Një reformator që e shihte shtetin kombëtar si një rrezik kërcënues

Në romanin e tij “Vezirë dhe Konsuj”, shkrimtari boshnjak Ivo Andriç përshkruan se si, që nga fillimi i shekullit XIX, fuqitë perëndimore nisën ta “depërtonin” diplomatikisht Perandorinë Osmane e cila po dobësohej, duke e marrë nën kontroll politikisht dhe ekonomikisht. Fundi katastrofik dihet: pas disfatës në Luftën e Parë Botërore, u shpërbë perandoria e sulltanëve që kishte qëndruar gjashtëqind vjet; “i sëmuri në Bosfor” – siç e quante me famë të keqe Cari Nikolla I – kishte vdekur dhe nuk mund të ringjallej më.
Pas themelimit të Republikës laike nga Mustafa Kemal Ataturku në vitin 1923, osmanët për një kohë të gjatë u diskredituan në mënyrë sistematike. Historiografia kemaliste vizatonte pothuajse në mënyrë teleologjike një vijë të domosdoshme historike që nga agonia e perandorisë çonte, sipas “ligjeve të hekurt të historisë”, drejt nacionalizmit turk dhe Ataturkut si shpëtimtar i kombit – gjë që pa dyshim ai ishte.
Sot, disa e shohin këtë më ndryshe. Historianë si Halil Inalcık, M. Şükrü Hanioğlu ose İlber Ortaylı e shfaqin sot Perandorinë Osmane në një dritë më pozitive. Veçanërisht libri i Ortaylıt, i bërë i njohur gjerësisht, “Shekulli më i gjatë i Perandorisë” (Imparatorluğun en uzun yüzyıl), ofron një pamje shumëdimensionale të periudhës së vonë osmane.
Rasim Marz, një studiues i ri turk dhe një “fans” i shpallur i osmanëve, kujton tani në veprën e tij “Ali Pasha – Shtetari i harruar i Evropës” një diplomat dhe politikan turk që, gjatë jetës së tij, gëzonte respektin dhe vlerësimin e Metternich, Disraelit, Palmerstonit, Bismarkut, Napoleonit III dhe shumicës së politikanëve evropianë, me të cilët sillej në të njëjtin nivel. Tek ne, fatkeqësisht, nuk e njeh askush. Disa e quajnë “Bismarku i Osmanëve”.
Mehmed Emin Ali Pasha (1815–1871) ishte bir i njerëzve të thjeshtë – kjo, dhe vetëm kjo, e bashkon disi me Rexhep Taip Erdoğanin, që ëndërron madhështinë osmane. I ati ishte portier në Pazarin Egjiptian të Stambollit, që edhe sot mbetet një pikë e gjallë e qytetit. Në meritokracinë osmane, Aliu mundi të ngjitej shpejt. Njohuritë e mira në frëngjisht e çuan në Zyrën e Përkthimeve (Tercüme Odası) pranë Portës së Lartë, nga ku shumë figura kryesore të perandorisë nisnin karrierën, sidomos si diplomatë. Nën hijen e mbështetësit të tij, Reshid Pashës – që mund të quhet arkitekti i dekretit të parë të madh reformues, Hatt-ı Şerif i Gülhanes i vitit 1839 – ai u bë ambasador në Londër e më vonë ministër i Jashtëm. Në vitin 1852, në moshën tridhjetë e shtatë vjeç, u bë përkohësisht kryeveziri më i ri i perandorisë.
Reshid dhe Ali Pasha e zëvendësonin njëri-tjetrin në postet e larta dhe kishin telashe të mëdha me partinë reaksionare të sulltanit në oborr, me ulemanë konservatorë, studentët e teologjisë dhe me urdhrin e fuqishëm të dervishëve Nakşibendi.
Ali Pasha, i arsimuar dhe lexues i literaturës politike perëndimore, synonte ta modernizonte në mënyrë gjithëpërfshirëse perandorinë: ai, së bashku me Mustafa Reshidin, shënoi tërë epokën e Tanzimatit – reformave të mëdha të nisura nga Sulltan Mahmud II dhe të vazhduara nga pasardhësi i tij Abdylmexhid – që synonin të modernizonin perandorinë ende gjigante “në kokë dhe në gjymtyrë”.
Megjithatë, Ali Pasha mbetej legjitmist: nuk donte ta lëkundte pushtetin e sulltanit. Kjo e dallonte nga të Rinj Osmanë, si Namık Kemal, Ziya Pasha e Ibrahim Shinasí, të cilët gjithnjë e më shumë e shihnin ndërtimin e perandorisë si despotizëm (istibdad) dhe në këtë çështje ishin të prirur për ide revolucionare – sipas modelit të karbonarëve italianë.
Ora më e madhe e Ali Pashës erdhi në vitet 1855/56. Pas luftës së Krimesë, që për Turqinë ishte e suksesshme falë ndihmës së Britanisë dhe Francës kundër Rusisë, ai udhëhoqi delegacionin osman në Konferencën e Paqes në Vjenë dhe Kongresin e Paqes në Paris, ku u rishikua fati i perandorisë. Ai arriti të neutralizonte disi ndikimin e rrezikshëm të Rusisë në principatat e Danubit dhe në Ballkan, përmes garancive të sigurisë të fuqive evropiane, sidomos të Anglisë.
