Ura e Shijakut

16 Shkurt 2024, 19:40Dossier TEMA
Ura e Shijakut

Janë ca nyje të rëndësishme rrugore që koha i kthen në dëshmi.

Ura e Shijakut tregon jo vetëm ndryshimin e madh në konfiguracionin rrugor të vendit tonë, por dëshmon dhe një model krejt tjetër ekonomik të bazuar mbi atë infrastrukturë. Dikur për të shkuar nga Tirana në Durrës do ta merrje rrugën edhe për Shijak.

Sot ura që dikur lidhte dy botë, ka vetëm një karakter të izoluar lokal. Sepse vetë Shijaku është bërë një xhep i harruar. Thuhet se qyteti emri i të cilit rrjedh nga Shën Jaku u themelua më 1880 nga Sali bej Deliallisi.

Ai ndërtoi aty një han, furrë buke, kafene e xhami. Qyteti zgjerohet me muhaxhirët boshnjakë dhe bëhet tërheqës për banorë të rinj nga Tirana, Kruja e Shëngjergji.

Lulëzimi vjen me Pazarin e Shijakut dhe kulmi arrihet me rindërtimin sipas një projekti francez rreth vitit 1930. Atë kohë modernizohet edhe ura. Shumë vite më pas lidhjet infrastrukturore ndryshuan drejtim. Erdhi harresa graduale. Por lavdia e urës së dikurshme mbeti e përjetësuar në këngë.

Nuk ka repertor dasme që të mungojë ‘Te ura e Shijakut’. Zor të gjesh njeri që nuk i ka kënduar qofte edhe nën zë vargjet “Te ura e Shijakut mblodha ca bajama/do ja çoj ashikut sonte a nesër mbrama”. (Adi Darsi)

1 Komente

  1. S
    Shqipetari

    Dhe ne ate kohe shume te larget Shqiperia ka patur individe largpames,me kulture jetese dhe zhvillimi.Pas 1990 hordhite e shpelles me valixhe druri dhe kallare qe nuk e hoqen kurre nga gurmazi kafshror te perkrahur nga regjimi i kohes erdhen per tu shkolluar ne kryeqytet .Kafsha mbetet kafshe sikur dhe 100 kallare ti vendosish ne qafe.Shpellari me kallare karaduzi vodhi dhe shkaterroi 500 uzina e fabrika,ushtri,ekonomi,drejtesi plepash(shpellash) etj..etj..Nuk behet shqipja nga shpellare me valixhe druri dhe kallare qafe e bytha.Regjimi i hapi rrugen por mentaliteti gamorit nuk ndryshon sikur ta dergosh dhe ne parajsen e globit.Gamori mbetet gamore deri ne ngordhje.Te paret tane kane qene largpames kurse gamori i shekullit te ri nje hajvan shpellash i lodhur nga kallarja vodhi dhe shkaterroi Shqiperine.Asnje gje e mire nuk i dedikohet ketij antishqiptari te mbetur rrugeve nga frika e burgut...Rrofte! Shqiperia ime e dashur.Rrofte! Amerika shpresa e vetme e shqiptarise.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje