Historia e panjohur e besnikut të Mbretit Zog: Doli kundër Enver Hoxhës, Sigurimi i Shtetit, me dy vrasës me pagesë, qëlloi major Rauf Fratarin

4 Qershor 2023, 09:38Dossier Nga Dalip Greca

Historia e panjohur e besnikut të Mbretit Zog: Doli kundër Enver

Fratari, ai vend i thyer në cep të Mallakastrës së egër, ka bërë emër jo vetëm në jug, por në krejt viset e shtetit amë. Burrat e atij vendi, ishin mbështetja e parë e Rrapo Heklait, i cili ngaqë kundërshtoi trimërisht Portën e Lartë, në mesin e shekullit të XIX-të, u dënua me vdekje. Nga Fratari, janë me dhjetar burra që u qëndruan trimërisht tufaneve të kohës. Dhe në mesin e këtyre burrave, qëndron nacionalisti i shquar, ai që e deshi atdheun dhe Monarkinë, njësoj si shtëpinë e vet, Rauf Fratari. Ai lindi në Fratar, në vitin 1908, në Mallakastër ku kishin nisur të frynin erërat e autonomisë shqiptare. Nënë Sabires, asaj gruaje trime nga dera e shquar e Frashërllinjëve të Përmetit, i shkuan plot miq e dashamirës për ta uruar. I mungonte vetëm i shoqi, Hajredini. Po kush ishte Hajredin Fratari?


I diplomuar në Stamboll në universitetin e Hylqies, Hajredini ende 24 vjeçar, dërgohet në Janinë. Aty mëson nga administrimi praktikisht dhe pas disa provimesh të tjera në Stamboll, në vitin 1906, dërgohet nga Porta e Lartë, me detyrën e nënprefektit, në një prej nënprefekturat e Mamisit, të Vilajetit të Izmirit në Turqi. Aty, ndonëse punon deri në vitin 1910, ka qenë i lidhur ngushtë me krerët kryesorë të lëvizjes autonomiste shqiptare. Është ndër nismëtarët e Komitetit Shqiptar të Beratit, të cilët mbështetën fuqimisht Ismail Qemalin, Shahin Kolonjën dhe Hasan Prishtinën, për të ngritur zërin në parlamentin turk, lidhur me alfabetin dhe gjuhën shqipe.

Në fillim të vitit 1912, Hajredin Fratari, e braktis përfundimisht karrierën e lartë në administratën turke dhe shkon në Mallakastër e Berat, duke mos kursyer as forcat e mendjes e as pasurinë e tij dhe vihet në ballë të lëvizjes, për pavarësinë e trojeve shqiptare. Natyrisht, një personalitet si Hajredin Fratari, e kishte të qartë se Pavarësia e Shqipërisë, mund të arrihej vetëm në saje të bashkimit të ideve dhe forcave të krejt shqiptarëve, drejt qëllimit të përbashkët. Për këtë qëllim, ai merr pjesë në Kuvendin e Junikut, më 25 maj 1912, si përfaqësues i popullit të Mallakastrës dhe Beratit. Fjala e tij, do të dëgjohej me respekt, në mes të 250 burrave të mbledhur në Junik, të cilët përfaqësonin, të gjitha vilajetet shqiptare. Nisur nga aktiviteti i madh patriotik, nga mençuria dhe guximi i tij, populli i Mallakastrës, e zgjedh Hajredin Fratarin, si delegatë të saj në Kuvendin historik të Vlorës, në nëntorin e vitit 1912. Në këtë mënyrë, burri i Mallakastrës u radhit ndër 33 firmëtarët që shpallën me aktin e tyre, pavarësinë e trojeve amtare.

Në vitet 1912-1914, Hajredin Fratari, do të shërbente me shumë zell e pasion, si nënprefekt i Skraparit, duke vënë në jetë njohurit e tij, për të çuar sa më parë idetë dhe punën e madhe të qeverisë së parë shqiptare, dalë nga Kuvendi i Vlorës. Pas mijëra halleve që kishin shqiptarët e asaj kohe, Hajredin Fratarit, iu desh të përballej edhe me elementë anadollakë të cilët, ende shpresonin se e ardhmja e Shqipërisë, ishte Stambolli. Edhe kur në Shqipëri erdhi Princ Vidi, ndonëse pati shumë kërcënime, Hajredini, nuk e la detyrën. Por me largimin e tij, atëherë kur Shqipëria e Mesme dhe ajo e Jugut, po binin në duart e Esat Pashë Toptanit e Haxhi Qamilit, atëherë burri i Mallakastrës, shkon në shtëpinë e vet, në Fratar dhe për tri-katër muaj, merret me ndërtimin e shkollës së parë shqipe në atë fshat.

Por qëndrimin e Hajredinit, nuk mund ta harronin rebelët mallakastriotë, që në mënyrë të verbër, shkonin pas Haxhi Qamilit, kësaj figure të urryer të shqiptarëve, në ato vise. Në ditët e para të prillit 1915, ata shkojnë në Fratar dhe e arrestojnë Hajredinin, në shtëpinë tij. Katër ditë më pas, ndërsa ai tentoi t’u largohej rojeve, është qëlluar dhe vrarë prapa krahëve. Gjithsesi, në telegramin për këtë vrasje, thuhej: “Berat 15 prill, ora 8 e ditës. Drejtuar kryesisë së Komitetit Elbasan, Tiranë, Krujë. Zoti Hajredin Fratari, tue qenë nga nënprefektët e administratës së Turqisë, është mbështetës i personit të Ismail Qemalit dhe u bë nënprefekt i Skraparit. Mbas ngjarjeve të bamë së voni, është burgosur në burgun e Beratit dhe mbasi nuk u pa e pëlqyeshme mbajtja e tij në burg, e pamë të udhës, transferimin e tij në burgun e Kavajës. Për dijeni ju njoftohet se sot, ku po përcillesh për në Kavajë, nën vërejtjen e një detashmenti… u muar vesh se rrugës, ka tentuar me u arratis dhe mbasi nuk iu bind urdhrit “ndal”, të dhanun dy-tri herë prej detashmentit, asht vramë nga të qiturat e pushkëve, të bame nga ana e detashmentit”. (Arkivi Qendror i Shtetit-Tiranë. Fondi 245,dosja 26, fleta 118).

Raufi 7 vjeçar, do të shkonte të fillonte mësimet në shkollën e Fratarit, të cilën e pati ngritur që nga themelet, i ati, Hajredini, madje edhe mësuesit e parë të kësaj shkolle, ishin paguar nga burri i shquar i Mallakastrës. Së bashku me vëllanë më të vogël, Skënderin, ata do t’i rriste me dashurinë e saj, nënë Sabirja. Pas mbarimit të shkollës fillore, në Fratar, Raufi shkon në Gjirokastër, ku mbaron dy klasa të tjera. Më pas në, vitet 1923-1927, ai shkon në Modena të Italisë dhe me ndihmën e pakursyer të familjes, mbaron me rezultate të shkëlqyera, studimet në shkollën e mesme ushtarake. Tejet autoritar, me ambicie të vazhdueshme për t’u thelluar në studimet ushtarake, Rauf Fratari, do të këmbëngulte për të vazhduar akademinë e lartë ushtarake. Për fat të tij, në nëntorin e vitit 1928, Mbretëria Shqiptare, e shpalli të atin Hajredinin, “Dëshmor të Kombit”, me ç’rast të birit, Raufit, i ofrojnë studime të larta në Itali. Në këtë mënyrë, së bashku edhe me studentë të tjerë shqiptarë, në vitet 1929-1933, Rauf Fratari, vazhdon studimet në Akademinë Mbretërore të Romës, në degën e Kavalerisë. Autoritetit dhe prestigjit që gëzon ndër shokë, do t’i shkonte shumë kjo degë e, për më tej, Raufi do t’u futej studimeve të thelluara, për rolin e madh të kavalerisë në betejat, që kishin zhvilluar në shekuj me radhë, bashkëkombësit e vet. Ndërkaq, ai nuk do të qëndronte indiferent edhe ndaj politikave italiane për fashistizimin e jetës së studentëve shqiptarë, në krejt Italinë. Kundërshton me forcë nderimin alla romana dhe në bisedat me miqtë e vet, shprehet hapur, duke thënë se; studentët shqiptarë, duhet të ruajnë nderimet ushtarake, që bëheshin në atdhe dhe asesi, nuk duheshin harruar zakonet e mrekullueshme shqiptare.

Në vjeshtën e vitit 1933, pasi mbaroi me rezultate të larta Akademinë Mbretërore në Romë, Rauf Fratari, me gradën e nëntogerit, emërohet në Gardën Mbretërore Shqiptare. Për gjashtë vjet me radhë, ai do të shërbente në këtë Gardë, me përkushtim dhe devocionin më të lartë. Veçanërisht në këto vite, duhet pranuar se italianët, nuk lanë gur pa lëvizur, për ta kthyer Mbretin Zog, në instrument të politikave kolonizuese të tyre. Kur e panë se në këtë drejtim, karakteri i Mbretit të Shqiptarëve, ishte i papërkulur, ata u përpoqën me anë të mercenarëve shqiptarë, të kërcënonin deri fizikisht jetën e tij. Rauf Fratari, në çdo moment, u gjend kurdoherë në situatën më të vështirë, duke shmangur në kohë çdo rrezik. Betimi si oficer besnik i Gardës Mbretërore, do të ishte për birin e Mallakastrës, jo vetëm një udhëheqje, por edhe thirrje për të sakrifikuar gjithçka, vetëm që nderi i Gardës Mbretërore dhe i vetë Mbretit Zog, të mos cenohej. Ishte kjo arsyeja, që brenda gjashtë vjetëve, të detyrës së tij në atë funksion, Rauf Fratari, arriti të marrë gradën e majorit të Gardës Mbretërore.

Ndërkaq, 7 prilli 1939, do të shënonte ditën e zisë kombëtare shqiptare. Raufi, ishte ndër ata qindra oficerë të Monarkisë së Zogut, i cili e priti me indinjatë të madhe pushtimin fashist të vendit dhe në shenjë proteste, ai grisi flamurin italian. Pas atij gjesti, ndoshta simbolik, por që shprehte gjendjen e tij shpirtërore dhe indinjatën e madhe të një shqiptari të vërtetë, autoritetet italiane, e arrestuan Raufin dhe e mbajtën për disa kohë në burgun e Tiranës.

Ka qenë pikërisht, ndërhyrja e Fejzi bej Alizotit (gruaja e të cilit, ishte motër me gruan e Raufit) që ky i fundit, të lirohet nga burgu. Meqenëse autoritetet italiane, i njihnin aftësitë ushtarake të Raufit, në kuadrin e thirrjes për t’u kthyer të gjithë oficerët shqiptarë, në detyrat e tyre, ai caktohet në Garnizonin e Kuçovës. Disa muaj më pas, në fund të vitit 1940, Rauf Fratari, thirret në Komandën e lartë të Ushtrisë italiane dhe i bëhet thirrje, të grumbullojë sa më shumë vullnetarë nga vendlindja e tij, Mallakastra, për të luftuar në frontin italo-grek, që niste nga Saranda. Sido që, nën parullat se do luftohej për Shqipërinë Etnike, Raufi, e kuptoi se kjo gjakderdhje e shqiptarëve, s’ish gjë tjetër, pos zbatimit të planeve strategjike’ për territore të reja të pushtuara nga fashistët. Ka qenë kjo arsyeja që’ Rauf Fratari, nuk pranoi të luajë këtë rol, me ç’rast u arrestua përsëri dhe u dërgua në burgun e Gjirokastrës. Edhe aty’ nuk munguan presionet, ndërsa burri i Mallakastrës’ me një italishte të kulluar, i kumtonte karabinierëve italianë, se shqiptarët një fjalë kanë. Edhe këtë radhë, me ndërhyrjen e Fejzi bej Alizotit, autoritetet italiane, detyrohen ta lirojnë nga burgu, duke e porositur që të shkoj në shtëpi, ndryshe e priste internimi.

Në vitet 1941-1943, Rauf Fratari, akademist i shkëlqyer i Romës dhe Mbretëror i sprovuar, bashkëpunon ngushtë me nacionalistët shqiptarë. Ai bie në kontakt me Hysni Lepenicën, Ismail Golemin, Tefik Cfirin dhe sidomos me Abaz Kupin, heroin e rezistencës shqiptare të 7 prillit 1939. Dihet se, në fillimet e veta, lëvizja nacionaliste shqiptare, lindi si nevojë imperative e luftës kundër fashizmit italian, i cili kishte robëruar vendin. Rreth 70-80 burra të Mallakastrës, në janarin e vitit 1943, lidhin besën, se do të luftonin nën komandën e Rauf Fratarit. Brenda dy-tri muajve, radhët u shtuan dhe kjo njësi luftarake, u pagëzua batalioni “Hajredin Fratari”. Në mars të vitit 1943, do të vinte aksioni i parë i madh i këtij batalioni, kundër forcave italiane, që lëviznin në autokolonë prej Fierit, në Tepelenë. Në vendin e quajtur kthesa e Greshicës, Rauf Fratari, ndërton një pritë model, duke iu përshtatur terrenit, si edhe aftësive luftarake të batalionit që udhëhiqte. Duke shfrytëzuar befasinë, vullnetarët nacionalistë, hapin një zjarr të fuqishëm në drejtim të autokolonës italiane dhe brenda dy orë luftimesh, lënë dhjetëra të vrarë dhe të plagosur. Komanda e qarkut të Fierit, lajmëronte Tiranën, për “dërgimin e trupave të tjerë pasi prita ka qenë e befasishme dhe shqiptarët nuk përmbahen në sulmin e tyre”.(AQSH-Tiranë, Fondi Mëkëmbësia, dosja. 47, fleta 233)

Mbas këtij aksioni, i cili bëri jehonë në krejt Shqipërinë e Jugut, forcat ushtarake italiane, ndërmuarën një operacion të gjerë, në Mallakastër, duke djegur qindra shtëpi, duke vrarë e burgosur, shqiptarë të pafajshëm. Nuk mundet kurrsesi të jetë rastësi, që e para shtëpi e djegur prej italianëve, ishte ajo e Hajredin Fratarit. Pas djegies së parë që i bënë shtëpisë së madhe, forcat e Haxhi Qamilit, në vitin 1915, kjo ishte e hera e dytë, por që i rrënoi deri muret e lashta, prej guri. Raufi, me ndihmën e miqve të vet, mundi ta largojë familjen dhe në krye të batalionit, u hodh në aksion luftarak, akoma më të rreptë, kundër pushtuesit italian. Tashmë, emri i tij, përcillej me respekt në çdo vatër mallakastriote. Sigurisht, ka qenë kjo arsyeja, që Qarkori Komunist i Mallakastrës, ngarkoi Mehmet Shehun, të bisedonte me Raufin, me qëllim që ky të rreshtohej në batalionin e vet, në radhët e nacionalçlirimtarëve. Sipas kujtimeve të bashkëkohësve të tij, takimi ishte kryer në vendin e quajtur Poçem, disa ditë përpara se aty, të mblidhej populli e të jepte besën, për të luftuar okupatorin italian.

Rauf Fratari, me horizontin e gjerë dhe personalitetin që zotëronte, i tha Mehmet Shehut se, nuk mund të vihej kurrsesi, në komandën e komunistëve e para, sepse ajo doktrinë, nuk përshtatej Shqipërisë dhe e dyta, sepse komunistët shqiptarë, të rangjeve të larta, pothuaj të gjithë, merrnin urdhra nga Beogradi. Kjo bisedë e çiltër, do t’i kushtonte shumë shtrenjtë Rauf Fratarit, dhe se prej atij momenti, ai u shpall armik i Partisë Komuniste, e cila udhëhiqej nga motoja bolshevike “O me ne, O kundra nesh”. Sidoqoftë, as premtimet dhe as presionet, nuk do të mund t’a përkulnin burrin e Mallakastrës. Ai do të ndërmerrte, një varg aksionesh të tjera, kundër italianëve, pa i ndërprerë kontaktet, veçanërisht me Abaz Kupin. Madje, me insistimin e këtij të fundit, çeta e Raufit, do të koordinonte veprimet luftarake, me çetat e Ismail Golemit dhe Tafik Cfirit. Më pas, po në shoqërinë e ngushtë të Abaz Kupit, Rauf Fratari, do të njihej nga afër edhe me Mit’hat Frashërin, i cili me urtësinë e vet, do të thellonte më tej ndjenjat antikomuniste të birit të Mallakastrës.

Falë urtësisë dhe veprimit energjik luftarak kundër fashistëve italianë, Rauf Fratari, do të ftohej nga Mit’hat Frashëri dhe Abaz Kupi, për të marrë pjesë në kuvendin historik të Mukjes. Dihet tanimë se delegacioni i nacionalistëve shqiptarë, përbëhej nga figurat e shquara, si; ”Mid’hat Frahsëri, Hasan Dosti, Thoma Orollogaj, Skënder Muço, Hysni Lepenica, Isuf Luzaj, Kadri Cakrani, Rauf Fratari, Xhevat Peshkëpia, Halil Mëniku, Vasil Andoni dhe Ismail Petrela”. (A.Q.SH-Tiranë. Fondi 40, D.173. fl. 19-20).

Ndonëse i ri në moshë, Rauf Fratari, do të dëgjohej plot respekt në Kuvendin e Mukjes, në mënyrë të veçantë, ai do të këmbëngulte, për të vendosur në nenin dy të Proklamatës, luftën pa asnjë kusht, për zbatimin e parimeve të garantuara nga Karta e Atlantikut, për vetëvendosjen e kombeve, ç’ka nënkuptonte, bashkimin e trojeve të Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare, me shtetin amë, si edhe të drejtat e Shqipërisë Etnike. Por dihet tanimë nga të gjithë shqiptarët, se si u tradhtua Mukja.

Tashmë, nuk ishin okupatorët ato që mund të hakmerreshin kundër tij dhe familjes, por forcat e verbërta të nacionalçlirimtarëve shqiptarë. Pas kësaj, ai iu bashkëngjit njësive luftarake të Abaz Kupit, duke udhëhequr çetën e vet, sa në luftë kundër italianëve, po aq edhe kundër gjermanëve. Heroizmi dhe mjeshtëria e vet luftarake, do të shkëlqente sa në Mat edhe në Krujë, sa në Zallher, aq edhe në Prezë. Ai ishte i bindur, deri në fund, se fatet e Shqipërisë, e ardhmja e saj, ishte lidhur ngushtë me autoritetin e padiskutueshëm të Mbretit Zog, i cili ashtu sikundër pati udhëhequr 15 vjet me radhë popullin e vet, do të dinte ta mbronte atë, sa prej okupatorëve të huaj, aq edhe prej mortajës komuniste. Mirëpo, me uzurpimin e pushtetit nga bolshevikët e shtetit amë, Rauf Fratari, e parndjen tragjedinë që po pllakoste atdheun e vet. Ai largohet plot dhimbje nga Shqipëria, duke lënë aty, jo vetëm historinë e ndritur të familjes së tij, por edhe nënën, gruan dhe djalin dy vjeçar, të cilin, e kishte quajtur Hajredin, në kujtim të atit të vet.

Duke iu drejtuar brigjeve të Italisë, së bashku me dhjetëra nacionalistë të tjerë, ai ishte i ndërgjegjshëm, se kudo të ndodhej, do të luftonte me mish e me shpirt, për të shpëtuar kombin nga tragjedia e shekullit, komunizmi. Të shtatë vitet e qëndrimit të tij në Itali, Raufi, do t’i kalonte duke u përballur me vështirësitë e shumta të jetës dhe privacioneve të mërgimit. Ai do të ishte kurdoherë, përkrahë kulmeve të nacionalizmit shqiptar, si Mid’hat Frashëri, Hasan Dosti, Zef Pali, Abaz Kupi, madje do të mbante lidhje edhe me Mbretin Zog. Në këto lidhje, ai do të shihte kurdoherë mundësinë e organizimit të forcave antikomuniste shqiptare, pa dallim partie. Ai ishte dhe mbeti deri në fund të jetës së vet, fatos i bashkimit të gjitha forcave politike, vetëm e vetëm, për të shembur muret e komunizmit të përdhosur, ato mure që ndan për pesë dekada me radhë, kombin shqiptar, prej kombeve të tjera të qytetëruara.

Në vitin 1951, pas disa kërkesave të herëpashershme, Rauf Fratari, thirret në Zyrën e Refugjatëve, në Romë dhe i jepet e drejta të mërgojë në SHBA-ës. Atje, fillimisht në shtëpinë e një mikut të vet, Hiqmet Delvinës (ish kryetar i Parlamentit në kohën e Monarkisë) në shtetin e Nju Xhersit. Më pas, filloi veprimtarinë ekonomike private, por duke ndjekur me vëmendje të madhe, gjithë zhvillimet politike në Shqipëri. Malli për të afërmit në vendlindje e kapllon, sidomos kur mëson se ata keqtrajtohen nga qeveria komuniste e Tiranës. Merr pjesë në veprimtarinë e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, duke dalë në mbrojtje, jo vetëm të bashkëkombësve të vet në shtetin amë, por edhe për ata në Kosovë e Maqedoninë Shqiptare. Ka qenë kjo arsyeja, që në fund të janarit 1973, sapo del nga shtëpia e vet, Rauf Fratarin, e qëllojnë për vdekje, dy vrasës me pagesë. Dora gjakatare e Sigurimit të Shtetit shqiptar të asaj kohe, ishte shtrirë deri në Nju-Xhersin e largët, ajo dorë shtrinte përdhe, burrin dhe nacionalistin e shquar, por kurrsesi idenë dhe shpresën e tij, për një Shqipëri të çliruar, nga murtaja komuniste, për një Shqipëri Etnike./Memorie.al

27 Komente

  1. A
    Atentatori

    I lumt Dora trimit , po a ka lon noi nip me e rregullu per qef.Sal serbin

    1. d
      demokrati i vertete

      Çfar po thua mor burre! Kush ta beje i biri Dine (Hajredin) Fratari apo Ledia e bija që i benin dhe i bejne fresk sa Salehut po aq dhe Bashes? Dineja, i persekutuar e i burgosur në Spaç, mbas ndryshimeve te viteve '90, nuk iu bashkengjit formacioneve te cilave gjyshi dhe babai i tij iu perkushtuan, dhe per te cilat u vrane, por u sherbeu kriptokomunisteve të kallepit Sali e compani etj. Sigurisht si pragmatist dhe oportunist (çeshtje karakteri) e ka kuptuar se me ideale nuk realizohen ambicjet, e cila e motivoi dhe e mobilizoi qe te bente se paku vajzen deputete. Dhe per pak ia arriti, pas doreheqjes se Grida Dumes, ajo do ulej ne karriken e deputetit, nëse Orjela Nebiaj e Top Chanelit, nuk do ta pranonte mandatin, por nuk qe fati i Ledine se, Ori qe ishte para saj në liste mbas disa hezitimeve e pranoi dhe vajza e Dines nuk e kishte kismet. Tani me fundin e palavdishem sa te Berishe, aq dhe birit te tij, Bashes, shanset jane te humbura. Dineja boll u lodh, tani le te gezoje pleqerine dhe pasurine, e cila me një rrjeshtim më dinjitoz, siç i takonte, do te ishte më e ëmbel. Gjithsesi respekte per mbiemrin dhe trashegiminë!

      1. S
        Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

        O Zot cfare tjeter do te na shohen site,kercikuqet e Fratari-t heronje e nacionale!?? Nder shekuj ka nxjerre vetem ballista,kusare,hajdute ...... allah!!

      2. l
        lexues i rregullt i GT

        Shkurtojeni pak, se shume e gjate...

        1. A
          Agron

          Ore po kunder gjermaneve luftoi ky?

          1. S
            Shiko mbesen e Raufit qe ta kuptosh

            Gjermaneve? Po ai se kishte luften me Gjermanet! Cpune kishte ai me gjermanet? Ai luften e kishte me komunistet, jo me Gjermanet! Ne fakt Gjermanet i hidhnin kocken ketij “patriotit te madh Zogist” dhe ky do e kapte ne ajer qe pastaj ta lepinte!

            1. T
              TURGUT PASHA

              Nje shkrim me perralla dhe mashtrime te pafundme, i bere nga nje njeri qe ka tri dekada qe vetem vjell vrer dhe mashtron shqiptaret me, gjoja, histori te treguara prane zjarrit ne netet e gjata te dimrit. Edhe kete na e ben viktime te komunizmit. Paska qene i forte ky kamanizmi or ti mik. Paska vrare te gjithe shqiptaret qe kane vdekur ne Shqiperi e deri ne Amerike. Sa me shume shkruani perralla te tilla, aq me shume vetediskreditoheni dhe, fatkeqesisht, aq me shume merr meritat Hoxha.

            2. d
              dyli

              E more honorarin tek Tema edhe per sot o Dashnor Kaloshi.

              1. V
                V.F.L.P VaFanculo Laperave te Popullit

                Dashnori kishte pak etike, kurse Dalipi eshte Dick-succer! Fajin e ka Enveri qe nuk ja shkerdheu faren Dalipit dhe sorollopit Sunito-ballist qe i kendon elozhe! Shif se ca shkruan: “…. Mbretit Zog, i cili ashtu sikundër pati udhëhequr 15 vjet me radhë popullin e vet, do të dinte ta mbronte atë, sa prej okupatorëve të huaj, aq edhe prej mortajës komuniste.” Nuk e karin ne vesh Dalipi pas kesaj qe shkruan? Mbreti Zog qe lufton occupatorin?? Si Lul Basha e lufton duke care ferren dhe vjedhur arin? Ptuuu o Dalip, o fare Bushtre

              2. T
                Tiku

                Haxhi Qamili mund te ishte figure e urryer per Mallakstren. Por per me shume se gjysmen e Shqiperise ishte hero.

                1. S
                  Shaqo

                  Ka pjerdhur si Tema dhe Carlua, nga ana tjeter. ...duhet qe patjeter fashistat te dalin me te mire se komunistat e partizanet. ...nuk ia dilni dot o Mero-Carlo. Dihet historia.

                  1. B
                    Buda

                    Me vjen keq te shpreh dy verejtje per nje autor qe nuk jeton me, por per seriozitetin e figures qe ka marre persiper te trajtoje duhej te ishte me serioz. Verejtja e Pare: "Pas Mukjes," thuhet ne shkrim, Rauf Fratari "iu bashkëngjit njësive luftarake të Abaz Kupit, duke udhëhequr çetën e vet, sa në luftë kundër italianëve, po aq edhe kundër gjermanëve."(?!) Pas Mukjes, as Abaz Kupi dhe as Rauf Fratari nuk kane luftuar kunder pushtuesve naziste gjermane. Verejtja e Dyte: "Në fund të janarit 1973, sapo del nga shtëpia e vet, Rauf Fratarin e qëllojnë për vdekje, dy vrasës me pagesë." Wow, kush ishte i interesuar per te vrare Rauf Fratarin ne Amerike?! Dhe artikullshkruesi pa asnje dokument ngre alarmin:"Dora gjakatare e Sigurimit të Shtetit shqiptar të asaj kohe, ishte shtrirë deri në Nju-Xhersin e largët..." Sigurimi i Shtetit i Diktatures Komuniste ne Shqiperi ka mjaft njolla te zeza ne veprimtarine e tij, por nuk preku as ish-mbretin Zog dhe as te birin e tij, Leken, qe organizoi hedhjen e bombes ne ambasaden shqiptare ne Paris, jo me te aktivizonte "vrases me pagese" per nje ish-gardist te tyre ne moshen 65 vjec. Eshte e pamundur qe ne arkivin e shtetit New Jersey te mos kete dokumente te shkaqeve te verteta te vrasjes se Rauf Fratarit.

                    1. S
                      Shiko mbesen e Raufit qe ta kuptosh

                      Gjermaneve? Po ai se kishte luften me Gjermanet! Cpune kishte ai me gjermanet? Ai luften e kishte me komunistet, jo me Gjermanet! Ne fakt Gjermanet i hidhnin kocken ketij “patriotit te madh Zogist” dhe ky do e kapte ne ajer qe pastaj ta lepinte!

                      1. D
                        Dalip Grenxa

                        Shume Sakte! Komunizmi i leronte gruan ketu Raufit dhe nuk kishte nevoje ta egzekutonte! Matufi me siguri, “si trim dhe atdhedashes” qe ishte me siguri nuk e ka perzjere mir Kokainen para se ta shperndante! Thuaje a Dalip Bushtra qe ka qene nje horr si Lul Berisha, dhe mori ate qe meritonte

                      2. D
                        Dushani nga Mugosha.

                        Ta kam thene ,o Dushan Mug...Kaloshi.Deri dje rehabilitihet agjentet e babait tend ,Dushan Mugoshes.Sot i Ke hyre me thelle,"nder e lavdi"bashkepuntoreve te fashizmit..Shko e shkruaj per rolin"pateiotike anticomuniste,antienverist te kosovareve qe bashkepunuar me shefin e UDB per Kosoven ,Dushan Mugoshen.Pastaj per lidhjet e komuniste e shqiptare gjate luftes me PKJ.Ti kaq di dhe kaq shkruan.Po te dije me shume do te te vinte turp.Ose,je i paguar dhe te Ka plasur cipa.Po te pranosh se Komunistet bashkepunuar me Titon,duhet te pranosh se te gjithe rrjetet e UDB Kane punuar per Enverin.

                        1. T
                          TURIEMIGR

                          SHUME HOLLESIRA PER AKTIVITETIN PARA KALIMIT T B. K. NE KRAHUN E PUSHTUESIT DHE NJE MJERGULL MBAS !! KY shkruspagues I NDYRE DUHET TA DIJE SE NE BIJTE E ATYREVE QE LUFTUAN KUNDER PUSHTUESVE DHE BASHKEPUNUESVE TE TYRE QE NE MBARE EUROPE QUHEN KUISLINGE JEMI GJALLE ! BALLI NDAJ GJERMANIT JO TE SHKREPI PUSHKE POR KA QENE PUSHKE E GJERMANEVE NDAJ POPULLIT SHQIPTAR ! TE NA TREGONTE DHE TRIMERITE E KETIJ KUISLINGU NDAJ POPULLSISE SHQIPTARE , OSE ME SAKTE NDAJ FAMIL. TE PJESTAREVE TE N.C.... PER MENDIMIN TIM TEMA BEN MIRE QE NA INFORMON PER KETO SHKRIME SE ATY KU BOTOHEN, NE NUK I LEXOJME. NJE LLOGJIKE THJESHTE ME BEN TE MENDOJ SE N.Q.S. SHTETI SHQIPTAR KA URDHERUAR VRASJEN E TIJ ATEHERE PELLGU I GJAKUT QE KA LENE MRAPA KY TRIM I PULAVE DHE NJERZVE TE PAMBROJTUR DO TE JETE SHUME LITERSH ! NUK E DI MOSHEN E KETIJ shkruespaguesit , POR TE DIJE SE KUESLINGET SHIPTARE DHE FEMIJE KANE VRARE , NE HISTORINE SHQIPTARE FEMIJET U JANE VRARE NGA SERBET . GREKET , DHE trimat E BALLIT DHE LEGALITETIT TE KETIJ KRIMINELI ! KRIMET E ABAZ KUPIT PARADHEC MBAS CLIRIMIT NDAJ GRAVE DHE FEMIJVE DIHET. SHPRESOJ QE TEMA TE MA BOTOJE OPINION TIM MODEST

                          1. T
                            TURIEMIGR

                            SHUME HOLLESIRA PER AKTIVITETIN PARA KALIMIT T B. K. NE KRAHUN E PUSHTUESIT DHE NJE MJERGULL MBAS !! KY shkruspagues I NDYRE DUHET TA DIJE SE NE BIJTE E ATYREVE QE LUFTUAN KUNDER PUSHTUESVE DHE BASHKEPUNUESVE TE TYRE QE NE MBARE EUROPE QUHEN KUISLINGE JEMI GJALLE ! BALLI NDAJ GJERMANIT JO TE SHKREPI PUSHKE POR KA QENE PUSHKE E GJERMANEVE NDAJ POPULLIT SHQIPTAR ! TE NA TREGONTE DHE TRIMERITE E KETIJ KUISLINGU NDAJ POPULLSISE SHQIPTARE , OSE ME SAKTE NDAJ FAMIL. TE PJESTAREVE TE N.C.... PER MENDIMIN TIM TEMA BEN MIRE QE NA INFORMON PER KETO SHKRIME SE ATY KU BOTOHEN, NE NUK I LEXOJME. NJE LLOGJIKE THJESHTE ME BEN TE MENDOJ SE N.Q.S. SHTETI SHQIPTAR KA URDHERUAR VRASJEN E TIJ ATEHERE PELLGU I GJAKUT QE KA LENE MRAPA KY TRIM I PULAVE DHE NJERZVE TE PAMBROJTUR DO TE JETE SHUME LITERSH ! NUK E DI MOSHEN E KETIJ shkruespaguesit , POR TE DIJE SE KUESLINGET SHIPTARE DHE FEMIJE KANE VRARE , NE HISTORINE SHQIPTARE FEMIJET U JANE VRARE NGA SERBET . GREKET , DHE trimat E BALLIT DHE LEGALITETIT TE KETIJ KRIMINELI ! KRIMET E ABAZ KUPIT PARADHEC MBAS CLIRIMIT NDAJ GRAVE DHE FEMIJVE DIHET. SHPRESOJ QE TEMA TE MA BOTOJE OPINION TIM MODEST

                            1. F
                              Fashistët me Saliun!

                              Të vendoset në vorrezat e dëshmorëve. Ndrësira që botoni histori fashIstësh Sado që të mundoheni të pastroni mutin që kjo racë dhjeu Shqipërinë nuk i'a arrini dot. Ne pasardhësit e atyre që ranë për atdhe nuk harrojmë!

                              1. N
                                Noci

                                Shqiperia u rrjeshta ne frontin antifashist fale veprimtarisë se partizaneve shqiptare.U munduan Anglezet te bashkonin Enverin me Ballin dhe Legalitetin por nuk arriten njelloj si sot me opoziten tone.Ata kane kerkuar gjithmone pozita udhëheqje por Enveri nuk e hengri se ata donin pushtetin pas lufte.Jam ne nje mendje me siper shkrues ekziston tendenca per t'i dhene merita njerezve qe nuk kane luftuar fashizmin .Te veten lufte e kane bere nga shtatori tetori i vitit 1943 kur italianet kishin kapitulluar e Keta donin t'u merrnin armet ku u vra Lepenica dhe italianet kerkoni vetem partizanët per t'u dorezuar se duket balliste i njihnin mire .Bashkepuntoret e fashizmit kushdo qofshin bota i quajti kolaboracionistë kurse ju doni t'i beni heronj ,por tani eshte pak vone per t'u ndruar historia

                                1. N
                                  Neutrali

                                  Na çave kokën me këto shkrime për figura të diskredituara prej kohësh o Kalosh! Këto historitë e tua me gjëra të manipuluara e pa fakte e dokumente, nuk ua ndreqin dot biografinë këtyre figurave të diskredituara. Dhe tema bën shumë gabim që boton shkrime të tilla, të cilat ia rrënojnë emrin e mirë.

