Rrëfimi i fundit i njeriut më të afërt: Kush e rrëzoi shtatoren e Enver Hoxhës në 20 shkurt

20 Shkurt 2024, 10:28Dossier TEMA
Rrëfimi i fundit i njeriut më të afërt: Kush e rrëzoi

Askush tjetër nuk ka qenë më pranë tij, me përjashtim të ndonjë rasti të rrallë. Për 30 vite me radhë, ai ishte shefi i Sigurimit të diktatorit, prej vitit 1956 deri në vdekje.

Gradeci kujton se me Enver Hoxhën njihej qysh prej Luftës Nacionalçlirimtare, ose më saktë prej demonstratës së madhe të 28 nëntorit të vitit ‘41.

Ndërsa takimi i parë i tyre do të ndodhte, kur Gradeci ishte partizan në Çetën e Skraparit. Ishte marsi i vitin 1944.

Kjo intervistë është marrë në 101 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës. Gradeci ishte shumë i rezervuar pas 90-s dhe kjo është intervista e fundit e dhënë për mediat.

Ai është ndarë nga jeta në dhjetor 2015.

Më poshtë, intervista e botuar në gazetën DITA ku flitet edhe për rrëzimin e shtatores së Hoxhës në 20 shkurt.

“Monumenti ishte përgatitur që më parë për ta rrëzuar. Na u tha tekstualisht “mundësisht në mes të ditës, mundësisht në sy të kamerave, mundësisht në sy të botës” – rrëfehet ish-njeriu i afërt i Hoxhës.

Çfarë do të bëni në 16 tetor?

Më 16 tetor së bashku me shokët do të shkoj me një tufë karafilash te varri i Komandantit.

Enver Hoxhës, komandant i kam folur gjithë jetën. Kështu i flas edhe tani, përgjithmonë. Pastaj do të shkoj te familje, tek bashkëshortja e tij, Nexhmije Hoxha.

E keni shoqëruar diktatorin për 30 vjet rresht. Kush është për ju Enver Hoxha?

Në Shqipëri vështirë se mund të flitet e të shkruhet saktë tshmë e vërteta për Enver Hoxhën dhe në përgjithësi për epokën socialiste. Madje, edhe përfaqësuesit e partive, në themel të të cilave është Ai (si Partia e Punës) nuk e zë dot shpesh në gojë.

Pse ndodh një gjë e tillë sipas jush?

Sepse vetvetiu do të shprehet dyshimi në ekzistencën e demokracisë, të sistemit të ri. Duke mos e zënë në gojë (natyrisht me përjashtim, kur i duhet politikës për të mbuluar diçka tjetër) krijohet përshtypja se ai i takon harrimit. Heshtja, gjithashtu, arsyetohet me kushtet e praktikave të reja shoqërore, kulturore të ashtuquajtura properëndimore.

Ju keni botuar një libër: “30 vjet me shokun Enver”. Më pas ke heshtur

Unë nuk hesht kurrë. Ndoshta e ka radhën libri i dytë: “25 vjet pa shokun Enver”. Për të qenë i saktë, kam shprehur mendimet në disa artikuj në raste përvjetoresh si rasti i sotëm.

Enver Hoxha ka qenë dhe mbetet një Shqiptar i Madh. Jeta ime ka qenë e lidhur ngushtë me mbrojtjen dhe përkujdesjen ndaj tij. Natyrisht, s’kam bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, sepse që nga vitet e ilegalitetit e më pas, për vite me radhë atë e donte dhe e ruante shumica, populli. Për atë, populli, si i thonë fjalës, kishte vend edhe nën gjuhë.

Si ju duket kur ju quajnë enverist?

Nuk dëshiroj të flas për veten time. Por e kam për nder të më quajnë enverist, i barazvlefshëm me një shqiptar të ndershëm e të përkushtuar për vendin tim. Më burgosën si enverist. Burgosjen e kam përjetuar në qeli si shprehje e hakmarrjes politike.

– Ju ndoshta harroni se atë kohë ka pasur burgosje, ndëshkime të egra?

– Kishte burgje dhe të burgosur, kishte qeli dhe ndëshkime në bazë të ligjeve në fuqi. Nuk përjashtoj shkeljet e të drejtave të njeriut. Por edhe kastriotët, zotëri, kishin burgje. Edhe ata bënin vrasje, por ato u bënë kundër tradhtarëve, kundër Lekë Zaharisë që ia falte një pjesë Malit të Zi, kundër Hamzait, nipit të Skënderbeut që spiunonte. E të tjerë. A thua duhet ta lejonte Skënderbeu një gjë të tillë?

Edhe para 90-ës pati asish njerëzish që deshën ta shisnin Shqipërinë. A thua Enver Hoxha, partia, populli duhej të rrinin duarkryq ndaj këtyre ligësive kombëtare? Ndonjëri, apo disa prej këtyre të shiturve, njerëz që e kishin mësuar politikën ndërkombëtare dhe, madje, kishin marrë doktoraturën me të, e lanë mënjanë fatin e kombit të vet.

Nuk ma merr mendja të gaboj, kur them se kjo po rindodh sot me disa të mësuar e të shkolluar për së prapthi. Dëgjo televizionin, lexo gazetat. Secili është i lirë të shkruajë, por jo të shpifë, jo të deformojë, jo të çshqiptarizojë, jo të vrasë ndjenjat kombëtare me mashtrime të qëllimshme.

Burgosje dhe ndëshkime ka kudo në botë, edhe në vendet më të përparuara e më demokratike. Sot nuk është makabre, e papranueshme për ne, marrja e jetës në karrigen elektrike, siç ndodh në Amerikë. Koha socialiste kishte ndëshkime të rrepta, por edhe koha e sotme ka, siç janë ato që përmenda. Çdo sistem ka ligjet e veta. Kohët që vijnë bëjnë ndryshime.

Ata që kanë vuajtur nën diktaturë, nuk do ta miratonin…

Shiko, unë skuqem, kur shoh të paraqiten si heronj e si viktima, ata që bashkëpunuan me fashizmin, ata që përgatitën kurorën për Viktor Emanuelin, ata që vranë heronjtë e Shkodrës, heroinat e Mirditës. Skuqem nga turpi kur shikoj të shkulen e përdhosen monumentet, bustet e heronjve të ngritur në pidestale. Kanë filluar të tregohen patriotë të mëdhenj ata që i kanë bërë gjëmën këtij vendi. Kur dikush tjetër ka kurajë e fytyrë të mbrojë Gjon Marka Gjonin, Hamit Matjanin, Isa Toskën, dhjetëra bashibozukë e derdimenë të zinj në shpirt e në të bëma, unë duhet të trembem e të mos flas për Enver Hoxhën?

Do të flas dhe do të shkruaj sa të kem frymë. Enver Hoxha është Enver Hoxha. S’bën më nëna tjetër, jo. Po të ishin rrethana të tjera, ai do t’i bënte edhe këto proceset demokratike ndryshe, më mirë, pa i dërguar shqiptarët në fund të detit. Nuk do të rrinte se s’ka ndenjur në një vend ai kur e thërriste zëri i popullit për ndryshim, për zhvillim. Këtë e dëshmoi me profeci, me diplomaci, me shqiptarizëm. Është tjetër puna që nuk e dëgjuan, që nuk e besuan.

E keni fjalën për zërat se ka patur përpjekje për lidhje me Perëndimin që ranë në vesh të shurdhët?

Nuk mund ta di saktësisht, kur dhe deri ku arriti ndërhyrja e Enver Hoxhës për dialog. Vetëm duke e lexuar të vërtetën që thonë amerikanët dhe anglezët, pak e nga pak, do të mirëkuptohet dhe do të vlerësohet kontributi i jashtëzakonshëm i Enver Hoxhës. Çdo gjë e mirë e tij do të dalë në dritë.

– Kini diçka që ju ngacmon kur vjen fjala te Enver Hoxha pas vdekjes së tij?

– Natyrisht. Doja të shkoja edhe njëherë për vizitë në Skrapar me Enver Hoxhën. Ma kishte thënë disa herë dhe unë jetoja dhe gjenerohesha me këtë dëshirë të zjarrtë të tijën dhe timen. Por sëmundja e rëndë e diabetit nuk e la. Më ka mbetur peng. Ai e donte Çorovodën se e ndryshoi nga themelet, e bëri pjesë të bukurisë shqiptare. E lidhi me rrugë automobilistike (Berat – Çorovodë – Përmet – Kolonjë). I dha dritë, i dha shkolla, i dha një autoritet. Ai dyqani i vetëm i Pasho Hysit, që ishte dikur, ka mbetur si relike e bisedave të hershme.

– Rrezimi i monumentit të Enver Hoxhës…

– E rrëzoi populli…

– Nuk jini i saktë. Sa spekulime janë bërë dhe po bëhen në emër të popullit! Monumenti ishte përgatitur që më parë për ta rrëzuar. Na thanë “mundësisht në mes të ditës, mundësisht në sy të kamerave, mundësisht në sy të botës”.

Por ju e shihni. Që nga ajo ditë, monumenti i Enver Hoxhës po ringrihet urtësisht, paqësisht.

Meraku im tjetër ka të bëjë me zhvarrimin. Natën si hajdutë varresh. Ata që e zhvarrosën nuk mund të ishin njerëz që i faleshin Shqipërisë, por Djallit.

Diçka që duhet mbajtur shënim sipas jush?

Rrënjët e krenarisë së sotme janë atje, në të djeshmen. Shqipëria e Enver Hoxhës kishte dinjitet. Atij që na jepte dorën ne i jepnim zemrën, atij që na tregonte grushtin, i tregonim grushtin. (DITA)

39 Komente

  1. M
    Milano Moda ...Kashar

    Ke te drejte o shok, paska qene profet ,vetem ai burre ja dinte koken ketij palo mileti,qe po shqyhen me njeri tjetrin

    1. A
      Air Albania

      Milano, ne Kore te Veriut do t‘i gjesh te gjitha ato gjera qe te mungojne: qetesine, dajakun, telat me gjemba ne kufi. Hop avionit, edhe tek Kimi. He xhan…

      1. S
        Shane Korbeci

        Sa me pare te zhduken per ne kore kasharistet milaneza, aq me shume shpresa do te kete mileti i stervuajtur

      2. R
        Realisti

        Sa popull naiv e tolerant që jemi. Na vranë për 45 vjet e na kthyen në një copë toke eksperimentesh njerëzore dhe ne thjesht I mbyllëm për ca ditë për kafe. Ligjet e kohës thotë Sulua që kishte edhe shkopin edhe Maliqin.

      3. z
        zigur

        Ky qelbesire duhej vrare para Enverit sepse kane ngrene nga te gjitha anet,ky ka qene nje diktator i vogel qe nuk i dilje dot perpara.

        1. B
          Buda

          Pseudonimit "zigur". Une e kam njohur nga afer Sulo Gradecin, pasi isha i interesuar per nje punim ne fushen e historise se Shqiperise gjate Luftes se Dyte Boterore. Sulo Gradeci e adhuronte Enver Hoxhen dhe adhurimin per te e mori me vete ne varr ne vitin 2015. Sulo ishte shefi i grup-rojeve te kreut te shtetit, qe gezonte te mira materiale e shpirterore per hir te betimit qe kishte bere me vetedije per t'a mbrojtur kreun e Partise dhe te Shtetit edhe me jeten e vet. Fenomeni i adhurimit eshte produkt i trurit dhe nuk mund ta frenosh, perderisa nuk behet i demshem per te tjeret (kujtoj: sot ka akoma adhurues te HItlerit, Musolinit, Stalinit e mjaft diktatoreve te tjere). Per shkak te formimit tim si historian, une kam pasur guximin dhe mirebesimin e Sulo Gradecit per dy gjykime: 1. Varrimi i njerezve te vdekur ne shtrat nga natyra ne Varrezat e Deshmoreve, qe kishin dhene jeten per clirimin e atdheut, ishte shmangie nga parimi themelor i kontributeve njerezore, te cilin e njeh edhe Feja. 2. Heshtja per Enver Hoxhen si udheheqes i PK dhe PPSH ne Luften e Dyte Boterore dhe si burre shteti ne ndertimin e shoqerise socialiste nuk eshte as mohim e as harrim, por konservim i domosdoshem ne laboratorin e Historise i figurave dhe personaliteteve me kontribute ne fushat e ndryshme te jetes njerezore, per te pasur mundesine e gjykimit objektiv te tyre. Permendorja e Enver Hoxhes duhej te hiqej, por jo aq shpejt, pasi populli nuk ishte ndergjegjsuar akoma; ajo duhej te hiqej, por jo te rrezohej dhe te merrej zvarre, pasi u perdor si opium per te persekutuarit politike, te cilet ia besuan jeten nje ish-komunisti fanatik si Sali Berisha.

        2. D
          Daullxhiu

          Rrofte kujtimi I shokut Edhjer.

          1. A
            Abazi

            Ti e ke ne Terezi o Daullixhi.I bie dulles ne zi dhe ne gezim Bjeri Dalles daullexhi,bjeri me te lumte Dora.

          2. L
            Lexues

            Nje gomar me zile. A ka ndonje skraparli qe eshte i sakte nga trute? Apo te gjithe o sigurimsa, o zara te Ilir Floririt?

            1. N
              Nje nga Durrsi

              Ka sa te duash,dhe mund te them se shumica e Skrapalinjve qe kam njoftur kane qene kinga,kavalier,inteligjent,te beses,etj(perjashto Ilir Meten),,,por ky Sulua nuk ka te beje me Skrapalinjte,ky thjesht ishte nje qen roje.

            2. K
              Karafili

              Asgje e veçante, asnje pergjigje e pa pritur. Pa qene nevoja te ishte prezent, do t'ju a jepja une keto pergjigje ne emer te tij. Dhe qente keshtu kuisin para varrit te te zotit te tyre.

              1. N
                Naim Frasheri

                I Lumtë këtij burri ,u preftë në paqe.Ç'farë ka shkruar janë të vërteta,shpërbëria morale e opionqenave,poliqemëve,nëpër televizione shkatëruan këtë vënd.TURP,TURP.

                1. U
                  Ujku

                  Mos o Zigur djali mos,ri ha ndonje pershesh me dhalle dhe shko falu tek rruge Mucos.

                  1. L
                    London

                    Jane burgosur per 30 vjet ata fukarenjë që thanë se nuk duhet tfzimi sepse rrenon fshatarsinë, janë vrarë e perdhunuar njerzë të pafajshem per njé fjalë goje, femija lindëte me biografi të keqe që nga barku i nënës, gomari bëhej kuadër vetëm se ishte komunist apo bir i tijë, zija kishte pllagosur kudo familjet shqiptare etc. Por këtij monstrës nuk i vë faj, sepse e ka kaluar si në parajsë. Faj i vë diktatorit të dytë i kamufluar si demokratë që nuk i vari në litar për gjëmat e tyre. Ata ishin një.

                    1. L
                      Londinezi

                      Na thuaj kush u burgos per 30 vjet per tufuzimin? Kush u vra dhe u perdhunua per nje fjale goje? Apo hame mut edhe pas 33 vjeteve? Sot nuk ke FSHAT dhe te perdhunojne edhe online duke te shkateruar jeten.. Po vriten cdo dite dhe familja shqiptare ka marre fund apo je nga keta antikomunistat rrefugjate?

                      1. F
                        Faleminderit .

                        Jam dakort ....por fajtore jane te gjithe ato kriminele qe i sherbyhen......se po te ndodhte e kunderta mos ti sherbenin.....nuk do te pejetonim 50 vjete te vrare dhe te skrupulluar nga gjithcka ... e njejta gje ndodhi edhe keto 33 vite....me trimin e vicidolit qe gerthete nga kati i tete si i cmendur....si ato derra dhe lope qe mbahen ne rradhe per thertore dhe e kuptojne qe ditet i kane te numerura nga Drejtesi.....perjashto nje pjese viktimash simpatizante te pafajshem nga padituria e Historise...... perjashto dhe pjesen tjeter qe mbajne here vetem Euro ..dhe duart te lyera me gjake... Shprese shprese qe femijet e te ardhmes....mos ti perjetojne keto qe kemi perjetuar dhe qe po perjetojme nga kryekrimineli i vicidolit..

                      2. R
                        RAIFI

                        Çfar do shkruhet në historinë që po e përgatitin gjeneratat e reja:Na ishte një popull shqiptar që shpalli Pavarsinë më 1912 nga një Ismail Qemali që e përzum nga vendi dhe e vram në Itali.Pastaj Evropa pruri një të huaj për mbret të Shqipërisë ,por meqenëse nuk ishte i bërë synet e përzum edhe ate.Dolën edhe ca Esat Pasha e të ngjashëm të lidhur me Serbin por në vendin erdhi si qeveritar e si mbret Tradhtari Amet Zogu.Gjatë luftës së Dytë Botërore kishte ca tradhtarë në pushtete të.përkohdhëm gjersa Ushtria Çlimtare çliroi vendin dhe solli në pushtet Po një tradhtar të ri Enver Hoxhën,të cilin e larguan bandat serbo-greke erdhën në pushtet dhe janë në luftë e sipër mes veti kush të shet ma shu interesa kombtare.Dashakeqasit mund të thon se jemi popull pa histori se jemi halabsk,por këto janë dezinformuar të publikuar nga tradhtaret e kombit!

                        1. R
                          RAIFI

                          Çfar do shkruhet në historinë që po e përgatitin gjeneratat e reja:Na ishte një popull shqiptar që shpalli Pavarsinë më 1912 nga një Ismail Qemali që e përzum nga vendi dhe e vram në Itali.Pastaj Evropa pruri një të huaj për mbret të Shqipërisë ,por meqenëse nuk ishte i bërë synet e përzum edhe ate.Dolën edhe ca Esat Pasha e të ngjashëm të lidhur me Serbin por në vendin erdhi si qeveritar e si mbret Tradhtari Amet Zogu.Gjatë luftës së Dytë Botërore kishte ca tradhtarë në pushtete të.përkohdhëm gjersa Ushtria Çlimtare çliroi vendin dhe solli në pushtet Po një tradhtar të ri Enver Hoxhën,të cilin e larguan bandat serbo-greke erdhën në pushtet dhe janë në luftë e sipër mes veti kush të shet ma shu interesa kombtare.Dashakeqasit mund të thon se jemi popull pa histori se jemi halabsk,por këto janë dezinformuar të publikuar nga tradhtaret e kombit!

                          1. R
                            RAIFI

                            Çfar do shkruhet në historinë që po e përgatitin gjeneratat e reja:Na ishte një popull shqiptar që shpalli Pavarsinë më 1912 nga një Ismail Qemali që e përzum nga vendi dhe e vram në Itali.Pastaj Evropa pruri një të huaj për mbret të Shqipërisë ,por meqenëse nuk ishte i bërë synet e përzum edhe ate.Dolën edhe ca Esat Pasha e të ngjashëm të lidhur me Serbin por në vendin erdhi si qeveritar e si mbret Tradhtari Amet Zogu.Gjatë luftës së Dytë Botërore kishte ca tradhtarë në pushtete të.përkohdhëm gjersa Ushtria Çlimtare çliroi vendin dhe solli në pushtet Po një tradhtar të ri Enver Hoxhën,të cilin e larguan bandat serbo-greke erdhën në pushtet dhe janë në luftë e sipër mes veti kush të shet ma shu interesa kombtare.Dashakeqasit mund të thon se jemi popull pa histori se jemi halabsk,por këto janë dezinformuar të publikuar nga tradhtaret e kombit!

                            1. M
                              MEMEDHETARI

                              I paharruar do te jete shoku ENVER HOXHA!....

                              1. K
                                KK

                                ropt ty dhe enverit

                                1. L
                                  Luli

                                  I hengesh mutin Enverit

                              2. D
                                Dejvi,Chicago

                                Ore plehra po o shikojme shume mire cfare kane qene gjysma e te persekutuarve,pse lepin bythen e Saliut per 30 vjet, se ishin nje kallep...tani po Qin vllai motren,perdhunon babai vajzen e ju nuk flisni,po Enveri shkolloi gjithe popullin,I elektrifikoi,I beri me shtepi kulture e shkolla e ambulance deri ne Vermosh ,po ju qe shkruani jeni nga fisi atyre qe vrisnin mesuesit ne veri kur Enveri ua sillte tu hapte syte

                                1. N
                                  Ndryshe

                                  Jane shume me teper te mirat qe ai beri per kete vend dhe kete popull. T'i permendesh lodhesh e jo me t'i shkruash. Dhelpra, kur nuk i arriti rrushte, tha se jane te pabere. Akoma vjedhin e nuk mbarohen pasurite qe krijoi ky popull. Dhe hajdutet i quajme heronj. Jane hajdute me ligje keta. S'ke c'thua. PIKA qe s'na bie ku e kemi katandisur veten!

                                2. V
                                  VISI

                                  LEXUS. SKRAPLLINJT TE SHKERDHEJN NENEN MOTREN DHE GRUAN O FISQIR

                                  1. p
                                    populli

                                    VISI MOS U BEJE EGOIST SE NUK JANE VETEM SKRAPALLINJTE QE E BEJNE ATE PUNE,KA DHE NGA ANE TE TJERA!AMIN.

                                  2. X
                                    Xhaxhi

                                    Enveri nuk vjen me fatkeqesisht... Koha I dha te drejte, shumica e popullit e do te kthehet tu vendos dinamitin kullave te Tiranes dhe resorteve turistike te politikaneve. Keta jane te pangopur nuk dine ku i kane parate. Nuk lane gje pa vjedhur plehrat.

                                    1. H
                                      Hoxha pederast i perkryer me Ramizin .

                                      Mos se ju pushon zemra nga Infakti....Saliut te parit...Ilirit te dytit...Anastasit te tretit..... jane dhe ca legena trima te tjere qe lepurin e kane ne bark me kg por trimerine e bejne me te tjeret viktima qe skane buke te hajne..

                                      1. H
                                        Hoxha pederast i perkryer me Ramizin .

                                        Mos se ju pushon zemra nga Infakti....Saliut te parit...Ilirit te dytit...Anastasit te tretit..... jane dhe ca legena trima te tjere qe lepurin e kane ne bark me kg por trimerine e bejne me te tjeret viktima qe skane buke te hajne..

                                      2. s
                                        sopiqoti

                                        Enver Hoxha nje djalosh i dale nga gjiri i popillit shqiptar luftoi dhe punoi per ta nxjere Atdheun e ti,Shpiperine nga prapambetja shekullore,nga feudalizmi i shekullit te 20,nga pushtuesit e huaj dhe bashkepuntoret e tyre, lufftoi e punoi per te bucitur sirenat e ounes ne fabrika e kombinate,per tu arsimuar rinia.per te fuqizuar mbrojtja,per ta bere te gezueshem jeten e te riut dhe te moshuarit,.

                                        1. a
                                          anti25642654censurë

                                          o spoqidot,VK lene mo ha mut dhe sot!!bëj dhe ti një ditë pushim të shkretën!!

                                        2. B
                                          Bravo

                                          Po bravo i qofte ketij tipit. Perderisa erdhi demokracia dhe ky vazhdon (aso kohe, kuptohet) te jetoje i lire , me banese te mire dhe biles efhe shkruan kujtimet e vleresimet. Dhe pa piken e turpit tall karin dhe thote se Enveri pushkatoi ARMIQTE e TRADHETARET. Them tall karin sepse ai qen plak e dinte shum mire se sa arrestoheshin , torturoheshin , e internoheshin familjarisht pa bere ASGJE . Por duke qene biles me ATDHETARE se vete ky plehu dhe shefi i tij. Por bravo ju qofte demokrateve qe lejuan qe ky dhe shuuume tipa si ky , edhe kryeprokurori Xhelat Aranit çela jepte intervista nga pallati ne tirane ne vend te ishin ne BURGUN E SPAÇIT dhe te kuptonin se çfare ju kishin bere njerezve TE PAFAJSHEM.

