Intervistoi: Violeta Murati
Një lëndë romanore e rrallë, rrëfim historik nga diktatura se si e përjetoi persekucionin një adoleshente. Alma Gjurgji, në librin “Krahë të këputur”, të botuar së fundi nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave Komuniste, ka treguar në formë letrare, për historitë e tmerrshme përndjekjes në diktaturë…! Nëse “romani” e realizon misionin e tij, së shpejti ky libër, do të tregohet edhe nga kinemaja, nga regjisori Besnik Bisha
Znj. Alma, ju keni shkruajtur një memuar të rrallë. Një vajzë 10 vjeçare që rrëfen të kaluarën, persekutimin. Si mundet ta organizonit një kujtesë të tillë, prej një vajze të vogël?
Mendoj se çdo qenie njerëzore, ka një rrugëtim të caktuar në jetën e saj, që në mënyrë të pashmangshme është e mbushur me ngjarje të thjeshta, apo mbresëlënëse. Këto episode jetike, fiksohen në memorien e secilit prej nesh. Sigurisht ngjarjet e pazakonta, ato që dhëmbin shumë, ato që lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën tonë, është vështirë të harrohen. Të tilla kanë qenë ato, që shoqëruan vitet e brishta të fëmijërisë dhe të rinisë sime, ashtu si qindra e mijëra fëmijëve të tjerë, që së bashku me familjet e tyre, vuajtën në kampet e internimit.
Fëmijë të pafajshëm, që duhej të vuanin pafundësisht, brez pas brezi, për bindjet politike të gjyshërve baballarëve, apo të afërmëve të tyre. E si mund të harroj ditëlindjen time të 10-të, për të cilën kisha fantazuar një tortë me qirinj, urime dhe dhurata nga të gjithë të afërmit e mi. Pikërisht atë ditë, të hipur majë një makine përbindësh, familjarisht po internoheshim nga Tirana…! Këtë episod kaq të dhimbshme e kam përshkruar kështu në librin tim: […]
“Nuk mbaj mend me saktësi sa orë zgjati ai udhëtim drejt ferrit. E hipur majë dengjeve, ndjeja lëkundjet e pamëshirshme të asaj makine të zezë në rrugët e pashtruara, me gropa e gurë, mes atyre kodrave me shkurre të përzhitura nga vapa e verës, që ishte në ditët e fundit të saj. Në të ngrysur mbërritëm në fshatin që ishte caktuar për familjen time, diku në kodrat e Dumresë.
Makina ndaloi në mes të fshatit dhe rreth saj u afruan disa banorë të tij. Me një kuriozitet të natyrshëm, por dhe me një gëzim të lig se “armiqtë” kishin marrë “ndëshkimin e merituar”, u munduan të orientojnë shoferin, të vijonte dhe disa metra më tutje, drejt asaj kasolleje që ishte caktuar për ne.
Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë më parë. Ishte vërtet një kasolle e ndërtuar me shkarpa dhe e mbuluar me kashtë. Dyshemeja me dhe. Ngjitur me atë vrimë që quhej derë, ishte një gur i stërmadh me forma të çrregullta, dhe unë nuk e kuptova kurrë si dhe pse ai gur ishte vendosur aty.
Ndoshta ishte shkëputur nga kodrat përreth dhe kasollja ngjitur me të, ishte ndërtuar shumë kohë më pas. Ndoshta. Deri në atë kohë kisha besuar se të tilla kasolle, ngrihen për kafshët shtëpiake, dhe më kishte ndodhur të shihja të tilla edhe në ndonjë film, për jetën e fiseve dhe tribuve të Afrikës.
Jo, nuk isha në ëndërr dhe as në kinema. Ajo kasolle ishte e vërtetë dhe ne duhej të banonim aty. Ishim të gjithë të mpirë, ndërsa mamaja nuk e mbajti më veten, ia plasi të qarit. Motra ime e vogël, vazhdonte të shtrëngonte kukullat e saj, ndërsa kaçurrelat e verdha i ishin ngjitur në fytyrë nga djersët dhe vuajtjet e rrugës.
Sytë e kaltër, më të bukura se qielli pranveror, e kishin humbur shkëlqimin e tyre. Ajo krijesë e vogël kishte inteligjencën dhe intuitën, të mos kërkonte asgjë, nuk kërkoi të hante, nuk kërkoi të flinte, vetëm na vështronte me radhë, si për të kuptuar shkaqet e asaj situate të panatyrshme”! […].