                                  1. d
                                    damon

                                    futja pordhes, fabriko "heronj" nga hici...

                                    1. D
                                      DS

                                      Me sa kuptova Raufi ka qene ushtar me rrog i Mbretit Zog. Thone se mbreti ishte satrap per sa kohe qe qeverisi dhe iku si spurdhjak sa hyne fashistet te cilet kororen e tij ja dhane Viktor Emanuelit. Ku Raufi tentoi ti sherbente edhe fashisteve ashtu si ne kohen e mbretit, por fashistet kishin ca rregulla qe ky derdimen do ti bente hile dhe per rrjedhoje e nxjjerrin ne radhet e ushtrise. Mirepo ketu kuptojme se Fejzi Alizotit i ecte fjala shume me fashistet. Intersant se i degjojme shpesh te na i paraqisni si patriot keta Alizotet. Qershia mbi torte eshte ne fund. E vrasin dy vete me pagese nga sigurimi i shtetit. Haaaaaaha. Paska qene koka e aktivitetit kundra komunizmi me dhume se oborrtaret e mbretit Zog. Nje qe eshte e sigurt. Rraca e ketyre kane pasur nuhatje te madhe per para dhe kane vene edhe veten ne rrezik sikur Raufi

                                      1. E
                                        ELEKTORATI GRI

                                        Ata dhe ato qe gjate luftes Ncl dolen kundra Enver Hoxhes ne fakt ishin kunder bllokut antifashist pra kunder Amerikaneve kundre Anglezeve kunder Francezeve dhe kunder B S. Kush nuk e di historine le ta mesoje .

                                        1. E
                                          ELEKTORATI GRI

                                          Ata dhe ato qe gjate luftes Ncl dolen kundra Enver Hoxhes ne fakt ishin kunder bllokut antifashist pra kunder Amerikaneve kundre Anglezeve kunder Francezeve dhe kunder B S. Kush nuk e di historine le ta mesoje .

                                          1. M
                                            Mallakastrioti në mërgim

                                            @Demokrati i vërtetë @Buda @Dushani nga Mugosha Faleminderit nga unë mallakastrioti për komentet tuaj objektivë! Në lidhje me shkrimin e stërzgjatur për një ballisto-nacionalist "intelektual" me emrin REUF Fratari (jo Rauf) po shtoj edhe unë dy fjalë: Për Haredin Fratarin mund të pranohen si të vërteta, ato që shkruan kalosh mavria, apo kalosh katrani. I nderuari Haredin ka kontribuar për shkollën shqipe, për alfabetin e gjuhës shqipe, për pavarësinë kombëtare etj. Ngritja e shkollës së parë shqipe në Fshatin Bejar të Komunës Fratar është kontributi i tij i drejpërdrejtë. Në 100 vjetorin e asaj shkolle ishin të gjithë mallakastriotët në nderim te atdhetarit Haredin Fratari, ndërsa mungonte nipi i tij, Dine, që iu fut sali xhind bishës në prehër dhe nuk iu shqit as sot. Ky është pasardhësi i një atdhetari nga Mallakastra! Reufi u shkollua fillimisht në shkollën e babait të tij dhe më vonë kreu studime në Itali, por ishte dhe mbeti një skllav i bindur i ahmet zogollit, më pas bashkëpunoi me pushtuesit italianë dhe gjermanë, i deklaruar haptazi kundër LNÇ dhe me kapitullimin e pushtuesve gjermanë u arratis tok me Mitat Frasherin, Abaz Kupin etj. Vrasja e Reufit në Nju Xhersi më 1967 nga dora e "zgjatur" e Sigurimit të Shtetit është një shpifje e pastër, për ta bërë këtë shkarravinë sa më "tërheqëse" sipas kaloshKatran-mavriut. Me siguri matematike autoritetet e atij shteti kanë dokumentacion të saktë për ngjarjen në fjalë, por kalosh kodoshit nuk i intereson e vërteta, mbasi ia ka mpirë trurin "antikomunizmi"...

                                            1. e
                                              emigranti

                                              Nisur nga shkrimi sa i vertete, aq dhe patriotik, por edhe komentet denigruese te mesiperme them se jemi vone ne rishkrimin e historise se vertete larg politizimeve.

                                              1. s
                                                shefi 55

                                                Veprimtaria e te dyve deri ne momentin e takimit me M. Shehun jane te justifikuara.Qendrimi ndaj luftes antifashiste eshte per te diskutuar. Per autorin kam nje koment: Edhe vrau shume italian ne kthesen e Greshices dhe pastaj mori strehim ne itali ku ndenjti 7 vjet . Kjo sikur nuk te bind Shume!!!

                                                Lini një Përgjigje