Ali Pasha, falë natyrës së tij pajtuese, por vendimtare, negocioi “sy më sy” me diplomatët evropianë dhe ia doli ta vendoste Turqinë osmane si partner të barabartë në koncertin diplomatik të Evropës. Po atë vit, sipas modelit të Reshid Pashës, ai u bë autor i Hatt-ı Hümayun, dekretit të dytë reformues të epokës së Tanzimatit, i cili riafirmonte veçanërisht të drejtat e barabarta të milletëve jomyslimane (kombësive fetare brenda perandorisë). Ky ishte një moment kyç, sepse funksioni “natyror” i mbrojtjes që pretendonin fuqitë perëndimore dhe Rusia për të krishterët, shërbente shpesh si pretekst për ndërhyrje në punët e brendshme të perandorisë.
Kryeveziri dhe sulltani e kuptonin dekretin e tyre si një hap përfundimtar për të hequr mbetjet diskriminuese ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, sepse prej shumë brezash, pakicat kishin jetuar nën islam më mirë se gjetkë. Autori përmbledh konceptin e Ali Pashës kështu:
“Ideja e shtetit kombëtar, që për herë të parë nxori problemin e pakicave, Aliu e shihte si vdekjeprurëse për shtetin osman.”
Një shtet laik ligjor, nën ombrellën e legjitimitetit të sulltanit, duhej të ishte përgjigjja ndaj frymës revolucionare të kohës. Pas vdekjes së hershme të Ali Pashës në vitin 1871, perandoria ra në turbullira që ndoshta do të ishin shmangur nëse ai do të mund të vazhdonte politikën e tij të ekuilibrit dhe stabilitetit.
Disa nga kundërshtarët e tij ndër të Rinj Osmanë, përfshirë poetin dhe gazetarin e shquar Namık Kemal, e pranuan këtë hapur dhe më vonë e zbutën kritikën ndaj politikës së tij legjitmiste. Sulltanët fatkeq Abdylaziz dhe Murati V (që mbajti fronin vetëm tre muaj) u zëvendësuan nga Abdylhamidi II në vitin 1876, sundimi i të cilit nisi me katastrofën e madhe të luftës ruso-turke.
Disfata shkatërruese shënoi fillimin e fundit të osmanëve, kundër së cilës autokrati Abdylhamid dhe xhonturqit u përpoqën kot, me mjete brutale. Edhe ai që nuk ndan entuziazmin e autorit për legjitimitetin osman, do të gjejë në këtë libër shumë për të menduar: mbi nacionalizmin, mbi pakicat dhe mbi personalitetet e mëdha historike.
---
Wolfgang Günter Lerch, lindur më 1946, studioi gjuhësi gjermane, filozofi dhe studime islame. Ka bërë shumë udhëtime në Lindjen e Afërt dhe ka shoqëruar ekspedita arkeologjike, kryesisht në Turqi dhe Siri. Nga viti 1978 deri në pensionim në 2012, ishte redaktor në FAZ për Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
/Frankfurter Allgemeine Zeitung, 2. August 2016/
baba i skiptarve?
Per hir te se vertetes, osmanet ishin baballaret tuaj, pasi juve erdhet nga thelllesite e Azise dhe na e mbani veten per hellene. Ik o koqe kandari mos u merr me shqipot se jane ata qe populluan te paret Ballkanin dhe Europen, prandaj jane te bardhe. Shihe veten ne pasqyre. Dukeni sikur keni dale nga kazani i katranit.
“Detari “= mongolopontiocobanocifutovurkaro “grek “. :: 1) Ne historine e PO Arberit=Arnautet =Arbanit-asit=Arber-eshet ishin ne administrate,,deri ne postet me te larta (35- Shqiptare e udhehoqen PO,,dhe kur Shqiptaret vendosen te benin Shqiperine,:::;;atehere ishte e vetmja shprese qe u be,,Turkey,,,okay,,, 2) Te gjithe mongologreket e sotem thone::Stambolli (kostandinopoulis) ka qene “Greek “::::shko ne Stamboll dhe ne gjithe Turqine,,nuk do gjesh as nje person te vetem,,asnjeeerr,,qe te thote jam “grek “ (Yunan),,,pyetja eshte u vjen turp te deklarohen “grek “:????????::e njejta gje ndodh edhe ne burdellon graqi qe te gjithe Hebrejt,Vlaho-Cobanet,Arvanitas,Sllavobullgaret,Pontio-KaramAlit,Camet (orthodox),,,,, Shteti fashist Yunan I shfaroste po te thoshje jam Cifute((ne Shqiperi Cifutet ishin vellezer)apo Cam Muslim 3) Jam krenar qe jam Shqiptare,,,as kemi vrare per besim fetare,,as nuk I kemi vjedhur historine tjeterkujt,,as kemi dorezuar as edhe 1Hebre tek Gjermanet ((kurse ju yunanet I theret ne selanike,,Hebrejt edhe Camet-Muslim)as jetojme ne toka te marra me force dhe dhune,duke vrare popullsi te pafajshme,,dhe as I detyrojme (yunanet,turqit,sllavet,vllaho-cobanet,)te nderrojne,Emra,besim fetare,apo identitet kombetare,,,,,,prandaj ne Arberoret jemi krenar ,,,,ne per mikun japim jeten,,kurree nuk u marrim jeten
SHQIPTARET DHE TURQIT JAN MYSLYMAN TE BARDHE ,,,