Si u vodh Thesari i Shtetit në tunelin sekret në Krrabë në ’97, çfarë është grabitur (inventari i detajuar) - Dhe akuzat ndaj Ilir Metës

13 Shkurt 2024, 10:26Dossier TEMA
Si u vodh Thesari i Shtetit në tunelin sekret në Krrabë në

Grabitja e Thesarit të Shtetit në Krrabë, ka ndodhur gjatë muajve mars dhe prill 1997, kur Shqipëria u zhyt në kaos dhe anarki me mijëra viktima dhe dëme të jashtëzakonshme.

Por vjedhja u zbulua vetëm tre vite më pas.

Pesë persona u dënuan me dënime të shkurtra për vjedhjen. Pjesa e mbetur e arit u transportua në Tiranë.

Gjatë procesit drejtuesi i grupit për sigurinë e Thesarit të Shtetit, Arjan Bishqemi, ka deklaruar se ka bërë kontroll në Thesar në datën 24 prill 1997, pra më shumë se një muaj pas sulmeve.

Por çuditërisht ai nuk kishte kërkuar që të bëhej inventar fizik dhe të shikohej nëse Thesari ishte prekur apo jo, ndaj vjedhja nuk u konstatua zyrtarisht.

Inventari që zbuloi se në Tunelin e Krrabës mungonin rreth 280 kg flori, u bë në datën 7 prill të vitit 2000, pra rreth 3 vjet pas sulmeve në tunel.

Po çfarë ishte grabitur saktesisht në tunelin sekret të Thesarit të Shtetit në Krrabë?

Inventari i vitit 2000, konstatoi se nga 24 arkat metalike në të cilat ishte vendosur ari në gjendje monedhe lira turke, napolona francez dhe dollarë të artë amerikanë, 11 arka ishin krejtesisht të zbrazura.

Ndërsa nga 97 arkat e mbushura secila me nga 20 kilogram argjend, ishin hapur vetëm 2 arka, por nuk ishte grabitur asnje gram argjend.

Nga 24.000 napolona ari në total, grabitesit kishin marre rreth 4.000 napolona.

Dëmin më të madh e pësuan lirat turke, ku nga 62 mijë të tilla, grabitësit morën rreth 40 mijë.

Kurse nga 1600 dollaret amerikane prej ari qe ndodheshin ne thesarin e shtetit, u grabitën 10 prej tyre.

Çështja u rihap në 2008 pas kapjes së një sasie ari me vlerë 2.7 milionë euro.

U konstatua se kjo sasi e madhe ari ishte pjesë e sasisë së vjedhur në Krrabë.

Të dënuarit zyrtarë për këtë supervjedhje janë: Arian Bishqemi, drejtuesi i grupit për sigurinë e Thesarit: 7 vjet (ka mbaruar dënimin), Blerim Haka, roje i objektit: 3 vjet (ka mbaruar dënimin), Pellumb Dalti: 6 vjet (ka mbaruar dënimin), Enver Hyka: 8 vjet (ka mbaruar dënimin), Ahmet Hyka: 4 vjet (ka mbaruar dënimin), Genci Lamçe (i dënuar në 2008), Astrit Lamçe (i dënuar në 2008).

Në nëntor të viit të kaluar, Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK-un të hetojë pasuritë e ish-Presidentit Sali Berisha dhe ish-Kryeministrit Ilir Meta. Vendimi mori shkas nga refuzimi i një kallzimi në SPAK që lidhet me grabitjen ekëtij  Thesari.

Gjatë viteve ka patur herë pas here akuza politike veçanërisht nga Berisha për Metën dhe anasjelltas si organizatorë dhe përfitues nga kjo vjedhje e rëndë.

“Nëqoftëse dikush mendon t’u vjedhi shqiptarëve floririn dhe të laj duart si ponc Pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogari shumë të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës” – pat deklaruar në 2000 Sali Berisha.

“Ai tjetri në fund nuk quhet Ilir Meta, por Ilir Floriri” – deklaroi Berisha në një debat më pas në Parlament.

Vetë Ilir Meta në një intervistë disa vite më vonë, mohon akuzat.

Por ai e pranon se ishte opozita që e shtyu të bënte verifikime zyrtare për gjendjen në Thesar

“Pas insistimit të opozitës se Thesari i Shtetit është prekur, është cenuar, në atë kohë unë si Kryeministër i kam kërkuar autoriteteve përgjegjëse, ministrisë së rendit publik, për të bërë një verifikim të gjendjes në të cilën ndodhej thesari i shtetit.

Përgjigja e grupit që ka bërë verifikimin, ka qenë se nuk ka pasur asnjë cënim të thesarit të shtetit, por në fakt në mos gaboj nuk kishin bërë inventarin fizik, por vetëm vëzhgimin e godinës nga jashtë.

Pas verifikimit fizik, u verifikua që një pjesë e konsiderueshme e monedhave ishin grabitur. Më pas u bënë edhe hetimet përkatëse dhe u verifikua edhe mënyra edhe vendi se nga ishte bërë një grabitje e tillë”, – pat deklaruar Ilir Meta

Nga ana tjetër, Ilir Meta, nisi kundër akuzat për Berishën, duke e akuzuar se ai kishte dijeni, kur askush nuk e dinte, pikëriahr sepse ishte vetë hajduti.

“Edhe sot, unë nuk e kuptoj se nga e dinte Berisha që thesari i shtetit ishte vjedhur apo ishte cënuar”, – pat deklaruar Ilir Meta. (DITA)

19 Komente

  1. I
    Ilirjan

    Hajdute qe bertasin :kapni hajdutin! Po kush eshte hajduti? Mjere ky vend... cfare qelbesirash pjell!

    1. k
      kane ndodhur pa tregohen

      Kur Sali Berisha i pari deklaroi se eshte vjedhur Ari ne tunelet e Krrabes, ishte Erion Brace qe e qesenditi "...ne Krrabe ka pas e ka Qymyr e jo Ar..."

      1. r
        rrofte lexhenda dhe Zagaret

        u shofte rraca e Vampirit dhe Ilir Floririt !!!!!!!!!!!!!!

        1. p
          populli

          KESHTU ESHTE KUR VENDI ESHTE NJE MALL PA ZOT?FALE DHJEMOKRACVISE ALLA KAUBOJSE KU NE SHQIPERINE E PAS VITEVE 90 SE MOS U VODH VETEM FLORIRI,PO MAKINERITE E UZINAVE ME MODERNE,PO VRASJA E ME SHUME SE 5000 TE RINJEVE ,PO PRAGLUFTA CIVILE,PO ZHDUKJET E KUNDERSHTAREVE TEK MALI ME GROPA,PO SHITJA E GJITHE ARMATIMEVE NGA ME TE LEHTAT DERI TEK AVIONET ,PO PARATE E FAJDEXHINJEVE KUSH I VODHI ,PO VRASET SELEKTIVE DHE TE GERDECIT E 21 JANARIT KUSH I BERI?KUR NE MONIZEM EDHE PER NJE PULE TE NGORDHUR MBAJE PERGJEGJESI DERI NE NJE PROCESVERBAL TE FORMULUAR ENKAS!VETEM NE KETE SISTEM QE NGRITEM ME DJEGJE E SHTARERIME MUND TI THUHET NJE VRASTARI DHE DJEGESI TE GJITHE SHQIPERISE "BURRE SHTETI" DHE URDHERZBATUESIN TA PROMOVOSH EDHE SOT E KESAJ DITE SI NJERI TE VLEFSHEM PER DEMO-KRA-CIA ,DUKE NA I SERVIRUR SI "YLL NE NGJITJE"!FATKEQESI KOMBETARE.

          1. N
            Nexht

            Ky është kapitalizmi demokracia pabrzia, BABZIA përça sundo vri mashto dhe fit dhe bëhesh hero burrë shteti se e bëre shqipërinë ku fhërret qameti e shum të zeza të tjera.......!!!!!!!? TamanTamam

          2. X
            Xvf

            Dhe shtrohet pyetja, këta që vodhën 15 arka përse nuk vodhën dhe te tjerat?! Që mos ti bie gjatë, përfundimi llogjik është ky: Floriri është vjedhur ( marrë) me urdhër dhe jo me grabitje. Është si puna e tregetisë së armëve…ndalohet por urdhërat vinë nga lart dhe zbatohen

            1. L
              Likja dhe Sala

              Po PS qe mori pushtetin 1997 deri 2005,pse nuk i zbuloi hajdutet,apo kane vjedhur bashke te gjithe

              1. L
                Likja

                Me ate flori pagan miqte posht dritares burri i shtetit berisha

                1. S
                  Sali Zgjebja

                  Rrofte demokracia me Salen,Tosin,e Ramen qe korren fitoren me te madhe duke e plackitur plotsisht Shqiperine.

                  1. S
                    Stavri.

                    PO TË DUN E GJEJN, ËSHTË I VETMI SEND I.VJEDHUR QË NUK MUND TË TJETËSOHET.E GJEMN EDHE PAS 100 VJETËSH.KUSHDO TA KET BËRË KËTË MARIFET MOS TE MENDOJË SE DO TA GËZOJNË NIPËR E MBESA. SHTETI NË NJË KUPTIM "VAKËF" , DHE KUSH VË DORË NË ARKËN E VAKËFIT, THOT POPULLI "SHUPLAKET"!

                    1. a
                      anti25642654censurë

                      i vune vulë stavro!!mendim i thellë sa një gropë muti!!e mbushur plot!!a të rruajtë zoti mjekrën,se mëndja të ka shku për lesh!!

                    2. P
                      Pim Ceku

                      Vjedhja eshte ber ne Skrapar ,Krraba eshte tymnaje.

                      1. i
                        ilir floriri e sali gerdeci

                        pse u botue ky artikull sot? sot sepi duhej berishes meta ne mitingun e 20 shkurtit. berisha e paralajmeron meten: "je me i koruptuar se une" prandaj kujdes se ti hapi letrat. cilat letrat e prifti cezdi-as e kkrabes e te tjera eshte bande e madhe kjo berisha-meta

                        1. r
                          rrapi

                          Edhe sot po te duan e gjejne se kush e ka vjedhur. Mungon totalisht vullneti i shtetit per te gjetur hajdutet,sepse shteti tashme eshte i askujt. Mall jetim,jo vetem floriri por eshte vjedhur e gjithe shqiperia . Jo SPAK mpor nuk ka asnje interes nga askush per te gjetur banditet. Keta bandide jane demokratet qe na bertasin sot. Edhe sot e gjejne po te duan floririn,por nuk i dhemb kerkujt.

                          1. J
                            Juliano

                            Kur dy apo më shumë hajdutë, nuk e ndajnë në mënyrë të barabartë gjënë e vjedhur, fillojnë e shantazhojnë njëri tjetrin duke thënë dhe të vërteta. Tani populli është bindur për hajdutët, por i ikën truri kur mendon se, këta hajdutë, akoma kërkojnë të vijnë e të kenë pushtet?. Puna është se populli i dënojë me mundësinë e tyre, por ajo që duhet ti dënojë apo mos ti dënojë, është drejtësia me institucionet vartëse. Sot e mot, llafe, shantazhe, ku ajo pasuri e vjedhur, sit lulëzon nl resorte, shkollime fëmijësh jashtë, hotele e vila jashtë. Të kemi dhjerë drejtësinë thotë populli i vjedhur.

                            1. S
                              Shkupi

                              Arin e vjedhur Iliri Floriri e rehatoj me ndihmen e Gruevskit ishkryeninistri sklavosevernjak i Republikes Macedone.

                              1. X
                                Xha Braho

                                ORE, PSE I THONE LIKES, ILIR «floriri»….

                                1. t
                                  troc

                                  kot bertasin e shajne njeri-tjetrin ,vjedhin sa te munden se nuk ngopen te bejne qejfin,sepse qejfi shpejt kalon dhe duhet dicka me e madhe qe te ndihesh prap i kenaqur,babezia nuk shuhet derisa te jesh tretur.

                                  1. S
                                    Shqipetari

                                    Pse nuk e zbuloi shpellari antishqiptare vjedhjen e florit.Por gamori akuzonte samarin.E vodhe ti dhe nuk e vodha une.Mjer shqiptaret e ndershem,te punes,te shkolles cfar kane hequr nga regjimi fashist i pas 90 te ndertuar dhe udhehequr nga monstra shpellare dhe koke lope katundare qe vodhen e vrane shqiptare..

                                    Lini një Përgjigje