Me lejoni të kujtoj se gjatë këtyre viteve, është shkruar mjaftueshëm për historitë e tmerrshme të persekucionit komunist, por me keqardhje kam konstatuar dhe përjetoj një indiferencë të pazakontë dhe cinike, ndaj këtyre vuajtjeve. Sigurisht që kujtimet e atij trajtimi çnjerëzor, ishin të gjalla brenda meje, por nuk kisha menduar asnjëherë, që të shkruaja rreth tyre. Shtysë për këtë u bë një moment i veçantë, rreth tre vite më parë. E tmerrshmja “luftë e klasave”, në një formë tjetër, po riciklohej sërish në realitetin e tranzicionit të trazuar shqiptar.
Kështu, në shkelje të çdo ligji u përjashtuan nga puna me qindra dhe mijëra persona, që kishin bindje politike të ndryshme nga partia në pushtet. Një luftë e pafund, një përjashtim mizor nga mundësitë e integrimit dhe mjetet e jetesës. Gjithë këtë ngarkesë negative dhe dhimbje që akumulova sërish, kisha nevojë ta shkarkoja diku…!
Kështu u ula të shkruaj, gjë që nuk e kisha bërë kurrë më parë. M’u duk sikur me mundim zgjidha grykën e një thesi të mbyllur mirë. Kujtimet ishin aty, mjaftonte vetëm t’i tregoja rrugën për të dalë jashtë. Po shkruaja vetëm për vete. Ishte një konfidencë që, nuk kisha menduar asnjëherë se, do ta ndaja me qindra mijëra të tjerë.
Fragment pas fragmenti, episod pas episodi, dhe rezultati ishte libri im i parë; “Krahë të këputur”. Familjarët dhe miqtë e mi të afërm, të mrekulluar për stilin e atij rrëfimi, sa të vërtetë, po aq dhe mbresëlënës, me inkurajuan që këtyre kujtimeve dhe fakteve të tmerrshme, duhej domosdoshmërisht t’i hapja rrugën e botimit.
Dhe kështu ndodhi. I vlerësuar nga Instituti i Studimit dhe Botimit të Krimeve të Komunizmit, si një kontribut në hedhjen dritë dhe denoncimin e këtyre krimeve, ky libër gjeti rrugën e botimit prej tij.
“Krahë të këputur” është quajtur libri, është gati në zhanrin e një historie pak të vështirë për t’u “besuar”, por lexohet si një histori romanore. Kurioziteti është i natyrshëm mbi përjetimet e kësaj fëmije, që u bë adoleshente, si mundet të reflektojë tani?
Teksa më drejtonit këtë pyetje, m’u kujtua një prononcim i At Zef Pllumit, dhënë në intervistën e fundit të tij, para se të ndërronte jetë. I pyetur për vërtetësinë e rrëfimeve në librin emocionues “Rrno për me tregue”, ai pak a shumë u përgjigj në këtë mënyrë: “….kam treguar shumë pak rreth të vërtetave të jetuara në ferrin komunist, pasi nuk dëshiroja të isha i pabesueshëm, për lexuesit e rinj…”!
Në këtë rast, unë do pohoja të njëjtën gjë për të vërtetat e jetës sime. Një kalvar persekucioni i shtrirë në 23 vite, sigurisht ka në përmbajtjen e tij, një numër të madh vuajtjesh, tmerresh, denigrimesh, shtypjesh dhe kërcënimesh për mua dhe familjen time. Për shkak të gjyshit të ekzekutuar nga regjimi komunist, konsideroheshim kundërshtarë politikë, ose për të qenë më e saktë, armiq të partisë.
Nëse do kujtoja e shkruaja rreth çdo episodi të jetuar në dhjetëvjeçarë, rezultati do të ishte një histori tejet e gjatë dhe interesi për të, do të ishte minimal. Për këtë arsye, bëra redaktimet dhe shkurtimet e duhura. Isha e ndërgjegjshme që në një material sa më të shkurtër të përmendja disa nga kujtimet e mia më të pashlyeshme dhe të dhimbshme…!
Qëllimi im ishte të përshkruaja me vërtetësinë më të madhe, përjetimin e atyre ngjarjeve fatkeqe,…çdo gërmë, çdo fjalë, çdo paragraf është i vërtetë, mbuluar me terror dhe tmerr. Eh, reflektimi i tanishëm…në realitet unë nuk kam mbajtur ditar. Kujtimet e mia shumë të sinqerta, janë sjellë në këtë libër, ashtu siç i kisha përjetuar.
Mendoj se, përpos të vërtetave të patjetërsueshme, libri im është ndërkohë dhe një reflektim për tragjeditë njerëzore të atyre përmasave. Ndonëse të vështirë dhe me kosto të mëdha për jetën e qindra e mijëra njerëzve, në fund të fundit e konsideroj gjithashtu një triumf, një ngadhënjim të së mirës mbi të keqen. Rënia e regjimit kriminal komunist, e konfirmon diçka të tillë.
Në libër tregoni mbi “refuzimet”…Ç’ishin këto përjetime për moshën tuaj?
Isha shume e vogël kur u përballa me refuzimet. Problemet që familja ime kishte me regjimin, i provova që në moshën 8 vjeçare, kur të dy prindërit e mi, u dëbuan nga arsimi për të punuar në Fermën Bujqësore “Gjergj Dimitrov”, në Sauk të Tiranës. Në të vërtetë, nuk e kuptoja çfarë ndodhte, pasi bisedat që kishin në themel padrejtësitë e sistemit, nuk mund të bëheshin kurrë në prani të një fëmije.
Përballja e parë e vërtetë me diktaturën dhe refuzimet e saj, dhe ndërgjegjësimi im për atë që po përjetonim, ndodhi në moshën 10 vjeçare. Kjo lidhet drejtpërdrejt me internimin e familjes sime, i cili u pasua nga flakje të njëpasnjëshme…ja si e kam përshkruar në librin tim, ditën e nesërme të internimit: […]
“Ndesha në vështrimin e pashpresë të prindërve të mi. I pashë të shkatërruar. Sytë e tyre ishin përhumbur poshtë rrathëve të zinj. Im atë me ftoi të afrohesha pranë dhe për herë të parë në jetën e tij, më shpjegoi atë që po ndodhte dhe shkaqet e saj. Më foli për diktaturën e proletariatit, për luftën e klasave, për të atin e tij intelektual, të ekzekutuar nga komunistët dhe se ne duhej të paguanim për këtë.
Duhej të paguanim të gjithë, madje dhe motra ime e vogël trevjeçare, që ende flinte. Ndërkohë gjumin e saj të pafajshëm dhe engjëllor, po e prishnin mizat dhe grerëzat që ardhja e ditës, i kishte gjallëruar.
Në agresivitetin e tyre dhe ato krijesa të vogla të natyrës, ishin kundër nesh. E gjithë kjo ishte shumë për mua. Një ditë më parë kisha mbushur dhjetë vjeç. Deri aso kohe, isha indoktrinuar dhe unë nga propaganda komuniste. Në shkollë më kishin mësuar, të isha e lumtur për Partinë dhe xhaxhin Enver, se; “Partia ishte nëna e të gjithë fëmijëve”. Më kishin mësuar se fëmijët shqiptarë “ishin më të lumturit në botë”, e të tjera broçkulla si këto.
Sa e sa vjersha për Partinë kisha mësuar dhe recituar…?! Im atë nuk po fliste me një fëmijë dhjetë vjeç, por me një të rritur, që duhej të ndërgjegjësohej, për atë që e priste. U ndjeva aq konfuze, sa nuk isha në gjendje të bëja asnjë pyetje. Vetëm përpiqesha të kuptoja. U përfshiva nga një dhimbje e gjithanshme. Po më shembej bota nën këmbë. Brenda tri ditëve, çdo gjë ndryshoi në atë që ishte jeta ime, çdo gjë që kisha besuar apo dëshiruar në ëndrrat e mia fëmijërore, nuk ekzistonte më…!
…Ndonëse isha vetëm një fëmijë, rrëfimi i jashtëzakonshëm dhe emocional i tim eti për atë që po ndodhte, më bëri të ndjehesha menjëherë e rritur. E kuptova se fëmijëria ime kish marrë fund, dhe se do të më duhej të përshtatesha me këtë realitet të shëmtuar, do të më duhej të ndihmoja prindërit, në përballimin e asaj jete të vështirë në atë skëterrë! […]
Ju përmendni vende, ku jeni degdisur, rreziqet, aventurat, gjendjet emocionale por asnjë emër, përveç një shoqeje, që është një personazh real. Ja për shembull historia e mësueses na duket e tmerrshme për nga demoralizimi psikik, pse nuk keni emra?
Për hir të së vërtetës, kjo pyetje më është drejtuar dhe më parë. Siç jam shprehur më lart, nisa të rikujtoj dhe shkruaj këto të vërteta të dhimbshme të jetës sime, pa menduar se rezultati do ishte një libër, tashmë i mirë-vlerësuar. Personazhet që shkaktuan aq padrejtësi për mua dhe familjen time, kanë një emër, dhe unë i kam të gjallë në kujtesën time. Por ata mjeranë, ishin pjellë e atij sistemi mostër që fabrikonte krijesa të tilla, të përbindshme.
Nuk jam penduar aspak që nuk kam përmendur emra, pasi qëllimi im ka qene dhe është të denoncoj atë sistem të pashpirt, që kishte ndërtuar atë strukturë të stërmadhe kriminale, që mbillte terror dhe shtypje që asnjë vend tjetër nuk e kishte përjetuar. Edhe nëse do t’i rikthehesha librit e ta rishkruaja, sërish nuk do ta bëja.
