Cila është e vërteta e betejës së Kosovës? A u zhvillua vërtet ajo?

28 Qershor 2023, 10:43Dossier TEMA

Cila është e vërteta e betejës së Kosovës? A u

Nga Enver Robelli

Ka aq pak burime primare, saqë është e dyshimtë nëse Beteja e Kosovës e vitit 1389 është zhvilluar fare. Këto fjalë i ka thënë Sima Cirkoviqi, një nga historianët e paktë serbë që janë përpjekur të mbajnë pak distancë profesionale ndaj Betejës së Kosovës. Si në pothuaj asnjë betejë tjetër te Beteja e Kosovës vërehet fuqia shkatërruese e kujtesës. Ajo përdoret e keqpërdoret nga ideologët serbë për t’u viktimizuar si popull, për ta shfrytëzuar si beton për forcimin e nacionalizimit dhe hegjemonizmit si dhe për të treguar gjoja superioritet ndaj popujve të tjerë. Për këtë nuk zgjidhen mjete për manipulim.

Çka “dihet” për Betejën e Kosovës është kryesisht prodhim i propagandës së shekullit të 19-të, kur shumë popuj përjetuan zgjimin e tyre kombëtar. Në shekullin e 20-të – me përjashtim të periudhës së sundimit të Titos – miti i Betejës së Kosovës u përdor nga Beogradi për të legjitimuar pushtimet, vrasjet masive, gjenocidin në Srebrenicë dhe krimet gjithandej në Ballkan. Nga ky këndvështrim miti serb i Fushë Kosovës është i rëndësishëm, por jo për nga vlerat, por për nga fuqia e tij destruktive.

Për fatin e Ballkanit më e rëndësishme dhe më vendimtare është Beteja e Dytë e Kosovës e vitit 1448. Asaj i priu hungarezi Janosh Huniadi. Një koalicion katolik kundër një koalicioni islamik. Beteja përfundoi me disfatën e Huniadit. Kjo betejë, shkruan historiani zviceran Oliver Jens Schmitt, e vulosi fatin e Ballkanit, jo ajo e vitit 1389. Ka supozime, por s’ka dëshmi të bindshme që Skënderbeu ka marrë pjesë në Betejën e Kosovës të vitit 1448.

E dëshmuar, ndërkaq, është se komandantët serbë nuk morën pjesë në luftën e vitit 1448. Ata tashmë ishin shndërruar në vasalë të Perandorisë Osmane, duke u ndihmuar sulltanëve të pushtojnë Ballkanin. Që nga shekulli i 19-të ideologët nacionalë serbë e mashtrojnë botën perëndimore se në Fushë Kosovë e kanë mbrojtur krishterimin dhe Perëndimin.

E kundërta është e vërtetë, sidomos sa i përket betejës së vitit 1448. Për të diskredituar Huniadin, në epikën popullore serbe pretendohet se Huniadi vonë ka arritur në Kosovë (“Kasno Janko na Kosovo stiže”), pra kur erdhi më 1448 tashmë ishte vonë. Gjithsesi vonë për serbët që tashmë ishin aranzhuar me rolin e vasalëve të sulltanëve.

Konstrukti mitik i Betejës së Kosovës së vitit 1389 e shpalosi krejt fuqinë e mobilizimit politik për aventura të përgjakshme më 28 qershor 1989. Atë ditë qindra-mijëra serbë nga shumë pjesë të Jugosllavisë së atëhershme erdhën në Gazimestan për të shënuar 600-vjetorin e Betejës së Kosovës. Lideri i ri nacionalist serb Sllobodan Millosheviq erdhi në Fushë Kosovë me helikopter. Në fjalimin e tij paralajmëroi hapur luftëra dhe beteja të reja.