                                          1. J
                                            Ju jeni vetem plehrat e ketij vendi!

                                            Po te me degjonte mua Enver Hoxha nuk do burgoste dhe internonte asnje nga keta kellirat ballisto-zogiste,armiq te popullit shqiptar,por duhet t'i pushkatonte te gjithe!

                                          2. S
                                            SHQIPTARI

                                            SILLO DYBEKUN BREE DYBEKUN. HENGRI E PIU DHE JETOI BELLA VITA QELBESIRA.POR TE GJITHE DO ENDERONIN TE ISHIN NE VENDIN E TIJ. I RA BIXHA.POR MIRE ESHTE TA MBYLLTE HALEN

                                            1. M
                                              Marashi

                                              Si çdo regjim që ka të metat dhe të mirat. Enver hoxhën e groposi si diktator, vetëm lufta e klasave. Megjithatë sot pas kaq vitesh demokraci, të vraasin dhe nuk tl gjënden eshtrat, ku ka ndodhur në sistem demokratik, dhe ka njerëz që akoma predikojnë këtë vrases me emrin sali. Injoranca e një populli, tregon zhvillimin e ngadaltë të një populli, ku nostalgjitë e të parëve, i transmetojnë sot, kur vijnë apo marin pushtetin. Enver hoxha, kishte barrën më të madhe të ndertimit dhe formimit shtet, sepse e fillojë nga hiçi, dhe arriti të ketë industri, sigurisht jo në nivelet europiane. Sot edhe pse kemi ndlrruar pushtete, dritën, spitalet, arsimin dhe shum të tjera, i kemi nga enver hoxha. Në fund e mbylli jetën në një kapanon hekurash në laprakë e shoqja dhe fëmijët. Nuk doli që të ketë resorte, hotele e vila, brënda e jashtë shtetit, nuk i shkolloi fëmijët nëpër kplegjet më të shtrejta të europës, ashtu sikur Meta me shokë. Megjithatë kondraversin e bëjnë të gjithë.

                                              1. s
                                                sheqeri

                                                po mir o sulo ,,,sulejman ,,,po kur te mbylli teqen ne skrapar ,,,nuk te linte synetin ,,,te hoqi zotin tend ,,allahun ,,,te erdhi mire ? ne vend te allahut ,,,kishe enverin ,,,ha e pi dhe ruaje allah enverin ,,,,

                                                1. D
                                                  Deda...

                                                  Ka dy lloj burrash: një që të vrasin nga mbrapa, dhe një që të vrasin nga para... Oh, më falni, ka dhe një të tretë ku bej pjesë dhe vetë që s'e terheqin fare... Keta te fundit, sipas karakterit, bëjnë tifozllek per dy të parët...

                                                  1. a
                                                    anti25642654censurë

                                                    sulua shkoi më për lesh se nexhi!nuk e di kush ka qënë shkaku,por të paktën nexhi,o i shpëtoi o pati kthjellime,por ishte më e përmbajtur në deklarime kur intervistohej!!kur e merte në dorë iliri me mbesën e ramizit,aty këthehej në tëpkë sulo!! sulua është " Skuqem nga turpi"skuqur disa herë por asnjëherë nuk ja zuri goja mehmetin,kadriun,beqirin e shumë të tjerë bashk me ta!!mos vallë dhe për ta sulua ishte i bindur se deshin të shisnin atdheun??jo për gjë por do të kundërshtonte nexhin e shkretë!!ajo,përveç njërit,të gjithë i nxorri të pafjshëm!!

                                                    1. S
                                                      Shkodrani-Belgjikë

                                                      Pika si sju bien juve qe e shani Enverin, e shikoni si vranë fëmijët babën, prej nanës monstër, ju e desht domagogjinë, ishalla juve ju ndodh e njajta gja.

                                                      Lini një Përgjigje