Mendoj se publikimi i bëmave, si dhe ndëshkimi moral i këtyre shërbëtorëve të paskrupuj të regjimit, është dhe mbetet detyrim i politikanëve, analistëve dhe historianëve. Tashmë ata individë, nuk kanë asnjë rol në jetën time, as nuk e di ku ndodhen.
Ndoshta disa prej tyre, janë diku nëpër botë, apo ndoshta janë në role drejtuese të politikës aktuale dhe në mënyrë cinike, japin leksione për të drejtat e njeriut dhe demokracinë, ndërkohë që asnjëri prej tyre, nuk ka kërkuar ndjesë. Dëshiroj dhe uroj me gjithë shpirt, të reflektojnë dhe një ditë të pendohen për gjithçka kanë bërë. Për fat të keq, reagime të tilla njerëzore, të këtyre personave që shkatërruan jetë njerëzish, pothuajse nuk kam ndeshur asnjëherë.
Ndërsa personat e mësipërm në librin tim janë thjesht anonimë, nuk mund të rrija pa përmendur me emër, shoqen time të dashur të fëmijërisë, Ritën. Ajo ka qenë dhe është shumë më tepër se kaq. Është motra ime. Prindërit e saj më kanë bërë dhuratën më të bukur të atyre viteve. Pas vdekjes së gjyshes, më kanë mbajtur në shtëpi dhe më kanë trajtuar si bijën e tyre. Dhe kjo ndodhte në një periudhe terrori, kur të gjitha dyert e të afërmve, na ishin mbyllur.
Ajo familje më bëri të kuptoj dhe provoj mirënjohjen, ndoshta nga më të bukurat në botë. Ende sot e kësaj dite mbetet e tillë. Sa i takon marrëdhënies së vështirë me mësuesen e parë që pata në internim, pashpirtësinë e asaj, që duhej të ishte edukatore dhe prind i dytë, e kam përshkruar në këtë mënyrë:
[…] “Ndërsa marrëdhëniet me fëmijët e tjerë po ecnin drejt normalitetit, nuk mund të them të njëjtën gjë për mësuesen. E krahasoja me mësuesen time të mrekullueshme në Tiranë dhe ndjeja se ajo, nuk donte t’ia dinte fare për ata fëmijë, që ndonëse frekuentonin shkollën, ishin pothuajse analfabetë.
Ndryshe nga ata, unë kisha patur fatin të më rrinin mbi kokë, tre mësues në shtëpi. Sigurisht, këtu përfshij edhe gjyshen. Prindërit e atyre të ngratëve, gdhiheshin e ngryseshin arave për të siguruar bukën për fëmijët e shumtë, që sillnin në jetë. Në shenjë hakmarrjeje, me pushtoi dëshira ta sfidoja. Ishte një formë rebelimi. Veçanërisht në orën e matematikës, që ishte lënda ime e preferuar.
I bëja pyetje me të cilat e vija në vështirësi. Madje, ndjeja një lloj kënaqësie të pakuptueshme, kur asaj i ndryshonte ngjyra e fytyrës. Kishte raste kur i kërkoja mënyrat alternative, për zgjidhjen e disa problemeve. Duke kërcitur dhëmbët, ajo e duroi disa ditë këtë situatë, por një ditë në pamundësi për t’iu përgjigjur pyetjes sime, në kulmin e tërbimit më tha:
“-Mëso sa të duash, kazma të pret”. Ky shpërthim ndodhi në klasë, në sy të gjithë fëmijëve, të cilët shihnin të habitur herë mua, herë mësuesen. Unë kisha pritur një reagim prej saj, por kurrë kaq të pamëshirshëm dhe vrasës të shpresës dhe ëndrrave. Isha aq e mpirë, gati të qaja.
Në atë regjim çnjerëzor, kishe ndrojtje edhe të qaje…! Lotët mund të konsideroheshin pakënaqësi dhe sfidë për sistemin. Lotët e pafajshëm të një krenarie të vrarë ishin kërcënim. Ka disa momente në jetë, që lënë gjurmë të thella dhe ky ishte një prej tyre. Ndjeva të ndahesha në copëza të brishta e të dëshpëruara, të cilat më zbehën besimin se një ditë, do të arrija t’i mblidhja e t’i ngjisja sërish.
E urreva me gjithë shpirt atë mësuese. Është një nga personat e paktë që kam urryer. Jo se kanë qenë të paktë ata që më kanë lënduar, por isha unë që më pas, u mundova ta përjashtoja urrejtjen nga bota e ndjenjave të mia. Nuk më linte të jetoja. Ishte shumë sfilitëse si ndjenjë, gërryese, aq sa më zinte frymën. Unë e doja aq shumë shkollën dhe kisha thurur ëndrra, se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha. Pas kësaj, nuk u mora më me mësuesen, as ajo me mua. U vendos një “paqe” e akullt.
