Në librin e tij “Nga Stalini te Mao. Shqipëria dhe bota socialiste”, studiuesi Elidor Mëhilli, i cili jeton e ligjëron në SHBA, thekson se komunistët shqiptarë që morën pushtetin në fund të Luftës së Dytë Botërore, u gjendën para një sfide të madhe: si të konsolidonin një parti komuniste në një vend si Shqipëria, e cila nuk kishte as klasë punëtore (shumica e njerëzve ishin analfabetë), as traditë komuniste mes dy luftërave botërore?
Sigurisht, kishte ndonjë simpatizant të komunizmit, por jo lëvizje të organizuar.
Pas vitit 1945 si shembull i vëllazërisë shqiptaro-sovjetike përmendej fakti se më 4 shkurt 1924 Avni Rrustemi, asokohe deputet në Parlamentin e Shqipërisë, kërkoi një minutë heshtje per nder të Leninit.
Lideri sovjertik kishte vdekur më 21 janar 1924.
Artikulli nuk tregon arsyen perse Avni Rustemi kerkoi nje gje te tille. C'lidhje kishte Lenini me Shqiperine ne ate kohe? Cili ishte kontributi i Leninit ne ndihme te Shqiperise? Pergjigjet e pyetjeve te mesiperme artikulli i fsheh. Por edhe historia e sotme e Shqiperise e fsheh: Lenini kur erdhi ne pushtet denoncoi Traktatin e Fshehte te Londres te 1913 qe coptonte trojet shqiptare.
Bravo Istor Jani! Pse Lenini denoncoi Traktatin e Fshete te Londres te vitit 1915 (jo 1913), e falenderoi edhe patrioti i madh Bajram Curri dhe gjithe patriotet e tjere shqiptare. Avniu e shpjegoi qarte se pse kerkoi nje minute heshtej krahas vdekjes se Presidentit Woodrou Willson te Amerikes.
Cfare thu bre mihilli????!!!
Ekzakt Istor. Jo vetem, por krejt baballaret e Kombit te ndergjegjshem per meritet e "hazeretit Lenin", u ngriten ne kembe. Ishte merite e atij Burri shteti, qe sapo kishte marre ne dore drejtimin e Rusise se careve, captueses me te eger te trojeve shqiptare ne Ballkan, dencoi i pari Traktatin e Londres. Mbas tij ishte nderhyrja vendimtare e Presidentit Wilson, qe shpetoi perfundimisht Shqiperine. Turp dhe mosmirenjohje qe harrohet ky fakt.
Historiani nuk je ,por histerjan po'.Ka nje lidhje Lenini me Shqiperine.Eshte i pari qe denoncim publikisht vendimet e konferences se ambasadoreve te Londres te 1913,ku Shqiperia u coptua ne Mes te pese shteteve ballkanike.Avniu kerkoi nje minute heshtje per Lenin,ndersa BCurri ne leter e cileson...hazreti Lenin".