Para tij qëndroi udhëheqja politike e Jugosllavisë: e frikësuar, oportuniste, demagogjike dhe nënçmuese e rrezikut. Tri ditë më parë, më 25 qershor 1989, në revistën gjermane DER SPIEGEL u botua një intervistë me kritikun letrar kosovar Ibrahim Rugova. Ai i quante kremtimet serbe një “provokim”, një ceremoni “krejtësisht serbe, shoviniste” e njerëzve që ia mësyjnë Kosovës të dehur dhe në disponim për të treguar pallavra me rrahje gjoksi.

Intervista e Rugovës përfundon me këto fjalë të tij: “Nëse Serbia edhe më tutje përpiqet të shtyp identitetin tonë kombëtar, atëherë do të ketë kryengritje. Unë vetëm mund t’i paralajmëroj serbët: edhe ata janë një popull i vogël. Sa herë që në të kaluarën një popull i vogël është përpjekur të sillet si fuqi dominuese në Ballkan, kjo ka përfunduar me tragjedinë e atij populli”.

25 Komente

  1. b
    ben

    po ju normal qe do e mohoni si pasardhes te turqve qe jeni. Tani jeni vellezer, rrac muti.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben, ai i verteti

      Nderro emrin o loqe se vetem "ben", apo cdo emer tjeter qe lidhet me ekzistencen e shqiptareve nje mut si puna jote nuk mundet te quhet.

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        ju jevgjit heret a von prap ne Anadoll do perfundoni

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben, ai i verteti

          Shfleto dokumentet historike, po pate mend qe ti kuptosh dhe bej ADN-ne, do mesosh nje te vertete te hidhur se nga kane ardhur te paret e tu. Po te jap nje te dhene qe te orientohesh: Traktati i Lozanes per armepushimin dhe marveshjen per shkembimin e popullsise midis Turqise dhe Greqise.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Heeee merr Arnauta, ju keni konfuz te tmershem per historin e 100 viteve te fundit, ate te "Pamvarsis" dhe te Komunizmit ... e keni goj te flisni per 700 vitet e shkuara. $$$$$$ Ismail Qemal turko-spermen qe luftonte per mbrojtjen e integritetit te Perandoris Otomane, e deformuat 180 grad ne "Hero Kombetar". $$$$$$ Lexo ne internet ne artikullin "ISMAIL QEMALI, BESNIK I PERANDORISË OTOMANE, PËRPLASET ME ITALINËT". $$$$$$$ Lexo cfar tha "Babalja i Kombit" dhe do te lebetiteni me deklaratat e Ismai Qemalit. $$$$$$$ ".... Si një otoman patriot, unë protestoj me gjithë zemër kundër Italisë që fyen integritetin e Perandorisë Otomane, Shqiptarët myslimanë, pavarësisht shumë vuajtjeve të rënda të shkaktuara nga ata gjatë një apo dy viteve të fundit, nuk do të rrinë duke pritur nëse është e nevojshme për t’u ngritur dhe do të bien në llogoren e fundit për mbajtjen e perandorisë, nëse do të jetë e nevojshme. “Unë e ndiej aq fuqishëm sa çdo otoman tjetër, se qeveria turke nuk ka humbur besimin te populli Shqiptar, me gjithë veprimet e çmendura të xhonturqve ..." $$$$$$$ Ndani mendjen me Malo Qamilin, pastaj merruni me Serbet e shekullit te XIV.

            Përgjigjjuni
      2. L
        Llumi

        Dačić pevao i Erdoganu https://www.youtube.com/watch?v=WP-Nt6H7G84

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vega

          Ti qenke idiot i lindur dhe injorant i rritur ! A ke hapur ndonje liber ne jeten tende? Galileun e dogjen ne turren e druve injorantet e asaj kohe , e ti ke mbetur ne ate kohe …

          Përgjigjjuni
        2. R
          Rikardo

          Beteja e Fushe Kosoves u zhvillua mes princeve ballkanas dhe turqeve dhe pjesa me e madhe e luftetareve qene arber dihet qe kontigjenti me i madh present ate dite ne beteje ka qene ai i Muzakes dhe qe sultan Mehmeti pati perballjen fatale me princin e Drenices Millo Kopili ne kete beteje luftuan vllehe shqiptare prince te Zetes(Mal i Zi) qe perbenin 90% te ushtareve ndersa serbet dhe hungarezet ishin ne minorance totale

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mali

            https://www.gazetatema.net/2014/06/23/beteja-e-paqene-ne-fushe-te-mellenjave-kosovo-polje-me-1389

            Përgjigjjuni
            1. s
              shqip

              Rikardo-per hir te se vertetes, serbet nuk kane qene ne "minorance absolute" sic thoni juve. Ne fakt, pikerisht te nisur nga numri i ushtareve serbe, por edhe nga fakti se ata, si mercenare qe ishin, mendohej se kishin me shume njohuri luftarake, prandaj dhe mbreti i tyre u zgjodh si kryekomandanti i ushtrive ballkanike. Huniadi nuk ka marre pjese ne ate beteje, por ka patur edhe trupa hungareze, kroate, boshnjake dhe te Zetes (Malit te Zi). Ne ate beteje ka qene edhe Gjon Kastrioti, qe ne ate kohe nuk ka patur ndonje influence te madhe nder princat shqiptare, pasi pronat e tija kane qene shume te vogla ne krahasim me te tjeret. Si rezultat i humbjes se kesaj beteje, princat ballkanas u detyruan qe te dergojne ne Edrene djemte e tyre si garanci qe nuk do te ngrinin me krye kunder sulltanit. Kjo ishte aresyeja se perse Gjergj Kastrioti dhe vellezerit e tij u derguan dhe u rriten ne Turqi. Edhe sot, per kete aresye, ne Turqi, Skenderbeu konsiderohet si tradhetar.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Timi

                hahahah Ku dhe si e di ti?! Ke udhëtuar ne kohe?

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shqip

                  Timi-me sa duket zotrote e ke ate aftesine per te udhetuar ne kohe. Ne te tjeret dime vetem te lexojme ato dokumente historike qe botohen nga arkivat. Per kete beteje ka pak dokumente, por ato mjaftojne qe te nxjerresh konkluzionet qe kam nxjerre edhe une. Bej ca kerkime dhe me siguri do arrish ne te njejtat konkluzione si te mijat dhe pastaj bej hahaha e huhuhu.

                  Përgjigjjuni
                2. x
                  xha Beqo

                  sigurisht qe ka pasur edhe serbe bile dy princa te tyre me ushtrite e tyre ishin ne krah te sulltanit

                  Përgjigjjuni
              2. T
                Taulant

                Ne te dyja betejat Serbet tradhetuan koalicionin Ballkanik. Prandaj edhe Skenderbeu u hakmorr ndaj princerve Serb. Fakt eshte qe Turqit ne Ballkan i sollen Greket per te luftuar Shqiptaret e Sllavet. Me mbas Serbet bashkepunuan me Turqit kunder Huniadit,Skenderbeut dhe shume te tjereve qe luftonin Turqit. Ne Ballkan lufterat kunder Tuqeve i kane bere Huniadi,Drakula e Skenderbeu . Greket sidomos Patriarkana i preferonte shume Turqit derisa Arvanitasit,Anglia-Franca dhe Rusia krijuan shtetin Grek .

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shqip

                  Taulant, greket ne ate kohe nuk ekzistonin. U importuan shume me vone nga Anadolli. Ne betejen e pare te Kosoves, ne 1389, ishin serbet ato qe ja mbathen, duke krijuar carjen ne mbrojtjen e ushtrive ballkanike, qe cuan ne humbjen e asaj beteje. Ne Betejen e dyte te 1448-tes, ata nuk moren fare pjese, pasi ishin bere vasale te sulltanit osman. Vajza e mbretit serb ishte martuar me sulltan Muratin, babain e Mehmet Fatihut (pushtuesit-sulltanit qe pushtoi Kostandinopojen). Ne mos gaboj ajo quhej Mara dhe kishte nje rol teper aktiv ne politiken e Portes se Larte. M.gj.s. nuk pati vete femije, ajo ishte gruaja qe rriti dhe mbeshteti tere jeten Mehmetin, qe e konsideronte ate si nenen e tij. Ka edhe nje film turk, qe tregon kete histori. Serbet penguan ushtrine shqiptare qe te bashkohej me ate hungareze, duke ndryshuar fatin e tere Europes, pasi osmanet e munden Huniadin qe nuk e priti Skenderbeun, por i sulmoi osmanet i pari, gje qe solli edhe humbjen e tij. Po te mos kishin qene pengesat serbe, me siguri qe fati i asaj lufte dhe i tere Ballkanit do kishte qene krejt ndryshe. Skenderbau arriti qe te cante rrugen me force, por u kthye mbrapsh kur lajmetaret e njoftuan se Huniadi kishte humbur betejen. Ne kthim, ushtria shqiptare shkaterroi cdo gje qe i doli perpara. Problemi eshte se injoranca e popullsise serbe eshte ne ate nivel qe beson cdo mit te ngritur nga politika dhe kisha serbe dhe aspak nga faktet historike, te cilat i sjell Enver Robelli ne kete shkrim. E njejta gje edhe me neo-greket, qe e kane shpikur historine e tyre nga hici.

                  Përgjigjjuni
                2. Z
                  Zani Burimi

                  Ti Ben je vete race muti je! Nuk e din as cfare soj e sorollopi je! Dhe do te jesh ndonje jevg grek!

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Beni

                    ju jevgjit heret a von prap ne Anadoll do perfundoni.

                    Përgjigjjuni
                  2. s
                    shqip

                    Interesant eshte ne foton qe shoqeron kete artikull, duken dy gra te mbuluara si myslimanet. A ka ndonje qe ta spejgoje kete fakt?

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Marku

                      Njelloj jane serbet, turqit, arabet, mongolet dhe kopilet e tyre.

                      Përgjigjjuni
                      1. x
                        xha Beqo

                        jane murgesha orthodokse serbe... nje lloj lende jane me ato qe thua ti..

                        Përgjigjjuni
                      2. e
                        ekonomiksi

                        serbet kane qene kolona e 5 e ballkanit...aleate te ngushte me turqine..kunder vladit te transivalnise,junuadit te hungarise dhe skenderbeut.deri ne 89 per betejen e pare ne fushe kosove s fliste njeri.se serbet aty ja mbathen.milloshevici e perdori si gur per te destabilizuar jugosllavine dhe sidomos per te mbajtur kosoven,duke pare qe jugosllavia po shkerrmoqej.dhe serbet per fat te keq jane popull qe jetojne me sllogane.shqiptaret jetuan 50 vjet me sllogane,serbet perjetesisht.dhe ky eshte kompleks i dukshem inferioriteti.sllogani eshte mungese identiteti...

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          astrit

                          Historia perhere eshte keqperdorur nga politika. Pasojat per popujt kane qene katasrofale

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            pirro

                            Ne ate beteje kane marre pjese arber%Epirotet te drejtuar nga Gjon Muzaka, Dhimiter Jonima, Gjergj Balsha. Pal Kastrioti . Ka qene Aleanca e fundit me Serbet. te gjithe keta drejtues u vrane ne beteje. se bashku me Car Llazarin.

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              troc

                              E verteta dihet nga e gjithe bota.Jashteqitja e Uraleve erdhi dhe beri pis ballkanin ne shekullin e 6.Mendesia e tyre prej kafshe nuk ka ndryshuar dhe nuk do te ndryshoje KURRE.Normalisht qe Europes qe po i vjen vdekja mendon se Serbia do jete bodigardi i saj kur te jete duke dhene shpirt.

                              Përgjigjjuni
                              1. 1
                                1389 fituan myslymanet

                                Sunitet shqipfoles ishin me sulltan Muratin ,,,,me car Llazarin ishin ata qe trashegojne emrin llazar ,,,,ndersa ata qe trashegojne emrat murat mehmet ishin me baba sulltanin ,,,,,,e verteta dhemb ,,,1

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje