Nga Afrim Imaj
“Unë, Operativi i Sigurimit i Burgut të Burrelit, që bashkëjetova me ‘armiqtë e popullit”! Megjithatë, do të mundohem që edhe këtë deklaratë; “ta respektoj” në thelbin e saj. Them në thelbin e saj, se format që ka përdorur Sigurimi i Shtetit, si: rrjeti sekret, teknika operative, survejimi, kontrolli postar e të tjera, tashmë kanë dalë në pazar. Në tregimet e mia, do mundohem të jem i saktë. Për të qenë sa më i vërtetë, jam i detyruar të përmend, edhe emra konkretë, por asnjëherë ata që duhet të mbeten sekret. Këto kam vendosur t’i marr me vete në varr. Me mbarimin e Shkollës së Ministrisë së Brendshme, fillova punë me përfytyrimin që na kishin krijuar për “armiqtë e klasës e të atdheut”. Këtë imazh, në praktikë nuk e ndesha ashtu siç na ishte predikuar dhe gradualisht në ndërgjegjen time, filloi të zbehej. Një ndikim të fuqishëm, në ndryshimin e konceptit të krijuar tek unë për armikun e klasës, ka luajtur “bashkëjetesa”, me të dënuarit e burgut të Burrelit, për shumë vite me radhë.
Ishte pasdite kur mbërritëm në Gjirokastër. Sipas porosisë, Avdul Banushin (agjenti që do eliminonte Enver Hoxhën), e sistemova në një nga birucat e Degës së Punëve të Brendshme.
Lajmi për mbërritjen e tij, vuri në lëvizje fisin Banushi, vëllezër, motra e kunetër.
Plot katër ditë e katër netë. U takuan e u çmallën me Avdulin. Rikthimi në Burrel, e trazoi edhe më shumë shpirtërisht. Në orët e vona të mbrëmjes, teksa e lashë në dhomën e tij, në burg, duke e kuptuar se çfarë bluaja në mendje, më tha: -Do të më lësh ca kohë të qetë, sa të mbledh veten…!
-S’ka problem, i thashë. Kur të jesh i gatshëm, më njofto…! Pas tri ditësh, në kutinë postare, gjeta letrën që më dërgonte Avduli. Hapa zarfin me një frymë dhe lexova: “Të pres të vish. Siç e kemi lënë, do fillojmë të bisedojmë vetëm ne të dy, pa praninë e të tjerëve.
Dua të të tregoj si fillim, një problem që përbën një labirint të vërtetë…”! Përgatita zyrën dhe porosita oficerin e rojës ta sillte aty. Mbusha dy gota me raki dhe i trokitëm, duke uruar njëri-tjetrin. Sapo pimë gllënjkën e parë, e mori fjalën Avduli:
– Sot dua të flas për një bazën tonë në hotel “X” në Durrës, ku do të qëndronim pasi të hynim në Shqipëri. Atje do të shkonim, nëpërmjet ndihmës së agjentes së Zbulimit Jugosllav, Abibe C., me banim në qytetin Kavajë. Lidhjet me të do t’i vendosnim nëpërmjet parullës: “Shkëmbi i Kavajës është i minuar” dhe kundër parullës: “Kemi specialist, për çaktivizimin e minave”.
Abibe C., mbante lidhje me agjentin tjetër të Zbulimit Jugosllav, ZH.D., oficer madhor në radhët e ushtrisë, nga i cili merrte informata ushtarake, me interes për jugosllavët. Këto të dhëna, Abibe C., ia dorëzonte oficerit të UDB-së, J.M., në takimet fizike, në çdo tre muaj, që bënin në një fshat të Shishtavecit, në rrethin e Kukësit e ndonjëherë edhe në territorin jugosllav.
Abibe C., është me origjinë nga fshatrat e Kukësit dhe atje ka disa të afërm. Kjo e justifikon vizitën e saj atje. Është rreth 35 vjeç dhe e ndarë nga burri, me shtat mesatar, brune, femër e paraqitshme dhe e mbajtur mirë. Kur u nisa për në Shqipëri, A.H., me origjinë nga Gjakova e, me banim në New York, i cili nuk kishte shumë që kishte ardhur në Amerikë nga Kosova dhe qe afruar me organizatën tonë, më foli për të. A.H. kishte qenë oficer i UDB-së dhe kishte pasur lidhje me Abibe C.,
Ai më dha fotografinë e saj, një javë përpara nisjes dhe kur më arrestuan në kufi, foton, bashkë me disa sende të tjera m’i kapën dhe m’i sekuestruan. Kur më pyetën në hetuesi për fotografitë, thashë se ishin miqtë e mi, në Amerikë. A.H., më tregoi edhe për kanalin që Zbulimi Jugosllav, kishte në Durrës. K.L., me banim në këtë qytet dhe me punë në hotel “X”, mbante lidhjet me UDB-në, nëpërmjet Abibe C.
Kam bindjen se i arratisuri Xhevdet Mustafa, që erdhi diversant në vitin 1982, pas përplasjes me policinë shqiptare, mori drejtimin për në Kavajë, me mendimin për t’u strehuar tek Abibe C…!
AGJENTI NË MINISTRINË E MBROJTJES
Teksa më fliste në mirëbesim, Avduli, ndenji pak dhe pas një farë kohe, më kujtoi se do më tregonte emrat e agjentëve të tjerë, që punonin për zbulimet e huaja. Në takimin tjetër, më tha, do të flas për një oficer madhor, në Ministrinë e Mbrojtjes, që shërben për një agjenci antishqiptare. Një vëlla i tij, është oficer i Ministrisë së Brendshme.
Ai ka emrin e një filozofi të lashtësisë greke. Është i pasionuar pas gjuetisë. Këtë fakt, e mësova në Janinë, në vitin 1974, kur kisha ardhur nga Amerika për të hyrë në Shqipëri. Aty, nëpërmjet shokut tim, Nikolla Plasoti, i arratisur nga Shqipëria, me banim në Prevezë, u njoha me Ilia P., i cili kryente detyrën e sekretarit të një ambasade perëndimore në Tiranë dhe shërbente si zbulues i fshehtë.
Kaq, më tha ato çaste Avduli dhe pasi më kërkoi leje, u largua. Sakaq, unë shkova në zyrën që kisha në Degë dhe fillova të përpunoja informacionin, që kishte të bënte me rrjetin e zbulimit të huaj.
Në mënyrë të përmbledhur, përmenda ato që më tha Avduli për agjentin e zbulimit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe sekretarin e ambasadës, Ilia P. Të nesërmen, sapo hyra në burg, shkova në dhomën e Avdulit. Policin e shërbimit, e porosita ta mbyllte derën me shul nga jashtë dhe të vinte aty, vetëm kur ta thërrisja unë.
Filluam bisedën. Kisha planifikuar të rrija gjatë dhe nisa ta pyes. Ai përgjigjej qetë-qetë. Kontrolloja shpesh orën dhe kur vinte momenti që kaseta ishte drejt përfundimit e duhej ndërruar, dilja dhe “shkoja në tualet”.
-Domethënë edhe sekretari i ambasadës, Ilia P., kryen detyra të zbulimit amerikan? – e ndërpreva unë.
-Patjetër. Kam dhe diçka tjetër për I.P. Në vitin 1973, ai ka vënë në shërbim një vajzë, të quajtur Sh., me të cilën ka marrëdhënie intime. Siç më tregoi ai në Janinë, asaj i çoi
dhe një televizor dhuratë. Sh. punon si infermiere në Spitalin Ushtarak dhe nëpërmjet një oficeri, siguron informacione me interes, për Ilia P. Oficeri, sikurse më ka treguar N. Plasoti, është me origjinë nga Jugu…!
– Ilia P.,- vazhdoi Avdyli, kur u takuam në Janinë, foli me N. Plasotin e L. Guvelin edhe për tre persona, nga një qytet jugor i Shqipërisë, që më vonë nga N. Plasoti, mësova se ishin K.K., Q.J., B.A., të cilët vepronin në bashkëpunim, si agjentë të vjetër. Njëri nga këta, ishte funksionar i rëndësishëm. N. Plasoti, më sugjeroi që; kur të hyja në Shqipëri, të përpiqesha t’i takoja, me parullën “Burimin duhet ta duam”.
Tek ata do të gjesh baza të sigurta dhe larg rrezikut. Sepse janë të besuar të pushtetit. Mbeta i befasuar nga kjo e dhënë, jo vetëm se i njihja personalisht personat e mësipërm, por se pikërisht këtë informacion e kisha siguruar edhe më parë nga një burim tjetër i besuar. Isha i sigurt se po ta dërgoja këtë informacion në ministri, ai do të vlerësohej menjëherë. Ata edhe pse ishin të besuar të pushtetit, nuk ishin pjesë e ndonjë klani të fuqishëm.
Më pas, Avduli më foli për bazat e FRASH-it në Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan e gjetkë. Ndërkohë, i ishte kujtuar edhe emri i oficerit madhor në Ministrinë e Mbrojtjes, që mbante lidhje me sekretarin e ambasadës së huaj, i cili quhej S.M., dhe një vëllai i tij, punonte në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
-Sekretari i ambasadës, Ilia P., – vazhdoi Avduli, – në Janinë, i ka thënë N. Plasotit dhe L. Guvelit, që S.M., me ndërhyrjen e Ilias, para një viti, ishte transferuar nga rrethi ku shërbente dhe emëruar në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai i dhuroi atij, një armë të shtrenjtë gjahu.
Në vazhdim, Avdyli më tregoi fakte të panjohura më parë. Ai, më foli për disa persona, që ishin në shërbim të organizatës FRASH, jashtë shtetit. Disa prej tyre i njihja, veçanërisht ata me banim në Vlorë dhe Gjirokastër. Baza të rëndësishme, ishin dhe në Savër të Lushnjës, ku vuanin internimin disa kundërshtarë të sistemit.
Lidhjet me bazën në Savër, mbaheshin nëpërmjet një bashkëpunëtori nga Lushnja. Gjatë kësaj bisede, Avduli më shpjegoi me hollësi, ngjarjen e nëntorit 1974, kur kishte ardhur në Shqipëri nga Amerika, me shokun e tij nga Devolli, Ibrahim D., për ti bërë atentat Enver Hoxhës…! Memorie.al
Respekte per te ndjerin z.Avdyl Banushi..Njeri Trim dhe nuk u thyhe ndonjehere . Me siguri z.Avdyl ka tallur Carin me kete OP.
Respekte per te ndjerin z.Avdyl Banushi..Njeri Trim dhe nuk u thyhe ndonjehere . Me siguri z.Avdyl ka tallur Carin me kete OP.
Respekte per te ndjerin z.Avdyl Banushi..Njeri Trim dhe nuk u thyhe ndonjehere . Me siguri z.Avdyl ka tallur Carin me kete OP.
Respekte per te ndjerin z.Avdyl Banushi..Njeri Trim dhe nuk u thyhe ndonjehere . Me siguri z.Avdyl ka tallur Carin me kete OP.
Po pse gjithe keto vite kot ka ndwnjur greku?? Sa qindra mijra kane ndryshuar emrat??? Nga muslimane jane bere orthodox?? Nga Bajram eshte bere Jorgo,nga Kasem eshte bere Stavro, nga Qemal eshte bere Qiriako etj etj??? Po sa spiune ka ne Greqi qe punojne per ta?? Po Shqiperi?? Ke Neranxin te parin dhe ke dhjetra ne Himare apo gjetke por Himara ka qene piksynimi i Grekerve. Me syte e mij e kam pare shoferin e ambasades Greke tek "Rapo's Resort Hotel" me nje funksionar te ambasades Greke qe bisedonin me dy gra Himariote qe mesa duuket ndanin detyrat. Shteti duhet ta dije qe ka shume gabim qe i lejon keta zagare te livandhisin sipas qejfit ne territorin tone dhe pastaj hane dhe mut kur ju prek nje pleh si Fredi Bejleri.
Perfundimisht ky Merua eshte fohur!
OK: 1.E.Hoxha qëndroi në Pushtet 46 vjet i rrethuar nga shtete Armiqsore në veri e në juë Jug edhe, se Pasi sigurim të fortë të jashtëm dhe të brëndshëm sy SHQIPONJË. 2.Nëse nuk do ishin zbuluar agjentët e brëndshëm-Spiunët e shumfisht të lidhur me ATO të jashtmi vëndi do kishte patur probleme më të mëdha. ▪︎.Rëndsi ka e SOTMJA: 3.Autori shkrimit duhet të ndihmoi vëndin e tij për të na treguar Spiunët që kan infiltruar në Parti e në Institucionet tona në këto 33 vite,Megjithëse disa dëmsjellës shumë të rrezikshëm dihen tashmë. 4.Meqënse Shqipëria ka 33 vite që nuk po ecën përpara në rrugën e demokratizimit,një nga arsyet është se në vëndin ton jan ulur KËMBËKRYQ agjenturat e jashtëm të mbledhura me ATO të brëndëshme. 5.Kërcënimet në veri(Kosovë)dhe pretendimet për teritore në jugë ..e tregojnë këtë. 6.Në kohën e E.Hoxhës thuhet se ishin mbi 20.000 punonjës të sigurimit të Shtetit.Ku shkuan këta pas 1990-tës.!? Kush i ka ose eleminoi dosjet e tyre..!? Pse nuk hapen dosjet..!?
Akoma fara e qelbur e komunizmit e drejton atë vend prandaj kurrë nuk ka për tu bërë ndonjëherë me shtet ligjor e social Shqipëria!!! Populli trim e babaxhan shqiptar e hëngri njëherë e përgjithmonë nga mashtrimet e antishqiptarëve dhe bashkëpuntorëve serbë e grekë - Ramiz Alia, Sali Berisha , Fatos Nano etj ..dhe i la komunistët të livadhisnin të lirë pa u prekur një qime të vetme. Tani kemi komunistë- biznesmenë, ministra e drejtorē, pronarë kullash , resortesh turistike, kompani ndërtimesh, pronar tokash, pyjesh , plazhesh, kontraktorë shteti etj etj. Komunistë që vodhën dhe vazhdojnë të vjedhin pronën e shtetit dhe të njerëzve të tjeshtë . Komunistë që trafikuan drogë dhe njerëz e bënë kontrabandë cigarette, kafeje etj.
Sigurimi i shtetit ndiqte te gjitha lidhjet me spiunazhin grek. Psh babai i regjizorit dhe aktorit Spiro Duni ishte agjent i grekeve dhe bashkepunetor i sigurimit.
Po ku je or gjigand!!!!
Agjentura jugosllave(serbe)në vazhdimsi ka punuar në shkatërrimin e shtetit shqiptar.Ajo struktur e UDB-së është e pa prishur në Shqipëri dhe tani e ka situatën në dorë dhe është pjesë e qeverive shqiptare mbi 30 vite.
Agjentja infermiere e spitalit ushtarak,motra e VK,ish oficere tankist ,shef teknik i nje batalionin tankesh ne Vore."...siguronte te dhena nga nje oficer..."Sigurisht i vellai.Ajo u largua ne Greqia me vize nga ambasada greke ,por nuk u kthye me,u arratks,Sic thuhen ne ate kohe.I vellai u cmobilizuaJane me origjinen nga Himara.