“Enver Hoxha, në hotelin ‘La Princesse’ erdhi me një grua në limuzinë". Dëshmia e ish-studentit të Francës

18 Qershor 2023, 19:00Dossier TEMA

“Enver Hoxha, në hotelin ‘La Princesse’ erdhi me një

Nga Luan Rama

Kur ndaloi në “Carrefour de l’Odeon”, ai i hodhi një vështrim të gjatë sheshit, ku ndaheshin dy rrugë, që ngjiteshin përpjetë: “Rue de l’Odeon” dhe “Rue Monsieur le Prince”. Përballë, shquhej ende ajo shtëpia botuese, ku dikur qenë shtypur botimet e para të “Uliksit” të Xhejms Xhojsit, në gjuhën frënge. Pas pesëdhjetë e shtatë vitesh, Hasan Jero, studenti i dikurshëm i mjekësisë, atë vjeshtë të vitit 1993, po i ngjitej sërish rrugës “Monsieur le Prince”. Tani sytë e tij kishin mall, madje më shumë se mall. Krahas pllakës së re të emrit të rrugës, kish mbetur ende ajo pllakë e vjetër, ku ishte shkruar “Rue des Fosses Monsieur le Prince”, duke përkujtuar kështu princin e dikurshëm, të Conde-së, Henri II-të, i Burbonëve. Ishin po ato shtëpi të vjetra, me trarë druri dhe gdhendje guri.

Ishte dhe portali i ‘Hotel de Bacq’, i ndërtuar që më 1750-të. Më sipër, atje ku ngrihej ndërtesa klasike e “Lycée Saint Louise”, apo “Collège d’Harcourt”, ndërtuar që më 1280-të. “Rue Racine”, nisej nga teatri i “Odeon”, apo “Thèatre de l’Europe” dhe priste në mes rrugën “Monsieur Le Prince”.

Pak më tej, dikur kishte banuar shkrimtarja, George Sand, me familjen e saj e disa porta më tutje, sociologu Auguste Le Comte, për të cilin ishte shkruar gjatë, në gazetën shqiptare “Illyria”, të viteve ’30-të. Në kafenenë “Le Petit Prince”, dyert qenë mbyllur dhe s’kishte pothuaj asnjeri. Njerëz të paktë, kalonin kundrejt shtëpive, ku dikur kishin banuar filozofi Blaise Pascal dhe pranë në numrin 49, poeti i njohur anglez, Longfellow.

MIK ME ENVER HOXHËN, ARMIK ME PUSHTETIN POPULLOR

Hasan Jero, u ndal para ndërtesës, ku dikur kishte jetuar disa vite me radhë si student. Ja, atje lart, në katin e tretë, aty ku dritaret binin në rrugë, kishte jetuar rininë më të bukur, të tij. Kur u ngjit në atë hotel të vjetër, sepse iu duk se gjithçka po ndodhte si gjashtëdhjetë vjet më parë, thua se ishte kthyer nga pushimet e verës, për të rifilluar shkollën sërish. Në ato dy dhoma, banonin atë kohë katër studentë, por dhjetëra studentë të tjerë, mblidheshin aty.

Poshtë dritareve pothuaj përballë, ishte libraria “Samuelian”, e hapur nga një armen, para nja dhjetë vjetëve e që tregtonte, libra të botës së Orientit, të Turqisë, Persisë, të qytetërimit grek e, atij shqiptar. Ai i kishte ruajtur ende ato fotografi të vjetra të kohës së studentit. Në disa prej tyre, ata kishin dalë në sfondin e kullës “Eiffel” apo buzë Senës. Pasdite zbrisnin drejt “Quartier Latin”, ku ishte një restorant i vogël i një përmetari të quajtur Llazar. “On se voit chez Lazar”, – thoshin shpesh ata.

Në atë kohë në Paris, kishte plot emigrantë politikë, si; Kol Tromara, Ali Këlcyra, Qazim Koculi, Sejfi Vllamasi, Rexhep Mitrovica, etj. Një ditë të vitit 1933, në hotel “La Princesse” kishte ardhur një djalosh i ri, bukurosh. Quhej Enver Hoxha dhe ishte nga Gjirokastra. Vinte tek miku i tij, Qemal Karagjozi, me të cilin ishte njohur, që në kohën e Liceut të Korçës. Atë kohë ai banonte aty, bashkë me shokë të tjerë, si studentin për mjekësi, Remzi Fico, etj.

Djaloshi vinte nga Montpellier, jugu i Francës, ku i kishte lënë përgjysmë studimet në “Faculté des sciences naturelles”, ndërsa tani, donte të regjistrohej në fakultetin e Drejtësisë të Sorbonës”. “Më kujtohet mjaft mire, kur erdhi Enver Hoxha, – kujtonte Hasan Jero, atëherë student për stomatologji në Paris. – Rrinim në katin e dytë të hotelit, në 65… ‘Rue Monsieur le Prince’. Mbaj mend edhe një grua plakë nga Limuzina, Madame Agré. Nganjëherë kur luanim me letra, me ne, pra unë Qemali dhe Enveri, vinte dhe plaka.

Pastaj ne ia merrnim këngës labçe dhe plaka e çuditur na pyeste se, ç’këngë na ishte kjo. Më pas, erdhi dhe Mendu Angoni, antizogist, i cili në Vjenë, kishte marrë pjesë në atentatin kundër mbretit Zog. Zonja Agré, nuk pranoi t’i merrte para dhe e vendosi atje, bashkë me ne. Sokrat Mio, ato kohë banonte jo larg nesh, në një hotel në “Quartier Latin”. Festën e 28 Nëntorit, e bënim në ambasadë, ndërsa kur donim të vallëzonim, shkonim për nga “Closerie de Lilas”, një sallë e madhe që quhej “Salle Bullier”.

Bëheshim atë kohë rreth 80 studentë shqiptarë, jo pak. Vendet tona të preferuara, ishin teatrot dhe sheshet e “Odeon”, “Comedie Française”, sallat e kinemave, ku ndiqnim filmat e Marcel Pagnol, Remy, Victor France, Charles Vanel apo Harry Boor në filmin e mrekullueshëm; “Të mjerët”. Në vitet 1934-1935, kur sapo kishim ardhur, në Paris kishin shpërthyer manifestimet e punëtorëve. Një ditë plasi pushka dhe u vranë dhjetëra punëtorë. Policia na kapi, se ishim në radhë me punëtorët. Ishim të majtë.

Më pas na liruan. Shpejt qeveria, do të binte dhe nga pushteti, më 1936, do të vinte Leon Blum dhe socialistët e “Frontit Popullor”. Lexonim shumë gazetat e majta si L’Humanité, Temps, zëdhënëse e qeverisë, Oeuvre, një gazetë e radikalëve socialistë, e drejtuar nga zonja Tabuy, apo Le Canard Enchainée. Më pas nga Moska, na erdhi dhe studenti Llazar Fundo, një djalosh mjaft simpatik. E dëgjonim gojëhapët se lexonte shumë dhe ishte një “mi” bibliotekash.”

Kujtimet e Hasanit, ishin të shumta. Një mori fotografish, ai i kishte ruajtur, gjer në fundin e jetës së tij, ku shquheshin studentët shqiptarë, shokët e tij, si; tek kulla ‘Eiffel’, në Trocadero, në kopshtet e Luksemburgut, nëpër Paris; apo jashtë Parisit; në ekskursionet e tyre; për të kaluar të dielat. Pas luftës, Jero; nuk e mendonte se Enver Hoxha, ai student i brishtë, që kurrë s’kishte mbaruar studimet universitare, as në Montpellier e as në Sorbonë, do të bëhej një ditë, drejtuesi i Shqipërisë.

Me nostalgji të veçantë, ai kujtonte ato vite të para të pasluftës, mbushur plot shpresë e dëshirë, për të ndërtuar Shqipërinë e re. “Mbaj mend lietnant Cochet, të dërguar nga qeveria franceze, më tregonte ai në shtëpinë e tij, ulur në një minder. – Punoi shumë për Shqipërinë demokratike. Shpesh luante tenis me Jusuf Vrionin. Mbaj mend gjithashtu, komandantin Visdorf, një burrë simpatik nga Alsace, si dhe kolonelin Tessier…! Por shpresa jonë sa vinte dhe shuhej”.

Pas gjyqit kundër deputetëve, të cilët ishin për një Shqipëri demokratike, si demokracitë e tjera të Europës Perëndimore, ishte radha e tij, të provonte qelitë e tmerrshme të burgjeve staliniane shqiptare. Një kalvar i gjatë, që do të niste nga burgu i Tiranës, në kampet e punës dhe burgjet e tmerrshme, si; në Bulqizë, Torovicë, Spaç, Ballsh, Borsh, Zejmen…! “Je suis arrété le 15 mai 1947, – më foli Hasani në frëngjisht, – C’était la période où il eut une espèce de rafle générale dans toute l’Albanie… le 15 et 16 mai 1947″.

Në fillim, i dënuar me shtatë vjet burg, e pastaj atje brenda, e dënuan edhe pesëmbëdhjetë vjet të tjera…”! Në fakt, disa prej ish-studentëve të Francës u dënuan nga Enver Hoxha. Enver Sazani, deputeti i pavarur, u pushkatua bashkë me deputetë të tjerë dhe u varros në një varr të fshehtë, në këmbët e malit të Dajtit. Shumë prej të dënuarve, ai dhe i kishte njohur vetë, në Francë.

Më 1945, – vazhdon të kujtojë Jero, – Nedin Kokona, që kishte mbaruar studimet si jurist, në universitetin e Toulouse-s, u dënua si “armik i pushtetit popullor”. Andrea Xega, më 1948, që kishte studiuar për inxhinieri minierash, në Saint-Etienne dhe në Paris, u dënua me vdekje. Në burg, kam takuar shumë nga shokët tanë, që kishin qenë studentë në Francë”.

Gjithçka kishte shpresuar ai në ato qeli, veç një gjë s’kishte guxuar të ëndërronte: se do të rivinte një ditë, në “Rue Monsieur le Prince”. Kjo i dukej e pamundur, si një yll tepër i largët në atë galaksi të errët, drita e të cilit, kishte kohë që duhej të ishte shuar. Megjithatë, ai e dinte se shqiptarë të tjerë, duhej të qëndronin ende në “Rue Monsieur le Prince”. Ai e dinte se ajo rrugë, që ngjitej e pikëtakonte me “Café de Luxembourg”, përballë “Les Jardins de Luxembourg”, ishte nga vendet më të preferuara, të shqiptarëve.

Dhe në fakt nuk gabohej. Në vitet pesëdhjetë, kishte disa emigrantë politikë që ishin vendosur në atë hotel të vjetër “Hotel la Princesse”. Një ditë, në një bisedë me emigrantin Sabaudin Dino, ai më fliste me mall për ato vite pas Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët, shumica emigrantë politikë mblidheshin atje në atë rrugë dhe në kafenenë pranë. “Në atë kohë, – tregonte Dino, – banonin në atë hotel, Jusuf Begeja, Hajredin Hallulli (që në atë kohë punonte në shoqërinë e automobilëve ‘Citroen’), Sefedin Çollaku, etj.

Që të tre këta, kishin mbaruar Akademinë Ushtarake në Itali. Por vinin dhe intelektualë të tjerë, e njerëz të thjeshtë, si: Dhori Mihali, që kishte mbaruar Liceun e Korçës e, më pas studimet për mjekësi në Lion, doktor Noçka, që shpejt iku në Amerikë, Murat Kallulli nga Delvina, si dhe doktor Harxhi. Nuçi Kota, që kishte një studio pranë “Pantheon”-it, merrej me nxjerrjen e një gazete të emigracionit. Por, nga mesi i viteve ’50-të, ai dhe plot të tjerë, ikën në Amerikë. Megjithatë, shqiptarët vazhdonin të mblidheshin në “Café Luxembourg”…!

Një ditë vere të vitit 1996, kur u ktheva në Tiranë, shkova të takoja Hasan Jero-n, që tashmë banonte në një rrugicë të vogël, pranë Bibliotekës së vjetër Kombëtare. Ishte i sëmurë, por u gëzua shumë, që shkova ta takoja. Në mur, kishte vendosur në një kornizë thirrjen e lavdishme, të gjeneralit De Gaulle nga Londra, drejtuar gjithë francezëve, për të nisur luftën çlirimtare: “A tous les Français!”. “Apelin e gjeneralit e dëgjova në Tiranë, nga Radio BBC.

Në atë zi të madhe, nën thundrën e hekurt të Musolinit, thirrja e gjeneralit De Gaulle, ishte si një shkreptimë në shtrëngatë. Zemrat na u mbushën gjithë shpresë”. Jero, gjithë jetën e tij, e mbante veten për golist, pasi në vitin 1940, kur kishte qenë në Romë, kishte shkuar në ambasadën franceze, të regjistrohej për të shkuar si vullnetar në Francë, e për të luftuar kundër nazistëve. “Atëherë na jepnin ca kartonë të kuq, ku shkruhej se ishim vullnetarë”, – kujtonte ai.

– Ymer Dishnica, që kishte studiuar për mjekësi, në qershor të 1940, u nis nga Lyon dhe erdhi në Paris për t’u bashkuar me rezistencën franceze”. Plaku Jero, ishte i lumtur dhe kishte nisur të shkruante kujtimet e tij. Kur i fola për ‘Rue Monsieur le Prince’, sytë i ndritën dhe menjëherë dhe më nxori atë tufë fotografish të Parisit, që i ruante si gjërat më të çmuara dhe ku bashkë me shokët e tij shqiptarë, ishin fotografuar pranë ‘Sacre-Cœur’, apo në ‘Butte de Chaumont’…! “Ja, ky këtu, është Xhevdet Asllani, ky më tutje, Xhavit Gjata. Pastaj Nazmi Sulejmani, Hobdari…”!

Tregimi i këtij burri fisnik leskoviqar, ishte i përmallshëm. Një vit më pas, kur do të pyesja për Hasan Jeron, më thanë se sapo kishte vdekur. Të paktën vdiq i lumtur! – i pëshpërita mikut tim. Memorie.al

18 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës.

    Që ky rrypi i Memorie.al ka rrjedhur, kete e dinim. Por sot morën vesh qe ka rrjedhur edhe Luan Rama. Po çfare lidhje ka titulli me artikullin. Edhe donit të thoshit qe Enveri ka qenë Don Zhuan, edhe nuk jua beri zemra ta thonit. Po pse? Nga frika? Apo se keni 30 vjet qe merreni me dashnoret e Enverit dhe sa xhama ka thyer Enveri ne lagjen Dunavat kur ishte i vogël. Juve permendët por nuk u fokusuat të krimi me i madh i Enverit - vrasja e tere asaj shtrese të inteligjencës qe ishte krijuar gjatë viteve 1920 - 1945 ne universitetet Europianë. Mbasi e zhduku kete shtrese mbas lufte, u mundua ta krijoje me fshatare dhe lopçare duke i çuar ne shkollat lindore. Ndonese shumë prej tyre u bene të zotë, tani ai i kishte nen hyqem, se i kishte prodhuar vetë. Edhe i vriste po vetë. Por nje nga krimet qe populli nuk ja fal Enverit ishte qe na solli Saliun nga Viçidoli ne Tiranë, per të zezën e popullit shqipetar. "Unë do vdes", tha Enveri. "Por kam lene mbrapa nje budall, qe do ju beje të me kujtoni me mall." Sepse po të kishte mbreteruar ajo klasë intelektuale qe u formua ne Vienë, Romë, Paris, dhe Bruksel, Sali Berisha do ishte akoma tani bari me lopë.

    Përgjigjjuni
    1. x
      xha Beqo

      me sakte s'behet or mik...

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mësuesi

      "Enver Hoxha erdhi me nje grua në limuzine", kumton titulli i shkrimit, qe si i tile, vetveiu eshte intrigues dhe te cyt qe ta lexosh. Mbasi e mbaron, edhe pse gjithsesi si histori disi interesant, per Enverin qe erdhi me limuzine me nje gruanje grua, asgje.... E bera kete paranteze per te thene se eshte bere si e modes tashme, qe per te terhequr lexuesin, titujt që venë redaksite nuk kane te bejne fare me permbajtjen e tij. Kjo per mua, por besoj jo vetem, le nje shije jo te mire, ndaj dhe reagova.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje tjeter shtetas shqiptar

        Komentuesit Mesuesi. Nje korrigjim te vogel per ju, sepse gafat e atyre qe redaktojne artikujt jane "énormes" siç thuhet ne frengjisht (meqe ne artikull perdoren vazhdimisht terma ne gjuhen frenge). Ashtu eshte siç thoni edhe ju "Mesues". Titulli eshte "Enver Hoxha, në hotelin ‘La Princesse’ erdhi me një grua në limuzinë". Por po te shikoni pak me poshte gjeni kete shprehje: "Më kujtohet mjaft mire, kur erdhi Enver Hoxha, – kujtonte Hasan Jero, atëherë student për stomatologji në Paris. – Rrinim në katin e dytë të hotelit, në 65… ‘Rue Monsieur le Prince’. Mbaj mend edhe një grua plakë nga Limuzina, Madame Agré." As Enveri dhe as gruaja plake nuk erdhen me limuzine, porse gruaja plake (Mme. Agré) ishte pronare e shtepise ku banonin shqiptaret dhe ishte me origjine nga rajoni i Limuzin (rajon i vjeter administrativ). Pra keta redaktore i bejne lëmsh termat limuzinë (makine) dhe Limuzin vend i prejardhjes se Mme. Agré qe nuk ka asnje lidhje me kete artikull. Pavaresisht nga gafat redaktoriale, keta artikuj jane terheqes dhe nuk te lodhin. I falemderit redaksise nqs e boton kete koment.

        Përgjigjjuni
      2. e
        emigranti

        Eshte tjeter epoke vitet e rinise dhe jeta e tij ne France , dhe komplet tjeter epoke kur Enver Hoxha u vu te drejtonte fatet e vendit tone , nuk e kuptoj se perse disa enkas i ngaterojne keto te dyja …….e bejne nga mahnia ta nxine , ta turperojne , te falsifikojne dokumenta dhe ngjarje ……kaperdieni me ne fund …..dhe mos u merni me thashetheme … Edhe dikur Presidenti i dikurshem Obama deklaroi boterisht se kur ishte adoleshent ne rini , provoi per here te pare kanabis , te gjithe me USA e moren si xhest te sinqerte , kurse ketu ka tjetri pothuajse 40 vjet qe ka ikur dhe disa lango mundohen ta nxijne ….. imagjinoni sa kompleks kane disa brenda dhe jashte vendit qe per pothuajse 45 vjet sa qe gjalle nuk e keprdijne dot qe nuk e zbriten Enver Hoxhen ……

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jon

          Ehuu,shihni te sotmen qe po jetojme,ka shume probleme qe duan zgjidhje.

          Përgjigjjuni
          1. R
            RAIFI

            Po,po merruni me historinë e Enver Hoxhës edhe pas 40 vitesh ikje nga kjo botë.Po merruni me realitetin e hidhur shqiptar,shtet pa ushtri,me polici të korruptuar ,shtet narko-mafi qiellin po ua "ruan" Ushtria Greke,detin Ushtria Italiane që është njejt si me lidh qenin me rrip suxhuku.Ushtria greke ka korr rezultatet e para në votimet e fundit Agimi i Art (bashk me Sali Berishën) fituan një Bashkinë Shqipërinë e Jugut,priten rezultate të tjera.E gjithë kjo pas pazarit më heret të Salihut e tani të Ramës për faljen e detit Greqisë.Apo këto shkrime po i bëni.me porosi të pushtetit për ti ik realitetit mbytes.

            Përgjigjjuni
            1. t
              ts

              Ore batakshi spo kuptoj titiulin e shkrimit me permbajtjen dhe at gjeneralin DeGaulle qe e ke fjalen per De Golin qe njohim ne shqiptaret or kastrevec Shkrim bytha ........

              Përgjigjjuni
              1. N
                Noci

                Ka vdekur ne vitin 1985. E zhvarrosen ,rivarrosen,e bene te pashkollë.per çudi Zogu ,nje nder shqiptaret me te mençur e emeroi sekretar ambasade ,se nder te tjera ka qene foles i te gjitha dialekteve franceze dhe parashikues politik i veçante dhe i vleresuar nga te huajt.Si ne te gjitha vendet komuniste edhe tek ne ka patur nje lufte klasash me parimin " o me mua o kundra meje" dhe ai kundra eshte vrare.Sidomos pas vitit 1966 Shqiperia u be e veshtire per merite te tij por edhe te shume bashkepunetoreve ,ku ka akoma te gjalle ,dhe u kthyem ne shtet burg.Por sot te merresh me Enverin eshte kohe e humbur se ne kemi halle shume me te medha se Enverin ,se te korruptuarit ai i pushkatonte kurse sot fenomeni me i keq i shoqerise sone,korrupsioni te ben deri president pa te hyre ferre ne kembe

                Përgjigjjuni
                1. A
                  AS

                  Akoma me Enverin! Burre i mire or burre i keq. Kane kaluar 40 vjet nga vdekja. Shihni moralin sot... Kapet burri i martuar politikan me analize sperme ne Amerike (Klinton) ose me video ne Shqiperi (Safet Gjici) dhe jeta vazhdon. Gjykojeni cfare ka bere ose po ben nje politikan per njerzit nga ana ekonomike, politike, dhe sociale. Mos shihni shijet seksuale . . .

                  Përgjigjjuni
                  1. u
                    u ngopem

                    Nje here kur isha ne Paris, mesova nga nje shqiptar, njesoj si keta qe shkruajne se Enveri kishte permjerre nje dite ne rreze te nje godine qe kishte nje shkurre. Keto jane historite e soteme qe nuk e di pse nuk mirren me jeten e tyre qe ta permiresojne por me thashetheme dhe pocaqilleke banale. Kallauzi eshte kudo: ne shtepi, ne rrige, dhe ne zyre. Mjafton ti japesh pese leke dhe nje shkop ne bythe dhe ai fillon te birbiloje.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sokrati

                      Enver Hoxha ishte dhe mbetet simboli legjendar i nje udheheqesi popullor, vizionar, i kulturuar dhe nacionalist si askush tjeter. Nuk mund te behet kurre krahasim me palollapanjozet e ketyre 30 vjeteve deri me sot, nga i pari deri tek i fundit, qe e kane bere kete popull te flase me vete dhe te marre arratine. Larot e djeshem dhe pasardhesit e tyre kundershatre te tij politike do te vazhdojne te lehin pa u lodhur. populli thote: -Varu teleqene!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Parruca

                        Ore nderroni titullin se nuk ka lidhje me shkrimin. Limuzina eshte nje krahine ne qender te Frances dhe kjo zonja nuk ka shkuar me limuzine (makine) por ka qene nga krahina ne fjale. Nejse..

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pensionisti i Porcelanit

                          Luan Rama duhet te mesoje drejtshkrimin e shqipes: emrat e huaj te vendeve dhe te njerezve shkruhen sic tingellojne ne shqip, pastaj ne kllapa shkruhen ne frengjisht. Politikani dhe burri i shtetit shqiptar ne vitet 1941-1985 Enver Hoxha do te dale nga karantina vetem pas 100 vjetesh te vdekjes se tij, pra ne vitin 2085, kur te kene vdekur te tre brezat e viktimave te regjimit stalinist qe aplikoi ne Shqiperi. Atehere do te duken brockulla keto shkarravina te Luan Rames...

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            km

                            Mire,Enveri erdhi me nje femer me limousine ne hotel.Po ti,c'deshe ne hotel?Apo prishem femren qe te Solli Enveri me limousine.Shiko,mos i Ke te tuat dhe do te lash gojen me emrin e Enverit.Ti,o shokut i rimise se Enverit,te ishte bere sa gjysma e tij.Njerez si Enveri Shqiperise i Vine nje here ne 500 vjet.Dikush thote "shyqyr".Ka te drejte,se derisa te Dale ne skene Enveri tjeter,Shqiperia do jete gjysma Serbi dhe gjysma Heleni.Ka vrare?Gjukata Ka denuar me vdekjen vetem armiqte e popullit shqiptar dhe ATA qe Kane vrare njerez.keto me vendim gjukate.Edhe gjakun ta merret shteti me vendim gjukate.Sot,cdo dite nga dy te vrare si qen rrugeve e lokaleve.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Demotakercita

                              Te vazhdojme te qajme se cfar u be ne 45-vitet e "diktatures",kemi per te vajtur gjithmon e me keq.Deri me sot 38-vite nga vdekja e Enver Hoxhes Shqiperia ka humbur shume.Asnje analize nuk behet se cfar ndryshoj,cfar u arrit dhe si evoloj mendimi e jeta.Ajo epokee "diktatures "mbahet mend pasi ne keto 33-vite post diktature kane ndodhur shume te keqia dhe ne themi se "ishim mire ne ate kohe".Shqiperia ne vitin 1944 numeronte rreth 1000000 milion banore me nje ekonomi feudale e me pak shkolla te mesme(qe u hapen nga reforma arsimore e drejtuar nga ministri Mirash Ivanaj,qe edhe sot nuk ka nje vend te duhur ne njerezit e ndritur te Shqiperise). Arritjet e asaj kohe asnje politikan nuk i ze ne goje se ato e ndryshuan vendin dhe keta te sotmit vec e prishen.Imazhi i shqiptarit atehere ishte i paster kurse sot gjithe Europa e sheh shqiptarin si kriminel (jo nga bemat e shqiptareve por nga ato te politikaneve tane qe per pushtet e para e denigrojne Shqiperine).E kane bere Shqiperine si vend i krimit,droges,vrasjeve e shume poshtersive te tjera.Shteti Shqiptar sot nuk i di ku jane njerezit e tij,si trajtohen ne vendet ku kane vajtur per tu ushqyer se vendi tyre nuk i mban.Eshte per te ardhur keq se shumica e atyre qe flasin per te keqiat qe i ka bere Enver Hoxha Shqiperise jane nga ata qe kane zbatuar me me zell (duke shkelur dhe ligjet e kohes) e sot na dalin te"persekutuar.Per te gjithe te ndeshkuarit e "diktatures" ka vendime ligjore e per te fituar pafajsine le te perballen ne gjykat.Mos u merrni me te vdekur se po vdisni sot nje popull te tere.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Piktori

                                None Lanit u qintw me nji komshi te nji garazh making pas 90dhjetes .Kur e pyti nji shoqe pse po I turpentine cunat , u pergjigj qe ne shoku Enver m'kan thon ka hyp ne limousin. Lat nap plera qe doni te beheni lajme me gjigandin Enver Hoxha .Tu kishte qi nonat mir do bente

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Maks

                                  Po thuaj ore ryp qe ajo femra ka qene motra e vogel e zogut Ai i ri ish i bukur po Tani ku eshte e keqa qe enveri ka pas qef femrat

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje