithë milicët që banonin në kazermat pranë shtëpisë së Mustafa Krujës, duke shtirë nga të katër anët, lëshohen dhe rrethojnë mëhallën.
Një burrë që banonte në katin e sipërm të shtëpisë, ku ishte Enveri me Miladinin, filloi të zbrazë armët nga dritarja. Puna u pa, ishte dhe ay një spiun. Të dy shokët u gjenin para vdekjes dhe me bomba në dorë prisnin momentin deciziv të sulmit. Në këtë moment suprem të jetës së tyre ata përqafuan shoqi-shoqin dhe Enveri kur flet për Miladinin, s’mungon të thotë fjalët e tij që ay i tha Enverit n’errësirën e asaj nate që i priste vdekja: “Shoku Enver, luftuam dhe do të vdesim duke luftuar për një çështje të madhe, për çlirimin e Shqipërisë. Unë jam i lumtur që jap jetën për popullin Shqiptar. Gjaku i jonë le të shërbejë për vëllazërimin e popujve t’anë”. Dhe Enveri shton: “Kurrë në jetën e tij nuk e ka ndjerë veten më të fortë se n’atë çast kur shihte se krahas me të një shok jugosllav kishte vendosur të vdiste me aq heroizëm për popullin shqiptar”. Fati e desh që këta të shpëtonin për qime.
Cfare karrlliqe degjojme tani. Vitin tjeter per te mbushur gazeten do te degjojme qe ne 1944 gomeret ishin nacionalioste dhe kuajt ishin komunista.
Ju erdhi dita te rifalsifikoni historine qe tregon me gisht te paret tuaj si sherbetore te fashizmit. Sado te mundoheni, tradhetare e bij tradhetaresh do ngordhni.
Sa me shume mundohen keta ta baltosin Enverin, aq me shume behen njerezit kurioz per Enverin. Enveri nuk e permendi kurre fjalen "Tranzicion", ndersa keta sot mbas 34 vjetesh vazhdojne ta quajne shtetin ne tranzicion. Imagjino shtetin e Enverit te thoshte ne vitin 1978, jemi ne tranzicion. Shtepia me e vizituar ne Gjirokaster nuk eshte e Ismail Kadarese, por e Enverit. Sot flitet per Sazanin prej Enverit. Ai e beri kaq misterioze, besoj kete vit do e vizitojne qindra mijera njerez. Sistemi i mbrojtjes se Sazanit po studjohet nga ekspert te lart ushtarak te NATOs, brezat e Mbrojtjes, koordinimi i Sazanit, Karaburunit dhe Zvernecit. Enveri do studiohet me kujdes, do zeri vendin e tij ne histori, dhe per hir te vertetes, mendimi im, eshte qe do e kete vendin historik ne nivelin e Skenderbeut.
Ky trajani i gjeti te gjitha
Sipas titullit pi bie se Qemal Stafa dhe Heronjtë e Kodrës së Kuqe kan vra, ashtu pe kuptoj unë.
Z. Afrim Imaj, une kam 50 vjet qe studioj dokumente dhe kam deshmi te protagonisteve te ngjarjeve te historise se Shqiperise ne vitet 1912-1944. Une kam intervistuar ne shtepine ku u vra Vojo Kushi dhe dy shoket e tij, vete te zonjen e shtepise Ije Farken, e cila e ka treguar ngjarjen ashtu sic e thote dokumenti i vitit 1946. Duke lexuar kete shkrim dhe te tjere me pare, te jap kete keshille: "Nese nuk i ke mbaruar studimet ne degen e Historise te Fakultetit te Historise e Filologjise, shko studio aty; nese i ke mbaruar studimet atje, shko dhe shfrytezo dokumentet ne Arkivin Qendror te Shtetit, ku jane hedhur me shume kujdes ne elektronike te gjithe dokumenteve te fondeve te tij. Sherbimin e ke te shkelqyer fale kontributeve te punonjesve te kualifikuar me ne krye drejtorin e pergjithshem Ardit Bodo. Po te shkosh atje do te mesosh se kush e ka zbuluar dhe organizuar zbulimin e bazave te PKSH ne Tirane dhe historine se si u vra Qemal Stafa. Nese do te shkruash per vrasjet qe ka urdheruar Sekretari Politik i KQ te PKSH, Enver Hoxha, shiko dosjet e vrasjeve te Anastas Lulos, Mustafa Gjinishit e mjaft te tjereve ne vitet 1943-1983.
Akoma me përralla për Enverin e grupet komuniste.Merruni o njerzë me të sotmen,si i kemi punët,ku i kemi rininë,si po sillën ata nëpër Evropë e botë,sa të burgosur kemi,brenda dhe jasht vendit,sa prostituta shqiptare "punojnë"nëpër bulevardet e Evropës,shifni kemi apo jo Ushtri e armatim,çfar do bëhet me Jugun e vendit që nuk është duke u komentuar serioziteti i situatës.Greqia nuk po tallet ajo pa gjuajt asnjë plumb ka gëlltit disa Bashki e është në ekspansion e sipër.Merruni o milet me jetën e fshatrave ca më të larta që nuk kanë rrugë e as uji e bukë.Thjesht janë në gjendje të përafert ca lokalitete indiane .Apo Enverin po e përdorni si gogol për ti thënë popullit se kishte dhe me keq,tani jeni shumë mirë,thuani rroftë Edi Rama.
O Mero Morri ! A thua Enveri ta pati qire edhe te tembe kur i tundte kembet perpjete pas mullarit ne fshtarat e Tepelenes ? Fytyra juaj qe e zbuloni me krenari prej 34 vitesh eshte deshmia me e mire se cfare bajgash jane ( ne pergjithesi ) antikomunistet ( duke perjashtuar nje pakice fare te vogel ). Mashtrues, shpifes, hajdute, gjobvenes etj.etj..
Nqs nuk i ka tradhtu(e habitshme) do i kishte vra mbas 1944...deri te Trebicka,21 janari,Olldashi..e njejta shkolle arnautistane.
Luften e bri dhe kanunin mbas clirimit e zhduku te tjerat i katranosi.
Fund e krye aluzion djallëzor i atyre që vërtet ua shkë.... ky burr dhe që nuk u ka ngelur gjë ndaj këtij kolosi të vërtetë veçse të shpifin poshtërsira nga këto që në jetë do të donin ti kishin bërë vetë nëse nuk i kanë bërë kundër familjarëve dhe rethit të tyre.
Cojeni ne SPAK ceshtjen.
Afrim Imaj do te jet kryezbuluesi i vrasjeve te 21 Janarit.Spaku me gjenialitetin e zotit Afrim do te marre drite dhe do mesoje teknikat professionale dhe eksperiencat gati shekullore te tij.
Kur kerkon te beje historianin nje ish oficer nderlidhes,por qe nuk e ka haberin fare po fare fare as nga nderlidhja,sepse per sa kohe ka qene ne ushtri eshte mare me pune rinie,sa ne brigaden e nderlidhje e me vone ne komitetin e rinise ne ministri.Nje dallkauk injorant qe ishte fodull me ata qe kishte poshte vetes dhe bythlepires i peshtire me te gjithe ata qe ishin siper tij.Si mer guximin te beje retushimin e historise nje injorant i tille,qe nuk ka haber nga arkivat dhe nuk ka pare ne jeten e vet nje dokument arkivor.Ky pis burre qe kur ishte sekretar rinie ne brigaden e nderlidhjes,te denonconte edhe per nje fjale te pa kujdeseshme.Pty race e poshter
Bollë më!Nuk bëhet histori me gazeta.Ju lutem në emër të moshës së 3 MOS ZHBËNI HISTORIN E SHQIPËRIS. MOSshkatëroni fëmijët të ardhmen e Shqipëris.Për ta ditur shkruesi i artikullit 'burat,ikën me okupatorin në 1944 sitë dhjerrë,trimat që bënë historin sikundër lindën dhe ndëruan jetë në SHQIPËRI.HISTORIN E KAN BËRË FITIMTARËT AJO NUK MUND TË ZHBËHET.
O ti zoti autor.. shume shkrim i dobet ne radhe te pare, nje rremuje e perseritur mu duk. pastaj duke lene menjane ngjarjet pas clirimit, ne kohen e luftes eshte fat qe EH ishte udheheqes, i lindur per ate pune dhe e radhiti Sqiperine ne krahun e duhur te historise. Doli ndonje burre tjeter me i zoti te luftonte per Shqiperine ta organizonte e ta udhehiqte???? Dhe ke pa shqiptaret qe as vete nuk dine cfare duan e jo me te beheshin nje mendje. Respekt per te gjithe njerzit qe luftuan dhe ndihmuan per clirimin e shqiperise.
Ti Afrim je nje cope Gomar qe Ke marre persiper te shtremberosh historine Edhe si gjirokastrit.Tradhetia qe coi ne vrasjen e tre herojve te kodres se kuqe - ne shtepi ishin kater illegale.Nje prej tyre i plagosur .Ne kete baze Ka shkuar Fiqerete Sanxhaktarin,per te takuar vojon.Pasi Ka Dale ,Ka marre rrugen qe te nxjerr te bulevardi ne drejtimin me rrugen fortuzi.Pa Dale te bulev ardi,atje ku fillon rrugica qe te nxjerr te kinema 17 Nentorit dhe rruga e dibres,ajo Ka takuar Dushan Mugoshen,dashnorin dhe tutoring agjenturore te saj.Ajo i Ka treguar se Ka qene ne bazen x ku eshte Vojo vete i katert.Dushani kete ia Ka percjelle kuestures dhe me pas Ka ndodhur rrethimi,lufta dhe Renia e deshmoteve.Personi i katert ,i plagosur,eshte dorzuar te italianet.Nuk Ka bere tradheti,por i eshte dhimsur keta ndaj dhe shpetoi.Pas lufte Ka jetuar dhe punuar ne Berat. Kjo esh te e verteta.Dekonspirimi Ka ndodhur nga Fiqerete Sanxhaktarin,e cila vdiste per ate mikun mashkullor.Ka thyer shume hunj Fiqeretja fillo ne dritekuqet e Tiranes ,vazhdon me Dushan Mugoshen dhe ate perso in me te cilin rrembeu vajzen e Mon Kukaleshit ,,me te cilin i kapi cip mbi cip Gogò Nushi ne bazen ku prisnin se ku do te largoheshin.
Qeke Tironc i vjeter, i dike gjonat mire ti. Meqe ra fjala, i boni gjo ate dite Dushani Fiqos, apo ishte me perioda?
O koqe ne nuk dime se cfare ndodhi ne 1991 si u katapultua Berisha nga sekretar parti ne spital ne krye te levizjes studentore po dime qe Enveri vrau Qemalin.Po mire more bole se i meriton te gjitha epitetet ishin ne lufte gjithe kohes ne rrezik nga momenti ne moment mund te shkoje per lesh cfare leverdie kishte ti hiqte qafe kur akoma skishte filluar mire lufta dhe do dilje gjalle prej saj?Priste sa te mbaronte dhe pastaj e conte per lesh por gjithe ne qoftese do mbijetonte.Prandaj varianti me i mire i rrenes eshte qe te ishte gjalle se i duheshin per luften pasi vet nuk cante bythen sipas juve mortjeve qe na care trapin me te tilla shkrime pacavure.
Nuk e deshifroj dot artikullin. Njehere shkruan Enveri ishte ne Filan Baze , pastaj thote ai I demaskoi ne Gazeten Zeri I Popullit. Ju sugjeroj , autorit ose redaktorit , qe artikullit ti bej nen ndarjet ose ti rradhise sipas kapitujve...
Nuk Ka nevoje per shtremberimet e ketij hajvani me emrin Afrim Imaj.Qemalin e Ka dekonspiruar Fiqerete shehu.Ishte ngarkuar per ti cuar Qemalit ne bazen qe ishte shtepia e Beqir Minxhozit dokumenta leternjoftim fallso me te cilen do te shkonte Qemalit ne Vlore.Fiqeretja i kerkoi simpatizzanti Ludovig,shkodran qe punonte ne Ministrine e Botores,por qe ne fakt ishte agjent i SIM i infiltruar si simpatizant,Pra i kerkoi ndihmen per nje makine nga Ministri a Botore.Iu plotesuat por u dekonspiruar baza.Kuestura rreth ores 14 te drekes arrestoi Beqir Minxhozit,atje ku sot eshte Ministria e Drejtesise..Te shoqeruar,te lidhue e afruan ne drejtim te shtepise,qe ti mbetej atij barra e spiunimit.Lagja u rrethua.Ne ate baze ate nate do zhvillihej nje mbledhje e komandanteve te njesiteve guerile.Kur u zbulua rrethimi,u shperndane ne drejtim te lumit te Tiranes .Qemalit doli nga rrethimi,matane lumit takoi te tjere si dhe Antare te cetes se Abaz Kupit.Pyeti per Dritta Kosturin dhe u informua se ishte Brenda rrethimit ne drejtimin ku degjoheshin krisma Atehere u fut ne rrethimi,takoi Driten me nje tjeter te plagosur,i udhezoi per daljen ne drejtim te lumit dhe vete qendron per te mbuluar terheqjen e tyre.Mbeti vet i rrethuar,luftoi deri ne fishekun e fundit.Kjo eshte ngjarja.Beqir Minxhozit Ka mbajtur mbi supe fajin derisa Spiuni Ludovig eshte prure ne shqiperi rreth vitit 1946,nga nje njesit special i derguar ne Bari te italise.Ata e kapen e rrembyen dhe e prune ne shqiperi ,ku dhe u rrefye per shume vepra te tij.Afrim Gomari le te Lexoje intervistato e Dritta Kosturin Edhe pse Jo te pilota dhe per kete i hedh Edhe vehtes dyshime.Keto une i di qe prej 50 vjetesh nga nje ish Antare i njesiteve guerile ne Tirane,shok me Lym Keten.