Një vit më pas, mësuesja ime u përdhunua nga disa ushtarë të cilët e zunë atë në befasi, teksa po kthehej në fshatin ku banonte familja e saj. Në atë moshë, nuk arrija të kuptoja çfarë ishte përdhunimi, dija vetëm se asaj i kishte ndodhur diçka shumë e keqe dhe e turpshme. Madje në fshat thuhej; “e kapën me zor”. Ushtarët paguan me burg për këtë, ndërsa mësuesja u transferua përgjithmonë, nga shkolla e atij fshati. Nuk ndjeva asnjë keqardhje për mësuesen time.
Marrë nga observatorikujteses.al
Nuk arij te kuptoj sa normale eshte te thuash : " Nuk ndjeva asnje keqeardhje per perdhunimin e mesues time" ?????? Edhe per me teper mos jesh e penduar sot????? As sjellje Kristiane as sociale dmth. Korniza Sociale thote : Mos i uru/ bej tjetrit ate te keqe qe ti nuk do doje qe te tjeret ta benin ty ( siç mizorisht ta kishin bere ty). Per nje " llaf goje" por pa te drejte qe te paska thene shiko çfar reagimi ka bere.
Per te folur jemi te zot te gjithe. Po te provosh ato qe ka hequr ajo do ta kuptosh. Mos fol kot, me mire hesht kur s'ke c'te thuash
sakte
Emri ju e njihni zonjen qe ka shkruajtur ne shume gjera ajo genjen ajo fronte me mire se te tjeret
Bole ajo ishte femije ne ate kohe ,biles edhe perdhunimin nuk e dinte çfarë ishte.
o bqir me pseudonim Emri,do të kishe bërë mirë të mos e kishe ngrënë atë copë muti që e jep si këshillë!!o robqirë,të jesh femën,ndoshta dhe e re në moshë(por që e ke shkruar në moshë madhore)nuk mund të thuash,të shkruash në rastin tonë,një gjë të tillë"Nuk ndjeva asnjë keqardhje për mësuesen time."!o copë mishi me emrin njeri(nuk e di përse duhet të jemi të të njëjtës specie)unë personalisht nuk do tia kisha dëshëruar një gjë të tillë,përdhunimin,asnjërës prej motrave,nënave të atyre ushtarëve që kanë përdhunuar atë mësuese!sado e pashpirt që mund të ketë qënë ajo!o kafshë që nuk ke problem të përdhunohesh,të të përdhunojnë familjen,përdhunimi është gjëja më e ndyrë që mund ti bësh një njeriu!!moj rracë kafshërore përpiqu të ecësh në 4 këmbë dhe nuk do të ndjeja një pështirje të tillë për ty!!pthu qënje e qelbur dhe ti Vezhguesi!
kapedan,këto kujtime nuk i ka shkruar në atë moshë,por kur ka qënë e rritur!!pavarsisht "se nuk e ka kuptuar"prapë i ka pëlqyer fatkeqsia e mësueses!!përndryshe nuk do ta kishte fiksuar në kujtesë??kape,në jetën tonë shohim,dëgjojmë,lexojmë shumë,e shumë gjëra,por mbeten në mëndje ato që kuptojmë që na bëjnë përshtypje!!shumë nga ngjarjet që jetojmë,shumë nga ndjenjat që përjetojmë,me kalimin e kohës i mbajmë për vete!!e di përse??thjesht se në atë kohë që i kemi përjetuar kanë qënë të gabuara,jo të drejta!pavarsisht se kanë qënë ndjenjat tona!!e kjo grua,o është shumë budallaqe,o jashtëzakonisht primitive!kjo ka treguar se ajo "themel dhe shtëpi"ka urrejtjen!e po të marrësh për të drejtë ndjenjat e kësaj vajze njëherë e një kohë,atëherë mos i quaj të padrejta dhe ato të asaj mësueses!të dyja janë në të njëjtin nivel!të dyja në nivel kafshëror,nivel emocional,nivel urrejtjeje!!mund të më thuash se kush është më e mira nga këto të dyja??mund të më thuash se kush pjesë e mutit të ndarë në dysh,është më e mirë se tjetra??
Vetem kete kishe per te thene? Sa keq! Do ishte me inteligjente mos kishe komentuar fare.
Është normale o kafshë njëlloj si të thuash që një ditë pe Hitlerin duke e përdhunuar dhe ti vazhdove rrugën duke thënë "sa mirë ja bënë"! Po tani a e kupton përse bëhet fjalë?? Kjo vajzë ka shkruar për ata që kanë mend në kokë dhe jo për ata që thjesht nuk pësuan gjë nga lufta e klasave dhe prapë vazhdojnë mbrojnë atë sistem. Unë nuk pësova gjë të keqe nga komunizmi por mbaj mend shokë klase që e paguanin këtë gjë cdo ditë. A mund të them unë sot se komunizmi është për tu vlerësuar kur në fakt na vuri kundra njeri tjetrit dhe na mbylli në kafaz për 45 vjet??
realist"Kjo vajzë ka shkruar për ata që kanë mend në kokë dhe jo për ata ......"duket që po të dalin mënd nag kafka bosh që ke!!hitleri ishte një kafshë,prandaj mbahet mënd,dhe luftohet akoma ajo që ai bëri dhe përhapi,por të thuash "mirë ja bënë"ata që po e përdhunojnë(në kuptimin seksual,të mos gabohemi!se sot përdhunim quhet dhe dhuna e thjeshtë fizike),do të thotë që ti ndëshkon një kafshë me dhunën e një kafshe tjetër!!kjo kafsha e dytë,është dhe më e keqe se e para!kjo kafsha e dytë ka mbështetjen e një njeriu ose "njeriu" si ti!!pra ti lufton kafshërinë,kënaq ndjenjën e urrejtjes tënde me një kafshëri dhe më të madhe!m një kafshëri që nesër do të të vijë ty,sepse ti e le të lirë,ti e mbështet,ti e mbron!!hajvan o realist,njeriu urren,ashtu si dashuron,ka frikë,etje,etje!për të dy këto emocione,të parat,ai ka një arsye!për të kryer një veprim dëmton dikë,mund të kesh shumë arsye!nga ajo e urrejtjes,e mbijetesës,hakmarrjes,etj,por nuk ke asnjëherë një arsye të vetme të përdhunosh një person!!përjashto arsyen e çmëdnurisë!!realist koqja,të gjithë ne kemi pasur mendime kalamajsh në fëmijërinë tonë!!dhe shpesh i kemi shprehur ato!nuk e di ti,por unë për ato budallallëqe fëmijërie që nuk i kam shprehur,i mbaj brënda meje si një "njollë" e padijes time fëmijërore!!nuk i shpreh nëpër libra si kjo koqja që nuk ka asnjë ndryshim nga ajo koqja tjetër që ka qënë e detyruar ta shkollojë!! njerëz me nënd si ti e kanë lënë këtë vënd "me krye në hi"!injoranca tënde e ditur,do të ishte përgjigjia e pyetjes që ka shtruar vaso pashë shkodrani!!
Eshte fjala per perjetimet e nje femije 10-11 vjec, ne nje periudhe te tmerrshme e situata akoma me te tmerrshme. Autorja po tregon perjetimin e atehershem, ne rrethanat e atehershme,qe ti s'i ke perjetuar,por as po tregon qe ke aftesine e perceptimit, a te paturit te ndjenjes se empatise me ate qe, po te tregon nje realitet intim, edhe pse Mizerabel, por, te jetuar ne vete te pare. Mos u lodh te kuptosh nese nuk ndjen gje.
ik ere petrit me ato hipokrizite e tua. kristianet e tu kane bere gjenocidet me te frikshme ne histori ketu ne ballkan ti na tregon pse s ju dhimbs persekutorja
Me vjen shume keq per ate qe ke perjetuar ne jete dhe njekohesisht qe nuk ke nxjerre emra. Ne lidhje me reagimin e mesueses mendoj se e ke kerkuar vete per aq sa kerkove ta sfidosh me njohurite e tua. Mendoj se dhe ajo u tregua e mire qe te la te qete pas ketij episodi.
Linda,qënke kafshë moj zemra,qënke po aq kafshë sa ata ushtarët RrK arët që kanë përdhunuan atë mësuese(torrollake)"Ne lidhje me reagimin e mesueses mendoj se e ke kerkuar vete per aq sa kerkove ta sfidosh me njohurite e tua."!çfarë të keqe ka nëse "sfidon" mësuesin tënd??çfarë të keqe ka mësuesi tënd nëse ti si nxënës shumë i mirë e "sfidon" atë??mos vallë nuk është detyra e mësuesit që të të mësojë që ti ta sfidosh atë në lëndën që ai jep dhe jo,të rrish si një copë mishi dhe të praosh gjithçka ai thotë??linda moj budallaqe,si shumë budallaqe e budallenj të tjerë emocionalë,gjatë shkollës time,dhe unë (shokë të mi gjithashtu)si shumë të tjerë kam qënë shumë i fortë në një drejtim të caktuar!asnjë nga mësues nuk ka ka sulmuar,përkundrazi na kanë mbështetur!bile edhe në momentet kur ne ashiqare kemi treguar se "po i vëmë në lojë" me dijet tona "të jashtëzakonshme"!!e di përse linda!?thjeshtë se ata ishin në moshë madhore,ishin mësues dhe jo dava koqe kalamajsh që kujtonin se kishin kapur retë me dorë!!sa për dijeni linda,jo e gjithë shkolla e jeta time ka qënë e ndryshme nga e kësaj vajze!!i kam parë të dy anët e medaljes,por në të dy anët mbështetja e mësuesve ka qënë e njëjtë!!kur isha në pozicionin e kësaj vajze si unë edhe mësuesit e dinim që dhe unë si kjo vajza "tek kazma" e kisha vëndin!!prandaj mi linda mos u bëj e njëjtë si këta që mbojnë "përdhunimin"!!dhe ti po bën të njëjtën gjë me "sfidën"!!
Me siguri kishe dhe prinder ti moj zonje qe s'thua nje fjale... dhe e dyta... flas per prinder pasi ne moshe 10-t vjecare s'te kujtohen vitet por me kalimin e viteve dmth ne moshen adoleshente vitet e veshtira te internimit... vitet te kujtohen duke bere pyetje prinderve pasi ne gjithe shkrimin s'ekziston nje vit.. per te pasur ne lexuesit nje ide ose me qarte s'flet per emer mbiemer te prinderve qe te kane bere koken ose gjyshes.
Jane te dukshme tani internimet e armiqve te klases ne fshatra, me pune te renda, jetese ne banesa te keqija. Ka shume libra, kronika qe i trtegojne keto vuajtje, trajtimin qe ju behej nga organet e diktatures. Njerezit do donin te lexonin personazhe reale, perderisa flitet per jete dhe vuajtje reale. Kur nuk permend emra, do te thote qe i zbukuron gjerat, nuk thua te verteten, dhe nuk do qe dikush qe ka qene aty, te dali te tregoj te verteten.
Thenje e At Zef Pellumbit : kam treguar shume pake rreth te vertetave te jetuara ne ferrin kominist , pasi nuk deshiroja te isha i pa besueshem , per lexuesit e rinje ! Dhe ngjarja me siper e shkruajtur shume etmershme si shume ngjarje te tjera : Por behet pyetja per te gjithe ne pergjethsi : si e lejuan dhe e pranuan kryekriminelin Penecila ne krye : ndima e ramizit si fillim ok por me vone ha thua se Ai ishte i pa njohur ne shqiperi me nje te kaluar qe dihej se kush ishte ! perkrahje ju dhane ata qe Ai ju tha , hajdeni dhe zbrisni nga aty ku jeni dhe jetoni ku te deshironi.....Zbrisni dhe beni cfare te doni..Tokat e xana jane boshe...dmth kjo pjese e njerezimit ju dha atij perseri mbatjen ne pushtet ! dhe pjesa tjeter e ish Spiunave qe po shejtan jua mblodhi " Dosjet" ku dhe sote i mban ne trustni me presion mbi hapjen e tyre...Me vone i la dhe te pasurohen nga pake.. Faji ngelet si gjithmone jetim...edhe pse e dinim se kush eshte fajtori.. le te shpresojme tek Drejtesia dhe SPAK ! me mire vone se kurre .
Kjo qenka shoqja e Muc Xhepes
Keq ardhje per ata njerez dhe vuajtjet e tyre,Vuajtje qe nuk mund te lehtesohen me asnje shperblim
E pështirë kjo mostër.
Na keni çare karin me keto kujtime te komunizmit. Atehere gjysma e rruzullit ishte komuniste dhe natyrisht keshtu do te ndodhte, por kur rriheshin ne mes te dites dhe ne mes te Brukselit kundershtaret e regjimit Sahale Brrisha, kete kush na e çkoqit?
Shkruani se qetesoni shpirtin e vrare nga padrejtesite e "Lufte se Klasave" qe zhvilloi dhe e acaroi me tej diktatori stalinist Enver Hoxha. Por kam dy mendime: 1. Pikerisht pse praktikoi "Luften e Klasave" Enver Hoxha eshte varrosur shtate pash nen dhe dhe nuk do te rehabilitohet kurre; 2. Kujdes kur shkruani per njerezit me te cilet kini jetuar ne internim, nuk ju kane demtuar te gjithe, sepse edhe vete ishin te denuar te jetonin ne ferr.
Po sa paskan vuajtur moshataret e Sahalese nga Sahale Berisha.
Keta jane " trimat" komuniste me ne krye shokun Enver. Qe trimerine e tyre e shisnin duke vrare dhe perdhunuar popullin e tyre.
o na hongsh kari o ando!!apo për këtë e shkruajte??
Njeriu ka hapesira te fal...
Sa mire ju kujtohen ne moshe 10 vjecare ,se i paskan heq nga puna dhe i paskan internu duke ju dhene dhe shtepi dhe pune tjeter pavaresisht kushteve qe mundoheni ti ekzagjeroni ne ekstrem kjo pas 40 vjetesh dhe nuk ju kujtohen thirrjet akoma te atij qe i shkoni cdo nate poshte dritares nje kokerr komunisti , hiqe nga puna se eshte komunist ,le te vdesi se eshte komunist ,vritini sic i vrau se jane komunista ,gjate gjithe viteve qe drejtoje kete vend !!!!!
Keqardhje,ngushellim,shendet dhe zemer te forte per keta njerez qe padrejtesisht ne nje jete vuajten !
Ju që keni lindur në vitet e demokracisë ose keni qenë fëmij në vitet ‘90 nuk i besoni vuajtjet e këtyre fëmijëve që nuk kishin bër asnjë faj. Ka qenë një kohë e tmerrëshme,ku ai regjim kriminal të fuste në burg nqse thoshe nuk ka patate në dyqan po të të dëgjonte ndonjë spiun i sigurimit.Unë që po shkruaj këto rreshta kur janë dënuar për agjitacion e propagandë me 10 vjet burg.Po ju tregoj një rast.Operativi i sigurimit arrestoi në një fshat të Vlorës një person dhe e futi në burg për agjitacion e propagandë kundër partisë dhe shokut Enver.Rastësisht u ndodha në gjyqin që ju bë atij personi.Prokurori e akuzoi sepse në një dasëm në Lushnje kish ngritur një dolli për të rënët e Ballit Kombëtar.Se çfarë i bëri partis komuniste pse piu një gotë raki për ta hajde gjëje.Kishte spiun edhe midis të persekutuarëve dhe të internuarëve. Vajza e tij mbasi mbaroi 8 vjeçaren me 10-a kërkoi një vërtetim nga Kshilli i fshatit që të vazhdonte të mesmen.Kryetari i kshillit një komunist i tha se do ta jap nqse do shikosh tavanin e zyrës.Pra me një fjalë i kërkoi favore seksuale një 15 vjeçareje.Me të till kriminel mbahej në këmbë ai regjim gjakatar.
Ky komenti jot, nuk eshte ndryshe nga tregimet e kesaj vajze 10 vjec pa autor. Ti tregon nje histori ne Vlore, Vlora ka 150 fshatra. Ti tregon qe njeri ne Lushnje ngriti nje dolli, u fut ne burg, per nje dolli te Ballit. Keto perralla qe ju tregoni, jane aq te lehta, dhe te pabesueshme, sa qe ju qe pretendoni se keni vuajtur nga nje fjale goje, nuk thelloheni te gjeni vertet diktaturen e atij shteti Komunist, te beni te gjithe popullin pjestare, por dukeni sikur kerkoni te akuzoni pjesen tjeter te popullsise per vuajtjet tuaja. Cfare ndryshimi kishe ti qe te internuan ne nje fshat, nga fshataret e atij fshati? Pra ti ishe i internuar njesoj si ata fshatare. Ndryshimi i vetem ishte qe ata nuk e dinin qe ishin njesoj te internuar, ne pune njesoj, buken njesoj, pagesen njesoj, shtepia njesoj
Brezi pas '90 as ka pse te lodhet me nje mentalitet dhe realitet qe s'ka lidhje me ate qe jeton. Cdo brez eshte produkt i kohes se tij. Po mbete rob i se kaluares, nuk gezon te tashmen dhe demton te ardhmen. Edhe dicka, te perdhunoje ne grup nje femer ne ato vite, e sidomos.te ishe ushtar, literalisht i kishe hapur varrin vetes!
Demokrati idealist,ose koqe,sepse nuk mund të jesh ansnjëherë idealisht!jetojmë në realitet dhe jo në ëndërra,prandaj duhet të shkruash Demokrati realist!po tia fillojmë me karllëqe si të tuat ,para e pas 90ës,duhet të këthehemi në kohë,dhe të përdorim të njëjtën gjë si më parë para dhe pas 39ës,e kështu para e pas 12ës,e në vazhdim "boll se na çave trapin"!!edhe unë di një ndodhi të tillë,para 90ës,për një person diku në shqipëri që kundërshon këtë tënden,bile di dhe të tjera po këtu në shqipëri,pas 90ës,që ja kalojnë historisë së kësaj vajze të rritur me probleme dhe të mbetur me probleme mendore!!o koqe bëhu realist dhe mo ji idealist tërë jetën!!një ditë dhe ti duhet të zgjohesh!!të paktë për të shkuar me dhi!!